Njihuni me materialin e së ardhmes, po investohen miliona dollarë për të

18 Mars 2018, 12:23Lifestyle TEMA
Njihuni me materialin e së ardhmes, po investohen miliona dollarë

Grafeni është një term që njihet në fushën e teknologjisë dhe të shkencës që prej një viti. Kohët e fundit ka marrë më shumë popullaritet për shkak të një cilësie të këtij materiali. Kjo cilësi është përcjellshmëria e shkëlqyer, jo konvencionale që lind midis dy fletëve të grafenit kur rrotullohen në një kënd magjik që në këtë rast është 1.1 gradë. Është një material i përbërë nga karboni me atome që  kanë një formë hekzagonale.

Ata që arritën ta izolojnë këtë material ishin rusët Andréy Gueim dhe Konstantín Nosiólov. Puna e tyre mbi grafenin u dha një çmim Nobel në vitin 2010. Ka disa karakteristika shumë interesante. Një fletë e grafenit është 200 herë më rezistente se çeliku dhe 5 herë më e lehtë se alumini. Grafeni është më i fortë se diamanti, fleksibël si një gomë dhe një përcjellës i shkëlqyer (më i mirë se silici) që konsumon më pak energji.

Produktet me grafen.

Në fakt ka disa produkte që kanë grafen si raketat e tenisit, sensorët dhe bateritë, por në të ardhmen mund të ketë aplikime më interesante për shkak të gamës së gjerë të përparësive që ai ofron. Vitin e kaluar në Barcelona BrainCom, një projekt të financuar nga Bashkimi Europian që ka për qëllim monitorimin e aktivitetit cerebral të lidhur me të folurin u përdor një sensor fleksibël të bazuar mbi grafen. Thuhet se Samsungu po punon në prodhimin e baterive të derivuara nga ky produkt që do të zgjasin  45% më shumë se ato të zakonshme dhe që mund të karikohen deri në 6 herë më shpejt.

Elektronet mund të kenë superpozicione arbitrare që mund të jenë të dobishme për llogaritjen kuantike që është hapi i radhës në revolucionin informatik. Për shkak të përcjellshmërisë, grafeni është ideal në zhvillimin e internetit dhe të transistorëve, për fleksibilitetin mund të përdoret në ekranet e përkulshme dhe rezistenca lejon që të ndërtohen materiale për automjetet, materialet e ndërtimit dhe të kontenierëve të ndryshëm. Është një material që ka cilësi elektrike, kimike dhe mekanike të jashtëzakonshme.

2 komente në “Njihuni me materialin e së ardhmes, po investohen miliona dollarë për të”

  1. Vili says:

    Te mbarosh universitetin ne shqiperi dhe ske ku zboton cfare meson. Ky material qe quhet graphene ka me shume se 1 vjet dhe perdoret ne shume fusha.

  2. llaman says:

    O Tema, artikujt me permbajtje shkencore mos ja lini diletanteve. Grapheni ka shume vite qe njihet, madje eshte dhene cmimi nobel ne 2010:(https://www.nobelprize.org/nobel_prizes/physics/laureates/2010/press.html)
    Press Release
    5 October 2010
    The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the Nobel Prize in Physics for 2010 to
    Andre Geim
    University of Manchester, UK
    and Konstantin Novoselov
    University of Manchester, UK
    “for groundbreaking experiments regarding the two-dimensional material graphene”
    Graphene – the perfect atomic lattice
    A thin flake of ordinary carbon, just one atom thick, lies behind this year’s Nobel Prize in Physics. Andre Geim and Konstantin Novoselov have shown that carbon in such a flat form has exceptional properties that originate from the remarkable world of quantum physics….. (.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje