Vetëvrasja e një Republike që lindi nga genocidi politik

30 Mars 2018, 18:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Republika e Kosovës ka bërë një akt vetëvrasje, duke u përfshirë në përndjekjen politike të një shteti autoritar, që persekuton kundërshtarët politik, dhe duke kthyer  shtetin e Republikës së Kosovës në një polici politike në shërbim të problemeve politike të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Ekstradimi jashtë çdo procedure ligjore i gjashtë mësuesve turq që kanë shërbyer në kolegjin “Mehmet Akif” në Kosovë, vetëm se ata i ka kërkuar t’i burgosë Turqia si “armiq politik” të presidentit Erdogan është vetëvrasje shumëplanëshe.

Së pari, ajo godet arsyen përse është themeluar shteti i Kosovës. Kosova ndryshe nga çdo shtet tjetër në botë, është një investim i Perëndimit për të shpëtuar një popull që persekutohej politikisht për shkak të origjinës etnike. Shqiptarët e Kosovës, u kthyen në viktima të një regjimi politik diktatorial dhe si të tillë, mijëra veprimtarë kosovarë të pavarësisë dhe liderët e saj politik, mërguan në Perëndim për të organizuar prej andej rezistencën politike.

Kosova është sot shtet dhe Republikë, falë vendeve perëndimore që strehonin veprimtarë politik, të cilët në Jugosllavi quheshin terroristë. Jusuf Gërvalla u përndoq nga UDB deri në Gjermani dhe u vra bashkë me dy shokët e tij atje, por policia gjermane ende e heton vrasjen e tij.  Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, dhjetëra drejtues të Vetëvendosjes, e mijëra të tjerë më pak të njohur, kanë provuar të gjithë një herë dokumentin e azilantit politik në Perëndim dhe etiketimin terrorist në atdheun e tyre. Është e pafalshme që në dhjetë vjetorin e parë të Republikës së tyre, këta njerëz ekstradojnë jashtë çdo procedure në Turqi, gjashtë mësues të shpallur terroristë nën një paranojë puçi, që është pjesë e luftës politike për pushtet në Turqi.

Kosova ka asgjesuar kryearsyen përse është bërë Republikë dhe shtet i pavarur me këtë gjest që ka bërë, dhe kjo do të ketë pasoja të pariparueshme në imazhin e saj dhe të ardhmen e saj politike në Europë. Ajo është kthyer papritur në vendin më të pasigurt në botë, në vendin ku adhurohen diktatorët dhe persekutohen arsimtarët e akuzuar si puçistë.

Ai është sot vendi i qeverisur nga njerëz të papërgjegjshëm, që me veprimet e tyre të dëshpëruara pas këtij akti tragjik, tregojnë se nuk funksionojnë si shtet, por si bandë.

Së dyti, Kosova ka kryer vetëvrasje sa i përket imazhit të udhëheqësve të saj. Kosova është e “dënuar” të ketë udhëheqës demokratë. E di që askush prej tyre nuk ka dëshirë të jetë i tillë, por janë të dënuar të jenë të tillë. E di që ëndrra e çdo udhëheqësi në Ballkan është modeli i Erdoganit dhe lehtësia me të cilin ai qëndron në pushtet, abuzon dhe merr vendime, por janë të dënuar të jenë “demokratë” pro-europianë dhe jo osmanllinj.

Sido që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Albin Kurti apo Isa Mustafa, të sillen në Kosovë si demokratë, ky rast i nxjerr ata zbuluar si adhurues diktature. Një demokrat është demokrat, jo vetëm aty ku është i detyruar të sillet si i tillë, por sidomos aty ku shkelen liritë njerëzore. Ai nuk mund të bëjë kurrë aleancë politike dhe marrëveshje me një tip si Erdogani, përveç marrëdhënieve shtetërore korrekte që reflektojnë historinë mes dy vendeve.

Gjesti i dorëzimit të gjashtë mësuesve mjafton për të njollosur çdo lider në Kosovë si autokrat dhe erdoganist, pamvarësisht ka apo jo përgjegjësi. Mënyra si e pranuan këtë gjest tregon se ata adhurojnë diktaturën.

Së treti, ky është një gjest vetëvrasës dhe për shtetin e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi sot ministrin e Brendshëm dhe një zëvendësministër, por kjo vetëm sa e komplikon dhe më shumë problemin, pasi dëshmon ekzistencën, ose të një shteti të papërgjegjshëm, ose të një strukture paralele brenda shtetit.

Ky rast është pak të hajë dhe gjithë qeverinë e Kosovës. Ai dhe me aq nuk shlyhet. Të shkarkosh vetëm ministrin e Brendshëm do të thotë, ose që nuk je kryeministër, ose që dikush të është ul këmbëkryq brenda shtetit dhe nuk të pyet.

Incidenti i rëndë duhet të rrëzojë qeverinë e Kosovës dhe t’i fusë në listën e zezë gjithë këta zyrtarë që njollosën Kosovën me këtë gjest. Kurrë më atyre nuk u duhet besuar as një zyrë në shtetin e Kosovës, jo se kanë dorëzuar gjashtë mësues turq, por se kanë bërë Kosovën një vend të pasigurt, të paqartë, të pashpresë, të pafytyrë dhe mbi të gjitha, të papërgjegjshëm. Një shtet që jashtë çdo procedure dorëzon gjashtë qytetarë se ja kërkon një diktator, është shteti i një Republike të vdekur. Përndryshe sot qeveria duhet të kishte rënë dhe Kosova do t’i dëshmonte Perëndimit se nuk e ka tradhtuar atë, për interesa dhe paranoja të një Sulltani që ka ca hysmeqarë në Prishtinë.

56 komente në “Vetëvrasja e një Republike që lindi nga genocidi politik”

  1. Zani Burimi says:

    O pushtetare, çfare do t’u thoni familjeve te arsimtareve turq? Ata jane mesues dhe mua me vjen turp te them se jam mesues, kur palaçot e kombit tim ne nje republike 10-vjeçare ia dorezojne neo-sulltanit sikur te ishin rrugaçe.
    Turp, o “shtetare” te Kosoves!

    1. Epirioti II says:

      GJeja me e ndyre dhe me e pabese qe mund te bente Qeveria e Kosoves.
      Po e mendojn e dot keta zagare se cfare traume u kane shkatuar per tere jeten femijve kosovare qe studionin ne ate shkolle.
      Po cfare turpi i ngjitet races shqiptare qe nuk do na e harroj Europa per nje shekull.
      Nese shoqeria civile ne Kosove nuk ngrihet ne protesta dhe te kerkoje shporrjen e Haradinajt dhe Thacit per kete turp qe bene, i bie qe edhe ata jane vegla te nje Fashisti myslyman, jane burrack, jane qurranjos. Dhe ne kete rast e meritoni t’ju mallkojne “Ju pushtosh perseri Serbia ose Turqia dhe ja u nxjerrsh lengun e zi”.

      1. Hoxh Armandi says:

        Nqs rexhepi kerkon nje gje…turkosovaret do binden te sulltani se e kane babe.

    2. Cudia says:

      Ahh qe nuk kam nje grusht te fort ti ve njehere e mire poshte Thacin dhe Rram-hushin! Plehra turke! Nuk na mjaftuan 500 vjet degie dhe poshterim deri ne izolim ne qelize te kombit tone por duhet te shikojme edhe puthjet e bythes se turkut nga drejtues shteti te Kosoves. Pthuu!!

    3. Theatrical says:

      o z.Baze
      *nga ana morale,nuk kane bere mire qe i kane dorezuar sepse shqiptaret nuk e kane per zakon kete
      *nga ana ligjore,nuk mund ta them me siguri,pasi nuk e di nese kane kryer ndonje veper penale,anti-kushtetuese,apo jane perfshire në ndonje veprimtari anti kombetare, nese ka ndodhur dicka e tille,shteti i Kosoves eshte i detyruar ti ekstradoje në Turqi
      *nga ana diplomatike,duke qene qe Turqia ka mardhenie te ngushta me Kosoven, keta mund ta kene gjykuar qe “ja vlen” per te sakrifikuar disa koka turku per hir te mardhenieve me Turqine,
      mjafton tju kujtoj rasti kur Greiqa iu dorezoi turqve Oçalanin në Nairobi, greku nuk kishte ndonje deshire tiu a dorezonte liderin kurdh turqve,por ja qe ia u dorezuan nga presioni dhe frika e Turqise,,
      ne ate kohe arresitmin e Oçalanit greket e paraqiten sikur ate e rrembyen ne befasi,por në fakt ate e spiunoi vete shteti grek,dhe personi qe iu a dorezoi turqve ishte pikerisht ai të cilit iishte besuar jeta e tij, konsulli i ambasades Jorgo Kostulas
      *por mund te jete (edhe) nje arsye tjeter,qe ka te beje mbase me nje ftohje te Kosoves ndaj burokrateve te EU per liberalisimin e vizave etj (komenti me poshte i i “sit back & relax”)
      dhe në fund,nuk e di nese ka ndonje deklarate te US lidhur me kete..

  2. adi says:

    Ca turq, dorezuan
    Ca turq, te
    Ca turq te tjere.
    Pune turqish.

    1. Maelga says:

      Adi, nuk eshte kaq e thjeshte.
      Ata Turqit qe dorezuan Turq te tjere u bene shtet nga Europa pikerisht ne baze te parimeve te lirise dhe democracise.
      Europa nuk i beri shtet qe te ktheheshin ne satelit te diktatures.
      Kjo qe bene tregon se ata nuk e meritojne ate qe bota beri per ta.

      1. Lexues says:

        Cfare bene? Dorezuan 6 vete tek nje vend anetar i Nato? Franca (atdheu i te drejtave te njeriut) ka dorezuar mijra hebrej ne duart e Hitlerit. Nuk ia hoqi njeri pavaresine.

    2. pirdhuni ne qipro ! says:

      Altin,adi Cari ! Fol per problemin e jo anti-shqiptarizmin tend ! Ne nuk na cahet trapi se je i tille..! Nje mut ne oqeane ! Krimba fekalesh!

