Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur.
Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.
Revista e njohur, risjell sërish të gjithë dinamikën e ngjarjeve, ku pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme nga “selia blu” dhe mediat pranë saj, tregon faktet me të cilin mbështet dhe mbron raportin.
“Mother Jones” tregon se si Basha ra në kontakt me kompaninë ruse për të paguar lobistin Nick Muzin i cili do ta reklamonte në Uashington.
“Të martën, “Mother Jones” botoi njëinvestigim të gjatë për një firmë misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trump, i quajtur Nick Muzin. Ai ishte kontraktuar për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Historia u zhvendos në Biniatta Trade, një kompani që pagoi Muzin $ 150,000 dollarë dhe ndoshta më shumë, për të ndihmuar PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas regjistrimeve të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, dy kompanitë që krijuan Biniatta Trade, ishin të lidhura me firma të tjera të kontrolluara nga shtetasit rusë,” shkruan në hyrje të artikullit revista e njohur.
Më tej “Mother Jones” tregon se si ra në gjurmët e skandalit dhe reagimin e ambasadës ruse në Tiranë.
“Ne u përpoqëm t’i gjurmonim këto kompani të lidhura me Rusinë dhe përfaqësuesit e tyre. Media jonë shqyrtoi të dhënat e korporatave ruse duke dërguar një gazetar në disa adresa në Moskë dhe duke dërguar kërkesa zyrtare përmes postës elektronike në Rusi, Ukrainë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë dy ditëve të fundit, disa media në Shqipëri ribotuan pjesë të historisë sonë, pasi politikanët shqiptarë dhe ambasada ruse në Tiranë denoncuan artikullin”, nënvizohet në artikull.
Ndërkohë, reagimin e PD-së e kundërshton me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane.
“Partia Demokratike e Shqipërisë lëshoi një deklaratë duke pretenduar se Partia Socialiste në pushtet pagoi “Mother Jones”, të cilën e quajti “media të dorës së dytë”. Deklarata e PD-së mohoi lidhjet me kompanitë e lidhura me Rusinë. “Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me individë ose kompani ruse”, tha partia. Megjithatë, të dhënat e paraqitura në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, thonë se Biniatta Trade i ka paguar Muzin, një shumë të madhe parash që të bëjë punë në emër të PDSH-së,” thotë prestigjiozja amerikane.(TemA)
Edhe ku ishin faktet e lidhjes se PD me Ruset ketu? Do isha shume i lumtur ti shikoja te gjithe ne guantanamo keta politikanet tane por deri tani me keto fakte nuk keni gje ne vije.
Edhe ku ishin faktet e lidhjes se PD me Ruset ketu? Do isha shume i lumtur ti shikoja te gjithe ne guantanamo keta politikanet tane por deri tani me keto fakte nuk keni gje ne vije..
Edhe ku ishin faktet e lidhjes se PD me Ruset ketu? Do isha shume i lumtur ti shikoja te gjithe ne guantanamo keta politikanet tane por deri tani me keto fakte nuk keni gje ne vije….
Nje gazete qe financohet nga fondacionet e Sorrosit, eshte e ndikuar dhe jo e pavarur. Shtyp prestigjioz eshte ai qe i nxjerr vete shpenzimet e fitimet. Nuk mund te quhet nje media e pavarur e prestigjioze kur paguhet nen tavoline qe te publikoj thashetheme ashtu si beri edhe per Trumpin kur e nxori dhe ate agjent Rus. E ka thene edhe vete Trump. Keta jane armata e fake news dhe manipulimit te financiara nga kanale te erreta te mafies nderkombetare.
Basha, Lehsat, asadisted dhe tere lukunia e prdorur e Athines dhe Beogradit qe u shit per nje kothere buke tek Moska nuk kane shpetim me metodat e reja te Kremlinit. Pavaresisht bkerjes e media shqiptare dhe hedhjes ne veprim te skalionit te dyte te dobiceve te saj Kremlini e ka te humbur lojen ne Shqiperi.Nese Enver Hoxha kositi brezin e pare te didioteve shqiptare qe shikonin tek Moska shpetimin e Shqiperise dhe i dha fryme Shqiprise per se paku 30 vite, nuk ka mete, lehs, bash, berishe,çan, ore kremlini me gjithe sorollopin dritan dhe artur dhe mbikeqyresen armene qe mund ta kthejne Shqiperine ne koloni ruse, E vereta shqiptare e Mother Jones nuk mund te fshihet. Lufta civile e projektuar per veren e kaluar u shmang vetem nga aleatja e vetme e Shqiperise, SHBA, Mother Jones dhe New York Times jane zeri i Shqiperise kunder mennyres ruse.
Ne burg kurven Basha!
Ka njeri info nese Guantenamo funksionon ne kapcitet te plote? Se kjo gazeta i paska cu provat tek Departamenti i Drejtesise amerikane.
Faktet jane ne dokumenta te afishuara, te bera publike. Detyre e cdo qytetari eshte te kerkoje vertetimin e fakteve dhe jo derrci verrci me soros e me komuniste. Sa here qe bejne krime keta demokratet fillojen luften me komunistet. Nuk hahet me kjo buke. Le po disa qe sjellin si argument te pavertetesise faktin qe “ata jane te majte”! Jo po dokumenti nuk eshte me ngjyra. Gazeta eshte e sorosit. Shkrimi eshte anglisht. Fut koken ne rere si struci se skeni aftesi te kuptoni qe keta te partise demokratike e kane provuar ne vite qe nuk jane te ndershem me shqiptaret. Po ta leme aspektin ligjor. Po morali i nje partie qe nga nje ane hidhet perpjete per te varfrit dhe nga ana tjeter shpenzon miliona dollare per pune makiazhi.
Tani vazhdoni shani Ramen se jua ka ai fajet. Te mjere
Kur i ngec veza kryq Ramutit, fillon e kerkon armiq te jashtem e te brendshem me ndihmen e demonit Sorros qe e katapultoi ne politike nepernjet Tosi Nanos. Se jeni ju budallenj apo keqdashes, nuk do te thote qe te tjeret hane bar. Iku koha e fleterrufeve. Njerezit nuk hane me bar e buke misri. Mentori Sorros ka dy dashnore ne Ballkan. Ramutin e Anetes dhe Vucicin e Serbise.
A se harrova dicka. Ka dhe dy dashnore rezerve ne Shquperi. Velinen e Bashkise dhe Bashen e PD-se.
Lulzim Basha pjese e sigurimit te shtetit,nuk mund t’i besohet,ai edhe zgjedhjet me Sokol Olldashin dihet si I fitoi.Ne fund :C’kini me Lulzim Bashen,ai eshte shume me lart se ata qe e ndjekin,pra ai ka simpatizante.A e dini kete?