Këshilltari i ri i Trump, John Bolton, një vit më parë në Shqipëri: Ja për çfarë erdhi

26 Mars 2018, 21:46Sociale TEMA

Donald Trump ka vendosur kryetar të Këshillit Kombëtar, njeriun e muxhahedinëve iranianë të Tiranës. Bëhet fjalë për John Bolton, ish-ambasadorin e Bushit në OKB dhe njeriun që vjen në Shqipëri herë pas here, për të takuar miqtë e tij të opozitës iraniane.

Bolton vizitoi Shqipërinë plot një vit më parë, me rastin e festës së Nevruzit, për të festuar së bashku me opozitën e regjimit të Ajatollahëve, që është strehuar në Shqipëri.

Vitin e kaluar në një intervistë me Sokol Balla në Top Story ai tha:

Sokol Balla: Ambasadori John Bolton faleminderit që jeni me mua sonte. Cilat janë arsyet e vizitës tuaj në Tiranë?

Bolton: Është kënaqësi! Kam ardhur që të qëndroj me opozitën iraniane që të festojmë Sulltan Novruzin, që është viti i ri iranian. Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe e kam për kënaqësi që më jepet mundësia që të vizitoj shkurtimisht Shqipërinë. Është një vizitë shumë e shkurtër, por është interesante të shikoj sesi refugjatët iranianë janë përshtatur dhe dua t’i shpreh mirënjohjen time qeverisë së Shqipërisë që u ka dhënë azil.

Sokol Balla: Deri ku shkon mirënjohja amerikane ndaj Shqipërisë për këtë që ajo bëri për opozitën iraniane?

Bolton: Në fakt, trajtimi i opozitës iraniane ka qenë një mundësi e rrallë për një bashkëpunim dypartiak sot në SHBA. Ka qenë një mjedis shumë i përçarë mes Partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Në fakt, në këtë rast gjetën unitetin që t’i japin një zgjidhje kësaj krize me iranianët, prandaj i jemi shumë mirënjohës qeverisë shqiptare që u ka dhënë statusin e refugjatit disamijëra personave. Në këtë rast është pritur shumë mirë në mbarë spektrin politik amerikan.

Sokol Balla: A ka ndryshim në pozicionin e Uashingtonit përsa i përket opozitës iraniane, sidomos tani në fuqi është administrata Trump, që ka një qasje tjetër për marrëveshjen me Iranin, ndryshe nga administrata Obama?

Bolton: Është një situatë tjetër në politikën amerikane pas 20 janarit. Shumë dimensione lidhur me Iranin, programin bërthamor dhe opozitën aty vazhdojnë të qëndrojnë, sepse janë rutinë për administratën e re, por unë mendoj që është e qartë që Presidenti Trump ka një kendvështrim krejt tjetër sa i takon rrezikut që vjen nga Irani dhe ai vazhdon luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Pra le të themi që është një kendvështrim krejt tjetër nga ai i Obamas.

2 komente në “Këshilltari i ri i Trump, John Bolton, një vit më parë në Shqipëri: Ja për çfarë erdhi”

  1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    ”miqte” amerikone te suniteve shqipfoles por edhe te mujahedineve iraniane……………..gezuar sulltan Nevruzin!

  2. opinion. says:

    Azilantet e iranit ne shqiperi i perkrahin amerika,se jane anti qeveris iraniane.
    Kurdet e turqis i perkrahin amerika,evropa,israeli e australia ,se jane te privuar nga te dtejtat e njeriut ne turqi,dhe dhjetra mijra te vrare e burgosur ne turqi.
    Shtetin e Ri kurde ne irak siri e bashkim te gjithe kurdve ne nje shtet e perkrahin usa e gjjthe evropa.
    a,john balton,trumpi mbreti i spanijes.ialia ,greqia,franca,zvicra ,portugalia dhe gjthe evropa nuk pranojn kursesi shtete muslimane ne evrope.
    Shqiperi dhe Kosova kane fatin e turqis ne Unionin Evropian.
    ma mire tju a them une kete,sesa evropianet vete qe e thojn qdodite indirekte e Direkte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje