Prokuroria e Përgjithshme shqiptare ka hedhur sot një tjetër hap të madh, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, në nivelet më të larta të kupolës shtetërore.
Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit si edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, ish Kryeprokurori i qarkut të Elbasanit, janë vendosur zyrtarisht nën hetim.
Sipas burimeve të “Alpenews.al”, çifti i bashkëshortëve prokurorë, janë duke u hetuar për të paktën tri vepra të rënda penale: Pastrim të produkteve të veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal; fshehje të pasurisë në bashkëpunim dhe për deklarim të rremë të pasurisë së tyre pranë organeve zyrtare.
Rovena Gashi konsiderohet si krahu i djathtë i ish Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës Adriatik Llalla përgjatë 5 viteve të qëndrimit të tij në detyrë.
Ajo ka qenë një ndër të shkarkuarat e para nga detyra, nga ana e Kryeprokurores së re Arta Marku, sapo ajo u zgjodh në këtë detyrë nga Parlamenti.
Menjëherë pas kësaj, edhe bashkëshortit të zonjës Gashi, Dritan Gina iu hoq komandimi si kryeprokuror i qarkut të Elbasanit duke u rikthye në vendin e emërimit si Prokuror i thjeshtë.
Të dy i refuzuan publikisht këto vendime dhe ndoqën pas kësaj rrugën ligjore kundër Kryeprokurores së re, për tu rikthyer sërisht në postet që mbanin gjatë kohës që Kryeprokuror ishte z. Llalla. Në të dyja rastet, deri tani, gjykatat i kanë dhënë të drejtë znj. Arta Marku për vendimet e saj.
Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina janë pjesë e listës së zezë të Ambasadës së SHBA në Tiranë të cilëve iu refuzua viza amerikane në janar të 2017 sëbashku me një grup tjetër prokurorësh dhe gjyqtarësh.
Ky lajm bëri shumë bujë duke qenë paralajmërimi i parë i fortë për hapat që po hidheshin drejt reformës në drejtësi, të cilat kanë arritur kulmin tani me fillimin e procesit të vettingut për 800 gjyqtarë dhe prokurorë në Shqipëri.
Lajmi për vendosjen zyrtarisht nën hetim të Rovena Gashit dhe Dritan Ginës ka ardhur një ditë pas nje interviste televizive të Ambasadorit Amerikan Donald Lu, i cili tha se ndaj zotit Llalla ka nisur një hetim dhe në Shqipëri, i cili “po mbështetet nga Qeveria e SHBA.
Po punojmë me prokurorët dhe policinë shqiptare, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë atë që ne kemi kuptuar, në mënyrë që të vendosin nëse duan ta çojnë këtë çështje në gjykatë”.
Adriatik Llalla është i pari qytetar në botë ndaj të cilit Departamenti i Shtetit ka aplikuar një ligj që ndalon katër pjestarë të familjes së tij të udhëtojnë drejt SHBA, me motivacionin për përfshirje në raste të mëdha të korrupsionit gjatës kohës së ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit të Shqipërisë.
Me fillimin zyrtar të hetimit ndaj Rovena Gashit dhe Dritan Ginës shënohet rasi i parë në historinë e Shqipërisë që dy bashkëshortë pjesë e sistemit të drejtësisë të vendosen njëkohësisht zyrtarisht nën hetim, si bashkëpuntorë në një akuzë kaq të rëndë si ajo për pastrimin e parave të pista.
Alpenews.al dhe mediat e tjera në Shqipëri prej disa javësh kanë publikuar prova dhe fakte shumë të forta që flasin për të paktën 16 prona të fshehura nga çifti i prokurorëve, mes të cilave një pallat në një nga zonat më interesante të plazhit të Durrësit, ku të paktën 14 apartamente tek Shkëmbi i Kavajës figurojnë në emrin e babait të Rovena Gashit, i cili është 63 vjeç dhe nga vitit 1992 rezulton si i papunë.
Përveç tyre, ka edhe dy godina të tjera njëra prej të cilave prej mijëra metrash katrorë ndërtim, ku kryen aktivitetin e biznesit në fushën e fasonerisë një firmë e njohur Italiane në lagjen Nr. 14 Shkozet dhe një tjetër në hyrje të autostradës Durrës Tiranë ku kryen aktivitet një firmë e shitjeve me shumicë e pakicë të materialeve hidrosanitare.
Nga një vlerësim paraprak që iu është bërë pasurive të çiftit të prokurorëve, vlerësohet se pasuritë e fshehura prej tyre i kalojnë 2-3 milionë eurot.
Burimet thonë se numri i pronave të pedeklaruara prej tyre, është edhe më i madh se lista e bërë deri tani publike.
Nga deklarimet e pasurisë së Rovena Gashit dhe Dritan Ginës të cilat u bënë publike javët e kaluara, u mësua se 15 vjet më parë pasuria e tyre ishte pothuajse inekzistente.
Ndërsa vetëm në vitin e parë pas emërimit në detyrë pranë kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rovena Gashi ka deklaruar si shtesë pasurie një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës.
Ndërsa bashkëshorti i saj Dritan Gina një dhuratë prej 35 mijë eurosh. Fleta ku do jepeshin shpjegimet për burimin e kësaj dhurate, është zhdukur nga dosja e z. Gina.
Deri më sot as Rovena Gashi dhe as Dritan Gina nuk kanë dhënë asnjë shpjegim rreth akuzave publike të bëra në media në adresë të tyre për pronat e fshehura dhe pasuritë e padeklaruara.
Çështja aktualisht është në duart e një grupi prokurorësh specialë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ashtu si edhe për rastin e Adriatik Llallës i cili po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, edhe për hetimin zyrtar ndaj Rovena Gashit dhe Dritan Ginës pritet që dosje të transferohet në një nga Prokuroritë fqinjë me Tiranën.
Ligji për rastet si këto kur Gashi dhe Gina kanë punuar sëfundi në Tiranë, parashikon që dosja ti kalojë prokurorive të qarqeve fqinjë Elbasan ose Durrës.
ALPENEWS. AL qe ka publikuar kete shkrim eshte prone e Alfred Pezes ish deputetit socialist qe iu hoq mandati pasi eshte ende nen akuze per pastrim parash, dhe e ka inat Rovenen pasi ne kohen e saj dhe te Adriatik Llalles i hapen procesin penal qe shpreson ta mbyll paq duke u rikthyer tek gazetaria. Kujton se do shpetoje ky njeri shfrytezon prap gazetarine per te shpetuar lekuren. Ne goditjet qe i ben Rovena Gashit dhe bashkeshortit te saj Pezaku nga Peqini niset nga interesi i tij personal, Ka konflikt interesi te paster. MOS MA CENSURONI KOMENTIN.
O LOLO
Po e ke gabim o çun.
Ti ngaterrohesh.
Ti i ben koment per nje mardhenie midis personave, qe nuk ka lidhje me kete shkrim.
Ky shkrim flet per nje ngjarje qe ka ndodhur, pra eshte nje shkrim qe na njofton per nje lajm.
Ne mund te komentojme raportet e njerezve.
Le te marrim nje shembull.
Po te shikosh programin e Artur Zhejit, nese ka ndonje qe vazhdon e shikon, do te veresh qe eshte program teper tendencioz, me mashtrime, program qe nxit urrejtjen midis njerezve, qe nxit trazira dhe me raste kerkon percarjen midis shqiptareve program qe ne disa raste ka edhe elemente te VEPRES PENALE.
Gjithsesi kur une analizoj Artur Zhejin, une nuk them qe ai e ben kete se ka inat Ramen ngaqe nuk e ka vene drejtor ne RTVSH, etj…., por une thjesht, flas per ZHEJIN si person qe ne programin e tij, NJE PROKUROR I PERGATITUR DO TE GJENTE ELEMENTE TE VEPRES PENALE DHE DO TA KAPTE PER BYTHE E DO TE KERKONTE EDHE DENIMIN E TIJ ME DISA VITE BURG.
Pra per analogji edhe ne rastin e dyshes GINA GASHI ne duhet te diskutojme per lajm in, nese eshte i vertete apo jo e jo se perse ky ja ben atij keshtu ose ashtu.
A me kupton pra o LOLO.
Alpenews. al qe ka publikuar kete shkrim eshte prone e Alfred Pezes ish deputetit socialist qe iu hoq mandati pasi eshte ende nen akuze per pastrim parash dhe e ka inat Rovenen pasi ne kohen e saj dhe te Adriatik Llalles i hapen procesin penal qe shpreson ta mbyll paq duke u rikthyer tek gazetaria. Kujton se do shpetoje ky njeri duke shfrytezuar prap gazetarine per te shpetuar lekuren. Ne goditjet qe i ben Rovena Gashit dhe bashkeshortit te saj Pezaku nga Peqini niset nga interesi i tij personal. Ka konflikt interesi te paster. MERO TE LUTEM MOS MA CENSURONI KOMENTIN.
mire rovena e llalla, po pse nuk hetohen pasurite monikes e bashkeshortit te saj ne lazel, ne peshkopi, velipoje etj. po vila e monikes qe ka aq dhoma sa dashnor ka, pra 28 dhoma e 9 nevojtore. pse nuk hetohen edhe vilat e xenit argites po te rames e lindes e hajduteve te tjere. drejtesi per drejtesi e jo gjueti shtrigash. tu hetohen pasurite poltikaneve kryesor ne radhe te pare kras me llallen te jene edhe rama edhe basha, edhe meta, edhe xeni edhe monika. atehere do besojme te drejtesia. e morem e e di gjithe shqiperia per llallallen e rovenen, vazhdo me ramen, meten bashen efamiljaret e tyre. te kerkojne vete rama, basha, meta e berisha qe tu hetohen si I kane vene pasurite ata familjaret e tyre. rama e basha te flasin se pari per vete e pastaj te kerkojne per gjithe politikanet e tjuere. rama moa, basha te na tregojne sa te pasur e sa TE PASTER jane pastaj te vazhdojne moralin me fjalim neroni berisha te mos kerkoje te djege shqiperin po te kerkoje qe te ghithe politikanet te dorezojne gjene e vedhur e te pergjigjen para drejtesise.
NUK DUHET TE KETE MESHIR PER PUNONJSIT E DREJTESIS KUR RJEPIN POPULLIN SISTEMI GJYQSOR C’PRET NGA TE RJER .ARTA MARKU NE SHQIPERI DO TE MBETET NE HISTORI SI NJERIU QE U VU NE KRY TW DREJTSIS .POPULLI KA BESIM NE PERSONALITETIN E SAJE NUK DO TE NA ZHGENJEJ
sa llum ka sot ky vend.
rovena, dritani, monika dhe iliri, luli dhe lulesha, llum i zi. turp zi, dhe nje popull idiot qe rri dhe mban shpresen se do te behet me mire.
ky gina eshte nje mediokerr dhe aspak prokuror xhanem, por arta marku ta arrestoje dhe te mos beje show, sepse deri tash nuk po na mbush mendjen se e ka seriozisht.
Një prokuror që refuzon transferimin në detyrë,
është kulmi i idesë së degjeneruar që kanë për detyrën në shqipëri.
Ata e kanë transformuar detyrën në pronë private.
Kaq do të mjaftonte ti deklaroje fajtorë për mosbindje.
KJO ROVENA ESHTE E MIRE, BRE , S’KE Ç’I THUA !
O Zot kush ka qene ne krye te prokurorise,ÇFAR PRISNI O VETING A KA TURP ME TE MADH QE LLALLA ESHTE I PARI KRYEPROKUROR NE BOTE NONGRATA NGA SHBA,a e shikoni se si e ka shtrire rrjeten .
Hajpra per hajer ne Koke te RAmadan Kafsha TRocit inshallla
Edhe eshte vetem fillimi.
Ligji I Trete I NJUTONIT. …..
VETTINGU VETE ESHTE PER VETING SE KETU U VUNE PERSERI NGA ATA QE ISHIN DUHEJ TE ISHIN TE GJITHE TE SAPO MBARUAR SHKOLLEN E MAGJSTRATURES QE MOS TE ISHIN TE IMPLIKUAR !!!!!!!! TANI U BE MUTI MULLAR ….!!!!???