Rama publikon artikullin e Eureporter: Realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel

3 Mars 2018, 09:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i urojë që të gjithë shqiptarëve një fundjavë të qetë me një artikull të Eureporter, të cilin sendi i qeverisë  e konsideron si realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë artikull realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel si edhe për përpjekjet tona për të bërë shtet e hapur me meritë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një fundjavë të qetë ?”– shkruan Rama në facebook teksa publikon shkrimin.

Shkrimi i plotë

“Shqipëria përgëzohet për luftën ndaj krimit të organizuar, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Bashkimi Europian ka përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht për anëtarësimin e mundshëm në bllokun prej 28 vendesh, shkruan Martin Banks. “

Autoritetet thonë se kapja, më parë gjatë kësaj jave, e një sasie rekord kokaine për Shqipërinë, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.

Ish-shteti komunist, i ndodhur në rajonin e Ballkanit, ndodhet nën presion nga perëndimi për të rritur efektshmërinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

E vendosur në udhëkryqin midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë një burim prodhimi për marijuhanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Të mërkurën, policia shqiptare sekuestroi në Durrës 613 kilogramë kokainë, e paketuar në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e një kontenieri bananesh me prejardhje nga Kolumbia.

Kontinieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës kaloi fillimisht në Itali dhe në Maltë, pa u zbuluar.

Megjithatë, në Shqipëri, sasia e kokainës u zbulua dhe dy persona u arrestuan. Ky operacion i suksesshëm u ndërmor pavarësisht mungesës së sinjalizimeve nga ana e vendeve europiane, nga ku kaloi sasia e drogës përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit.

Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efikas midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të mundur përfundimin me sukses të këtij operacioni”.

Në të shkuarën, lulëzimi i krimit të organizuar, në këtë vend të vogël juglindor me një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik është parë si një pengesë për kredencialet europiane të Shqipërisë.

Ndonëse Shqipëria vazhdon të përballet ende me shumë sfida, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, ka përgëzuar përpjekjet serioze të këtij vendi në luftën ndaj krimit të organizuar.

“Që prej verës së vitit 2014, Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe që prej atëherë, progresi ka qenë i vazhdueshëm”, thotë ai.

Fleckenstein shtoi se “zbatimi i reformave të thella dhe gjithpërfshirëse kanë vendosur një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtësimit në BE dhe drejt shndërrimit në një vend modern”. “Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar janë thelbësorë për jetën e përditshme të çdo shqiptari”, nënvizoi ai.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjithashtu shprehu optimizëm mbi procesin e reformave, duke shtuar se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa brenda kësaj vere, nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Hahn theksoi se “Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme” dhe se ajo “është e gatshme për të ndërmarrë këtë hap të ri”.

Pas vizitës në Tiranë ditën e dielë (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu përgëzoi progresin e qeverisë shqiptare, në zbatimin e reformave integruese.

Juncker tha: “Shqipëria nuk rresht së akumuluari progrese të rëndësishme, që kur iu përkushtua rrugës së reformave strukturore në shumë fusha të ndryshme. Progresi i arritur është mbresëlënës dhe ka bindur Komisionin Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve”.

Një koment shtesë erdhi nga Luke Coffey, drejtori i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare në “Heritage Foundation”. Ai tha: “Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë një anëtar me të drejta të plota në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë me shumicë muslimane që realizon këtë objektiv. Në vitin 2014, u shndërrua në një kandidat zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për një vend, të pozicionuar në Ballkan, një rajon të turbullt, i dalë nga një seri luftërash të përgjakshme e me vështirësi të shumta financiare, këto janë arritje të shkëlqyera”.

Një numër eurodeputetësh të tjerë gjithashtu kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë sa i përket zbatimit të reformave europiane dhe “progresit të qënësishëm” në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se këto arritje mund të jenë “çelësi” që do të përshpejtojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke nisur nga hapja e negociatave të anëtarësimit. (TemA)

8 komente në “Rama publikon artikullin e Eureporter: Realist dhe inkurajues për Shqipërinë në Bruksel”

  1. Andrea says:

    Duhet te shohim nga perendimi dhe jo nga Turqia E Erdogan sulltan,Z.Rama. Turqia po deperton Me ane te neootomanizmin qe eshte prezent.Ju lutemi largohu nga kjo race, turku mbetet turk sic ka thene Konica , e kemi provuar 500 vjet.

    1. Reklamat e Rames says:

      A te shkerdhevte ERDOGANI pragun o Mero, propoganda e PPSH…o idjot, pse kane nevoje njerzit te lexojne pacavuret e “euroreporter”, apo cfare muti jane keta per ta njohur apo kuptuar se si eshte e verteta ne Shqiperine e droges dhe krimit, dhe mafjes se udhehequr nga Kapter Ramiu.

      Mjaft i bone reklame Rames, o bythlepirs i peshtire.

  2. Stela says:

    Jam plotsisht dakord Andrea rama duhet. Largohet nga anadollaket ato. Prodhojne vetem xhamia dhe injorance sa me shume lidhje me perendimin me teper afrohet hyrja ne europe

  3. goliku says:

    Po Edi po vazhdo rrit taksat uji ,taksa e shtepise ,atministratoret sidomos ne pallatet e vjetra qe eshte kot ske bere nje meter rruge bile spo riparon as keto qe jane dhe fluturo me pras ne bythe.Vazhdo keshtu se po ja le vendin krimineleve te Saliut dhe pastaj ne te semes do shkoshe o idjot qe rri gjith diten me kompjutre duke bere replika me popullin fukara.Harram vorta qe te dhame.

  4. like says:

    Fjalet e mira nga Brukseli i merr era. Rama duhet te kerkoje nga brukseli te paguhet me te njejten monedhe me te cilen e paguan Rama brukselin. U kapen qinda milion dollare droge qe te mos shkonte ne europe. Eshte para e piset, por prap eshte para qe i nevojitej me shume shqiperise sesa brukselit. A eshte duke e zevendesuar brukseli ekonomine e piset me te paster ne shqiperi? Nqs jo, jo vetem qe kerkon me teper sesa ka goje por eshte vetem çeshtje kohe qe l impulsi i mire te deshtoje

  5. M says:

    Idea per nje Shqiperi moderne, per nje mlreqenie me te mire eshte lufta kunder krimit dhe korupsionit ku besojme se Evropa do te ndihmoje per celjen e negociatave, por qellimi eshte antaresimi ne BE, ku duhet te vihen para drejtesise te gjithe ata qe kan kryer krime dhe jane mare me korupsion gjate viteve te tranzicionit , me leket e rrugeve, kasancionet ,leket e energjise, shitjen e naftes, te tokave te ministrise se mbrojtjes, te armatimeve etj..pritja per nje kohe te gjate, paveresishte nga mbeshtetja e SHBA-se , mos antaresimi ne BE ,tek nje popull te tere do te sjelle mungese durimi e mos besimi dhe atehere korupsioni dhe krimi do te triumfojne , pavaresishte nga reformat ne drejtesi e lufta ndaje korupsionit ekrimeve , Thelbesore te shkojne para drejtesise ata qe jane jane mpleksur deri tani dhe ata
    qe ketej e tutje
    Drejtesia per dje, sot dhe neser rruge tjeter nuk ka

  6. Grand says:

    Rama padyshim me keto qe bene, pertej paragjykimeve, eshte shqiptari qe ka bere dhe po bene me sume se kushdo per ta vendosur aty ku dihet te jete ne qender te Euuropes! Kush lexon dhe kupton gjuhen e zotit – Gjuhen Shqipe e kupton kete! Shqiptaret jo vetem ne Europe, por Lider te saj.
    Gjermanet, ndryshe ne shqip ARL_JAN e dine, e pranojne, jane race pellazge!
    Forca Rama perpara, edhe me sakrifice!

  7. Treviso says:

    Zoti Rama, ju pershendes per arritjet e bera dei me sot. Mendoj se Europort i bere ne favor te qeverise per zbulimin e droges ne portin e Dirresit sikur te ishte bere per arrestimin e presidenti te shtetit do kishte me shume volere per shtetin dhe me pak pune per sektorin e zbulimit dhe te policise se shtetit. Justifikimet nuk vlejne me. Justifikimet Jane bere bajate. Prokuroria e pergjithshe eshte frenuar, mendoj se nuk e ka gjetur perkrahjen e qeverise per te arritur rezultatet qe kishte menduar dhe PSE ka ne ndime ShBA dhe BE. Me ligjet qe Jane ne fuqi nuk mjafton vetem ndima e ShBA dheBE per te arrestuar kapon e mafjes dhe te droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje