Nga Mero Baze
Në Shqipëri ka plasur një entuziasëm opozitar për fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban. Të gjithë mendojnë se ai ngjan me Lulzim Bashën. Dhe ka disa pika të ngjashme.
Të dy janë bursistë të Sorosit. Viktor Orban i ka kërkuar në vitin 1988 përmes një letre drejtuar Xhorxh Sorosit, një bursë për në Oksford, me zotimin se do t’i përkasë një brezi të ri, që do të ndihmojë shoqërinë civile dhe liritë njerëzore të nëpërkëmbura nga komunizmi në Hungari.
Edhe Lulzim Basha ka bërë të njëjtën gjë dhjetë vite pas tij. Në vitin 1998, ai dhe gruaja e tij i kanë kërkuar Xhorxh Sorosit një bursë për studime në Holandë me të njëjtin zotim, dhe e kanë marrë.
Orban po ashtu mund të konsiderohet si brezi i dytë i liderëve antikomunistë të Hungarisë, por i bërë vetë. Lulzim Basha është formalisht i dyti, por duket, siç e portretizon një aleat i së djathtës ballkanike, se ai ngjan “si dikush që shkon në një mbledhje me vonesë dhe thotë më falni se erdha në vend të atij tjetrit”
Por Lulzim Basha ngjan dhe me kundërshtarët e Orbanit. Opozita e Lulzim Bashës dhe opozitarët e Orbanit janë njësoj të përçarë, shpresëhumbur dhe pa ide për t’u bashkuar.
Dhe ja, tani në ditët e saj më të vështira dhe më pa shpresë, opozita shqiptare po përpiqet të gjejë një shembëlltyrë fitoreje, tek një kryeministër i djathtë hungarez, i cili ka arritur të marrë mandatin e tij të tretë, pasi ka konsoliduar frymën e tij kundër futjes së emigrantëve në Hungari dhe “mbrojtjen” e Hungarisë nga të huajt, kryesisht institucionet ndërkombëtare që mbrojnë liritë njerëzore, shoqërinë civile dhe lirinë e shtypit, siç janë Komisioni Europian, OKB dhe ish- sponsori i tij i dikurshëm i studimeve, Xhorxh Soros, po ashtu një hebre i Hungarisë.
Por ajo që është interesante në Shqipëri, nuk është gëzimi fallco për fitoren e Viktor Orban, por shpikja e arsyes përse ka fituar Viktor Orban.
Të gjithë ata që duan t’i japin zemër opozitës, dhe sidomos ata që duan që Lulzim Basha t’i ngjajë vërtet Viktor Orbanit, mendojnë se historia e ngjashme e tyre me Sorosin, pra fakti që Soros u ka dhënë bursë për shkollë dhe fakti që të dy tani e sulmojnë si armik, mund ta ndihmojë Lulzim Bashën për të fituar.
E vërteta e parë e hidhur në këtë histori, është se Viktor Orban nuk fiton se ka sulmuar thjeshtë Sorosin, por se ka sulmuar Sorosin, dhe vazhdon ta sulmojë atë, për shkak se ka përqafuar një filozofi politike izolocioniste, që funksionon në Hungari, e cila është realisht kundër ideve për një shoqëri të hapur të Xhorxh Sorosit. Por këtë nuk e ka nisur si betejë kundër Sorosit, por si një identitet të ri politik. Ai u bë “delja e zezë” e Europës dhe ishte në prag të përjashtimit nga Partitë Popullore Europiane dhe Bashkimi Europian vitin e shkuar, për shkak të qëndrimeve të tij raciste kundër emigrantëve, ngritja e murit që do të “ruajë” Hungarinë nga emigrantët, dhe refuzimi i shumë politikave të Bashkimit Europian në Hungari.
Ai është i qartë si anti-europian dhe si armik i lirive njerëzore dhe lirisë së shtypit. Është modeli autokrat i liderëve të rinj antikomunistë të Europës Lindore dhe më i sinqerti, si izolacionist dhe nacionalist, prej tyre. E ka realisht që do ta mbajë Hungarinë të izoluar nga bota e jashtme dhe nga politikat e hapura për emigrantët, që përdor Europa.
Kundërshtarët e tij politik i ka shkatërruar duke shkatërruar liritë njerëzore dhe duke krijuar një shtet të super korruptuar, i cili nuk konsideron asnjë vlerësim nga organizatat ndërkombëtare, si vend i korruptuar.
Dhe për këtë ka sukses politik në Hungari.
Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban, nëse ka fuqi. Është i lirë të bëhet anti-europian, të përqafojë teori nacionaliste, dhe të predikojë kundër shoqërisë civile dhe lirisë së shtypit. Vetëm se nuk ka shans të bëhet zëdhënës i politikave kundër emigrantëve, pasi në Shqipëri nuk vjen asnjë emigrant, por populli ynë është prodhues emigrantësh për Europë. Pra, në një farë mënyre, po u bë si Orban, duhet t’i bëjë thirrje Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Francës, Anglisë e SHBA-së, të zbojë emigrantët shqiptarë. Ky është identiteti kryesor i Viktor Orban. Dhe Viktor Orban nuk i ka munguar kurrë si mik PD-së, Berishës dhe Bashës. Që në mandatin e parë ai e shpalli Berishën mik dhe e ftoi në “Internacionalen” e autokratëve lindorë, biles dhe me arsyetimin se “jemi të një gjaku” ngaqë mbretëresha jonë Geraldinë ishte nga Hungaria. Problemi i PD nuk është se nuk ka me vete Orbanin, por se nuk ka Merkelin, Makronin, McAllisterin dhe të djathtët Perëndimorë ku duam të shkojmë.
Beteja e tij kundër Soros, është anësore në identitetin e tij dhe vjen për shkak të kursit politik që ka marrë. Pra, ai është nisur të formojë një identitet të ri si nacionalist izolacionist dhe e ka formuar atë, dhe ky identitet bie ndesh mes të tjerash dhe me filozofinë e Xhorxh Sorosit. Nuk është nisur të shajë Xhorxh Sorosin, dhe pastaj të bëhet ai që është bërë.
Këshilltarët qesharakë të Lulzim Bashës në Tiranë, në fakt janë duke fshehur Viktor Orbanin, duke i treguar Lulzim Bashës “mullinjtë e erës” me të cilët duhet të luftojë. Kjo e shton dozën e dështimit të tij dhe mungesën e personalitetit si politikan.
Lulzim Basha është i lirë të bëhet si Viktor Orban dhe s’ka nevojë të shpallë armik Sorosin, se armik e bën vetë profili i tij, nëse bëhet si Orban. Kurse ky ngazëllimi se mjafton të shash Xhorxh Sorosin dhe bëhesh “fitimitar” si Viktor Orban, është njësoj sikur të thuash se mjafton të blesh prezervativ, se pastaj e ke të sigurtë që gjen të dashur. Në fakt ajo që ka bërë Orban, është se ka gjetur një herë të dashur, pra ka gjetur një herë vetëveten dhe profilin e tij si politikan anti-Perëndimor, pastaj është marrë me armikun e dashurisë së tij.
Prandaj nëse keni mëshirë për Lulzim Bashën, mos e tallni në këtë mënyrë. Lereni një herë të bëhet lider dhe të kuptoni çfarë do ai, pastaj armiqtë dhe miqtë e tij, bëhen vetë gjatë rrugës. Mos e çoni kot të blejë prezervativ!
Analize me te fuqishme nuk mund te behet. Bravo Mero je i papare,je 1 shi i gazetarise politike….
O Mero, kur ben analizen politike per nje lider merr parasysh edhe elemente te tjere.
1. Hungaria na konsideron vellezer per shkak te luftes se Skenderbeut kundra turqve. Te mos harrojme se Skenderbeu ishte mik i Janosh Huniadit prijesit te Hungarezeve.
2.Hungaria po ruan te njejten linje me Austrine, duke patur perfitime ekonomike si nga rusi edhe nga europa.
3.Ai kerkon nje europe te bashkuar vetem me europiane,pa arabe, turq dhe zezeqer. Dhe sa per emigrantet shqipetare, asnje shtet nga europa nuk eshte shprehur kundra. Dhe Shqiperia nuk duhet ti mbaje syte tek emigrimi si zgjidhje e problemeve ekonomike.
4.Ate e ka uruar Merkeli duke u shprehur qe eshte e gatshme te vazhdoje bashkepunimin.
Perfundimisht, shkrimi yt kunder Orban eshte kot. Sa per Lulashin, ai mund te matet vetem me pinokun. Mos krahaso asnje njeri me Lulezimen se do te te hedhin ne gjyq per fyerje .
Bravo !!!
Po me islamiket e PD cfare lidhje ka Orban?!
I madh si gjithmon Mero, i ke bere kirurgji plastike Hollandezit tone z.Lulzim Van Basha dhe atyre qe i fryjne ne vesh gjith diten….
ai as hollandes nuk eshte lloji sepse,
do te kish mesuar ndo pak nga politika hollandese
Je vertete virtuoz z.Mero.
Nuk besoj se deri tani te gjeshe nje sarkazem kaq te holle qe perdor Mero Baze,per te vene ne loje perpjekjet politike ne thonjeza qe Po Ben Lulzim Basha per tu afirmuar si lider.
I shkrete lulu do mbaj edhe radhe per te blare perzervativ.
Ha ha ha ha….
Si ka ngel gje tjeter Lulushes vec ta qijne ne byth
Hungaria First, America First etj me shume sesa filozofi izolacioniste jane filozofi nacional-konservatore qe synojne ruajtjen e identitetit, kultures, moralit etj te nje vendi ndaj ndikimeve te filozofise multikulturaliste dhe te nje shoqerie te shqyer apo te hapur si te duash quaje, pra synon preservimin jo tjetersimin. Ashtu si filozofia naziste e me pas ajo komuniste edhe filozofia e shoqerise se hapur dhe multikulturaliste synon krijmin e Njeriut te Ri dhe ky eshte pikesynimi dhe ketu shkon gjithe investimi i Soros-it, ne krijmin e Njeriut Te Ri sipas filozofise dhe ideologjise se Sorosit dhe atyre qe e mbeshtesin ate. Por askush nuk e kupton apo thote me ze te larte qe krijimi i nje shoqerie multikulturaliste apo te hapur do sjelli vetvetiu lindjen dhe krijimin e nje kulture hibride unilateriste, unike, duke zhdukur multikulturalizmin dhe diversitetin kulturor qe ekziston sot dhe mbi te cilin inspirohet gjithe propaganda e liberaleve dhe Soros-it per krijimin e nje shoqerie liberale, multikulturale e te hapur. Pra thene thjesht, Sorosi po shfrytezon diversitetin kulturor, moral etj te botes per te sjelle ne jete nje Besim, Dogme apo Ideologji unike e cila do i permbledhi te gjitha keto diversitete qe ekzistojne sot duke i shkrire ne nje dhe ironikisht duke sjelle ne jete nje shoqeri te mbyllur ne vend te nje shoqerie te hapur. Sic dihet synimi i krijimit te njeriut te ri prej Nazisteve dhe Komunisteve ishte kontrolli sa me i lehte i mendjes se masave, i psikologjise se tyre, indoktrinimi sa me i shpejte dhe efikas ose robotizimi dhe skllaverimi i popullit me ane te shpelarjes se trurit. Kjo qe synon Sorosi nuk eshte as me shume e as me pak se sa shkencetaret qe perpiqen te modifikojne kodet gjenetike te kafsheve apo njerezve, sorosi synon modifikimin e arsyes, llogjikes dhe formen e te menduarit te njerezve duke i formatuar ata sipas imazhit te tij. . .
Qeke ftof m’taiare Sit back. Ulu, qetesohu e pi ndonje ilac, se shume larg te paska cu menia! Nqs je shum i hap ndaj te tjereve, dmth qekam nazist ! Perle fare me qenke
po mer carac po, nji ashu o…
sit back and take it up in the ass … njeriu i ri qe do te krijoje sorosi ???? perdor gje ashash ti se ska mundesi tjeter hahhahah nga e gjete nga e shpike hahhahahah dhe tragjikomikja eshte qe : e beson dhe qenke i bindur hahahhahahah. njeriu i ri hahhahahah hapu dheeeee !!
ha gjiz agush ha se gjiza te ben mire..
ha gjiz agush ha se gjiza te ben mire…
O Mero, je i Madh,( une te kam share shume personalisht vite me pare se isha nje i djathete fanatik, pa sanje argument, por kur pashe qe Edi Rama, Ti ete tjere qe mendoni, krijoni dhe punoni njesoj si mendja ime e kuptova qe isha ne krahun e gabuar te sllavo-grekeve,) se jo vetem Basha por dhe shume figura te PD ne 1994-95-96 kane marre bursa nga Sorosi per ne te studiauar ne Gjermani, kurse ne fukarenjte konkuronim dhe merrnim burse nga sherbimi akademik gjerman ne Gjermani, kurse ata( spo ti permend emrat, po i deshe po ti jap privatisht) merrnin parate e Sorosit ne Tirane dhe vidhnin neper supermarketet evropiane, gjermane. rrofte berja e shtetit shqiptar, poshte cberesit e tij, Berisha, Basha-Meta
Je i madh Zoti Baze.
Ja ke pershkruar me saktesi Karakterin dhe gjendjen PD.
Z. Mero Baze, pyetja ime eshte per cfare i duhet perzervativi Lulzimes? E shumta i duhet ndonje krem, apo lubrifikant per vrimen e bythes.
Ja, kete pyetje kisha une.
Ate krahasimin, o Mero, nuk ishte nevoja ta beje kaq banal, me prezervative!. Shqipja eshte gjuhe shprehese e fuqishme; munt te perdorje, fjala vjen, patkoin dhe kalin, apo ndonje krahasim tjeter.
Alban ta then Une pergjigjen… lulushin ka khr qe e shkep me strapon dildo .
Ore ja bej sumen si cope bifteku te rrahur pa pjek akoma por ai ashtu e do.
Nuk do fare me lubrikant.
I pelqen dhimbja e dildos 30cm-troshe