Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, në një intervistë për ERTV ka shpjeguar vendimin e qeverisë për pezullimin e dhënieve të titujve të pronësisë për tokat në bregdet.
Lame tha se procesi do të kryhet me saktësi të lartë duke mos ngatërruar tokat e fshatarëve që i punojnë për të mbajtur familjen, nga tokat e grabitura përmes falsifikimeve.
Kreu i ALUIZNI-t, Lame tha se përgjegjësinë do të duhet ta mbajë ai që ka bërë shkeljen i pari, ndërsa nuk e mohoi përballjen në gjykata të shtetit me pronarëve që kanë blerë tokën me mirëbesim.
Intervista:
Në Shqipëri kemi një ligj për kontrollin, verifikimin e titujve të pronësisë por ligji është lënë aty dhe është vazhduar të bëhet çka është bërë në bregdet. Në rastin konkret ishte vullneti i qeverisë që bëri bllokimin edhe në ZRPP për të ndaluar si të thuash edhe kalimin në filtrin e fundit.
Ju besoni që Task Forca e ngritur do të jetë efikase?
Ishte vullneti i qeverisë që e kërkoi këtë dhe e bëri të mundur, qoftë edhe para një frike që njerëzit thonë obobo mos e ha dhe unë.
Fasha që është zgjedhur për t’iu nënshtruar kontrollit është detajtuar me aq saktësi për të ndarë zonën ku fermerët kanë marrë tokën për të punuar dhe ushqyer familjen, nga fasha që është marrë në rrugë të paligjshme.
Ne nuk kemi hequr asnjë titull pronësie, vendimi thotë që kemi një ligj për titujt, VKM që nxorri qeveria thotë që në këtë VKM zbatuese pezullohet përkohësisht. Pra nuk është ndryshuar ligji me VKM por është naluar VKM me VKM.
Askujt nuk i është hequr titulli i pronësisë. Ligji që bëri PD nuk funksionoi për dy arsye, politike dhe teknike. Politike se thanë lere, është përfshirë ky e ky dhe teknike se e bënë për gjithë territorin jo vetëm për bregdetin.
Kush ka blerë në mirëbesim është në gjendje mirëbesimi. Mirëbesimi është term juridik, që thotë nëse ke blerë një send me mirëbesim, sendi i kthehet pronarit real dhe ti merr dëmshpërblimin.
Duhet ta pranojmë do ketë një numër gjyqesh, sepse ka persona që jo vetëm e kanë blerë por edhe kanë ndërtuar.
Por dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe do mbajnë ata që kanë bërë aktin të parët.
Po nëse do të ketë përfaqësues dhe zyrtarë të lartë nga PS?
Hetimet kanë përfshirë edhe përfaqësues të PS.
Deputetë për shembull?
E kam thënë dhe dje. Krimi nuk ka ngjyrë, nuk besoj se ka ndonjë parti që do mbrojë ata që kanë vjedhur.
Pronat do ti kthehen të zotit, dhe i zoti është shteti shqiptar. Nuk është se do të shtetëzohen, por në momentin që bie akti që është vjedhur, toka i kthehet shtetit, komunitetit.
ラブドール 私は頻繁にブログを書いていますが、あなたのコンテンツに心から感謝しています。この記事は本当に私の興味のピークに達しました。私はあなたのサイトをブックマークして、週に一度くらい新しい情報をチェックし続けます。
ラブドール 下半身 あなたは印象的なプロセスを実行しました、そして私たちのコミュニティ全体があなたに感謝するでしょう。
Po cna the o Lame.. Ata qe drejtojne partite jane kryehajdutet.
Bla bla bla , vetem propogande ,asgje nuk ndodh me hajdutet ,
Z Lame do doja t’ma perkthesh ne Anglisht legalizimin e te paligjshmes pasi nuk po e gjej ne asnje fjalor.
Kaq kisha
Lame serioze do ishte qe ne krye te task force te ishte nje profesionist per pronesine , hipoteken, kadastren….. nese vertet e jeni seriozisht.
O Lammme po ate bushtren e rames vure per taks forcen ti ,,,pika ty ,do ti mbushesh mendjen popullit ti kur gjithe pislleqet qe jane bere ne hipoteka kane firmen e te madhit
Po hajduti me i madh je ti, me taborin tend qe mbrini me ligj hajdutllekun. Te pakten jan ata, qe kane prona te trasheguara a te fituara me djerse.
Shoqeria jone eshte nje shoqeri hadutesh dhe hajduti mbrohet me ligj. Lumi qe mori lamen me gjithe llumin….