Drama e emigracionit të gjatë pa mundësi integrimi jashtë apo në atdhe ka prekur me mijëra familje shqiptare. Ata që po kthehen pas dhjetëra vitesh jashtë, apo pas refuzimit të një kërkese për azil, përballen në Shqipëri me mungesën e strukturave publike që do ta lehtësonin riintegrimin e tyre.
Nga Albana Muçaj, BusinessMag.al
Adil Brahaj është 38 vjeç. Gati 20 vitet e fundit të jetës së tij i ka kaluar si emigrant jashtë vendit, shumë vite në Greqi, e pesëvjeçarin e fundit në Suedi dhe Gjermani. Ka vetëm një javë që është kthyer në Shqipëri ditën kur e takojmë në një kafe pranë sheshit Avni Rustemi në Tiranë. Prej tre ditësh Adili ka filluar punë në një call center (në gjermanisht), i cili ndodhet pranë këtij sheshi.
Adil Brahaj është 38 vjeç. Gati 20 vitet e fundit të jetës së tij i ka kaluar si emigrant jashtë vendit, shumë vite në Greqi, e pesëvjeçarin e fundit në Suedi dhe Gjermani. Ka vetëm një javë që është kthyer në Shqipëri ditën kur e takojmë në një kafe pranë sheshit Avni Rustemi në Tiranë. Prej tre ditësh Adili ka filluar punë në një call center (në gjermanisht), i cili ndodhet pranë këtij sheshi.
Me shikimin e përhumbur, tipike për shumë emigrantë që rikthehen në vend, Adili tregon se e kanë kthyer nga Gjermania, ku kërkonte azil prej tre vite e gjysëm. Nuk di të spjegojë shumë, ende nuk i ka kuptuar arsyet e dëbimit pa një njoftim paraprak.
Shqetësimi i tij i parë janë gruaja dhe djali. Të parës i është ndërprerë terapia që ndiqte tek psikiatri, ndërsa djalit tre vjeçar i janë theksuar problemet e sëmundjes së tij kronike me laringun. Në telefonatë me gruan mëson se djali është me 40 temperaturë. E takojmë në pushimin e tij të drekës, ndërsa shpesh shikon orën, që të rikthehet në kohë në punën e tij të re.
‘’Me 250 euro të ardhura mujore, nuk do të mund të siguroj mbështetje për gruan dhe djalin’’, thotë Adili. Nuk di ku të drejtohet për të marrë informacione, apo një përkrahje të mundshme. ‘Ndihem i huaj këtu. Nuk di të orientohem. Disa herë kam ngatërruar stacionin e autobuzit për kthimin në shtëpi, dhe përfundoj të bëj në këmbë shumë pjesë të rrugës’’, thotë ai.
Nuk e di sa funksionale janë zyrat e punës në Tiranë. Ndaj thotë se nuk është prezantuar aty për t’u regjistruar si i papunë. Adil Brahaj ka punuar 1 euro/orë (5 orë në ditë) në komunën ku jetonte në Gjermani. Një punë kjo që shpreh dëshirën e tij për t’u integruar atje.
I përhumbur në Tiranë, Adili përsërit nevojën për psikologë e psikiatër për gruan, por tronditja e tij, të lë të kuptosh se edhe ai vetë ka nevojë për një psikolog.
Drama e familjes shqiptare që ka ‘humbur’ vite në përpjekje për të ndërtuar një jetë jashtë vendit nuk është e re. Shqetësimi, është se ajo po përsëritet në mënyrë konsistente, si për të treguar se asnjë hap nuk po bëhet në këtë drejtim.
Adili tregon se në Greqi, ka punuar në bujqësi, kamarier, shofer, murator, e sërish në bujqësi gjatë periudhës së krizës ekonomike atje. Në këtë periudhë krize, është rikthyer shumë pak dhe madje ka menduar të ndërtojë një jetë në Tiranë, por pa sukses.
Mediat gjermane: Familja ishte e mirëintegruar
Disa media gjermane kanë shkruar për rastin e Adilit. ‘’Lübecker Nachrichten’’ dhe ‘’Segeberger Zeitung’’, u referohen vullnetarëve që kishin në patronazh familjen Brahaj, avokatit dhe përfaqësues të disa institucioneve. Përshtypja e krijuar gjatë takimit me Adilin, se ai është një kryefamiljar me kulturë pune e dëshirë të madhe për t’u integruar, përkon me atë çfarë shkruhet në artikujt e mediave gjermane.
Largimi i papritur i familjes, cilësohet si një veprim i parë vetëm nëpër filma. ‘Nuk kishte asnjë komunikim nga zyrat e huaja që familja duhet të largohej’, thuhet në media. ‘’Familja ishte mirëintegruar, pastaj lejohet që me një fëmijë të sëmurë të përzihet nga Ricklingu? Kjo është përzërja jonë e parë’’, thotë Irmela Bartels, vullnetare.
Vetë Adili nuk arrin ta spjegojë largimin pa paralajmërim, apo edhe faktin që nuk i është lejuar të përdorë telefonin. ‘’Çdo person që ka nevojë, i lejohet që t’i telefonojë avokatit të tij’’, thekson znj. Bartels, në media, e cila se bashku me me një tjetër ndihmëse Dr. Anne Engelhard kanë arritur të takojnë familjen e përzënë në momentin e nisjes me autobus në drejtim të aeroportit të Frankfurtit. “Kemi mundur që t’i japim gruas disa ilaçe të rëndësishme”, thotë Bartels.
Adili po përgatitej të niste një shkollë të profesionale, ndërsa kishte gjetur vendin e punës (kusht për shkollën). Ne gazetën gjermane, citohen përfaqësuesit e zyrës së punësimit. Regine Gühlstorf thotë se ‘’Ne si firmë nuk arrijmë ta kuptojmë, e kishim mundësinë e punësimit të tij, në praktikë ishte shumë i mirë, kontrata ka qenë e mbyllur, do të ishte një situatë e favorshme. Përzënia qendron ende e paqartë. I riu shqiptar është një njëri i përkryer, flet shumë mirë gjermanisht, është i vullnetshëm dhe dëshiron të punojë, por për fat të keq për zyrat e huaja kjo nuk mjafton. Kjo varet nga ligjet e Asylit. Unë e kam njohur familjen personalisht. Jam shumë e mërzitur, por ky është mendimi im personal’’. Shqetësime në media janë ngritur edhe për djalin tre vjeçar. ‘’I diskutuesshëm është nëse fëmijës 3 vjeçar i lejohej të udhëtonte. Fëmija vuan nga sëmundja kronike ‘Pseudolaring’. Mjeku i familjes nuk lejohet të komentojë rastin për shkak të konfidencialitetit të tij. Megjithatë është në përgjithësi një inflamacion i qafës i karakterizuar nga kollitja dhe frymëmarrja. Në këtë rast duhet të merret menjëherë ilaçi i duhur. Por, ka raste që gjendja e fëmijës mund të bëhet shumë më dramatike dhe pacienti të mos marrë frymë dhe në një rast të tillë emergjent është e mundur vetëm në spital. Në autobus dhe aeroplan kjo gjë është shumë e rrezikshme’’, thuhet në mediat gjermane.
Shumë plane largimi, pak riintegrim
Me një nivel të lartë emigracioni, vitet e fundit e theksuar nga kërkesat për Azil, vendi nuk ka institucione specifike për rehabilitimin e riintegrimin e posaçësm të këtij kontigjenti në vend. Azilkërkuesit që kthehen në vend janë me mijëra, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë ‘vegjetojnë’ në shtetë të huaja, deri në një përgjigje, që përfundon të jetë masivisht negative, sidomos nga Gjermania.
Në tre vitet e fundit (2015-2017), të dhënat e Eurostat tregojnë se kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian 132 mijë shqiptarë. Kjo është vetëm një pjesë e të larguarve. Mijëra të tjerë, po largohen nga vendi pasi pajisen me një kontratë pune, fitojnë llotarinë amerikane, apo shumë mënyra të tjera largimi, deri në formë ilegale.
Mëse e kuptuar në periudhën e ndërrimit të regjimit, emigracioni i shqiptarëve në fakt në më shumë se një çerek shekulli, rishfaqet në mënyrë të vazhdueshme e përmasa të mëdha, duke reflektuar pasojat e mungesës së vazhdueshme të një politike të mirëfilltë sociale, nivelit të lartë të korrupsionit e pasigurivë të mëdha që ofrohen në vend. Fakti konfirmohet nga të dhënat e Barometrit të Ballkanit, i cili tregon se vitin e kaluar 50% e të anketuarve planifikonin të largohen nga vendi. Shifër kjo në nivele të larta, e për më tepër në rritje (një vit më parë, 48% e të anketuarve planifikonin largimin nga vendi).
Institucionet publike e pranojnë dobësinë në ndalimin e kësaj rrjedhe emigracioni, e po ashtu edhe riintegrimin e emigrantëve të kthyer.
Në Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Migracionit 2018-2024, Ministria e Diasporës, vë në dukje tre shkaqet pse emigrojnë shqiptarët. Shkaku kryesor pranohet të jetë faktori ekonomik. Në dokumentin e qeverisë thuhet se, “Shqiptarët largohen kryesisht për arsye ekonomike, të tilla si mungesa e mundësive për punësim, kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi”.
Arsyeja e dytë është siguria publike. Shqipëria është përballur me flukse masive emigratore, si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë publike apo trazirave në vend. Një numër i madh i personave të kualifikuar me kushte të mira ekonomike janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tyre.
Si faktor i tretë cilësohen institucionet e dobëta: Ato kanë krijuar mungesë besimi te qytetarët për përmirësimin e situatës në vend, vëren raporti, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore.
Dokumenti që mban firmën e qeverisë shqiptare thekson se institucionet e dobëta dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit ndikojnë në përpjekjet e emigrantëve për t’u rikthyer. ‘Në vitin 1990, 40% e arsimtarëve dhe studiuesve u larguan nga vendi’, sipas raportit. Fenomeni vijon me përmasa të mëdha, së fundi edhe me numrin e madh të studentëve.
Një studim i bërë nga Ardian Hackaj, Dr. Esmeralda Shehaj dhe Neshat Zeneli, mbi emigracionin në Gjermani në periudhën 2014-2016, rezulton se, një e katërta e të anketuarve nuk kanë pasur asnjë kontakt me institucionet publike në Shqipëri që nga kthimi i tyre. ‘Ata sillen sikur nuk kanë ikur kurrë nga Shqipëria dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë për azil në vendet e BE-së. Gjtihsesi ata kanë qenë të paktën një herë në ambasadën gjermane në Tiranë pas kthimit’’. Studimi, ‘’Mbi njohjen e emigracionit Shqiptar në Gjermani 2014-2016’’ trregon se, ‘’nga të anketuarit që pranojnë se janë prezantuar në zyrat e punës, një prej tyre është regjistruar në zyrat e punës në janar 2016, dhe nuk ka marrë asnjë njoftim nga zyra e punës, që atëherë.’’ Sipas këtij studimi, emigrimi i fëmijëve dhe riintegrimi i tyre në sistemin shkollor është një problem i vërtetë. Drejtori i shkollës Jordan Misja, në Shkodër, citohet të thonë se, ‘’në semestrin e parë të 2014-ës, më shumë se 10% e nxënësve kanë ikur me familjet e tyre. Që nga atëherë, rreth gjysma janë kthyer’’.
Në Shqipëri ka një strategji për riintegrimin e qytetarëve shqiptarë 2010-2015, një plan veprimi që synon të respektojë marrëveshjet e qeverisë Shqiptare me shtete të tjera për të pranuar qytetarët e kthyer. Por, një studim i bërë për emigrantët nga Dr.Sidita Dibra; Irma Semini dhe Marsela Allmuça, tregon se, ‘’ strategjia fokusohet tek emigrantët e kthyer, por nuk përmend dhe nuk trajton kategorinë specifike të azilkërkuesve shqiptarë që kthehen në vendin e tyre të origjinës’’. Kjo kthehet, sipas studiuesve, në një pengësë për kryefamilarët në integrimin në punë, dhe për fëmijët në riintegrimin në shkolla.
Nuk ka një politikë apo dokument të shkruar për azilantët e kryer pasi, vetë qeveria, ashtu siç vlerësojnë edhe institucione ndërkombëtare e shtetet pritëse, Shqipëria cilësohet si një vend i sigurt. Ndaj edhe pse një femonen që ka marrë përmasa të mëdha (kërkezat për azil, refuzimi i tyre, nevoja për integrim) qeveria nuk e konsideron problem).
Ndër të paktat mundësi insitutcionale për riintegrim, është zbatimi i disa projekteve të huaja që kanë në fokus punësimin e të rinjve. Në vend, po zbatohen programe, të financuara nga qeveritë gjermane, zvicerane, etj., që synojnë emigrimin e ligjshëm më Gjermani, por mbi të gjitha riintegrimin e zhvillimin e të rinjve në Shqipëri. Një projekt është ‘’IDEA’’. Ai nxit hapjen e bizneseve të reja në Shqipëri, me një mesazh domethënës ‘Make it in Albania’.
Kryeministri jone e ka hallin te rrisi sa me shume taksat. Nuk gjen zgjidhje per 80 % te popullates qe me zor shtune muajin.
Keta te vetequajtur gazetare, qe nuk dine as te formulojne sakte dy rrjeshta, nuk e kuptojne as vete temen qe ata duan te trajtojne. Qe ne fillim te shkrimit, kur shikon qe nje tekst eshte shruajtur dy here, e kupton qe me çfare niveli skandaloz te gazetarit kemi te bejme. Sa per rastin e njeriut ne fjale, nuk eshte faji i ndonje qeverie apo shteti nese dikush si puna e ketij tipit(tipik shqiptar injorant) nuk e kuptoi kurre se si funksionon jeta me rregullat ne ato shete qe ai ka vajtur. Kerkojne akoma azil shqiptaret injorante te sotem, kur nuk e kuptojne qe nuk ka shtet qe i pranon, sepse nuk ka arsye per te kerkuar azil. Shume shqiptare kane akoma mentalitetin e “tokes se zanum”, duke menduar qe ligjet duhet te jene ashtu siç u intereson atyre. Duan te rrine me zor diku ne ndonje shtet edhe pse ligjet e atij shteti nuk e lejojne nje qendrim te tille.
Sa per problemi e femijeve qe shkeputen nga shkolla dhe kur vijne nuk gjejne akoma veten, eshte faji i famipjareve injorante qe kur marrin vendimin per tu larguar nuk mendojne as per jeten e femijeve te tyre. Nuk veprohet si nje shqiptar tipik qe thote “po ta provoj nje here…” dhe kur nuk u dalin planet e bera ne kafene, fajin e ka qeveria, sipas tyre. Per fat te keq injoranca eshte ne shkalle shume te larte tek shqiptaret dhe e tille do te jete edhe rezultati i puneve qe ata bejne.
Po ti je rregullu per vete. Kur shkove ti kishte ligje te tjera besoj. Njerezit marrin rrugen nga halli, se po te kishte mbeshtetje sociale ne Shqiperi sic ka ne vendet e Bashkimit Evropian, nuk do ta merrte rrugen kush. Cope trapi
Nga mbiemri me duket si egjiptian(jevgjit ne shqip) . Po r’rendesi ka, kemi dhe shqipetare si puna e ketij tipit. I eshte nderprere psikiatri gruas thote,. Po sikur gruaja te shkonte te punonte e jo te shkonte tek psikiatri me taksat e germane ve. E ke mire zoteri, keta duan toke e xamun, e te gjithe te mbajne keta. Pastaj I ka fajet qeveria. Hajde shkoni punoni, parazite.
Ke shume te drejte, e keshtu mendoj edhe Une, Gjeja e habitshme eshte se shume prej me rrufjanet tyre marrin azil ne fakt.
Akoma humbet rrugëve ky, dhe në vendin e tij? Epo me falni por paska probleme mendore. Lëre pastaj mos të diskutojmë shprehjen “shikimi i përhumbur tipik i emigrantëve “. Gazetarë pordhace dhe injorante.
Epo ja ju kemi lene ju te zgjuarve ta beni ate mut vendi ! Ja pafshi ajrin lart e me lart se qenefi sdo tja di nga pordhet !!!
shume mire dhe korrete e ka shpjeguar gazeta tema.
une ju them se nuk ka me azile per shqiotaret e shqipëris,kosoves dhe popujve evrooian,se nuk jane ne luftra,perveç disa personaluteteve pokitike e institucione politike,si psh lideri i katalunias qe proklanoj pavarsi te katalunias nga espania,dhe iku ne belgjik,por mesa kame lexuar eshte arrestuar gjate nje vizite ne gjermani me kerkes te madridit.
e vertet se tani kjo familje e kthyer nga perendimemi eshte si ne vende te huaj ne vendin e vete.
se ne afro 27 vite ne perendim nuk njofim rinin e ktyre 27 vite pas emigrimit dhe ata nuk na njofin neve,si i huaj ne vendin tende,porpis disa mishatar te rralle ne fshate.
madje ka raste ne pushime ne qytete ne kosove edhe na shikojn keq me nje sy si te panjoftur per ta.
por dhe eshte dramatike te adaptohesh ne mentalitete te shqiptarve jashte kulturave te evropes perendimore.
edhe ushqimi eshte krejte ndryshe,tv e tradita
eshte nje terrore psiqike te futesh ne trafik rrugore sesi i grahin makinave ne logjika te lindjes dhe medheut arab .
Ti që as emrin vendos me mirë rri jashtë e mos o thuaj vetes shqiptar. Muti të ngeltë në surrat, rracë bastarde.
Basdart eshte pidhi i sames tate mor qenef ,te qifsha listen e dasmes !!
Pune ka por s’ka profesioniste.
Prandaj po i dergojme shqiptaret qe te profesionalizohen ne Europe si AZILANTË.