Mos e torturoni më Sali Berishën!

23 Mars 2018, 19:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përballet me torturën më të madhe të jetës së tij politike. Pasardhësit e tij, të dëshpëruar nga pafuqia e mëkëmbësit që u ka lënë në krye të partisë, kanë nisur dëshpërimisht të kërkojnë rikthimin e tij në krye të PD. Ky është një nga ato momente, kur pafuqia për t’u rikthyer dhe ëndrra për të qenë i pari, shkrihen tek njëra- tjetra dhe prodhojnë pafuqinë më të madhe të tij në jetën politike.

Ai ka vite që e ushqen këtë ditë dhe këto thirrje, qysh nga 22 korriku i vitit 2013, kur në mënyrë të pacipë ndërhyri brutalisht në një garë, për t’i lënë kolltukun si pajë Lulzim Bashës. Prej asaj dite, ai e projektoi veten diku lart mbi kokën e atij që i la karrigen, duke e vështruar se si do t’ia ruante atë, dhe do t’ia rikthente në pushtet.

Pas pesë vitesh, ai po shikon se sa larg ëndrrës për t’u rikthyer në pushtet, është me atë që ka bërë, dhe dëshpërimisht sa afër rikthimit të vet në atë karrige është, edhe pse këtë gjë e urren më shumë se gjithçka.

Por sikur të mos i mjaftonte kjo, një tufë ofiqarësh qaramanë dhe të paaftë të tij, të cilët kanë shijuar pushtetin e tij, kanë nisur si një kor i orkestruar lutjet e tyre, që ai të rikthehet

Kjo është tortura më e madhe që mund t’i bësh sot Sali Berishës. T’i ofrosh atë që ai ëndërron, dhe ta detyrosh t’i thotë “jo”, pikërisht asaj që i kërkojnë të gjithë. Është si t’i ofrosh një të përvëluari për ujë, gotën tek buza, dhe ai të shtrëngojë dhëmbët mos ta pijë.

Ai e do shumë atë karrige dhe në mendjen e tij, nuk e ka lëshuar, por ka kuptuar se është i pafuqishëm të ndalojë atë që ka lënë si pasardhës, ta shkatërrojë PD-në. Dhe makthi i tij pesë vjeçar, ka qenë fshehja e pafuqisë së tij.

Sali Berisha ua ka fshehur demokratëve pafuqinë e tij ndaj Lulzim Bashës Ai ua ka fshehur faktin se Lulzim Basha ka punuar me qetësi dhe pa ju dridhur aspak syri për të shkatërruar pak nga pak ngrehinën formale të Partisë Demokratike. Të gjithë e morën jo seriozisht kur për herë të pare në Kuvendin që kurorëzoi zgjedhjen e tij, ai prodhoi një Këshill Kombëtar me emra të marrë në shumicë nga kompania e kunatit të vet. Jo seriozisht e mori dhe Sali Berisha.

E njëjta gjë ndodhi kur ai bëri forumet e reja me “njerëz të rinj”, pa asnjë lidhje dhe emocion politik me PD. Dhe Sali Berisha nuk e mori seriozisht.

Por kulmi ishte 18 maji i vitit të kaluar, kur njeriu më i poshtëruar i PD-së, ishte Sali Berisha. Lulzim Basha u mbyll tri orë brenda me Edi Ramën dhe doli prej asaj zyre me shtatë ministra e 7 drejtorë, dhe një energji të re kundër PD-së. Sali Berisha jo vetëm që nuk guxoi t’ia prishte këtë festë, por nxitoi ta përshëndeste i pari. Ai ishte i trembur se mos dukej i pafuqishëm nga mospërfillja e Lulzim Bashës dhe thirri i pari, “Rroftë marrveshja e 18 majit”.

Pas një jave, Lulzim Basha bëri listën shkatërrimtare të PD-së për zgjedhjet, dhe gjatë një jave, Sali Berisha i poshtëruar nga mos pyetja e tij, heshti.

Edhe pse Lulzim Basha po shkelte statutin e PD, edhe pse nuk po mblidhte Kryesinë, edhe pse nuk po këshillohej as me Sekretariatin e ngusht të PD-së, edhe pse bënte pazare me lekë për listat, që raportoheshin tek Sali Berisha, ai heshti i frikësuar nga Lulzim Basha, pasi mund të zbulohej se ai nuk e pyeste. Frika reale e Sali Berishës ishte sedra e malësorit, se pasardhësi i tij nuk po e pyeste më. Kjo nuk duhej të merrej vesh.

Dhe në emër të kësaj, Sali Berisha përshëndeti dhe listen e re të PD-së, që sot e shan fshehtazi në takime kokë më kokë. Sali Berisha e miratoi atë listë, edhe pse deri në sekondat e fundit ka pas frikën se mund të mos ishte as vetë. Ai vazhdoi ta fshihte pafuqinë e tij para Lulzim Bashës, për t’u dukur i fortë.

Ai heshti kur pa farsën Basha-Selami, njerëz që votonin nga pesë herë nga Vlora në Korçë, kuti që mbusheshin nga klientela e Lulzim Bashës, me “premtimin” se nuk do përsëriten më.

Dhe kur një grup njerëzish të pakënaqur brenda PD-së, u ngritën kundër Bashës, ai nxitoi t’i relativizonte. Ngriti dhe ai një grup ish- burokratësh të nivelit të dytë, që bënin dhe ata të pakënaqurin, që pastaj t’i pajtonte me Bashën dhe të bënte thirrje për bashkim. Thjesht nuk donte të dukej i papërfillur. Basha ishte më i qetë nga përçarja, ndërsa Berisha në makth nga pafuqia për t’i bashkuar.

Sot është në ditën e tij më të keqe. Edhe më budallenjtë që janë pas tij, e kanë kuptuar se me Lulzim Bashën nuk vijnë dot në pushtet, dhe po i bëjnë thirrje atij të rikthehet. Kjo është më shumë se një torturë. Kjo është një mënyrë vrastare për të dëshmuar pafuqinë e tij. Është një thirrje për t’i thënë mos u fshih më. Ata e bëjnë pa dashje, nga “dashuria” për të, por ai ka pesë vjet me këtë problem. Ai ka pesë vjet që fshihet për të mos u dukur pikërisht kështu siç është sot.

Mos e torturoni më! Jo se nuk do të kthehet. Por nuk do të duket që s’ka më fuqi.

26 komente në “Mos e torturoni më Sali Berishën!”

  1. Cuku says:

    Fantastik Mero.si gjithnje,,,,

    1. XheJ eN Bi says:

      Skypion ,sot ke rradhën të komentosh,jo se të preku në sedër analisti ynë ,po do t’a bësh si Saliu kur ka thënë se gazetarët më pyesin atë që duan dhe unë them ato që dua unë.
      Do hidhesh degë më degë vetëm për të denigruar Edi Ramën me “fakte” që as ti nuk i beson ,po për të “qetësuar” elektoratin tënd.

  2. viçidolli says:

    Ai e mban Bashen ne “krye” sepse eshte itelekomanduar
    nga UDB a…………

  3. Muli says:

    E KE QARË, mor vëlla, por kujt ja thua.!?
    Ata janë të tërë të tredhur, dhe duan të pjellin me bolet e atrofizuara të Saliut !???

  4. shushica says:

