Aeroplani më i madh në botë është një hap më afër fluturimit pasi kaloi testin final.
Është fjala për avionin gjigand, prodhimi i kompanisë Vulcan Aerospace, prone e Paul Allen, bashkëthemeluesit te Microsoft.
Ky avion gjigant do të ndihmojë në lëshimin e satelitëve dhe objekteve të tjera në hapësirë, duke përfshirë një anije kozmike “Dream Chaser” që mund të transferojë astronautët ose ngarkesat në orbitën e ulët e Tokës brenda 24 orëve.
Avioni Stratolaunch ka një hapje krahësh prej 117 metrash, ose e barabartë me një fushë futbolli. Gjithashtu ai ka 6 motorë prodhim i Boeing, versioni i avionëve 747.
Aeroplani gjigand është i përbërë nga dy pjesë, njëra për qëndrimin e ekuipazhit dhe një tjetër për vendosjen e kompjuterëve dhe aparaturave të tjera.
Veçantia e tij është se mes dy pjesëve trupit të tij, ndodhet një e trete ku mund të vendosen sistemet e lëshimit te raketave që do të mund t’i shtyjnë ato deri ne lartësinë 2.000 kilometra.
Një tjetër avantazh i tij është fakti se duke qenë gjithsesi një avion, ai mund te niset nga një aeroport.
Ndërkohë që për të lëshuar raketat, duhet të ngjitet ne lartësinë 10 km, duke mundësuar kështu shmangien e problemeve që në rastin e lëshimit të zakonshëm të raketave nga bazat e posaçme, ne jo pak raste, çojnë me shtyrjen e misionit te tyre.
Super avioni pritet të dalë në hapësirë për herë të parë në vitin 2019. (TemA)
Ne kënaqemi me shikime pasi shpikja ska ndodhur kurre te ne
Bota vret mendjen te shpiki gjera ne dobi te njerezimit,Sal muti vret mendjen si te vrasi njerez qe ja njohin zullumet qe ka bere.
A pate ndonje foto ku avioni fluturon , apo ecen ne toke ?
Do fluturoj se shpejti, mos u nxito.
Ka disa faza qe avjoni te testohet para se te fluturoj. Faza e pare eshte “testimi laboratorik” dhe e dyta eshte “levizja ne nje piste para se te ngrihet ne fluturim”. Dhe ky avjon eshte akoma ne kete faze. Pasi te evidentohen problemet e kesaj faze avjoni do ti nenshtrohet testit real te fluturimit ne lartesi te vogla, te mesme, te medha etj…Keto gjera i di sepse jetoj ne USA dhe punoj, megjithse jo drejtperdrejt, me kete projekt.