  3. Askushi says:

    Bravo, te lumte Mero.

    1. Altin says:

      Edhe me traditen shqiptare edhe me kanun jo miku po as armiku nuk dorzohet.. Po mesa duket esht nje perseritje e divizionit Skenderbeu qe kontriboi ne dorzimin e atyre pak cifuteve ne Kosove. Serbia I ka ber Kosoves dicka shum me te rende… I ka vrare karakterin shqiptar

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        Altin Cari ! Fol per problemin e jo anti-shqiptarizmin tend ! Ne nuk na cahet trapi se je i tille..! Nje mut ne oqeane !

      2. Homeri Shqyptar says:

        I vetmi koment qe vertet ja vlen t’lexohet edhe pse dritherues fakti qe vertet eshte vrare karakteri yne historik..t’paret tone sot dridhen n’varr ngase shenjteria jone eshte shiel!!

      3. Arber says:

        Sakte Altin !

  4. Sali qeni qeni i qenit says:

    Te lumte dora e mendja Z. Mero!

  5. Kombi says:

    TURPIN DHE POSHTERSINE ME TE MADHE E MBAJNE DY CUBAT E KOSOVES . THACI DHE RAMUSHI .
    RAMUSHI MBASI I SHPETOJ EKSTRADIMIT TE TIJ NE SERBI , SOT I VJEN RADHA TE EKSTRADOJE ,DISA MESUES TE CILET MUND TE JENE SHUME ME TE PAFAJSH SE AI . KESHTU ESHTE KUR NE KRYEMINISTER BEHEN INJORANT POLITIKE ,VETEM SE KANE LUFTUAR .

  6. Maelga says:

    Nuk mund te shtoj apo te heq gje prej ketij artikullit o Mero. Sikur me ke lexuar mendjen. Si gjithmone je brilant.

    Shpresoj vetem qe Europa te marre masa dhe t’i revokoje pavaresine ketij shteti satelit te Turqise.
    Nuk po them t’ia japin Serbise, por t’a lene Kosoven krahine autonome nen organizma te caktuar nderkombetare.
    Kosova nuk e meriton te jene shtet i pavarur.

  7. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    adi !!!!!
    Ti qe i itiketon turq kosovaret, je nje plehre qe po ndyn shqiptaret!
    Per tipa si ti nena e mire e lagjes sone thoshte:
    “LESHI I PAJDHIT TE PALARE PER 5 VJET ! “

  8. Lili says:

    Kur qeveria e kosoves behet pake me qeverind e Turqise,te cilen evropa cdo dite po e anatemon,ajo largohet de fakto nga Evropa.
    Hashimi vaehdon te punoje per Serbine.

  9. Awliya Gulshani says:

    Nje fakt tjeter i rendesishem eshte qe njeri prej arsimtareve te arrestuar eshte me shtetesi shqiptare perkrah asaj Turke.
    Udheheqja politike e Kosoves deshtoi pikerisht me ato principe per te cilat luftoi aq gjate dhe derdhi aq shume gjak!

    Turp!

  10. Samet says:

    Me vjen turpe sot qe jame shtetas i Kosoves, shume veper e ulet e pushtetareve tane palaço te rene nga Mali,
    shumica e tyre kane qene Refugjate ne vcendet e Evropes por nuk u dorezuan ne Serbi.
    Turpe dhe vetem turpe.

  11. Maelga says:

    Mezi priten 10 vjet per te dale ne origjine. Nuk duruan dot.
    Mos duhet te themi tani qe Serbia kishte te drejte per ate qe u beri sepse e dinte c’mall ishin?
    Jo, nuk mund ta themi sepse do te ishim njelloj si ata.
    Por tani e treguan hapur fare se tek kosovaret (me disa perjashtime) nuk ke bese.

  12. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    E ke parasysh mashtrimin me liberalizimin e vizave pas nenshkrimit te demarkacionit Mero? Talljen shumeplaneshe te bythes nga ana e Europes me Kosoven por edhe me Shqiperine? Well, ky eshte nje mesazh per Europen caracurv e cila pas plotesimit te kerekses per demarkacionin nga Kosova qet pretekse jo korrupsioni jo leshi jo preshi per te liberalizur vizat. Shqiperise iu liberalizuan vizat kur korrupsioni ishte dhe akoma eshte ne majat e qeverise, pse mos ti liberalizohen edhe Kosoves?! Ka plot mesazhe brenda gjesti i qeverise se kosoves, kush do ti lexoje ashtu sic duhet i lexon, kush ben si demo-patriot si puna Meros thjesht ben byçlepirjen e rradhes….

    1. Maelga says:

      Cfare thua? Kosova me kete qe beri tregoi pikerisht se Europa beri shume mire qe nuk liberalizoi vizat. Perkundrazi, beri gabim qe e beri Kosoven republike te pavarur. Kujt po ia ben “gjestet” qeveria e Kosoves? Atyre qe e bene shtet? Kosova nuk ka te drejte te kerkoje asgje. Europa dhe USA e bene shtet ndersa Kosova ia shperbleu me korrupsion. Ndersa tani shkeli me dy kembet mbi parimet e demokracise.
      Do shikojme si do reagojne shtetet e civilizuara.

  13. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    E ke parasysh mashtrimin me liberalizimin e vizave pas nenshkrimit te demarkacionit Mero? Talljen shumeplaneshe te bythes nga ana e Europes me Kosoven por edhe me Shqiperine? Well, ky eshte nje mesazh per Europen caracurv e cila pas plotesimit te kerekses per demarkacionin nga Kosova qet pretekse jo korrupsioni jo leshi jo preshi per te liberalizur vizat. Shqiperise iu liberalizuan vizat kur korrupsioni ishte dhe akoma eshte ne majat e qeverise, pse mos ti liberalizohen edhe Kosoves?! Ka plot mesazhe brenda gjesti i qeverise se kosoves, kush do ti lexoje ashtu sic duhet i lexon, kush ben si demo-patriot si puna Meros thjesht ben byçlepirjen e rradhes…..

  14. Maelga says:

    EU, USA, revoke Kosovo independence!

    1. Ilir says:

      Ti Maelga shko dhe lih diku tjeter, dhe thuaju padroneve te tu sllavo-fone, qe s’kane me shanc me shqiptaret. Hajt thyej qafen nga ke ardhur.

  15. Tani says:

    Nga analizat e bukur qe kam lexuar. I ke vene piken mbi “i”

  16. I URTI says:

    Ndersa une mendoj , se dora origjinale e kesaj poshtersie , duhet kerkuar
    me teper tek rrjeti rrenqethes agjenturor serb ne Kosove , se sa
    tek sulltani i sotem turk , Erdogani . Kjo qe ndodhi , i sherben shume me
    teper Serbise dhe Putinit , se sa sulltanit Erdogan .

  17. padrejtësi says:

    Nuk është e vërtetë se vetëm shtete europiane kanë strehu shqiptarë që kanë ra në konflikt me Jugosllavinë socialiste ka strehu edhe Turqia dhe kush u vra nga ata qofshin ballist apo enverist po të ishte ekstradu Jusuf Gërvalla jam i bindur gjallë do të ishte kështu ai dhe shumë veprimtarë u vranë mu atje ku besuan se do të jenë të sigurt, ekstrsdimi është i keq por artikullshruesi që heret është i njohur për shkrimet e tij kundër atyre që ndezen luftën për herë të parë në një krahinë që ishte nën juridiksion serb dhe ka vazhdo sa ka dalë ndoj shkas sado i vogël këtu nuk sqarohet ka far marvrshje shtetrore ishin të përndjekur strehim kërkues e tj.është e vërtet se u investu për secilin shtet në ballkan nga ndokush është e vërtet se lanë Kosovën në atë situatë që sa i tregojnë ferrin e sa parajsën

  18. orli says:

    Politikaret e kosoves i kane hype gomarit se prapthi! Nuk e kisha menduar kurre qe ramushi te ishte nje palle k…a..ri, pasi kerkuan me kembengulje per cdo gje ndihmen e Shqiperise nene tani qe po kujtojne se u bene shtet me mburrje kerkojne nga Rama e shqiptaret qe mos te hyjne ne punet e tyre por te merren me punet e veta.Kur nje polic serb i merrte perpara gjithe fshatin mbi nje miljon e dyqindmije erdhen e futen koken ke nena Shqiperi nen flamurin kuq e zi e tani analfabeti ramush e heq naten nga shtiza e i thote k/ministrit te Shqiperise shif punet tua ne te njejten kohe kur e arrestuan ne France kerkonin qe te nderhynte shteti Shqiptare! Gjeja me e thjeshte qe duhet te beje palloshi ramush dhe te gjithe ata qe ju duket vetja si komb kosovare te dorzojne pashaporten Shqiptare!

  19. Deanti says:

    Maskarenj , bande. Njollosen gjithe kombin. Ne nje vend normal sot i kish arrestu prokuroria pergjegjesit perfshi drejtor sherbimi e ministra leshi.

  20. Izeti says:

    Mero fantastik si gjithnje

  21. K9 says:

    Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Turqia janë shtete tërësisht orjentale. Jeta jonë në familje, kultura e institucioneve, mentaliteti i shoqërisë janë gjithashtu orjentale. Edhe mënyra si komunikojmë me njeri tjetrin si fqinjë apo me perëndimorët.
    Turqia duke shfrytëzuar dobësitë tona së bashku me Greqinë, kanë arritur të penetrojnë dhe shpërfytyrojnë shoqërinë shqiptare sipas interesave të tyre. Para, gjatë, patjetër edhe pas Erdoganit. Fe, fanatizëm, filma, korrupsion, investime strategjike, borxhe, banka, edukim, polici, parti politike etj, etj. Mendoj se problemin me Turqinë duhet ta shohim në tërësinë e tij, pavarsisht inateve të një satrapi kalimtar si Erdogan me të ngjashmit e tij, po njësoj të rrezikshëm.
    Kosova fatkeqsisht është një dështim i madh, gati dramatik së pari i Europës,
    kur sajuan diçka absurde dhe komplekse, si e si për tu dukur flamurtarë të demokracisë, në vend të një shteti efiçent dhe praktik. Njëqind komunitete, krejt të parëndësishme, që mund të mbajnë peng komunitetin absolut të shqiptarve dhe biles edhe vetë shtetin. Një kushtetutë absurde që e ka hedhur Kosovën në një llucë ineviçence dhe institucione ndërkombëtare krejtësisht të dështuara, që vazhdojnë dhe ju heqin të drejtën shqiptarëve të vetqeverisen, me të gjithë mënyrat. Paaftësi dhe dështim total i Europës në gjolin e bisedimeve Serbi-Kosovë. Prioritet integrimi persekutorëve serbë dhe rracizëm dhe bllokim ndaj viktimave të genocidit serb. Asnjë lloj investimi strategjik infrastrukturor apo industrial për të krijuar vende pune. Dështim dhe poshtërim kur vetë Europa nuk bën asgjë që 5 pjestarët e saj ta njohin shtetin e Kosovës, që vet qeveris, po të kesh parasysh atë që bën Rusia për Serbinë në arenën ndërkombëtare.
    Në fund besoj se edhe vetë kosovarët duke ju lëshuar ekstremizmit fetar, islamllëqeve, mafjes, hakmarrjes, turqizmave, korrupsionit, kulturës orjentale dhe folklorizmit anadollak, i vunë shkelmin 150 viteve rezistence të larë me gjak.
    Kështu që nuk është çudi që sillemi si të sodomizuar si me europianët, si me amerikanët si me turqit, si me grekët dhe këdo tjetër. Jemi peng i tyre dhe i pafuqisë së kulturës orjentale shqiptare për të ndërtuar shtet. Edhe në Shqipëri e njëjta gjë. U desh angazhimi i gjithë botës që të shkulet drejtësinë shqiptare nga thonjtë e mafjes. Në fund e shtinë po vetë në dorën e tyre drejtësinë ashtu si mbrojtjen, sigurinë, financat shqiptare. Edhe atë pak pavarësi që kishim për të drejtuar shtetin na e hoqën nga duart. Na kolonizuan edhe me ndihmën e horrave që ushqyen për 25 vjet, duke na i imponuar si të vetmit liderë që ata mund të komunikonin.
    E keqja është që jemi proeuropjanë jo në kulturë, se aty jemi ndofta edhe vendi më horror i kulturës orjentale ballkanase, por si hysmeqarë që kanë zgjedhur një padron për të veneruar dhe ashtu jemi edhe si grekofilë apo turkofilë.

  22. fffff says:

    me erdhi turp kur e degjova

  23. EU says:

    Shqiptarët e pabesë

  24. Nik says:

    Te lumte Z. Baze! Analize e thekur!
    Nik

  25. ili says:

    Të fusësh në një listë dhe ta barazosh Kurtin me tre kryekriminelët, mynxyrën e gjitha të këqijave të pasluftës në Kosovë – kjo s`është e ndershme për një gazetar si ti z. Baze. Kjo është ose qëllimkeqe ose mosnjohje e rastit për të cilin shkruan.
    Përndryshe në tërësi si analizë më pëlqeu.

  26. Dull says:

    Shqiperia dhe Kosova jane pushtuar ideollogjikisht dhe ekonomikisht nga batakcinjte Erdogan turq ,to dy qeverite e te gjitha ngjyrave dhe partive qe kane qene dhe jane I lepine b\\\\\ turkut .turp,qe harruan cfar ka hequr populli mbar shqipetar nga turqit sulltane peseqind vjet dhe tashti na kane pushtuar totalisht pa pushke .Kultura mesjetare turke eshte prezente ne mbare kombin shqipetar .Do te jete shume vone ,Turku eshte batakci,aksham pazar batakci mall.

  27. Jak Boston says:

    Mero, po per Ramen me brekushe qe nga Brukseli e mbajti frymen tek Erdogani ne Turqi pse nuk shkruajte me kete fryme???
    Per mua ajo qe beri Rama eshte shume me e rende se kjo e mesuesve turq ne Kosove per aresyen e vetme se Rama po i ben presion Europes per perfitime politike personale, Pasi per Shqiperine duhet te kishte bere shtetin dhe pas 6 vitesh ne pushtet te kishte luftuar korrupsionin dhe trafiqet.
    Por nga banditet dhe hajdutet vetem presione apo (“blackmail”) mund te presesh te ndihmuar dhe nga partneret e tyre ne shtypin e shkruar dhe pamor ( viziv ) ne kete rast nga dora vete Mero Baze.
    Jo per gje po na hiqesh dhe patriot dhe i ditur, por kur vjen puna tek palacelleqet e Rame brekushes Mero na hipnotizohet dhe nuk shkruan asgje pasi sic duket eshte nen efektin e corbes se prishur qe i ka dhene Rama i ripjelles se hajduterise dhe maskarallekut.

  28. D O K L E A T I says:

    Nuk e di a eshte qeveria apo presidenca e Kosoves.
    Dihet qe per marrjen dhe ruajtjen e pushtetit Hashim Thaci perdori Fatmir Sejdiun, Isa Mustafen ( ne dashte se ja kishte zanadin ) dhe tani Ramush Haredinaj.
    Me kujtojet ndeja kembeturqisht ne Prizren e Rames, Thacit dhe Erdoganit. Dicka Thaci dhe Rama u dashuruan ne Erdoganin.

    Derisa Kroacia u formua si shtet ne vitin 1990 dhe u be antare e NATOS dhe BE dhe keto dite belejti 12 aeroplan ushtarek F-16, ne i istaluam raketat e Erdoganit ne Tiranen tone te Europes.

    Per Kosoven ky ishte nje tyrp historik. Para dise vitesh me se nje milion kosovare u deportuan.
    Akt i papare kunder njerezimit.A nuk u mesuat nebprakse pasi qe e dinim se me teori ishit baraz me zero.

    Kenaquni vellezrit e Erdoganit: Hashim Thaci dhe Saleh Berisha. Ishit te paret qe perdoret kete termin .Nje gje eshte me se e sigurte- nu ka shtet antare te Konferences Islamike e as shtet islamik ( u beme me diplome) antare te BE. Kam thane shtet
    Islamik e jo shtet me populldi te fese muslimane.

  29. LORA says:

    Krejt e sakte analiza jote Mero vellai.
    Por te lutem, ver e kandar me ekstradimin e gjashte mesuesve nga shteti kosovar ne Turqi me sjelljen truma-truma te mijra kosovareve per te votuar dhe devijuar vullnetin e qytetarise se Tiranes ne zgjedhjet vendore te 2011-es.I kam pare me syte e mi e nuk kam nevoje t’e m’e thote dikush te kunderten.Asnje prej spektrit politik kosovar nuk u distancua, asnjehere, per kete gjeme .Nderkaq sa te kem fryme nuk e harroj e nuk e fal kete pabesi integrale ,shteterore dhe te atyre qytetareve qe e bene kete flligeshti.Ja pra,Mero vellai qe shteti i Kosoves ,ne vitin e tij te katert ,i ka bere nje atentat demokracise shqiptare,,,,,shumepermasor,krahasimisht me ate te gjashte mesuesve “gyleniste”.
    Tung.

  30. Analise e Shkelqyshme eksperti i gazetaris dhe politikava ballkanike e globale,shkelqesia Mero Baze.
    kosoven e shkeputi nga evropa ,turqia ottomane por edhe shqiperin,se ish kryeministri salih berisha,bamir topi,ilir meta rexhp meidani,dhe tani koke turku edi kolumbia e ri-kthej kalifatin ottoman islamik ne shqiperi.
    syte jane me par a veshet me degjuar,dhe femijet e vegjel kane kuptuar se edi rama dhe hashim thaqi jane dy bythlepires te erdoganit,dhe anti euro-usa,e civilizimit evropian.

  31. Dino says:

    My kte akt te shemtuar e te papare ndonjehere, me te drejte me lind pyetja.
    A jane vertet kosovaret qe kan vuajtur nga serbet apo e kunderta. ……?!

  32. SPQR says:

    jo se nuk jane te verteta keto qe thua, por problemi eshte se ti je nje oportunist dhe diversionist qe i sherben pushtetit te rradhes sa here ka nevoje per largim vemendje nga ndonje problem! Kjo analize ne mos 100%, te pakten 40%, eshte perpjekje per te larguar vemendjen nga taksa e rruges dhe nga protesta e sotme ne Kukes! Kosovaret jane ata qe e kane ngritur fort zerin ndaj kesaj poshtersie dhe njollat qe perpiqesh ti hedhesh shtetit te saj dhe indirekt edhe popullsise (duke sulmuar te zgjedhurit e saj), eshte pikerisht perpjekje per ti bere te heshtin! Kosova nuk e shfaqi sot adhurimin dhe nenshtrimin ndaj sulltan erdoganit, ka vite te tera ku me nje veprim ketu, nje atje (rishikimi i librave arsimore sic do turku, nder te tjera) po ve ne pikepyetje pavaresine! Pse u kujtove pikerisht sot ti ta sulmosh kaq fort Kosoven per erdoganizem?!! E “shan kusheririn” pisanjos, por nuk sheh qe oborrin tend e ka mbuluar muti! A nuk ishin plehrat tona qe hiqnin bustin e Skenderbeut nga tavolina kur vinte Erdogani ne Tirane??!! Si ke fytyre e shan Kosoven kur vendi yt e i imi i ka shitur bythen Erdoqenit?! a nuk i kemi dhene qe nga industria (kurumi i qelbur e kancerogjen), bankat, telefonia (albtelekom e eagle qe na vjedhin cdo sekonde), energjia(hidrocentralet) e deri tek aeroportet (vlora). Kokoshi yt vertete ska ekstraduar njeri, por a nuk ishte ky qe beri presion qe universitetet e gylenit ne Shq. te nderronin pronar pse keshtu donte erdogani! a nuk jane keta qe po deformojne librat tona sepse erdoqenit i dhemb koka kur degjon per rezistence te shqiptareve ndaj osmanlinjve?! Pse nuk analizon ti se per cfare vajti e cfare diskutoi kokoshi yt kur u thirr rrufe nje jave para tek sulltani, po te skandalizoka veprimi i fundit i Kosoves! Po pse kur qenke kaq i ndjeshem ti more se paske thene asnjehere asnje fjale per dorezimet e fshehta e antiligjore qe bente shqiperia tek CIA?! perfundimisht do te mbetesh perhere subjektiv, i anshem dhe i pabesueshem Mero!

  33. nje "simpatizant" i te dy Turqive (Kosoves e Turqise) says:

    Epo mire , mos i zgjatni diskutimet rreth e rrotull . Nuk eshte faji , as i Thaçit , as i Haradinajt (qe nuk di te flase shqip e nuk i kuptohet as nje fjale kur flet) dhe as i politikaneve te tjere injorante e as i popullit turkoshak kosovar . Faji , more zoterinj , eshte i NATO-s dhe ShBA-ve , qe , jashte çdo te drejte nderkombetare , duke sulmuar nje vend sovran si Serbia , krijuan nje shtet hibrid islamik ne zemer te Evropes , per te keqen e vete Evropes . Dhe mos kujtoni se tani , pas 10-12 vjetesh , nuk jane bere pishman per kete veper kriminale , por nuk mund t’a lepijne ate qe kane peshtyre . Kosova , mund te qe ndronte si krahine autonome brenda Serbise , ose si faktor shtet formues , si shqiptaret e Maqdonise dhe kaq , asgje me teper . Nuk dijne kosovaret , as te ndertojne shtet , e as te krijojne mardhenie normale me fqinjet . Vende me popullsi islame , duhen mbajtur nen sundim e survejim te vazhdueshem , perndryshe shperthejne kur te duash . Po vazhdoi keshtu Kosova , me ndonje marrveshje Serbi-NATO , nen ze e prapa kraheve te Kosoves , Serbia do t’a pushtoje ne 10-12 ore Kosoven , Evropa e Amerika do bejne sikur u revoltuan , do te krijojne gjoja sanksione per Serbine dhe keshtu zgjidhet gabimi i bere me pare e Kosova kthehet me te drejte nen Serbine , aty ku i takon te jete .

    1. Toni KS says:

      Lum nene Vasiliqia me kembet e leshta e bythen e zeze qe nxorri nje jashteqitje si ti. U bere ti more kopil minoritar te komentosh Kosoven.

  34. i pandehur says:

    NUK E DIJA SE TE ARRESTUARIT ISHIN MESUES…POR AJO QE ME BENE TE INDINJOHEM :ESHTE PSE U DASHKAN ARRESTUAR DHE RREMBYER ME AVJONIN SPECJAL TE KUNDERZBULIMIT TURK????Mesuesit ..shume apo pake jane MESUES…ata nuk na ishin ISH-POLITIKANE qe SHANIN EDOKANIN…
    1-C´FARE KANE PERFITUAR QEVERITARET E KOSOVES, ne kembim te ARRESTIMIT???Turqia dhe ERDOKANI, jane bere te PADURUSHEM..me ndjekjen e “Shtrigave”..neper EUROPE….POLITINAET KOSOVARE KANE ZBATHUR PANTALLONAT..dhe i kane Kthyer Bythen ERDOKANIT…POR ME VEPRIMIN E TYRE QEVERITARET E KANE BERE KOSOVEN NJE KRAHINE TURKE…
    2-ERDOKANI kur SHKOJ NE SERBI PARA DO KOHESH “HARROJ” vellane Kosovare…c´udi???Turqia nuk e rruan per Shqipetaret dhe Kosovaret…OSMANLLINJTE E RINJE KERKOJNE ISH-TERRITORET OSMANE..kete duhet te kuptojne Politikanet “AMATORE” KOQEVARUR…lol

  35. Bashkim Kopliku says:

    Analiza e meros është perfekte, jam 100% dakord me të!
    Desha vetëm të thesoj sa vijon:
    #- Kosova duhet të mbaj marëdhënie të mira dhe korekte me Turqinë, por dukë protestuar qartë ndaj skandalit: Shërbimet turke grabisin 6 persona në një shtet mik, duhet që këta njerëz t’i kthehen urgjentisht Kosovës. Kjo kërkesë duhet t’i bëhet zyrtarisht e publikisht Turqisë.
    Nëse Turqia nuk i kthen menjëherë, brenda 2-3 ditësh, atëhere Kosova duhet të përzërë nga ambasada turke së paku dy persona, ata që zakonisht mbulojnë shërbimet e kundërzbulimit turk.

  36. Star says:

    E dua Kosoven pa kosovare! Thenje brilante qe eshte e vertete per gjithe jeten.

  37. Ledio says:

    Shikoni kur Hajredinaj te ndalohet gjoja “rastesisht ” ne ndonje vend Europian tani . Ishalla ja dorzojne Serbise. Dilni kunder Perendimit edhe te semes do hani , qofshin shqiptar apo kosovar. Vazhdoni sherbejini dovletit edhe do shikoni ku do perfundojme. Ky ishte sherbimi me i mire qe mund ti benit Serbit. Tani vazhdoni e leshojni taborret e neo-osmaneve qe te djegin ne Shqipaeri apo Kosove gjoja per taxen ( megjithese mund te kene te drejte edhe te jene te irrituar ).

  38. Cubi says:

    Ju mundeni topat me ja honger haradinajt se I ka te mëdhenj sa Shqipëria

  39. taraboshi says:

    O z. Mero se mos eshte organizuar nga dikush ne Europe per me gjet sebep mos me i dhane levizjen e lire ? Ne ne Shqiperi po ja fusim vehtes duke ja kujtuar Europes qe na shtoni edhe disa detyra te tjera si e si per te mos na hapur negocjatat . Dhe kete po e ben shume mire opozita , a e degjuat Alibeajn si tha qe pa u denuar Tahiri nuk hapen negocjatat . O Enkelejd me kete qe beni ju i kunderviheni vetvehtes dhe i sherbeni mazhorances .Sepse ju thoni qe Tahiri duhet denu se keshtu themi ne pra e politizoni çeshtjen e nuk e lini prokurorine te punoje .

  40. Pellazgos says:

    Kosoven zoti Mero,vertet e beren shtet te tjeret ashtu sic e beren edhe Albanine ne 1913ten,por kjo nuk do te thote qe keto shtete protektorate do jene te lira te bejne cfare te duan.
    Qellimi ka qene nje shtet myslimane kunder Greqise dhe per fat te keq edhe kunder barbareve Sllave me influence Ruse.
    Me mire per perendimin turq apo myslimane se sa sllave orthodhokse dhe kjo u vertetua edhe me Theofan Stiliane Mavromatis qe nuk e njohen Qeverine Demomratike pir nje spiun dhe servil te tyre Ahmet Zogollin.
    Zogu ishte ai qe i tha ambasadorit turk qe ketu je ne shtepine tende dhe jo si ne shtepine tende.
    Kjo politike shk aterruese e Epirit,Ilyreve,Maqedoneve qe per mibera vjetk ane lidhje vetem me Identitetin Greke u tregua m e Kostandinopolin,Qipron,Epirin e ndare,me Pontion.
    Cne gjithe kjo “dashuri” e madhe per islamiket e Kosoves?
    A nuk kane te drejte te tjeret para ketyre?
    Nje fakt historik zoti Mero,kur Turqia u detyrua se humbi luften ne Ballkane si shperblim ja dorezoj 12 ishujt Greke Epirote Ilyre Italise fashiste!
    Kjo eshte “fytyra” e Papes dhe barbareve Evropiane ne qofte se k ane pasur ndonje te tille.
    Dihet qe keto ishujt qe u quajten Dhodhekanisa i mori Greqia se ishte me Ameriken kunder Italise humbese.
    Ironia eshte qe ljo Amerike “demokratike” i dha Turqise cdare te donte qe nga debimi i 500000 Grekeve nga Kostandinopoli ne 1950ten,shkatertimin e Smirnes dhe civilizimit greke atje.
    Kjo eshte Kosova per barbaret,prandaj mos u cudisni se nje dite mund te vihet drejtesia ne vend,ndryshe do mbytemi te gjithe,ashtu sic ra edhe diktatura komuniste dhe Rusia qe asnje nuk e priste.

  41. Ledio says:

    Ty Cubi duhet te te kete treguar motra per madhesine e topave te Hajredinaj, apo jo? Paska pare tmerr me sy motra jote Cubi. Hajredinaj topat mund ti kete sa Shqioeria , por trurin e ka me te vogel se sa topat e tu. Te shkuara Cubi.

  42. Remii says:

    Apsolutisht shkrim manipulues,
    e them manipulues sepse mero baze, ose nuk e din si është e formuar qeveria e Kosovës, ose don që të manipuloj lexuesin e gazetës tema se si e tërë klasa politike qenka e njëjtë,
    JO
    Në Kosovë qeveria është heterogjene, me një koalicion të brisht, madje ka në koalicion edhe listën serbska e cila e kushtëzon qeverinë e Kosovës,
    T’i kthehem thelbit të problemit,
    Albin Kurti dhe Vetëvendosja, nuk kan qasje në vendime të qeverisë, pastaj LDK si partia më e madhe në Kosovë është në opozitë, dhe nuk ka qasje në vendimet e qeverisë,
    Ndërsa fajtori kryesorë për dëbimin e mësuesve turq është hashim thaçi i cili duke keqpërdorur pozitën e presidentit, ndikoi në AKI dhe në polici të Kosovës që t’i dëbojnë mësuesit turq, pastaj Ramush Haradinaj si k.ministër nuk i ka nën dirigjim ministrat e tjerave parti, dhe nuk e pyesin për asgjë. Ndërsa Behxhet Pacolli ai trurin e ka lek, dhe nuk ka njohuri në politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje