Si FSHF ra në grackën ligjore për Zgjedhje

30 Mars 2018, 15:20Sport TEMA

“Asambleja Zgjedhore e FSHF-së ishte një art më vete manipulimi. Përballë kandidaturës së Armand Dukës, ishte Bashkim Fino. Me një staf të bindur për “vetëgjyqësi” në veprimet abuzive, FSHF kreu një numër të gjatë manipulimesh, vetëm për të rizgjedhur Dukën në krye të postit.

Përpara listave formale, emrave pa lidhje me sportin apo klubet që përfaqësonin, me shijaks të Veliopjës, laçian të Burrelit apo shkodranë të Lezhës, ishin të gatshëm të realizonin me sukses rizgjedhjen.

Përpara mbështetjes politike të disa partive, ishin të gatshëm të konsolidonin përfaqësues të ndryshëm të Bashkive.

Shumëkush paramendoi humbjen e kandidaturës së Bashkim Finos, duke e thënë me një qetësi vrastare, se presidenti aktual i kishte marrë të gjitha masat dhe do bënte marifete të ndryshme për të garantuar fitoren.

Pa i hyrë mentalitetit abuziv, që manipulimet konsiderohen çuditërisht gjëra normale në Shqipëri, Bashkim Fino vendosi të ndjekë një strategji ndryshe. Një strategji që duhet të shërbente si precedent, se futbolli nuk duhet ta humbasë shpresën përpara paligjshmërive. Vendosi të ndjekë një strategji ligjore, kur drejtësia mund të vononte, por nuk do harronte.

Për çdo paligjshmëri, u bënë ankesa me shkrim. Për çdo dokumentacion të futur në mënyrë abuzive, u bënë kërkesa për informacion (pavarësisht se në mënyrë abuzive nuk u servirën nga FSHF). Për çdo person pa lidhje me sportin, që valëviste një mandat të pavlefshëm përfaqësimi, u lejua me vetëdije që të darkonte dhe flinte falas hoteleve të Durrësit që një javë para ditës së Zgjedhjeve.

Për këdo që mund apo aludohej se kishte bërë kompromis të formave të ndryshme, u lejua të vetëkënaqej me pazarin që mund të kishte bërë.

Për këdo që priste emërime si shpërblim, u lejua të vetëknaqej për çmimin që i kishte vendosur vetes.

Abuzimi i nisur ligjor, manipulimi strategjik i paracaktuar, u lejua të realizohej, për aq kohë sa kushdo ishte i pafuqishëm ta ndalonte. As media dhe as instancat e duhura, e patën të pamundur të ndërhyjnë në atë “babëzi”.

Në kushte të tilla, duke pasur besim se para ligjit janë të gjithë të barabartë, Bashkim Fino vendosi të parapërgatisë “grackën juridike”. Të lejojë që të vetëkënaqen me abuzimet dhe të hapin shampanjat që fituan ilegalisht.

Pas “darkës së fitores”, priti me qetësi dhe durim, që të vinte ora e drejtësisë.

Një drejtësi e kërkuar zyrtarisht në KAS-in e Lozanës prej tij, por mbi të gjitha e pritur nga Gjykata në Shqipëri.

Nuk zgjati shumë dhe strategjia juridike, e bazuar në themele ndershmërie e barazie, doli e suksesshme.

Ditën e premte, 30 mars 2018, Gjykata e Tiranës vendosi të mos e regjistrojë Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së. La pa mandat presidentin e FSHF-së dhe të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që u zgjodhën gjithashtu abuzivisht.

Me forcën e ligjit, Gjykata i kërkoi FSHF-së të paraqiste ligjshmërinë e votuesve, mandatet e tyre të delegimit, kush i kishte deleguar dhe çdo dokumentacion ligjor. Një kërkesë e thjeshtë, por që para manipulimeve që FSHF kishte bërë vetë, nuk ia doli t’ia hedhë drejtësisë.

Futbolli shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë imazhi, por fitoi shpresën se drejtësia funksionon.

Dehja e festës së fitores së manipulimeve, nuk zgjati shumë.

Tashmë kemi një FSHF ilegale. Kemi president dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të paregjistruar në Gjykatë.

Strategjia për të lejuar drejtësinë që të gjykojë ilegalët, funksionoi…”

Nga FATION SHEHU

11 komente në “Si FSHF ra në grackën ligjore për Zgjedhje”

  1. Lumi says:

    Banda mafjoze e futbollit, mbushur me hajdut e injorant, s’ka lidhje me ligjin. Ata besojne vetem te bosi.

  2. Berti says:

    Drejtësia e Bashkim Finos? Çfarë po më dëgjojnë veshët, kaka do të zëvendësojë shuren. Hajduti dhe spiuni grek Fino kërkon drejtësi për vjedhjen e votave nga shura Duka. Hajde vend hajde, largpamesi Fino….
    Yt fare e keqe osmane.

    1. Vezhgues EU says:

      Epo shqiptaret keshtu e kuptojne.

      Prit, kur te thone e meriton Gramoz Ruci apo Palla e Kopacja.

  3. sport dashesi says:

    Ne se kjo qe shkruhet ketu eshte e vertete dhe ne se ne krye te institucionit me te rendesishem te futbollit shqiptar nuk do te jete me Z. Duka, them se vertete shteti ka filluar te funksionoje si dhe drejtesisa ka filluar te funksionoje.

    Individualisht nuk kam asgje me Z. Duka, dhe nuk e paragjykoj per asgje, ose nuk kam informacion te mjaftueshem per sa shume ka bere per futbollin ose sa shume e ka demtuar ate. Por per nje gje jam i bindur, progresin e sjell qarkullimi i elitave, dhe eshte e domosdoshme qe edhe kjo strukture shume e rendesishme e futbollit tone te ndryshoje te shkundet dhe te kete nje mentalitet ndryshe… sido qofte ai.

    Ne kete insistim te pakkuptimte te Z. Duka per te mbajtur dhe dhunuar ne vazhdimesi kete insitucion qe e ka kapur me thonj prej shume vitesh dhe qe me cdo kusht e cmimi kerkon ta mbaje, shoh me trishtim se sa pak ai vlereson ndjenjat dhe endrren e popullit te tije ku ne kete rast kjo nuk eshte as thjeshte nje loje, as thjeshte nje kenaqesi pafund qe mbush pjese te rendesishmete deshirave te nje grupi te madh njerzish, por ne kete rast edhe nje ndjenje e kenaqesi kombetare,… qe te jemi te sinqerte shpesh here me mungesa te shumta per ne Shqiptaret.

    Gjithsesi le te shpresojme qe nje model i vjeter po iken dhe nje fryme ndryshe se paku po vjen. Si dhe Z. Duka u ngop e u majm mjaftueshem me cka marre e me cnuk ka marre nga te qenurit ne krye te grykes se thesit te quajtur Federata Shqiptare e Futbollit. Me ndjeni Z. Duka se me te drejte Ju ose dikush tjeter mund te me pyesi… po ku e di ti mor mik qe sa shume ka marre ose ska marre Z. Duka ne FSHF, … jo vertete nuk e di, por duke te njehir qe je as i zgjuar dhe as punetor… insistimi per te qendryar ne krye me cdo kusht e menyre me shtyn te mendoj qe ke rruajtur e vazhdon te rruash, pa dashur te dish se cfare demi po i ben nje institucioni kaq te rendesishem dhe me kaq vlera e impakt per popullin tend. Pra vetm intersa te medha finiaciare te shtyjne qe te mos terhiqeni nga kjo marrezi…..

    Rruge te mbare Z. Duka ne jeten tuaj, por hiqju qafe tashme Shqiptareve se ju ke zene frymen.

    1. Une e pata parashikuarar qysh perpara kete fenomen negativ se keshtu duhej te ndodhte dhe po behemi gazi i botes ne futboll.Futbollin duhet ta drejtojne vlonjatet se ato jane te zgjuar dhe i vene pikat mbi i

  4. Vito Kermilli, shoku i Nikos says:

    Ceshtje qe duhet hapur per hetim qe te provohen lidhjet kriminale te Armand Dukes dhe Niko Lekes :
    ALBANIAN COURIER nje firme e Union Group, eshte pjesemarrese me 50 % te aksioneve ne kompanine KATO VORA ALBANIA, krijuar me 16/02/2017 dhe ku 50 % te aksioneve te tjera e ka AIBA, firma qe prodhon veze ne pronesi 100 % te Armand Dukes, Presidentit te Federates Shqiptare.
    ALBANIAN COURIER eshte prone e Unionit Financiar, pjese e Union Group, te cilen e zoterojne vellezerit Leka.
    Unioni Fiananciar eshte zoterues i paketes kryesore te Bankes Union Bank e cila nga ana e vet ka nje kontrate sponsorizimi me FSHF, ku eshte presindet Armand Duka. Ja linku i FSHF http://fshf.org/sq/fshf-dhe-union-bank-rinovojne-marreveshjen-e-sponsorizimit/
    Pyetja eshte kjo : perse Presindenti i FSHF Armand Duka ka nje firme te perbashket me sponsorizuesit e FSHF dhe a eshte e lejueshme kjo ?
    Shikoni spostimet e bashkeveprimit ne disa kompani ne menyre qe te mos investigohet drejt dhe lehte qe kemi te bejme po me te njejtet persona qe zoterojne UNION Bank.
    Pyetja do qendroje varur deri diten qe kjo pyetje te marre pergjigje nga sponsoret e FSHF se Mand Veza nuk e jep pergjigjen.

  5. Spartaku says:

    Duka duhet zhdukur nga posti i presidentit,se mori me qafe sportin shqipetare.

  6. Dimeri says:

    Respekte per punen e palodhur dhe plot guxim te Finos.
    Shpresa te medha,per nje rruge te ndershme,ne lojen e bukur te futbollit.
    Fino tregoj se mposhten dhe gjigandet e korupsionit,kur drejtesia vepron.

  7. Bureto says:

    Nuk e njoh mirë FShF, por njoh mirë si Dukën ashtu dhe Finon. Jam sportdashës dhe më intereson rritja cilësore e sporteve në tërrësi dhe e futbollit në veçanti si më popullori. Ndaj që për mendimin tim jo vetëm që nuk duhej e nuk duhet të vazhdojë më gjatë Duka, për më tepër me manipulime, por as Fino, të cilin se lidh asgjë me futbollin. Po të qe ndryshe, unë do isha më i vlefshëm se jam futbolldashës ashtu si dhe Fino (tifoz i Luftëtarit), por kam luajtur ca edhe futboll! Por jo! E mira e do që në krye të FShF të zgjidhet njeri i fushësm me reputacion dhe menaxher i mirë. Besoj se në gjirin e komunitetit futbollistik do të ketë disa të tillë. Me sa e kan ndjekur nga media psh. Igli Tare do të ishte një kanditaturë e pëlqyeshme, por druaj se a është vetë ai i gatshëm për këtë përgjegjësi, ose enga që mund të jetë më mirë aty ku është, tek Laci, por edhe sepse e paska kërkuar dhe Juve si drejtor teknik.

    1. Ben says:

      Bureto-po Duken c’e lidhte me futbollin kur kandidoi per president? Fino te pakten eshte intelektual, apo mos do ne krye te federates ndonje injorant qe ka luajtur futboll, por qe ka bere ves shkollen fillore. Ne krye te FSHF duhet nje manaxher dhe jo nje specialist futbolli.

  8. tomorraku says:

    Po te mos ishte Bashkim Fino do t’i kisha besuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje