Puçi i Erdoganit kundër Haradinaj, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit

1 Prill 2018, 20:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shpallur armik nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili po ashtu e ka kërcënuar se do ta rrrëzojë nga pushteti. Reagimi pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të AKI nga kryeministri Haradinaj, pas rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në mënyrë të paligjshme u transferuan në Turqi, nën akuzat se janë terroristë.

Deklarata e Erdoganit për Ramush Haradinaj, është shumë e rëndë, për fatin e shtetit të Kosovës. Fakti që presidenti i Turqisë e ndjen veten Sulltan në Kosovë dhe mendon se mund të emërojë dhe të shkarkojë kryeministra, është një moment reflektimi i fortë, të cilin nuk mund ta kalojmë më me humor.

Kjo deklaratë është një arsye për të gjykuar se një vend i pasigurtë dhe pa standarte demokratike si Turqia, mund të vërë në rrezik orientimin perëndimor të shqiptarëve, nëse influenca e tyre mbi klasën politike është e madhe.

Dhe në këtë rast në Kosovë, ai duket se po operon si një nxitës i një grushti shteti. Paradoksalisht, ai po ndërhyn në jetën e brendshme politike në Kosovë, dhe po kërcënon për “grusht shteti”, ndërkohë që po kërkon të arrestojë disa mësues, të cilët i konsideron politikisht bashkëpunëtorë të një grushti shteti në Turqi.

Pra, ky njeri që po çmend gjithë botën duke kërkuar të arrestojë çdo mbështetës të kundërshtarit të tij politik, të cilin e akuzon për grusht shteti, vetë kërcënon me grusht shteti një vend të pavarur, vetëm se kryeministri, i pafuqishëm për të ndalur rrëmbimin e të akuzuarve, ka reaguar i dëshpëruar duke bërë disa shkarkime zyrtarësh. Nëse ka një tentativë të vërtetë për grusht shteti, më e besueshme dhe e faktuar është kjo e Erdoganit kundër Haradinajt, se sa ajo e Gulenit kundër Erdoganit, për të cilin deri tani kemi parë vetëm filma, por jo fakte.

Në këtë rast, ka shumë rëndësi reagimi ndaj tij. Reagimi nga Kosova është i matur, por kjo nuk vjen aq nga urtësia e tyre diplomatike, por nga fakti se Kosova është një shtet i kapur nga biznesi i Erdoganit. Ata kanë nën kontroll ndërmarrjet më të mëdha publike të Kosovës, të privatizuara për pak lekë dhe shumë ndere, dhe po ashtu ka prodhuar raporte personale me udhëheqës politik, të cilët i ka hipnotizuar me autoritetin e tij, që u duket si një garanci pushteti në Kosovë.

Kjo reflektohet qartë tek konferenca për shtyp e presidentit Hashim Thaçi, i cili me të njëjtin fjalor si të Erdoganit, i konsideroi terroristë pesë mësuesit dhe një mjek turk, që u rrëmbyen dhe ju dorëzuan Turqisë, edhe pse ata nuk kishin kaluar asnjë faze gjykimi në instancat gjyqësore të Kosovës.

Kjo është arsyeja që reagimi nga Kosova, duket si i matur, por në fakt është i tulatur, pasi realisht Turqia është ulur këmbëkryq atje dhe ka kapur politikën e lartë, shtetin dhe ekonominë.

I njëjti rrezik ekziston dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet e forta personale të kryeministrit Edi Rama me Erdoganin, po përdoren aktualisht për të tërhequr disa investime të mëdha turke në Shqipëri, siç është kompania ajrore me flamur shqiptar dhe një aeroport në Vlorë, por pas tyre, Edi Rama njësoj si Kosova, do të përballet me kërkesa të papranueshme, siç është ajo për ekstradim të shtetasve turq që janë në Shqipëri, mbështetës të Gulenit, apo manira të tjera të Sulltanit për rajonin. Do të ishte vetëvrasëse edhe për Shqipërinë, nëse nevojën për investime do ta shkëmbente me shitje parimesh dhe shkelje të standarteve të një vendi që synon të anëtarësohet në BE dhe më keq akoma, do të ishte zhytje në një varësi të rrezikshme politike që reflekton paranojat e një lideri të destabilizuar. Shqipëria mund të bëjë dhe pa një kompani ajrore të saj, dhe pa një aeroport në Vlorë, por jo pa standartin e një vendi që synon Perëndimin. Ajo ka më shumë nevoja për standarte lirie  që e çojnë drejt Perëndimit, se sa për standarte biznesesh që e mbajnë të lidhur me Erdoganin.

Së fundi, desha të sqaroj dhe presidentin Thaçi, se reagimi i ashpër që ka ardhur nga disa gazetarë nga Shqipëria për rrëmbimin e gjashët shtetasve turq në Kosovë, mes të cilëve unë isha ndoshta më i ashpër, u bën nder shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, pasi u ruan nderin që politikanë si Thaçi ua shitën tek Erdogani.

Reagimi im, por dhe i kolegëve të mi, nuk ka lidhje me ata që dogjën Shqipërinë në vitin 1997, por me ata që po i vënë zjarrin Kosovës në 2018, duke e kthyer në një Vilajet të Erdoganit dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet i pavarur, pasi janë shtet i pasigurt. Më 1997, më afër me ata që dogjën Shqipërinë ishte vetë Hashimi, se sa unë dhe kolegët e mi. Por Shqipëria e ka tejkaluar vitin 1997 si një ëndërr të keqe, por ajo që po ndodh në Kosovë, është më keq se viti 1997, pasi nuk është luftë mes shqiptarëve për para e pushtet, por përpjekje për t’i futur në luftë shqiptarët, për paratë dhe pushtetin e Erdoganit.

42 komente në “Puçi i Erdoganit kundër Haradinaj, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit”

  1. Alban Hmazai says:

    Artikull I qarte,kuptimplote per situaten ne Kosove e Shqiperi ,per endren sulltanore te Erdoganit ,por edhe per endren e disa sulltaneve te vegjel shqiptare qe duan te arrijne realizimin e endres se tyre me ndihmen e baba sulltanit te cilet I ka future ne thes me metodat e tij e qe e dine te gjithe . Ju lumte z.Mero Baze per artikullin e mesiperm (si dhe ata te kaluar) .Poturaket e veshur me pushtet duan ta mbytin endren evropiane shqiptare dhe deri diku ja kane arritur qellimit .Keta duhen zhdukur nga skena shqiptare. Ju lutem shume botoni komentin tim!

    1. Maelga says:

      Nuk ju ben pershtypje mosreagimi I qeverise shqiptare?
      Nuk do te habitesha nese neser ekstradohen mesuese nga shkollat e Gulenit ne Shqiperi.

      1. Antifashisti says:

        Edi Rama eshte po aq arrogant,mendjemadh dhe sundimtar sa edhe Erdogani.
        Kjo ndodh se ne Shqiperi per 28 vjet kane sunduar e sundojne regjime antipopullore.
        Sot nuk ka shtet,por nje bande politike diktatoriale qe per gjithcka vendos i PARI.
        Cfare ka me shume ne dore nje diktator kudo ne bote me shume se dje Berisha e sot Rama?
        Ashgje.
        Kryetari i partise fituese ne zgjedhje eshte pronari i deputeteve,ministrave,diplomateve ,tenderave,koncesioneve etj,ndersa popullit i jane mbyllur rruget ke te ankohet e t’i zgjidhen padrejtesite qe u ben administrata publike vetem duke u drejtuar gjykates,qe per nje shkelje ligjore te thjeshte mund t’zgjidhnin hallkat e ndyshme te shtetit.
        Dhe na bejne thirrje qe te denoncojme korrupsionin.
        Po ku dhe kujt t’ia drejtojme denoncimin,vete te korruptuarve?
        Edi Rama kujton se ia dhame votat se i meritonte.
        Kurre!
        Votat i mori se ka perpara nje opozite si PD, qe ka sunduar me keq se nje pushtues.
        Por Rames,qe ka rrenuar edhe PS-ne kurre nuk ia jap votat ndonese jam edhe antar i PS-se.

      2. adi says:

        nese presidenti i Serbise, Malit te Zi, Maqedonise apo i kujdo vendi tjeter do kishte kercenuar KM e Kosoves a do kishte reaguar shteti Shqiptar, KM i Shqiperise????????? patjeter qe po!!!!!!!
        Mos reagimi ne kete rast ,tregon se legeni qe kemi per KM qe nuk le lajm e ceshtje te botes pa reaguar po nuk ka bythe dhe se eshte zar i erdoganit, se eshte ashtu si e kam thene gjithmone haxhi qamili i koheve moderne.
        tani eshte e qarte per kedo se ky legen nuk ishte rastesi qe lejonte dhe paguante me leket e shqiptareve historiane turq te shanin Gjergj Kastriotin ne mes te Krujes, te tentonte te vendoste ne shtepine e Gjergj Kastriotit pllakaten e sulltanit qe ka vrare me shume Shqiptare ne histori, te prishte nje kishe Shqiptare dhe te ndertonte ne mes te Tiranes nje xhami turke!!!!!!

  2. Turgut says:

    Bravo mero tashti e ka radhen edi rama qe na cau trapin me investimet e turqve

  3. faikonica says:

    Jeni te vonuem si milet qe jeni o Meroooo!Shqiptaret kudo jane byrazera andaj islami e ka vilajet,andaj na ka nda Europa.S’ na e ka fajin Bismarku.Greku i punesij 1 mil shqiptar gjithsesi,por vella kemi turkun 5oo vjecar barbar…Anadollin e kemi xhan..Jeni me zhvillim te vonuar…Synetllek te mbare

  4. nord.al says:

    Te lumte Mero, kjo eshte e verteta dhe kete duhet ta degjoje mire Edi Rama. Nuk na vlen ndera e nje autokrati dhe armiku te demokracise.

  5. Andrea says:

    E mo te lumte maestro ,keshtu te do partia.Erdogan Sulltan, duhet flakur , poe Edi ka miqesi me Sulltanin , dhe pasojat do ti kete mbrapa , me turkun nuk ka bese nuk ka kulture demokratike.Mjere populli.

  6. butrinti says:

    Z. Mero !jam me ju persa i perket Erdoganit dhe per vrejtjet ndaj Rames. Por do te shtoja dicka qe mu duk si e pa pranushme dhe mjafte e rendesishme per tu adresuar dhe zberthyer edhe ju gazetaret . Cfar eshte ajo e quajtura Armata e Veriut , ku eshte krijuar , kush e ka krijuar , cfar programi ka A i sherben shqiperise dhe shqiptareve . Ju lutem ivestigoni me kujdes se duket se mban ere te keqe .

  7. Altin says:

    Zoti rama …perpara se te besh ironikun dhe cinikun do beje mire te reflektoje per nje fjalim te dash shehit ne parlament para disa ditesh,i cili nuk ishte kunder investimeve turke sic doje ti ta banalizoje, por ishte per nje presenze te balancuar turke ne ekonomin shqiptare… e then troc, po te kontrolloje sektoret strategjik… Erdogani I jep attribute vetes te sillet si mytesarifi… si guxon ky njeri te kercenoj kryeministrin e nje shteti vetem se shkarkon ministrin e tij te brendshem …. zoti thaci …turp te te vij..

  8. emer says:

    Edi rama nuk eshte i paditur, perkundrazi.
    Por shqiptaret qe ai qeveris jane.
    Dhe padituria eshte armiku me i madh i tyre.

    Nderkohe padituria ka qene dhe eshte aleatja me e mire e Erdoganit, brenda e jashte Turqise.
    Kujdes varesia ekonomike sjell ate politike, pohonte sakte xhaxhi yne dikur.

  9. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    mjere suma e muslimon brothers se cdo te heq,i ”gjati” turk pritet te gjakose sumat e pista te birazereve shqipfoles,qe nder shekuj i kane bere ”pipa” turqeve……………….
    keshtu ndodh kur turkoshaket shqipfoles hane buken e kristianit dhe bejne duane e turkut!
    sa per shqetesimin tend Mero per endrren evropiane te Shqiperise!nuk mendoj se vertet e beson pasi eshte e pamundur qe nje shtet me 90% muslims te behet pjese e BE…….

  10. Pasi sali sulltan syneti na futi ne lidhjen islamike(se andej e ka origjinen pavaresisht se eshte martuar me serbe dhe ka qene komunisti me i flakte) dhe e mbushi vendin me xhamira(me shume xhami se sa shkolla) dhe sot kur shqiptaret turkoshak kthejne sumen perpjet ne cdo shesh na e paska fajin erdogani.
    Jo mor jo rrenjet duhet ti kerkoni tek talibanet vendas qe duan pushtet dhe ja shplan trurin injoranteve.
    Nuk eshte erdogani ai qe po con turkoshaket ne siri apo te propogandojne isisin.
    Erdogani po gjen teren ne keto treva shqipfolese duke pare edhe varferin e vendit edhe lakmine e turkoshakeve per te qendruar ne pushtet ,po ben disa investime qe ne te kthehemi te varur nga sulltanet sic kemi qen per 500 vjet.
    Kush i lejoi shkollat turke qe tani na dalin gylenist

  11. WEB says:

    Sot e shkruajta, para disa orësh në një lajm tjetër që do jetë vetëm çështje kohe kur llogaria e erdoganit të përplaset edhe mbi ramuqen tonë, I cili politikën e jashtme kam kohë që e theksoj që e ka për faqe te zeze

  12. Maelga says:

    Nuk e kuptoni, po ndodh e niejta gje qe ndodhi 600 vjet me pare. Shqiptaret nderruan fene, u bene vasale te Osmaneve per toka dhe ofiqe .
    Sot po bejne dicka te ngjashme per pushtet.
    Historia perserit vetveten.

  13. KUKSJANI says:

    MIRE MO MERO MIRE PO HAJDE DHE THUAJA KETE GJITHE “KOSOVAREVE”?????????????? Shume “Kosvare” dhe jo Shqipetare-Kosovare.i kane Zbathur “Poturet” DHE KANE veshur “Shallvaret” e reja te Erdokanit….
    Shkrimi juaj eshte KUPTIM-POLTE..por vetem Njeri ate nuk e kupton dote dhe ky eshte Hashim THACI….Uroj qe “Miqesia” e Edos me Erdokanin te mos na Dale per Terse.lol

  14. Besi says:

    Ky Erdogani po e tepron me keto veprime. Po e mbush kupen. Por fundi i tij ka per te qene shume i rende.

  15. Arber says:

    Erdobytha e ndjen qe po i shtrengohet laku nga Amerika dhe Europa dhe mesa duket e ka humbur ekuilibrin mendor pasi cdo dite kercenon shtete te ndryshme duke filluar me Ameriken e Francen, Gjermanine, Greqine dhe ne fund dhe Kosoven. Si budalla qe eshte konsideron aleate Rusine qe ka 600 vjet qe do ta zhduke fare nga faqja e dheut.
    Mesa duket po e shpejton fundin e vet.

  16. babarokets says:

    gazetar e analist te deshtuar Baze, Buzhala, Bushati.. kush jeni ju me ba hajgare me Erdoganin, njeriu qe udheheq mbi 70 milione njerez

  17. nokovic udb says:

    Sllavet e turqit i kemi luftuar dhe do i luftojme perseri. Te gjithe ju:Berisha,Basha,Meta,Kryemadhi,Thaci etj qe po zgjidhni Putinin dhe Erdoganin perpara Shqiptarise dhe demokracise do te ndeshkoheni nga ky komb liri dashes e me ideale perendimore. Ptuuu felliqesira.

  18. shkelzeni says:

    Hashim Thaci ,ka pasur pseudonimin “gjarperi” gjate luftes,por po si gjarper po vepron kunder interesave te Kosoves. Amerika dhe europa i bene nje mrekulli kosovareve,e bene me shtet,duke bombarduar per here te pare ne historikun e Natos,Serbine ,ndonese nje vend i kristian.
    Turkoshaku Hashim,qe meriton te urrehet e te perbuzet nga shqiptaret,per “pak pare”po e kthen dalengadale Kosoven,ne nje koloni te sulltan salep rexhepit.Ngrihuni o popull dhe tregojani vendin ketij tradhetari,se keshtu Serbia dhe Rusia ,po fusin ne loje Erdoganin,qe te gllaberoje,endrren e bukur te lirise ,si te Kosoves dhe te gjithe shqipareve.

  19. Laku says:

    Flmn.Mero Baze.Urgjentisht duhen ndaluar telenovelat karagjoze turke nga ekranet.Boll me keta funderina qe na kane mare ne qafe gjithe jeten.

  20. Alban Dega says:

    ANALIZE REALISTE ATDHETARE E DEMOKRATIKE

    Te lumte penda e mprehte dhe mendja e ndritur sa demokratike edhe atdhetare !

  21. fani says:

    1- Aeroport ne Vlore do kete per avion a ushtarak turk dhe per magazina biznesi
    2- turku paguan nje vlonjat per kete dalje ne det, paguan per sentimentin e meshkujve nepermjet futbollit dhe bleu flamurtarin, sentimenti i grave telenovelat turke, i femijeve jane shkollat
    3- me mire turqi se europe!!! sot europa eshte nje abort, nuk kane femije, nuk ka orientim, por vetem racizem dhe diskriminim
    4- erdogan eshte i vetmi burre i vertete ne politike dhe gjeopolitike, mbas tij vjen putin, te tjerat jane gay, te shitur, jane pa karakteri dhe mbahen ne kemben me cinizem
    5- kam qene historikisht pro europe por e njoha dhe nuk ja vlen, e verterà eshte qe ne shqiptareve na do vetem turqia dhe ne nuk e njoh i’m turqine, nuk njoh i’m potencialin e saj ekonomik, kulture, shpirteror
    nuk jam besimtar!! nuk jam turk por sot them qe turqia po rikthehet me e forte se kurre dhe ne kemi shansin e madh te behemoth pjese e zhvillimit ekonomik
    6-

    1. Moisi Golemi says:

      Ha m¥t, ha.

  22. mario says:

    perandoria osmane eshte shkrehur qe ne p.. s ….A ka ndonje qe ti tregoje ketij Erdoganit qe nuk eshte sulltan.

  23. @autori says:

    Sa me shpejt te instalohet protektorati europian per Shqiperine aq me mire per ne..

  24. ela says:

    ja ben mire erdogani

  25. Grand says:

    Erdogan! Nuk bene keq te kujtosh here pas here Mubarak, Sadam, Kadaf, etj. Populli turk nuk eshte dele! Ata kane filluar te mermerisin! Nje fryme e tij dhe….
    Erdogan miqesisht per miren tende!

  26. Baca says:

    Kosova por edhe Shqiperia tashme jane “toke e xanun” turke ne Ballkan! Si shqiptar mund te mos na pelqeje kjo por e verteta eshte e hidhur! Te gjithe sektoret jetike te ekonomise i jane falur erdoganit dhe familjes se tij!

    Ne Tirane po ndertohet nje xhami nga shteti i tahypit (qe ne defter eshte akoma shtet i Ataturkut dmth laik!) qe do mbaje emrin e sulltanit mehmet roberuesit! Eshte me nder ky mehmet qe roberoi trojet arberore!
    Historikisht eshte e njejta gje sikurse pas 500 vitesh ne Tirane te ndertohet nje kishe me emrin e sllobodanit…!!
    Eshte koha qe te zgjohemi nga gjumi i droges fetare dhe te kuptojme pse hoxhallaret sponsorizohen nga Turqia!? Pse ata ne xhami mbrojne hapur tahypin e canak halese! C’lidhje ka feja me politiken pervecse misionit historik Perca dhe Sundo!

  27. Boby says:

    E Mero e, te doli hashashi, por kur Dash Shehi shprehu shqetesimin e tij ne parlament, ti dhe mezet e tua ke forumi jot, filluan nga barsoletat me qep edhe raki.

  28. M. Baze S. Buqpapaj T. Dervishi says:

    Ky zotria me qëllim fsheh një të lajm nga Turqia i para do muajve se më Kosovë pregaditet vrasja e kryetarit turk (s’më intereson personi se të gjithë e dinë se ai është sot për nesër -i smurë) po nga qevera atje nuk umohu informata po të ishte lajm serbie reagim dhe dhe demantim do të kishte që nga kafenet e deri te kryetari se aty friga dhe pazaret janë në pytje ,tjetër kapitali turk është në shum vende as kund nuk sulmohet si këtu tjeter është ky artikullshkruesi ma demokrat se Makron e Tillerson që krejt vonë takuan sulltanin si ky e përqmon këtë epitet që disa media gjermane cilsojnë ata kanë arsye se hallin e kanë te aeroporti i Frankfurtit kurse ky te i Tiranës pot krejt kontra nuk ka fjalë se je zjarvënës i vendit tënd

  29. Injorimi says:

    Para disa muajësh në mediat turke ishte lajm se në Kosovë pregaditet atentati për presidentin turk atje e heshten këtë lajmë ma të rëndin në llogari të Kosovës

    1. Maelga says:

      Mediat Turke?????
      Mediat e Erdoganit doje te thoshe.

  30. profesori says:

    Mero eshte pune geni … degjon Mero Baze eshte pune DNA -je geni jeniçer i mbjellur (pjalmuar ) ketu e peseqind vjete me pare !!!

  31. Tepelena says:

    Ne gazeten tende publikohen kaq shpesh artikuj per Turqine!!!
    Ndoshta me shume se per Italin apo ndonje vend tjeter Europian.
    Le ta lëm menjane Erdoganin sepse ai nuk eshte problemi yne. Ajo qe ka ndodhur ne Kosove eshte shume e rende dhe tregon se ne kemi probleme me veten. Madje shume mire qe eshte Erdogan se po e armiqeson Turqine me perendimin.
    Ndoshta keshtu mund te keputen fijet e dukshme dhe te padukshme te Shqiperine me ate vend dhe ate popull qe nuk ka ASGJE per te ber per vete.
    Ka qen perandori dhe nuk ka as nje kontribut ne shkence, ne dije, ne art. ASGJE.
    Ndersa ata qe mbrojne dhe perhapin tezen se Turqia nuk ka lidhje me perandorine Osmane te bejne per te vjelle.
    Perandoria Osmane ka qen vertet shumekombeshe por berthama e perandorise ka qen Turqia.

  32. Kadriu says:

    Babarokets te qifsha erdoganin po’ ai kush eshte qe l keecenon Kosoven

  33. D O K L E A T I says:

    A ashte me vend emri: Xhamija e Sulltanit dhe Kisha e Sllobodanit.
    Nuk mundesh te mos merresh me Erdoganin kure e ke prezent ne cdo vend ne Shqiperi dhe ne Kosove.

  34. Zafer says:

    Thank You my brother
    The world need men like You

  35. zhegu l. says:

    kryeredaktor, do te keshilloj mos e kruaj shume me perandorin mr. erdogan. do te perfundosh me keq se kryeministri kosoves. shih nje here, turqine apo seambollin.dhe botoni opinionet. me respekt. nje qytetare itiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje