Si e paguan shqiptarët Rrugën e Kombit

6 Prill 2018, 17:49Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama u përpoq të mbrojë vendimin e tij (dhe të paraardhësit të tij) për të dhënë me koncesion rrugën më të shtrenjtë në Shqipëri me parashikime apokaliptike për rrëzimin e saj si dhe me argumentin se vendi paguan shumë interesa për borxhet e marra për ndërtimin. Për të parën vështirë se mund të thuhet gjë. Zakonisht janë profetët ata që parashikojnë të ardhmen. Për këtë të dytën janë disa fakte që hedhin poshtë pretendimin.

Nga Gjergj Erebara

Ka disa gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë dekadës së fundit. 1. Euro në vitin 2008 kushtonte 122 lekë. 2. Pas vitit 2009, euro kushtoi 140.1 lekë deri në vitin 2016. Pas vitit 2016, euro kushtoi mesatarisht 135 lekë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2010, qeveria shqiptare angazhoi mbi 1 miliardë euro për të ndërtuar një autostradë nga Rrësheni deri në Morinë. Afërsisht gjysma e rrugës u financua me të ardhurat vjetore të buxhetit të shtetit ndërsa gjysma u financua me borxh.

Kostoja e stërmadhe e rrugës së Kombit bëri që leku shqiptar të tronditej pas një stabiliteti gjashtëvjeçar në kuotën 122 lekë për euro. Ai u zhvlerësua me 14.7%. Çdo shqiptar, pavarësisht nivelit ekonomik pagoi me inflacion këtë zhvlerësim. Nëse një varfanjak në ndihmë ekonomike bleu një thes me miell, ky thes kushtoi 14.7% më shtrenjtë. Dhe nëse një i pasur bleu një makinë lukzose apo një palë çorape Hugo Boss, ai pagoi gjithashtu 14.7% më shtrenjtë. Përgjatë kësaj kohe, qeveria arkëtoi 14.7% më shumë taksa për çdo euro mall të importuar. Përgjatë një viti të zakonshëm, Shqipëria importon mbi 4 miliardë euro mallra, mbi të cilat, qeveria takson 20% Tatim mbi Vlerën e Shtuar plus tarifa doganore dhe akciza, kur bëhet fjalë për naftë, cigare e mallra të tjera. Përgjatë 9 viteve të fundit, Shqipëria ka importuar mbi 30 miliardë euro mallra. Zhvlerësimi i lekut, i shkaktuar drejtpërsëdrejti nga Rruga e Kombit e ka paguar tashmë shumëfish koston e borxheve të rrugës së Kombit.

Jo vetëm kaq. Në vitin 2014, viti i parë i ardhjes në pushtet, qeveria e Kryeministrit Edi Rama rriti barrën fiskale të shqiptarëve me mbi 300 milionë euro. Në vitin 2015, një rritje tjetër me afërsisht 200 milionë euro. Në vitin 2016, këto rritje taksash do të mjaftonin për të shlyer brenda një viti të gjithë borxhin e krijuar nga Rruga e Kombit. (Sa për rikujtesë, taksat mbi karburantet ishin rreth 60 lekë për litër në vitin 2013 dhe janë 95 lekë për litër sot. Tatimi mbi fitimin ishte 10% dhe është 15%. Tatimi mbi të ardhurat personale ishte 10% dhe është 15%. Akciza mbi cigaret ishte 70 lekë për paketë dhe është 110 lekë).

Pretendimi se qeveria nuk ka para për ta mirëmbajtur rrugën e kombit, apo çdo rrugë tjetër është i pavërtetë dhe fyes.

Problemi është se qeveria aktuale nuk zgjodhi të shlyejë borxhet me paratë e të ardhurave shtesë nga zhvlerësimi i lekut dhe nga taksat e reja. Ajo zgjodhi të japë koncesione.

Shumë të bukura janë në teori koncesionet: ti angazhon kapitalin privat dhe menaxhimin privat për të dhënë një shërbim publik. Privati rrezikon kapitalin e vet përkundrejt mundësisë për të fituar. Sa më shumë kapital të rrezikojë, aq më shumë para duhet të fitojë dhe anasjelltas. Kur rrezikon pak kapital, do të kesh një normë fitimi më të ulët. Në praktikë kjo nuk është e vërtetë. Kapitali privat nuk ekziston në asnjë prej koncesioneve të dhëna nga Rama. Edhe në koncesionin e Rrugës së Kombit, kompania private ka, sipas bilancit të saj, një kapital të paguar prej 320 milionë lekësh (2.46 milionë euro), koncesioni i Check Up ka pasur një kapital themeltar prej vetëm 200 mijë eurosh. Të tjera koncesione kanë kapitale në nivele të ngjashme. Koncesionari i rrugës së Kombit pret ta rikuperojë kapitalin e tij brenda pak muajsh nga nisja e punës. Me pak fjalë, këtu nuk kemi të bëjmë me angazhim të kapitalit privat në shërbim publik, por me kapital publik në shërbim privat. Kjo nuk është çështje ideologjike. Askush nuk ka pse të jetë kundër koncesioneve për arsye parimore. Kjo është çështje biznesi. Nëse sheh interesin publik, këtë interes nuk e gjen asgjëkundi në asnjë prej kontratave koncesionare të dhëna nga qeveria paraardhëse dhe ajo aktuale. Nuk ka kurrfarë ndryshimi ideologjik mes koncesioneve të mëparshme dhe këtyre aktuale. Ato të gjitha janë taksa private të imponuara mbi shqiptarin përkundrejt premtimeve për shërbime publike të paqena ose të panevojshme.

Pikërisht këto fakte të thjeshta shtynë Fondin Monetar Ndërkombëtar, një institucion aspak ideologjik, të këmbëngulte në mënyrë të përsëritur që Rama “të mos japë koncesione”.

FMN këmbëngul tashmë prej shumë vitesh që kostoja e koncesioneve të Ramës dhe të Berishës të njihen dhe llogariten si borxh publik. Rama nuk e kupton ose nuk dëshiron ta kuptojë. Vlera e koncesioneve të tij arrijnë në mbi 1.2 miliardë euro, nga të cilat, koncesioni i rrugës Durrës-Kukës është rreth 400 milionë. Po them “rreth” sepse vetë Rama nuk ka marrë mundimin të shpjegojë faktet bazë, sa janë paratë që do të marrë koncesionari me atë kontratën që parashikon prani të detit në Kukës, dhe sa para do të japë pas në shërbim të qytetarëve. Me të 2.46 milionë eurot që ka vendosur kapital, kompania koncesionare vështirë se ka rrezikuar ndonjë gjë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk është një parti politike në opozitë dhe as ndonjë forcë populiste që dëshiron të mbajë me gënjeshtra shqiptarët. Është një institucion me ekspertizë të lartë. Nëse Rama nuk dëgjon dot shqiptarët, le të dëgjojë FMN-në.

12 komente në “Si e paguan shqiptarët Rrugën e Kombit”

  1. Une,Lubonja says:

    Fjalia se eshte “i paverte dhe fyes” eshte gabim! Sipas Z.Erebara eshte i tile por jo se eshte i vertete! Disa njerez edhe medioker marrin persiper se thone te verteten! Edhe Basha dhe Berisha bashke me monen “thone te verteten” por sipas tyre dhe njelloj si dhjetra politikane. militante,gazetare dhe njerez te hurit dhe litarit na bejne te qeshim per mediokritetin e tyre! Shyqyr Zotit qe eshte Rama k/minister dhe jo Gj.Erebara apo Saliu! Na mbyti llymi,mediokriteti injoranca! Shqiptaret nuk duan shtet duan mjegull!

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Te ngrihet nje komision i pavarur ekspertesh te hetoje efikasitetin dhe interesin publik ne dhenien me koncension te rruges se kombit dhe te te gjtiha koncensioneve te tjera. Ka plot eksperte financash, profesore, akademike qe flene gjume, te mblidhen dhe te bejne nje pune ne sherbim te atyre taksapaguesve qe i mbajne me rroge keta profesore te “papune”. Kur inteligjenca intelektuale nuk ben as gek as mek kur populli vidhet diten per diell nuk ke ca pret tjeter prvec flake e tym se populli llogjikon shkurt dhe thjeshte, sa leke fus ne xhep e sa leke nxjerr nga xhepi e sa me mbeten ne fund, nqs bilanci eshte i pakenaqshem ath dihet se si shkon muhabeti. Idealizmi vdes kur ekonomia shkon per lesh, kur nuk ke c’te vesh ne tavoline per femijet, kur nuk ke me cti veshesh, kur nuk ke mjaftueshem per ti kenaqur apo per t’ju blere ca lodra te thjeshta nderkohe qe femijet e politikaneve dhe “biznesmeneve” te qeverise na tregojne orat dhe xhingla minglat prej floriri qe mbajne neper duar…

    1. Skerdi says:

      Kush duhet ti mbledhe keta? Se shume kane kohe qe flasin e shkruajne. Eshte Rama qe e vendosi gjithcka ne 5 minuta pa u konsultuar me askend?

      1. tani b. says:

        @ Skerdi. Po c’te mbedhin, te marrin te gatshem ate komisionin qe hetoi koncesionet e 23 viteve te para te demokracise dhe te hetojne keto 4-5 vjet. Porblem i zgjidhur? ?
        U zgjuan te gjithe matrapezet te kerkojne drejtesi dhe te japin mend, kur per 23 vjet u sollen si zengjine dhe skllever te malokut!

  3. Adi says:

    Bravo! Analiza me e mire ekonomike e cfare po ndodh qe nga 2011 e tutje. Koncesioni i aeroportit qe aq shume permendet ishte lule para kesaj grabitje pa turp dhe pa shije

  4. lalai says:

    Qe gazetaria dhe njerezit kane mberdhif ne shqiperi duket fare qarte.
    Asnje gazetar deri me sot nuk ka bere nje skaner se si kera politikane jane ketu e 27 vjet ne karrige.
    kush i solli?
    si jane te lidhur?
    keta do jene gjithmone?

    Ndersa per shkrimin mund te behen kilometra shkrime perfundimi eshte 1…..Vjedhje!!!!
    Vjedhje si Toka e nuk u kthye tek i zoti!
    Vjedhje si ketu e 80 vjet ae vazhdon akoma nga grup KRIMBASH!!!

  5. shushica says:

    Jam dakord me ty Erebara ,por me nje ndryshim ….eshte edhe çeshtje ideologjike .Rama edhte neoliberal dhe me ndergjegje eshte kunder pjesmarrjes se shtetit ne ekonomi .Rama realisht ka arritur disa reforma ,te cilat ishin te domosdoshme per rindertimin e shtetit te shpartalluar te anarkofashistit tribal Berisha .Dhe populli i majte e votoi sepse eshte i ndergjegjshem se pa shtet nuk mund te dilet nga varferia .Edhe FMN e perkrahu .Por tashme kjo periudhe mbaroi .Ka dy rruge per Ramen …ose te ndryshoje kurs ne politiken ekonomike ,ose te jape doreheqjen dhe PS te vendose nje kryeminister te ri ,me ide dhe formim te majte .Ne kete menyre koha e mbetur eshte e mjaftueshme per nje ndryshim rrenjesor te programit qeverises i cili mund te konsistonte .
    Rritjen e rolit te shtetit ne ekonomi ,sidomos ne ato sfera ku ka burime natyrore te brendeshme .
    Ndalimi i dhenies se koncensioneve ,mundesisht rikthimi i atyre qe mund ti drejtoje shteti sipas rregullave te ekonomise se tregut .
    Kerkimi i investitoreve te huaj per ringritjen e nje industrie moderne ,sidomos hightech,ku krahas angazhimit te rinise ne pune ,do te behet e mundur rritja e forces konkuruese te ekonomise dhe e fitimeve .Pa industri nuk ka zhvillim ,nuk ka mirqenie ,nuk ka te ardhme .Nuk ka rendesi kush investon ,te rendesishmje jane parate .Dhe mendoj se kinezet duhet te jene te ftuarit e pare ,ata nuk vene kushte ,te pakten per Shqiperine .
    Vendosja e dyshemese baze per rrogat ,si ato shteterore ,ashtu edhe ato private .Minimumi jetik eshte i domosdoshem per daljen nga varferia .

  6. butrinti says:

    KY PO ESHTE EKOMOMISTE JA MERR NE KTHESE EDHE VASILIT MONES DHE CIFTIT BB. TE KISHIM EDHE CA SY KY DO I JEPNIM MESIM EKONOMIE GJERMANISE ETJ.MERO AMAN NA BOTO DHE CA SHKRIME SI KY NE SE DO QE GAZETA TE MOS BLIHET ME

  7. Tironci says:

    Llogjikoni pak me gjakftohtesi.
    Edi rama ka dhene koncesione me vlere 1.2 miliarde Euro.
    llogarit ketu 20 perqindeshin, qe i bie 240 milion Euro i kane futur ne xhepat e tyre edi rama me shoket e partise .
    perse nuk e merr vete shteti, te ngreje nje firme shteterore qe te merret me mirembajtjen e rruges dhe atehere le ta vendosi taksen.
    dale nga dale keta po bejne cèshte e mundur ta shesin te gjithe Shqiperine po munden per sa kohe qe jane ne pushtet, si nga PS, ashtu edhe PD. Luli me salen i vodhen leket direkt gjate ndertimit, tani duan edhe keta pjesen e tyre, ska ndertim Ok, se ai ka mbaruar, por ka koncesion, ja ku u zgjidh puna me nxjerre edhe keta pjesen e tyre.
    Dhe kur ti kene mbushur mire xhepat i hypin avionit dhe shkojne e blejne ndonje ishull privat andej nga karaibet te jetojne per shtat pale qejfe. ndersa popullit shqiptar ti dali shpirti duke paguar pislliqet e ketyre.
    mblidhni mendjen , dilni ne protesta jo vetem per rrugen por per c`do gje qe kerkojne te shesin keta qener.
    Dhe mos lejoni ti shfrytezojne keto protesta as PS e as PD te dyja si dhe LSi apo partite e tjera, nje mut jane.Te gjithe derrat nje turi kane.

  8. Fatosi says:

    Ti zoti Gjergj Erebara po te jeshe kaq I zoti si economist dhe financier ,mund ta leshe gazetarine per ato qe shkruajne me realisht,dhe te application per tu bere financier -economist ne qeveri
    Por me sa duket ti ja fut kote si te gjithe te tjeret qe shkruajne,dmth ti I kendon atij qe te jepe rogen ose te jep me shume
    Prandaj lerini supozimet,arsyetimet e gabuara tuajat dhe shkruani per te bardhen dhe jo gjithmon per te zezen e shqiperis
    Thank u

  9. zorro says:

    Ca llogjike prej kalamau! Eshte here e dyte qe i pergjigjem Erebares per analizat ekonomike.
    Qeveria fiton kaq ne vit dhe ka patur kaq leke per paguar rrugen. Domethene qeveria ato qe fitonte duhet t’ia dergonte borxhit te rruges, hallet e tjera t’i linte, infrastrukturen qe po shkaterrohet, borxhet e tjera te lene peshqesh nga qeveria e Saliut etc. Thjesht qe paster, fitoi 500 milione, duhet te paguante rrugen dhe asgje tjeter…
    Eshte e sigurte qe qeveria ka para te paguaje rrugen, pasi pati para ta dertonte, pati para te marre borxh, por sa do i veje kostojo totale kesaj rruge ne 20 vjet? miremabjtje ne vit 50 milione euro, ne 20 vjet 1 miliarde??? Ca llogjike Erebara. Po gjithe bota or rryp qe paguan tarife rruge e ben se s’paguan do qeveria rrugen apo sepse eshte nje vrime ne ekonomi qe duhet ta paguajne pak me teper ata qe e perdodrin?
    Duke e dhene koncesion mirembajtjen, qeveria mbledh fare pak fitim, koncesionari e miremban dhe pas 20 vitesh, nese ekonomia ia lejon mund ta mirembaje vete rrugen. Sa shume zhurme per pak ekonomi tregu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje