Tarifat që priten të aplikohen qysh këtë javë në rrugën e Kombit janë më të lartat në Europë. Portali europian http://www.tolls.eu jep të dhëna të detajuara për të gjitha tunelet, urat dhe autostradat që janë kundrejt pagesës ne Europë. Siç shihet edhe nga renditja Shqipëria ka nivelin më të lartë të tarifave të vendosura ndaj një investimi publik vetëm për mirëmbajtje, me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët.
Sipas informacioneve zyrtare, Austria merr taksë për rrugët me pagesë mesatarisht 0.5 euro në ditë për një veturë dhe 0.9 euro për një kamion.
Në Maqedoni pagesa varion 0.9 euro në ditë për veturat në 2.5-3.5 euro për kamionët.
Ndërsa në Tuneli Prado-Carénage, në Francë kërkon një tarifë 2.8 euro për vetura dhe 3.2 euro për kamionët. Në Turqi Ura Sulltan Selim mbi ngushticën e Bosforit aplikohet pagese për veturat 1.7 euro në ditë dhe për kamionët 2.3 euro. Në Moldavi veturat paguajnë 0.5 euro në ditë dhe në Rumani 0.4 euro në ditë.
Këto çmime funksionojnë për investime të bëra kryesisht nga privatët, të cilët nëpërmjet taksave nxjerrin paratë e investimit. Ekspertët nga Drejtoria e Përgjithshme të Rrugëve pohojnë se zakonisht për mirëmbajtje tarifat në maksimalen e tyre janë 2.5 euro për 100 kilometër. Ndërsa kontrata e mirëmbajtjes për rrugën e Kombit është vetëm për aksin, Milot- Morin që është 101 kilometër.
Tarifa më të larta koncesioni aplikohet për tunelet në Itali që lidhin zonat turistike të Mont Blanc, që janë zona turistike që japin më shumë se dy versione për lëvizje.
Rruga e Kombit e është një investim publik që i ka kaluar të 1 miliardë euort, teksa koncensioni i saj do të funksionojë vetëm për mirëmbajtjen. Ekspertët pranë koncorciumit Catalyst që do të menaxhojë koncesionin pohojnë se tarifa është e lartë për shkak të lëvizshmërisë së ulët. Por tarifa gjithashtu rrezikon të kthehet në bumerang për trafikun dhe të ulë më tej lëvizjet e makinave në autostradë.
Edhe nëse trafiku bie koncesionari Catalyst e ka transferuar rrezikun tek qeveria, e cila ka marrë përsipër në kontratë të kompensojë pagesat për trafikun e munguar ( nen minimumin 6-7 mijë automjete në ditë).
Përveç taksave që do të paguajnë qytetarët (5 euro për makinë) buxheti i shtetit do të paguajë koncesionarin në 13 vitet e para të paktën 65 milionë euro, si subvencion për trafikun e munguar.
Nëse edhe pas vënies së pagesës trafiku është mbi minimumin 7 mijë automjete ne ditë, fitimi i kompanisë do të ndahet 50 % me qeverinë.
Aplikimi i taksës në rrugën e Kombi është shumë e lartë sidomos për mjetet e transportit të mallrave. Bashkë me pagesën 20 euro për skanimin në doganë që është një taksë ekstra që nuk aplikohet në asnjë vend të Europës, pagesa prej 22,5 eurosh në rrugën e Kombit do të zhvlerësojë tërësisht tregtinë me Kosovën dhe më tej nëpërmjet kësaj autostrade. 43 euro është një kosto e lartë për bizneset, të cilët do të shohin mundësi të reja tranzitimi.
Mirëmbajtja në Rrugën e Kombit është dhënë për një afat 30-vjeçar. Objektivi kryesor i këtij koncesioni/PPP për punë dhe shërbime është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj.(Monitor)
Burimi: Tolls.eu
Burimi: Tolls.eu
Burimi: Tolls.eu
Burimi: Tolls.eu
edhe ”sulltan murati” i Turqise qenka me e lire se……..”curri bayram”-i Albanistanit!
Duhet te kemi parasysh qe keto tarifa jane per vetem nje kalim. Ndersa kur kalimi behet shku e ardhe atehere cdo numer ne tabele duhet te shumezohet me dy. Qeveria shqiptare ka vene tarife per shkuarje dhe ardhje 5 euro. Prandaj mos i bini kot me qafe qeverise sepse ka vendosur nje tarife te ballancuar. Mos e merrni me panik. Per fat te keq shqiptaret jane mesuar ne komunizem ku nuk behej asnje kontribut per rruget nga ata qe i jepnin makinave sepse te gjitha ishin shteterore. Por nese ti shkon per te udhetuar me makine per kenaqesi perse te mos paguash edhe nje 5 euro per mbirembajtjen e rruges dhe per plotesimin e saj? Eshte baraz me nje kafe ne vendet europiane. Madje nje kafe ne Angli ben 5 paund ose me shume. Cka do te thote qe udhetaret do te paguajne sa per nje sandwich.
tarifat aplikohen kudo ne bote,mirpo krahasuar standardin kjo qe ka caktuar qeveria Shqipetare eshte pertej normave.jetoj ne Auatri dhe ketu per nje jave vigneta kushton vetem 7 euro ndersa ajo vjetore 83 euro.e pra ne vit ka biznese e poashtu persona privat qe kalojn me dhjetra mijera kilometra per 83 euro e ne Shqiperi 40 vajtje e ardhje.
Zoteri jeni shume i gabuar me te ghenat qe na jepni per greqine .Nga athina ne rio andi rio jne gjthesej 5 diodia ku cmimi nu eshte i njejte dhe varion nga 1.8 deri ne 3.2 euro gjatesia e rruges eshte afersishte 212km . deri ne janine jane edhe 4ter te tjera nga 2 deri ne 3 euro gjatesia erruges afersishte e njejte plus 13.30 urra vtem ne vajte keto beji hesap edhe ne kthime .PRAidashur zoteri vetem ne vajtje deri ne janine me nje gjatesi afersisht 400km duhet te paguash 9 diodja afersisht 25euro plus 13.30 ura pra idashur duhen 38.30euro vetem ne vajtje pra vajtje ardhje duhen 76.30 eur pra jo kaq sa thua zotrote 5 deri ne 8 euro.TE fala lulushit se ai e qane matematiken 7 here 7 bejne 42.
Informacion i pasakte, gjysmak, artikull i orientuar. Ne france, autostrada Lyon – Chambery, rreth 100 km me dy tynele rreth 4 km sejcili ka tarif 12 euro vetem vajtje. Nuk pretendoj te them tarifa e vendosur nga qeveria Rama eshte e larte apo jo, thjesht sjell nje shembull per te vertetuar te kunderten e titullit te artikullit tuaj.
Gazta Tema, botoni komentet qe shkruaj pasi ka mbi 5 muaj asnje koment nuk botohet, perndryshe mos pretendoni te je i gazete e pavarur.
Mos genjeni o tema se nuk krahasohet pagesa per autostrade me urat dhe tunelet. Mestarisht per nje rruge 170km ne perendim pagon diku te 10-15 eurot. Sigurisht qe 5 euro jane shume ne per Shqiperi dhe nuk dua ta justifikoj kete, por ju beni lajme pa lidhje.
Kjo takse duhet te ulet ne nje Euro e te ndryshoje dhe logjika ekonomike e qeverise ndaj ekonomise dhe qytetarve te vet. Ky rast flet shume per papergjegjshmeri te qeverise. Kryeministri duhet te japi sqarime per kete rast e te tjera te ngjashme.
E njeta skeme se me aeroportin e Tiranes dikur. 39 vjete te humbura per arken e shtetit shqiptar.
Qeveri e lige, kryeminister shpirtkeq, minister financash injorant. U bashkua ligesia me injorancen qe pollen taksen 5 €. Financier pa fund ka ky vend, brenda e jashte vendit, po nuk u be asnje minister financash. U gjet nje jospecialist dhe I paburre per te administruar financat e vendit dhe ja ku jemi. Vendi me I varfer aplikon taksen me te larte ne evrope. Jane te pashpirt me popullin e vet. Ne kete rast te anullohet vlera 5€ e te largohet ministri dhe kryeministri. Jane te liq.
TARIFAT APLIKOHEN NE CDO VEND TE BOTES. ATO DUHEN PER TE MIREMBAJTUR DHE PER TE NXJERE SHPENZIMET PER NDERTIMIN E TYRE, FUT KETU EDHE VJEDHJET E MEDHA. KETO TARIFA PAGUHEN NGA ATA QE KERKOJNE KETE SHERBIM. NUK KAN DEGJUAR QE TE FLITET PER TARIFAT QE ZBATOHEN NGA VENDE TE NDRYSHME SI ANGLI E GJERMANI, QE JANE ME TE LARTAT NE AEROPORTET E EUROPES, POR ATO PAGUHEN DERI ME NJE NGA UDHETARET TANE.
KESHTU KUSH DO TE HAJE MUHALEBI DUHET TE BLEJE DHE LUGEN. ATA QE NUK E SHFRYTEZOJNE KETE RRUGE NUK PAGUAJNE KETE TARIFE. KJO NUK ESHTE TAKSE SE PO TE QE E TILLE DO TE PAGUHEJ NGA I GJITHE POPULLI NJESOJ SI PER TAKSEN E TVSH./\