“Kur të shkruhet historia e Shqipërisë pas 100 vitesh ndër të vetmit personalitete të rëndësishme do mbetet… Donald Lu”. Kështu shkruan gazetari Enver Robelli, që ka risjellë këtë shkrim të tij botuar disa muaj më parë tek zviceriania Tages Anzeiger
Nga Enver Robelli
Një diplomat duhet të heshtë, kur të gjithë presin që ai të flasë me gjuhë të qartë.
Ai duhet të thotë haptazi atë që nuk e mendon. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër, i njohin këto rregulla bazike.
Donald Lu i shpërfill haptazi ato. Kështu ndodhi për shembull para disa javësh. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai bëri deklarata të forta, aspak diplomatike.
«Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë krimit të organizuar», u shpreh me ton të ashpër Lu. Ka ardhur koha të arrestohen «peshqit e mëdhenj». Vendi i tij pritës, është kapur për fyti nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave. Pastaj diplomati u bë edhe më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë.
Në veçanti Lu përmendi tre mbretër të botës së krimit, të cilët i kishin shpëtuar drejtësisë së paaftë dhe të korruptuar shqiptare: Emiljano Shullazi, Lulëzim Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, raportet e medias rreth krimeve të tyre janë të njohura, dhe lidhjet e politikanëve me mafian. E tëra është një spektakël pa pasoja për keqbërësit.
Baronët e drogës fitojnë miliarda
Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenj të mariuanës në botë gjatë viteve të fundit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Ata mund t’i përdorin paratë për t’u dhënë ryshfete deputetëve, prokurorëve dhe policëve. Kryeministri socialist, Edi Rama, i zgjedhur për një mandat të dytë qeverisës, premton në mënyrë teatrale se qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë së paligjshme të kanabisit.
Për ambasadorin amerikan, këto janë deklarata boshe. Vitin e kaluar, në Shqipëri u ndaluan 1349 persona me akuzën e trafikut të drogës, por vetëm 100 prej tyre u dënuan. S’ka asnjë bos të mafias në mesin e tyre, u shpreh ambasadori Lu në fjalimin e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Ai e di se akuzat e tij të forta, kanë futur në siklet shumë politikanë në Shqipëri. Por askush nuk ka guxim të kundërshtojë publikisht amerikanin, pasi ai i referohet hapur një të vërtete të pakëndshme. Lu denoncon vilat e shtrenjta të politikanëve, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet jashtë vendit.
Në opinionin publik Donald Lu konsiderohet si supershqiptar, i cili është më i shqetësuar për të ardhmen e vendit, sesa mjeshtrit e frazave të politikës shqiptare. Ai tregon me gisht drejt zyrtarëve të korruptuar, sulmon prokurorin e përgjithshëm, sepse, sipas tij, po saboton reformën gjyqësore, dhe i inkurajon qytetarët t’i vënë para përgjegjësisë qeveritarët e tyre.
Nëse një gjykatës dëshiron t’u mbyllë gojën gazetarëve me një padi, vetëm për shkak se këta të fundit duan të dinë se si ai e ka bërë pasurinë e tij të madhe, ndërhyn xha Lu-ja. «Beteja juaj është beteja jonë», thotë diplomati – dhe gazetarëve u lejohet të vazhdojnë punën e tyre.
Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një video-mesazh. Në të njëjtën kohë ai fliste rrjedhshëm shqip, dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund dikush që merrte parasysh shqetësimet e tyre seriozisht, më në fund dikush që nuk e lejon veten të miklohet nga komplimentet e politikanëve lokalë.
Kështu mendojnë shumë shqiptarë për Donald Lu, të cilit i pëlqen të jetë i drejtpërdrejtë në mesazhet e tij. Si një fëmijë emigranti, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ky i fundit emigroi nga Kina në SHBA, dhe i siguroi familjes së tij, nëpërmjet një pune të madhe, ëndrrën amerikane.
“Atëherë ju jeni të korruptuar!”
Tani ai është duke luftuar për ëndrrën e tij shqiptare: një shtet funksional, që të mund t’i bashkohet një ditë të largët Bashkimit Europian. Ambasadori Lu ka nxitur miratimin në Parlament të një reforme në sistemin gjyqësor përkundër rezistencës së shumicës së politikanëve, dhe tashmë ai duhet të kujdeset që ajo të vihet në zbatim.
Qëllimi i reformës është të shqyrtojë figurën e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve sa i përket integritetit të tyre moral, kualifikimit profesional dhe kontaktet me botën e nëndheshme të krimit. Përpara fillimit të kësaj procedure, disa zyrtarë të sistemit gjyqësor dhanë dorëheqjen.
Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, qenë shumëfishuar që nga viti 2004. Gjykatës të tillë, kishte parasysh ambasadori amerikan, kur tha në një takim: «Nëse ju mbani një orë në dorë, e cila është më e shtrenjtë se makina ime, ju jeni të korruptuar!» Në aktivitetin e radhës, gjyqtarët kishin hequr aksesorët e luksit. Për zotin Lu, s’ka arsye për t’u çlodhur. Ai e sheh dekriminalizimin e drejtësisë dhe të politikës shqiptare si detyrën e tij më të rëndësishme në Shqipëri.
jo more!
tashi u kujtove ti me “luftu krimin” a. tash qe po t djeg bytha ty?
po kur njerzit e thjesht dhe hallexhinj tash e cerek shekulli kelthasin se “nazuni frymen krimi” pse s bzante kush?
apo ju deshen kriminelat per me shkatrru shtetin e strukturu shqiptar dhe me e sakatu e tash qe krimi ju dul jasht kontrolli dhe po ju helmon juve qe e perkrahet dhe ushqyet ate qe tash e 25 vjet,tash pra qe qeni po kafshon te zotin,po kujtoheni ju me “luft kundra krimit”
asgjo s do beni dot. sepse djalli ka dal prej shisheje dhe s ka burr none ta rifusi Brenda.
tash shijoni “liri demokracin” qe instaluat vet.
hajt ta gzofshi.
prisni se s keni pa gjo akoma. ka edhe me.
esht nje brez I tere I ri qe po rritet sesi me bo pare t shpejta me krime dhe me turlilloj gjonash porse jo me nershmni.
te jesh I nershem te thojn se je trap.
ta thot fmija ta thot plaku
ta thot demokrati ta thot komunisti
ta thot burri ta thot gruja ta thot edhe majmuni ne kopsht zoo.
vet e bete kte. ca mbollet korret.
po ju ambasadoret e demokracis sikur keni pas shpernda dekorata dhe diploma dhe cmime nobeliste si p sh cmimin e lart “burr shteti” per kriminelet dhe vrasesit ordinere dhe mafjoze bashk!
si ka mundsi qe tash e kthyet pllaken?!
po na habisni.
hiqjani njiher dekoratat “burr shteti” apo “yll ne ngjitje” krimineleve te peshes se rend dhe pasandaj merruni me ndonji fukara qe korr ndonji zabel me bar te perendis per te kenaq rinin perendimore uikendeve festive te tyre te cmendura epshore…pa brek e me sutjena………
Atehere sipas meje eshte e thjesht fare sepse shba nuk bente dot ligj per drejtesi perpara kohe ne albanistan,sepse shumica e popullit ka qene e semur politikisht.Ca ngreshin 2 gishtat rroft sali birisha ca meta kokmadhi ca fatos kazinoja ca edi bla bla bla mashtrusi e kuptoni ça ndodhte?po te goditeshin keta gjakpirsa populli do shkonte ne lufte civile duke mbrojtur illujt e tyre.Tani qe shumica e ka kuptuar qe kto mbrojne sumatriçen e njerri tjetrit ka ardh momenti kuptoni?
ca lesh supershqiptari esht ky!
ky esht antishqiptar.
po t ishte supershqiptar I lente shqiptaret te pasuroheshin me drog. se drogen vet e duan te rinjt e botes. shqiptari vec esht nje furnizues si ata qe furnizojn me pica rinin perendimore neteve te ftofta se ata s duan te gatuajn vet neper shtpija se jan dembela.
po t ishte supershqiptar arrestonte salen e jo ta dekoronte “burr shteti” arrestonte lulushen e jo ta nderonte “yll ne zenith”,se ata jan vrasesa kriminele. e jo fukarenjt e fshatrave qe s kan as rrug ku me shku makina por perdorin gomarin e kalin si “Mercedes”…
ne fund te fundit mu si shqiptar nuk me ben asnje te keqe ai shqiptar qe shet drog dhe fito pare. ai rregullon veten e vet dhe nese ka ai me hedh edhe mua ndonje qindark. nese ai shqiptari tjeter s ka, jo vetem qe s do me jap asgje mua,por do ket konflikte se ai do perpiqet qe te zgjerohet duke marre edhe dicka nga ajo qe me perket mua ne shqipni. si puna e ceshtjes se pronave . qe shqiptart,meqe ishin te varfer,filluan ti hynin ne bace njoni tjetrit,dhe dihet se ku jemi.
mos besoni politiken o shqiptare se nga droga nuk na vje asnji e keqe.
eshte konflikt interesi. sepse industrin e droges duan qe ta ken kta perendimoret qe te marrin fitimet. dhe gjejn shqiptaret pa perkrahje dhe duan ti bijn me politik ligjore.
drogen si fenomen nuk e shpiken shqiptart. ate e ka shpik perendimi. shqiptaret e gjeten. ata jan vetem nje kjosk e re n fshat. asgje me teper.
por kjoskat supermarkatet dhe restorantet dhe hotelet e vjetra tradicjonale perendimore s duan konkurrenc keshtuqe yshtin ambasadoret e tyre per te prish pun shqiptarve.
ne ameriken e ktij ambasadorit marijuhana eshte e lire ne rreth 25 shtet atje. a ka nanji gazetar ta pyesi se cfar dreqin kundra marijuhan person del e luan ai kur ne shtepin e tij e lejon vet legalisht kete drog?!
mos beni ca bej un beni ca them un!
edhe nji gje.
nuk ka burr none qe ti ndaloj shqiptaret ne rrugen e pasurimit me drog. jo vetem me bar,qe esht nje kavaljer delict neper perendim,sepse marijuhana shitet e blihet e pihet lirshem kendej e andej atllantikut,ne Amsterdam behet name kafeneve. esht legale. por edhe me heroin e kokain, shqiptart e msuan tash se ajo ,droga pra,heroina kokaina eshte parja e modhe. dhe ata s do thyhen kurr ne rrugen e pasurimit.
sa te ket deshira njerzore per me pi heroin kokain hashish marijuhan etj etj ,po aq do kete edhe gadishmeri mbarshqiptare per me ja shit keto “dashnoreve te droges”
dhe dashnoret e droges jan pa fund. sepse ku ka pare ka dashni per drog.
lufta kunder droges esht nje luft e hmbur. perpiqen te hiqen sikur fitojn nanji betej me ndonji grup te pafuqishem e te pazot ,budallenjsh,por si luft totale esht e himbur dhe kjo dihet nga politika dhe prandaj e ardhmja I takon droges se lir. pik.
do ta shifni po s erdhi koha qe heroina e kokaina do shiten sikurse shiten cigaret.
s ke ci ben deshirave njerzore. ate qe e don shpirti njeriut ate ai gjen menyren ta realizoj. kjo esht thelbi I ekzistences njerzore esht thelbi edhe I vet jeteses se qenijeve te gjalla. eshte darwinijane kjo. prandaj eshte qesharake se ,qeverit jane ne pozita antidarwin.
konsumi I droges nga njeriu eshte e njejta gje me konsumin e oksigjenit nga qenijet e gjalla,apo me konsumin e ushqimit nga luanet. a mund te qortohen luanet pse hajn kafsh te tjera per te jetu? se bejn krim meqe han antilopat?
mund te qortohet njeriu se “shkatrron atmosferen” meqe konsumon oksigjenin me frymemarrje?!
po aq mund te qortohet ai pse konsumon drog. dhe
sa jan “kriminel” luanet qe vrasin antilopat me jetu aq “kriminel” jan edhe drogdealerat pse shesin drog!
esht teorija e superneodarvinit kjo.
O superdarwini nga dublini je koqe kandari komplet , veshtire se do gjesh tjeter njeri me mendje kafshe se ty . Po pse o lango , njeriu njesoj si kafshet e ka menyren e te menduarit ?? Luani nuk ka mundesi te tjera te siguroj ushqimin si shume kafshe , dhe sulmon antilopat , sic e pershkruan ti o mendjepjerdhur , kurse njeriu mund te kete 999 raste te tjera per te siguruar te ardhura , ty pse te vajti mendja jote e ngushte tek e 1000-ta ??? Dmth sipas teje po te sigurosh para , mirqenie te mire ne kuriz te tjetrit , eshte normale ?? Kurse kafsha nuk e ka kete “politeli” prandaj sulmon kafshe te tjera , kurse njeriu u zhvillua per shekuj e shekuj , ti siduket ngele kafshe e pazhvilluar ……….po dublini ku ngjit?? Jeton ne dublin?? Po irlandezet njifen si me mendjeprehtet ne europe?? Ti si duket ke ngelur shqiptar nga melesia e madhe , dru me pre , a o rocke , je per tu ardhur keq e para , dhe e dyta mos ri ne vende te zhvilluara , por leshou andej nga kontinenti afrikan do gjesh kafshe shoke e shoqe plot ….
Donald je shpresa jonë e vetme…po ja arrite ti fusësh në kafaz këta sharlatanë të e parlamentit tonë ti padyshim do të jesh heroi ynë kombëtar…po po do të jesh një Skënderbe i gjallë…I gjithë populli po pret sinjalin tuaj…jeni njeriu më i nderuar në hapësirën shqiptare
shyqyr Ambasadorit D. Lu!!!!
o torrobell , sa mire qe e njeh situaten ne Gjermani , Zvicer , Serbi , maqedoni , Bosnje etj( ???) , pika te rente , sa per shqiperine me çfare shkruan nuk e njeh fare , po fare ,.Meqe hiqesh si i lexuar , lexoje pak Konicen ç ‘fare thote per tipa llafazane si ty .
Bobooo na u rrenqeth mishi me heroizmat e Lus qe shqetsohet me shume per interesat e Shqiperise se ato te shtetit te vete. Keto grupet polifonike duhet te futen menjeher ne pune ti thurin ndonje kenge ashtu si ato per komandant Rrapush Xhaferrin dhe Zotin Sali!
AMBASADORI ESHTE TU VREJTU LEVIZJET LART , E POSHTE PASTAJ BEN ANALIZEN E SHQIPTAREVE ,EDHE AMBASATORET TANE JASHT VENDIT KESHTU BEJNE DHE JAPIN OPINION VENDAS KU QENDRON
. ATEHERE DUHET ME BO ANALIZEN MUJORE OSE JAVORE .ME TE DHENE TE DREJTEN DRURI I SHTREBER NUK DREJTOHET SE ASHTU ESHTE KRIJU
Z.Ambasador Lu.Ekeqja e ketij vendi,vjen sepse,qe ne zanafille,prona e shqiptareve,eshte tjetersuar sipas qejfit te polirikaneve shqiptare.SEAMENT ALBANIA,kompami libaneze,qe sot drejtohet nga Charli Bouri,jane nje nga kompamite mafioze te ketij vendi.Erdhen me dy lek ne xhep dhe sot jame thuajse miliardere.Agjensite e specializuara amerikane ta vertetojne kete,dhe ketu te jete edhe fillimi i Vetingut real ne Shqiperi,pasi prona e shqiprateve eshte tjetersur ne menyre qesharake dhe te antiligjshme.Doni prova.Eshte shume e thjeshte.Verifikoni ecurine e miliardereve arabe ne Shqiperi.Kerkoni ndihme,te gjithe jane gati t’ju pajisin me informacione.Vendi i arabeve ne korrupsion eshte shume here me i thelle se i te tjereve.Le ta fillojme nga A-Ja.
lu agjent i super mafies boterore MONSANTO?
gjithe kto qe po ndodhin sot
Farsa me ish Ministrin tahiri ,
jan gatuar nga guzhinjeri kinez
kllouni me shume maska
cin don lu
do bien fb i makinen e se vertetes
dhe saliu luli meta gjithe banda do dali ne fund = “E Sinqerte “!
Ata qe do genjejne do jene tahiri me shoke ,kushedi pse jo edhe vet Rama
do mbushin xhepat me $ dhe do i len faturen e Trebickes ne dore
popllit shqyptarr
loja me shqiptaret do shndrohet ne telenovele
me titullin ,
idiotet shqiptare qe besojne ne prrralla
Skënderbeu dhe Donald Lu janë dy Heronjtë Kombëtarë të Shqipërisë.
Te rrofte truni i vogel,JEIaVDULI.
Nga” kapi vraresit e 21janarit” tek “jane kater klane mafjoze” …mjerim.
Ata rropt ku ti kini me ambasador e dipllomat.
Populli e di shume mire ke deshiron ne burg e kush e ka sjellur ne kete gjendje mjerane.Di dhe perse nuk gjen dot drejtesi di dhe perse nuk njihen pronat e tij…dhe ketu keto kater klanet mafjoze nuk kane pune fare.
Drejtesi skemi se na u be drejtesia 6 mujorrshe!
Prona skemi se iu deshen politikanve!
Bythe me vra politikanet skemi se i mbron drejtesia e korruptuar.
Edhe nje hereeeee
Robte,ku ti kini.
Po ate letrën që Lu i shkroi prokurorisë ku i kerkonte te nderpriste hetimin ndaj Bankers (kontributor ne fushatên Clinton) sikur e paske harruar!
Nxirre ku e ke?!?! Nje shpifje e ndyre e ish Kruehajdutit qe paska qene ne ate post vetem per te vjedhur.. Nxirre letren.. Apo e tha Saliu Dixhital.. O Zhaku, nuk pjerdh Ambasadori per nje kompani ish Kanadeze (jo amerikane) qe ishte aty ne ate kohe.. Dhe po te ishte Amerikane, as do tja dinte po te dilte jashte biznesit.. Free Market anyone fails.. Zhaku pa tru..
Ketij dhe kujtdo tjeter ambasadori,duhet ti behet e qarte se,nuk eshte governator por ambassador,dhe te mos lejoje te fute hundet kudo.
Ne vendet e tyre ata jane askushi.
E vetmja shprese per Shqiperine dhe shqiptaret eshte ndihma amerikane per te larguar sunduesit, kriminelet, te korruptuarit qe po ia marin frymen me vite me rralle. Faleminderit dhe shpresoj qe the realizohet sa me shpejt dhe the fillojne te funksionojne gjerat ne menyre normale the rregullt.
Faleminderit zoti Donald Lu , Ambasador i SHBA, qe ndihmon popullin tim
Nje pyetje per shoket Enver dhe Liu Shaoqi : A e mbaroi luften kunder drogerave ne Afganistan ushtria amerikane?
Robell, ne vend te stemes se qemotshme me koken e Maos, me kete shkrim “superpolici” kinezo-amerikan, meriton te te jape vizen per Amerike, me motivacionin : “Yll ne ngjitje” i kazanxhinjve te gazetarise.
https://www.globalresearch.ca/heroin-dealer-in-chief-afghanistan-source-of-90-of-the-worlds-heroin/5502813
https://en.wikipedia.org/wiki/Opium_production_in_Afghanistan
Mjaft lëpive o (To)Robell, se t’u trash gjuha…! Po të ishte “supershqiptar” Lu-ja, do përmëndte “peshqit e mëdhenj” që janë Sali Berisha e banda e tij shpellare, që shkatërruan dhe po i pinë gjakun Shqipërisë, por ata janë “kanakarët” e mbrojtur prej tij… (kujto “burrë shteti” etj.etj.)
@ Komentuesve: komentet negative mbajini per vete dhe ngrihuni kunder fenomeneve negative. Po nuk u ngritem ne, te “cirresh” pas ekranit te kompjuterit nuk mjafton. Ngrihuni dhe behuni nje, sic u bene ne Rumani. Ap oe harruat? Ne Rumani u ngriten e nuk lejuan qeverine te ndryshonte ligjin,; ketu nuk ngrihemi, por thjesht flasim pas shpine. Ambasadori Lu ka zgjehdur rrugen me te veshtire, te thote te verteten troc ashtu sic eshte, dhe kjo e ben ate “armik” te atyreve qe u prishen interesat – e keta jane gjithe paria jone, pa perjashtim majtas djathtas apo ne qender, te gjithe nje llum jane. Ndaj ngrihuni per veten tuaj.
donald lu duhet te kerkoj shkarkimin e adriatik llalles ne radhe te pare pastaj te filloj me pastrimin e cdo sektori qe nga saliu
Emri i zotit Lu do mbetet ne histori,pa sec thote ky lamashi qe shkruan me pseudonimin”superdarvini nga dublini”,”Mohikani” apo ndonje rro.ke tjeter i PD-se pak rendesi ka,vari lesht.Vepra e zotit Lu eshte shpresedhenese dhe shpetimtare poer shqiperine e per shqiptaret dhe emri i tij do [permendet me respekt e do shkruhet ne histori,kur ne te mos jemi me.Gjithe plehrat me apo pa pseudonim,me apo pa imunitet si Berishovici,lulushovici apo baxhella Muniu i likes se floririt do marrin reston avash avash nga populli dhe ligjet e ketij vendi,te cilat do fillojne te veprojne edhe mbi ta,se deri tani kane qene vete ligji,kane qene mbi ligjin dhe kane bere cfare u do qejfi,ne dem te vendit e te popullit.Zoti Lu,faktet tregojne se e do perparimin e shqiperise shume me teper se ca te tjere politikane qe vetem emrin kane shqiptare,por jane me veprimet e tyre anti-shqiptare!Percaktimi i tij si Supershqiptar eshte i sakte dhe i drejte!
MIku me i madh i shqiptareve do te mbetet perjetesisht DONALD LU. Respekte pa kufi
LU !!!!!????????????????????????