    Mero ,sot ke gabuar totalisht .Mos i sterhollo situatat e PD .Jane me te thjeshta.Saliu nuk mund te kthehet me sepse Merkel dhe e djathta europiane qe ka peshe e ka fshire .Saliu ,me psikologjine shoqerore te nje pjese te votuesve shqiptare ne nivelin lumpen trbal mund te marre dicka me shume se Lul adoleshenti .Por e gjithe kjo race politike ku ben pjese Saliu ,pas kryerjes se rolit te tyre si shkatrrimtare ,e kane kaluar kohen e tyre ,si kudo ne lindje .Klasa politike e qendres se djathte tashme kerkon njerez te afte te perfaqesojne interesat e saj ,nderkohe qe Saliu ,duke u vertitur nga komunizmi primitiv ne anarkofashizem tribal eshte i rrezikshem edhe si individ i thjeshte ,jo me si politikan .Prandaj ai ben ceshte e mundur ta shpetoje Lulin si garantuesin e vetem per mbrojtjen e pasurise dhe evitimin e paraqitjes perpara gjykates per krimet e bera …Por Lul adoleshenti eshte i pashpetueshem ,i pa afte ,i korruptuar ne cdo qelize ,realisht nje kufome politike .Vetem nje grup krejtesisht i ri ne mendime ,i pa infektuar nga kanceri berishist ,me vizion modern europian mund te rikrijoje nje te djathte te qendres .Eshte e veshtire ,sepse media ,qe mund te ndihmoje ne kampin e ideve liberale moderne ne Shqiperi nuk egziston .Mbeten vetem rrjetet sociale ,por shfrytezimi i tyre kerkon nje grup te forte intelektual .Deri tani nuk duket gje ,ka vetem disa fshatare qe perpiqen te krijojne opinion me rrjetin social me idete e cifligareve shqiptare te viteve 30 ,te ,Disa here mund te besh pushim edhe ti Mero…

  5. qazim says:

    Analize e plote,e sakte e therese e rrokopujes se PD.
    Gjithsesi mendoj se edhe nese dikush tjeter te merrte PD ne vend te ketije karagjozi(Lulit),gjerat do te shkonin per keq(sigurisht jo ne kte menyre banale).Aresyeja eshte degradimi moral i te gjithe kastes ne drejtim te PD.Eshte e veshtire te zgjedhesh ndonje individ normal e me personalitet ne kete parti para dhe aq me keq pasi mori Luli frenat ne dore.

  6. Lili says:

    Mugojne edhe dy tri pika, si si e ka kapur Luli Berishen per koqe… perndryshe per marak

  7. Shoshori. A says:

    Te kthehet?! Ku do kthehet?! Eshte Sali Berisha ai qe hodhi ne humnere PDne, ashtu sic kishte bere me pare me piramidat, ushtrine, depot, Tropojen, Shqiperine, financat, drejtesine, integritetin territorial , pronat.
    Sali Berisha eshte kufome qe duhet varrosur.
    Partita Demokratike shpeton vetem Duke shporrur teveqelin qe Sali Berisha ju sajoi per lider dhe duke denuar perfundimisht krimet e Salì Berishes, ndryshe perfundon ne arkivolin e merhumit te rradhes, qe torollaket dhe haxhiqamilsitet pedeiste venerojne dhe shohin si vetmja shprese qe te shqyejne edhe nje here pushtetin, ndryshe perfundojne aty ku Kane vendin, ne plehra.
    Eshte fundi i krijeses se fundit haxhi qamiliste, PDse. Levizja me fshatarake, injorante, grykese, tradhetare, destabilizuese e historise politike shqiptare.

  8. ce says:

    Mero je i papare, te admiroj per kthjelltesine e mendimit qe ke, nuk i heq asnjë presje çfarë ke shkruar, artikujt tuaj jane me te goditurit e shtypit. Gjithmonë mbete 1-sh i shtypit….c

  9. timo says:

    Shumë e bukur. Të lumtë Z. Baze.

  10. zi says:

    Ne Shqiperi nuk behet politike per te sherbyer por,
    per tu shperblyer.
    Prandaj dhe personat qe e kane zaptuar ate,
    urehen,urejne veten,urejn njriun,popullin,gjithcka.
    Dashuria mes tyre eshte e domosdoshme per mbijetese
    dhe perdorin te gjitha menyrat e mundeshme per ti rezistuar kthjellimit.

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha ka qene vazhdimisht ,i “maskuar”,ne krye te PD !
    Tani i kerkohet te heq masken,te marre shkopin magjik dhe ti udheheq drej karigeve te pushtetit.
    Kete e tregon me se miri njera nga ish zv/ministret,e “emeruar” nga Basha, Harxhi .
    Berisha e ka katandisur PD ne nje kufom,ku me largimin perfundimtar,te marre me vete dhe krijesen e tij politike.
    Brezi i ri duhet pranuar dhe me pervojen e tij te paket,koha punon per te,kush nuk e kupton duhet te largohet nga politika.

  12. Futja kot says:

    Bravo Mero. Me sakte nuk behet.

  13. NARDEN says:

    . SKYPION !!!!
    KU JE MOJ ZOÇKË ?!?!??
    NË TË KEQ E NË NEVOJË, NJONI TJETRIN ,TA NDIHMOJMË. NARD NOKA.!??✌?✌?

  14. Termal says:

    E para nuk e lejojne nderkombetaret te rithehet. Ish ambasodori amerikan Rajerson ,i cili e ndihmoi te vinte ne pushtet ne ’92 -shin ja tha cope kur erdhi ne Shqiperi me rastin e 100 vjetorit te pavaresise qe ” Berisha tashme duhet te jepte doreheqje perfundimisht nga politika”. E dyta : Berisha si mashtrues i perhershem beri lojen e doreheqjes edhe per nje arsye tjeter duke vendosur aty kungullin Basha , e duke drejtuar faktikisht vete. Une nuk kam besuar kurre tek lista e Bashes per zgjedhjet e fundit. Berisha e dinte se te tere drejtuesit e vjeter te PD, bashke me ate vete, ishin pakthyeshmerisht te diskretituar ne syte e shumices se shqiptareve ,ndaj mendoi se mund te luante me maska me te pranueshme per te mare maksimumin,pse jo dhe te fitonte pas lojrave me LSI. Tani halli i tij nuk eshte me pushteti,( edhe po t’ja japesh nuk e perballon dot me si per shkak te paaftesise totale qe ka pasur gjithmone per kete pune ashtu edhe per shkak te gjendjes shendetesore pothuaj te shkaterruar).Tani halli i tij i vetem eshte si te shpetoje hajdutlleqet e femijeve te tij te cilin mendonte se e kishte zgjidhur me sitemin e drejtesise qe kishte ngritur me doren e tij dhe qe po i shembet dita dites.

  15. razo says:

    Gjithmone kam menduar qe ke nje aftesi te vecante kur shkruane per PD. Nuk them se analiza note per PS dhe politiken ne pergjithsi eshte e keqe, por shkelqen me PD. Kjo mbase sepse ja njeh mire ADN, me mire dhe sa Saliu vete. Saliu ka gjynahe per te lare, ka shkateruar jete njerezish, shume nga ata te PD-s qe I besuan verberisht dhe flijuan familje e pasuri per te. Ata qe po e poshterojne sot ende nuk filluar seriozisht. Saliu do jete gjalle vet te shoh ngordhjen e pjelles qe krijoi. Pas kesaj do lejohet te vdese!

  16. Ana says:

    Ndertuesi I shtetit shqiptar mbreti i vetshpallur dhe pasuesi I tij diktatori komunist , pamvarsisht mangesive te secilit, e radhiten me prestigj venden ndermjet shteteve te tjereve.Per kendo qe mbart sado pak instikt nacional eshte me se e quarter se S.Berisha perben nje AKSIDENT HISTORIK per Shqiperine.Bagazhi intelektual i tij nderthurur me agrisivitetin e konservator it eksteremist e zhyti vendin ne kaos pasuar nga nje klase politike e rreezikshme per shoqerine Eshte shume veshtire te ndalet kjo rrokullim,Berisha duhet te shpegoj arsyet e qellimshme te demit qe I solli vendit.
    P

  17. Iliri nga Gjermania says:

    Bravo Z. Baze, e ke qendisur Artikullin me Realitetin e nje Gazetari Neutral, ashtu siç e ke mesuar Gazetarine.Nuk ka me se çte bej ai Tropojani i Qelbur.

  18. Like says:

    Berisha ne pushtet do jete nje tjeter mallkim. Me siguri nje shtet satelit ruso-arab tip Libi e gadafit, pa asnje te ardme europiane ose me larg saj. Berisha e di qe e kane lene te gjithe. Asnje mbeshtetje ska as ne europe as ne amerike. Jo vetem e kane braktisur por edhe perbuzur. Dhe ai e di mire perse. Puna eshte se socialistet qeverrisin pa asnje alternative tjeter. Sido qe te qeverrisin, do qeverrisin me mire se opozita e sotme. Dhe kjo nuk eshte e mire.

  19. Ska pare gje akoma salihhi says:

    Edhe nje torture tjeter per karakurven salihh
    Ne rastin konkret kur kur njihet dhe zbulohet pasftesia e tij per te qene ashtu sic thoshte jam salih -karakurva une
    Uraganet qe priste ne rastin e protestes nuk sollen asnje shkendije ringritje Por ai kete e brenjti perbrenda nga qe Nuk donte ta besonte se kishte marre fund kalaja e tij prej karakurve me ca Qerpice qe nuk i oneps me askush brenda dhe jashte vendit
    Te vrase veten sja del dot se dhe kjo do bythe sepse deri tani geshtenjat nga zjarri i kishte nxjerre me gishtat e te tjereve Keshtu qe ska pare gje akoma

  20. kasem gahinji says:

    jam dakord me cfare shkruan,por…,nje paqartesi kam.ke degjuar vetem artistin e shqyer arbenimam bajalldine dhe gazhinen e tij.po artistet dhe regjizoret e teatrit kombetar a i ke pyetur zoti mero?nese jo gabim i madh.nuk mund te dalin konkluzione te sakta pa mendimin e tyre.

  21. Trimi says:

    Nuk e ngre koken me kjo parti ….se ka bere mekat krim….ka mashtruar nje popull te tere per 27 vjet u kashitur sapunin,per djathe..u kashit partin komuniste ramizjane si PD si partine djathte..erdhi dita ate qe sben dot popullli budalla ta behe Zoti te filloje ti deshkoje Salin por dhe Bashen..prit se ska ardhe akoma fundi..u jep dhe nje kancer e i con…andej ku sktheben kure..

  22. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha drejton PD,por i mungonjne drejtuesit e institucioneve te shtetit !
    Te emeruarit e tij besnik,si Krye Prokurori,Kryetari SHISH ,Presidenti,Kryetari Gjykatates Larte,Kryetari Parlamentit nuk jane me nen urdherat e Berishes.
    Basha i ka hapur probleme ne grupin parlamentar,ne forumet formale te PD.
    Dita dites, po i tretet si kripa ne uje, sistemi i drejtesise,ku per 27 vjet shkateroj kundershtaret e tij politik.
    Ne keto kushtet Berisha drejton ne “ilegalitet”,merret me dixhitalizimin e politikes.

  23. Besniku says:

    Historia e Lulit eshte si histria e Fatmir Mediut
    me Gerdecin. Saliu deri dje kishte dosjen e Gerdecit kunder Fatmir Mediut, ndersa tani jete dosje e ka ne dore Fatmiri. Po keshtu, deri ca kohe me pare, dosjen per Lulin e ka patur Saliu me te cilen e kercenonte, tani portat kane ndryshuar, eshte Luli qe i tund ne fytyre dosjen e 21 Janarit, ku me urdher te Saliut u vrane kater shqiptare. Prandaj, Saliu nuk ka guximin t’i kerkoje llogari Lulit, madje sipas Meros, Saliu nuk ka qene i sigurt nese do te ishte ne listat e jandidateve per deputete, gje une nuk e besoj.
    Jo vetem ato qe thote Mero, por Saliu nuk mund
    te pranoje detyren e kryetarit te PD, se ketu perfshihen shume njerez – Gita Berisha, Fazllici, UDB-ja e Saliut dhe e Lulit dhe forca te tjera, madje edhe rusi. Po Luli cfare do te beje atehere, te pajtohet me shkarkimin, kur ky pret te behet “kryeminister”?!
    Sigurisht nuk do te rrije duarlidhur: dy duar per nje koke jane.

  24. nardi says:

    KOMENTUSA TRAP!!!
    Artikulli i Meros nuk i dedikohet sali berishes, por ARBEN IMAMIT!
    Qe ne intervesten e tij (gjasme i pakenaqur nga drejtimi i Lulit te VOCERR dhe jo pse e la jashte me gisht ne byth )
    kerkon rikthimin e Berishes.
    Dhe ketu eshte retorika e Meros!
    Nuk ka ringjallje me nje te vdekur………..

  25. Sela, says:

    Sela
    Termal,je me i sakti ne analizen qe ben. Te lumte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje