FOTOT: Renault prezanton taksinë e re që "nxjerr në pension" shoferët

7 Mars 2018, 13:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Renault prezanton taksinë e re që "nxjerr në

Firma e makina “Reanult” prezantoi konceptin e ri “Ez Go”, një makinë tërësisht elektrike.

“Renault” shikon si perspektivë përdorimin e këtyre makinave nga kompanitë e transportit publik, por edhe nga individët.

Makina është konceptuar për të kryer funksionet e taksisë së të ardhmes, një mjet i robotizuar që nuk ka nevojë për shofer.

Pjesa e çatisë së automjetit ngrihet tërësisht duke krijuar një derë të pasme me dysheme të pjerrët që u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara.

Modeli Ez-Go ka një gjatësi 5.2 metër dhe shpejtësia e saj maksimale që ajo mund të arrijë është 50 km/orë. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Renault prezanton taksinë e re që “nxjerr në pension” shoferët”

  1. asd says:

    Kemi 10 vjet qe shikojme vetem foto ne revista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje