FMN kundër paketës ‘1 miliard’ të Ramës: Pezulloni koncesionet. Ndal propozimeve nga privatët

6 Mars 2018, 20:03Ekonomia TEMA

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Qeverisë të ndalojë përkohësisht dhënien e koncesioneve nga programi 1 miliardë euro. Kërkesa e fortë vjen nga shefi i Zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke në një intervistë dhënë për Top Channel.

“Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm. Sigurisht ndërtimi i kapaciteteve dhe institucioneve të duhura kërkon një kohë të caktuar, ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”, thotë ai.

Sipas shefit të FMN në Tiranë thuajse të gjitha koncesionet jepen pa një analizë të qartë mes kostove që paguajnë qytetarët dhe përfitimeve që ato sjellin.

“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti, duhet të kemi një njësi të fortë në Ministrinë e Financave që bën analizën e kosto-përfitimeve për çdo projekt dhe të ketë fuqinë të refuzojë projektet pa leverdi. Duhet theksuar se Qeveria ka bere njëfarë progresi. Ka një njesi më të mirë për PPP-të në Ministrine e Financave, si dhe një njësi për riskun fiskal, por kordinimi mes tyre nuk është i mirë dhe ato nuk luajnë një rol të mjaftueshëm në planifikimin dhe prioritarizimin e projekteve të investimeve”, vijon Reinke.

Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.
“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët, por vetëm kur ajo identifikon strategjinë e saj dhe tenderon publikisht ato projekte, të cilat janë përzgjedhur se kanë përfitimet më të mëdha”, këshillon kreu i FMN në Shqipëri.

FMN ka arsye se pse shqetësohet për koncesionet. Kryesorja është efekti që ato kanë në rritjen e borxhit.

“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”, deklaron FMN.

9 komente në “FMN kundër paketës ‘1 miliard’ të Ramës: Pezulloni koncesionet. Ndal propozimeve nga privatët”

  1. Liu qe te q... says:

    po mor shkerdhata,te marrim kredi tek ju si u be me TEC in e vlores 100 miljon USD dhe nuk punoi asnje dite, te na kapni prej koqesh sic na keni kapur dhe te na I perdridhni ngadale deri sa ta falimentoni ekonomine tone edhe kaq te dobet si eshte , ky eshte nje rast I madh dhe nje vision I drejte qe ata shqiptare qe kane 5 leke te investojne ne ekonomine e vendit , duhet vec ndershmeri dhe nje plan I qarte qe respekton edhe fizibilitetin e veprave , rentabilitetin ekonomik dhe kriteret eshlyerjes mbrapsh te investimit, dhe NDERSHMERI, sepse ai lek qe hidhet hidhet per interesin e vendit

    1. mirel says:

      Ik mor plere. Paskan vizion hajdutet e Shqiperise.
      E kane kthyer ekonomine ne deshtim total. FMN ben mire qe i pezullon borxhin shqiptareve.
      Ne fund eshte populli ai qe paguan per keta plera.

      1. Turi says:

        Kjo deklarate do te thote qe mos merrni para nga investitoret shqiptar sepse krijoni borxh per publikun por merrini nga investitoret tane sepse rrjepja e lekures nga FMN quhet me e mire (jo borxh) sesa parate te shkojne tek kompanite shqiptare. Edi Rama, per te gjithe zagaret qe hedhin pleh nga goja, po ju siguron shqiptareve sherbime te shpejta dhe te sigurta me parate e shqiptareve sepse keta efendikojte e FMN nuk kane kohe dhe mundesi te investojne per te ndihmuar shqiptaret por per veten e tyre. Vazhdo z. KM i vendit me planet per te ndertuar Shqiperine e lene ne mes te kater rrugeve nga esadistet Berisha dhe Basha. Ju falenderojme per investimet e zgjuara qe po beni ne sherbim te popullit shqiptar. Mos degjo keta qe duan ti hedhin benzine zjarrit. Jeni ne drejtimine duhur!

  2. mirel says:

    Uups. Ben Ahmuti dhe Ramuti e kane leshuar doren. Per popullin sigurisht..

  3. adi says:

    kete tipat e FMN kane hallin e lekeve te tyre qe i kane dhene borxh shqiperise , dhe shqiperia nuk do mundet tjua ktheje me se
    keto leke perfundojne ne xhepat e ed rames.
    po shqiptaret e meritojne te punojne dhe te paguajne si skllever per ed ramen brez pas brezi.
    si talli trapin ai rilindasi i vogel atje ne sarande i la tre dite pa uje dhe bagetia zhulse as nuk u ndje fare .
    popull pa tru!!!!!!!
    kr rilindas ashtu bravo tendera rrugesh me dyfishin e cmimit te berishes merjua shpirtin , as breke mos ju ler ne bythe se keshtu do te duan me shume!!!!!!
    ky popull keshtu e do , se kur te ngelen pa buke ti burazer do jesh ne ndonje plazh ne dubai dhe do paguajne edhe niperit e ketyre qe jane sot per niperit dhe sterniperit e tu.
    ashtu bravo!!!!!!

  4. Une says:

    Eppp…probllem.
    Probllem dhe per ramen…ca do inaguroi?
    Ca rritje ekonomike do kete?Po nuk u plotesua programi 1 miljard,ekonomia mori fund.
    Sa per koncensionet jam me fmn…fmn me ke eshte?

  5. ALPINI.
    Mirel ke mbetur me mut ne goje .te pakten laje me shurre.

  6. zi says:

    E shumta do familentojme.
    Apo te falimentuar jemi?
    Eshte e llgaritur ne menyre prefekte,harxhojne socialistat,
    me pas vine kamunistat e skizofrenit dhe japin doren e fundit deri ne renim,
    me pas fillojme nga fillimi.

  7. Geroni says:

    Nuk po llogaritet kostoja e qytetareve apo strategjia e zhvillimit, who cares. Ketu llogaritet vetem xhepi i djalit te Netes. Nuk i ka dale kot emri mister 20 perqindeshi. E ka ves qe nga bashkia e Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje