Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro, Meta shihet si simbol i korrupsionit. Media, e kapur. Qeveria favorizon familjet Hoxha dhe Frangaj

11 Prill 2018, 08:19Politika TEMA

Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”, sipas organizatës Freedom House. Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme, falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta.

Në kapitullin për Shqipërinë të raportit të përvitshëm të organizatës Freedom House “Vendet në Tranizicion” – një përmbledhje të së cilit e përgatiti Zëri i Amerikës – thuhet se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.

Arritjet në luftën kundër korrupsionit u zbehën nga zgjedhja si president i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”, thuhet në raport.

Përparim në zgjedhje por polarizimi politik vazhdon

Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit shënuan përparim, pasi ofruan garanci të gjera për opozitën. Falë këtij përmirësimi, rezultati i përgjithshëm i indeksit të demokracisë u përmirësua në 4.11 nga 4.14 që ishte një vit më parë. Sipas Freedom House numri 1 përfaqëson nivelin më të lartë të demokracisë dhe numri 7 më të ulëtin.

“Fushata zgjedhore, si dhe numërimi i votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kishte shumë më pak probleme sesa në zgjedhjet e kaluara. Për këtë arsye, asnjë nga partitë kryesore nuk i kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve”, thotë raporti.

Por zgjedhjeve u parapriu një bllokim politik mes opozitës dhe qeverisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2017 “që e vuri të gjithë procesin zgjedhor në rrezik”.

Në raport thuhet se qeverisja demokratike në Shqipëri, u karakterizua nga ngecja në vend për shkak të polarizimit të thellë mes partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste në pushtet, si edhe nga prirjet autoritare në vitin 2017.

Bojkotimi i parlamentit nga Partia Demokratike gjatë katër muajve të parë të 2017-ës, e frenoi reformën e kodit zgjedhor që ishte rekomanduar nga OSBE/ODIHR-i.

Po ashtu rrezikoi ta hidhte të gjithë procesin zgjedhor në kaos pasi PD-ja refuzoi të emëronte përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe i regjistroi kandidatët e vet, shumë pas afateve të përcaktuara në kodin zgjedhor.

“Marrëveshja e majit mes PS-së dhe PD-së, që i dha fund bojkotit, megjithëse u hapi rrugë zgjedhjeve të qeta, e sforcoi sistemin zgjedhor, pasi logjika politike iu imponua kodit zgjedhor”, thuhet në raport.

Ndërkohë raporti thotë se Partia Demokratike e opozitës dukej se ishte në një proces shpërbërjeje pas humbjes më të thellë në 25 vjet, ndërsa presidenti i ri Ilir Meta nuk e kishte besueshmërinë për të mos lejuar abuzime të mundshme me pushtetin nga ekzekutivi.

Lufta kundër korrupsionit dhe kundër kanabisit

Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsionit dhe rryshfeteve, veçanërisht në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit.

Por përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, thuhet në raport, u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës.

“Megjithë këto njoftime, shumica socialiste në parlamentin e Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorëve për t’i hequr Tahirit imunitetin parlamentar, që ai të mund të arrestohej”.

Në raport thuhet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare.

“Ndërsa zyrtarët e qeverisë ia atribuan këtë strategjisë së tyre kundër kanabisit, analistët e pavarur argumentuan se mbiprodhimi gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017”, thuhet në raport.

“Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste.

Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”.

Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsionin në nivele të ulta, thuhet në raportin e Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kapjes së shtetit.

Raporti flet për strategjitë e miratuara kundër korrupsionit nga qeveria, përfshirë reformën në drejtësi që ka sy synim vetingun mes gjykatësve dhe prokurorëve në gjithë nivelet.

“Strategjia e qeverisë kundër korrupsionit u përqendrua pothuajse ekskluzivisht tek korrupsioni administrativ dhe neglizhoi korrupsionin politik dhe publik-privat, si kapja e shtetit”, thotë raporti që thekson se “institucione kyçe të anti-korrupsionit si Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pronave dhe Konfliktit të Interesave nuk patën pavarësi pasi janë zgjedhur me shumicë të thjeshtë parlamentare të së njëjtës parti që u duhet ta kontrollojnë”.

Ndërsa duke folur për kapjen e shtetit, raporti thotë se ende nuk ka masa rregulluese për lobimin, nuk ka kufizime për zyrtarët që kalojnë në sektorin privat pas jetës publike – përveç drejtorëve të policisë – dhe një kuadër të pamjaftueshëm ligjor për konfliktet e interesave.

Reforma në Drejtësi

Bojkotimi i parlamentit nga opozita dëmtoi gjithashtu edhe reformën e drejtësisë, pasi Partia Demokratike nuk i paraqiti tre kandidaturat e veta në Komisionin Parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve të organizmave që do të kishin përgjegjësinë të kontrollonin figurat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Kjo pengoi krijimin e dy institucioneve kyçe të drejtësisë: Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe vonoi procesin e vetingut që filloi më në fund më 26 tetor.

Raporti thotë se mungesa e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shkaktoi bllokimin serioz në zgjedhjet e pasuesit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla kur atij i mbaroi mandati, gjë që solli si rezultat zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të përkohëshme, Arta Marku nga Partia Socialiste në fuqi, me një shumicë të thjeshtë votash, që u kundërshtua me forcë nga partitë opozitare në parlament.

Shqetësime për prirje autoritare në qeverisje

Më 13 shtator, parlamenti miratoi qeverinë e dytë të udhëhequr nga Edi Rama, që përbëhej pothuajse plotësisht nga besnikë të tij. Kjo, shkaktoi frikë mes analistëve politikë se Rama mund të qeveriste me grusht të hekurt, duke pasur parasysh shumicën e tij prej 74 vendesh dhe kontrollin e tij të fortë mbi ekzekutivin.

Raporti thotë se një numër ngjarjesh në vitin 2017 duket se i konfirmuan shqetësime të tilla, përfshirë amendamentet e propozuara për ligjin e taksave që i jepnin autoritet të pashembullt (qeverisë) për të përcaktuar nivelet e taksave për biznese të ndryshme si edhe përdorimi i shumicës së thjeshtë për të zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme të përkohëshme.

“Në fakt, vendimi i Ramës për të zgjedhur në mënyrë të njëanshme Prokuroren e re të Përgjithshme të përkohëshme me një shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar në dhjetor, duke shpërfillur kundërshtimet e ashpra të dy partive kryesore opozitare, shfaqi një hap të parë shqetësues në këtë trajektore”, thotë raporti.

Shoqëria Civile dhe Media

Në raportin e Freedom House shprehet gjithashtu shqetësim për mangësitë financiare dhe humbjen e besimit të publikut tek organizatat e shoqërisë civile. Sipas organizatës, komuniteti Roma mbetet më i diskriminuari, pasuar nga ai LGBT që “vuan nga nivele të larta të homofobisë”.

Media vazhdon të vuajë nga autocensura dhe lidhjet e ngushta mes politikës, biznesit dhe medias. Raporti përmend faktin që parlamenti miratoi amendamente në ligjin për Mediat Audiovizuale, duke detyruar organet e medias që të ofronin kohë falas në valët televizive gjatë fushatës zgjedhore.

“Në relievin e medias shqiptare pavarësia editoriale vazhdoi të jetë e kufizuar, pasi pronarët e medias gjithnjë e më shumë vazhduan të përcaktojnë përmbajtjen”.

Sipas raportit, legjislacioni shqiptar mbeti i heshtur për të drejtat, liritë dhe përgjegjësitë e redaktorëve. Si shembuj përmendet fakti që kontratat e drejtorit të televizionit ABC News dhe drejtorit të botimeve të MAPO-s, Alfred Lela nuk u ripërtërinë për shkak të politikës editoriale të pronarëve.

“Në vitin 2017, pronarët e mediave vazhduan të përdorin mediat e tyre për t’i bërë shantazhe qeverisë ose për ta detyruar atë që t’u bënte favore ekonomike”, thuhet në raport.

“Kështu më 30 mars, parlamenti miratoi një ligj që jepte 5 milionë Euro për organet e medias në mënyrë që të lehtësonin kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale. Dy përfituesit kryesorë të këtij fondi ishin familjet Hoxha dhe Frangaj, që kanë në pronësi dy stacionet kryesore televizive në Shqipëri, Top Channel dhe Klan”, thotë raporti. Ndërkohë në vitin 2017 shumë gazetarë vazhduan të punonin pa kontrata, të mos merrnin rrogat në kohë dhe nën rrezikun e pushimit arbitrar nga puna.

Parashikimi për vitin 2018

Sipas Freedom House, 2018-a paraqet mundësi për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri, por edhe rrezikun e autoritarizmit. Me një shumicë të gjerë, Partia Socialiste në pushtet dhe kryeministri i saj kanë një shans të vërtetë për të kryer reforma të rëndësishme, që kanë mundësinë të ulin korrupsionin në sistemin gjyqësor dhe rryshfetete në administratën publike, dhe njëkohësisht të përmirësojnë qeverisjen e mirë.

Nga ana tjetër, kontrolli i plotë që ka kryeministri Rama mbi Partinë Socialiste dhe shumica e konsiderueshme që ai ka në parlament, e kombinuar me një kontroll të fortë mbi ekzekutivin, mund t’u hapë rrugën prirjejve autoritare që mund t’i vendosin institucionet shtetërore nën kontrollin e kryeministrit.

17 komente në “Freedom House: Demokracia në Shqipëri në vend-numëro, Meta shihet si simbol i korrupsionit. Media, e kapur. Qeveria favorizon familjet Hoxha dhe Frangaj”

  1. Dibrani says:

    Politikanet Rama-Meta-Berisha-Basha dhe gjith e elita e tyre jane hajdut dhe kriminel.
    Dikush mund te cuditet qe si mund ti besh te gjith 140 politikanet hajdut dhe kriminel.
    Neqoftese ky grup deputetesh eshte OK per cdo gje qe thon lidert e tyre Rama-Berisha-Basha-Meta mendoj qe jan pjes e krimit dhe hajdutris.
    Ku ishte Tahiri-ku eshte sot….Rama e aneksoj ashtu beri dhe elita e tij,…por grupi i deputeteve te PS edhe se nuk duan te behen pjes e Tahirit,…e mbrojten nga Gjykata me urdher te Rames,..shihet qart cfar krimi fshihet pas kesaj historie.
    E njejta gje me Berishen-Meten -Bashen ndaj disa politikaneve ne grupet e tyre Azem Hajdari-Prifti-Manjani-Patozi e te tjer.

    Nje shtet apo dhe opozit e perber nga Kriminel dhe Hajdut nuk mund te gjeneroj Demokraci.
    Kjo eshte arsyja qe edhe Gjykatat nuk funksionojne ngaqe politika Kriminale e ka marr peng per imunitet.

    Un jam 100% qe Reforma ne Drejtesi eshte nje fars dhe nuk ka as nje efekt nga cfar pritet.

    Zgjedhja e prokuroreve nga vet politika ,…qe ne kete moment Reforma ka vdek.

    Nje sistem Drejtesie duhet te jet nje organizat indipendente ndoshta e zgjedhur dhe financuar nga Europa e njeta gje duhet edhe per sherbimin sekret.

    Nje gje duhet te kuptojm nga Hajdutet dhe Kriminelet nuk lind Demokracia.

    Besoj ju militantet e PS Po perballeni me ralitetin

    1. Feniks says:

      Keta padronet e kesaj Freed-omit,bejne sikur nuk e kuptojne se pas rrezimit te socializmit ne Shqiperi,bota nuk e pati kurre ne mendje qe do ndihmonte qe te ndertohej nje shtet demokratik,prandaj vuri ne krye agjentet e UDB-se si Sali Berisha etj, qe i vune flaken Shqiperise!
      Vete e pranojne se ne Shqiperi jane te korruptuar vete lideret e shtetit,por nuk thone se kush ia krijoi ketyre kushtet qe te bejne korrupsion kaq gjigant kur shumica e popullit nuk kane buke te hane!
      Keta nuk thone se pse jane vcjedhur votat ne cdo zgjedhje,bile ne zgjedhjet e Bashkise ne 2011,u vodhen kaq hapur sa nuk foli njeri qe Berisha nuk pranoi te numeroheshin votat ne cdo kuti,bile edhe kur disa kuti ishin te shqyera se ishin futur vota me shume se sa zgjedhes kishte!
      Keta derdellitin se ka korrupsion,por nuk thone se pse nuk foli asnje nga nderkombetaret kur Berisha caktonte pa pyetur njeri gjyqtaret e prokuroret,kur vrau 4 protestues ne 21 janar dhe nuk zbatuan urdherin e krye prokurores se Pergjitheshme per arrestimin e drejtuesve te Gardes,as se kur u fshine rregjistrimet nga serveri i kryeministrise etj!
      Perse e kerkojne demokracine keta laro,kur vete kane ndihmuar qe shqiptaret te percahen,te vriten me njeri tjetrin,politikanet te vjedhin e vrasin ,prandaj shqiptaret cdo dite marrin arratine!
      Rama ulurin “Denonconi korrupsionin”,por eshte ai vete qe i ka mbyllur te gjitha rruget e denoncimit nga populli!
      As kryeministri,as ministrat dhe vartesit e tyre,as kryebashkiaku i Tiranes e vartesit e tij e as administrata shteterore nuk ben pritje populli!
      Askush ne shtet nuk i trajton dhe zgjidh ankesat e popullit ku denoncohen korrupsioni,padrejtesite dhe shkeljet e ligjeve!
      Atehere ku eshte ketu demokracia?
      Ketu kemi 28 vjet qe jetojme ne DIKTATURE FASHISTE ,se edhe kur i kam derguar te gjitha gazetave kryesore 2 shkrime me kritika per qeverine dhe administraten shteterore,nuk m’i kane botuar nga frika se u heq reklamat qeveritare apo frike tjeter!
      Ne keto kushte rruga e vetme ka mbetur gjykata e korruptuar,qe ta mbyll ceshtjen pas 10 vjetesh!
      Ja ky eshte shteti demokratik,qe ndertoi perendimi ne Shqiperi,qe nje grushti cubash u krijoi kushtet te grabitin te gjithe pasurite e vendit,ndersa shgumica e popullit nuk kane buke te hane ose te marrin arratine!
      Dhe tallen me popullin kur derdellitin se gjoja qenkemi ne “TRANZICION”!
      Turpi ju mbulofte!
      Dhge keta na tallen me lojra fjalesh qe nuk i ha as gomari im ne fshat!

    2. Kujtimi says:

      Te ne roi Like FLOLIRI dhe Mona

  2. Cutter says:

    Qendron e gjitha, por nje mungon thuajse teresisht, nje analize realiste mbi opoziten Berisha-Basha, duke krijuar mungese te thelle serioziteti, te institucionit qe ka hartuar qendrimin.
    Mungesa e cdo lloj reforme demokratike ne PD.
    Kontrolli mafjoz i partise nga i njejti klan, i denuar publikisht me vote.
    Qendrimi destabilizues i PDse.
    Mbrojtja histerike qe PD i beri drejtesise me mafjoze te Europes, per degjenerimin e se ciles ka pergjegjesi historike.
    Lufta kunder Reformes ne Drejtesi.
    Ekstremizmi dhe histeria ndaj perendimit.
    Korrupsioni galopant dhe luksi i cfrenuar ku lundrojne te gjithe deputetet dhe perfaqsuesit e PDse.
    Lidhjet me klanet e tregetise nderkombetare te droges nga Lazarati, komunat e drejtuara nga pedeistet, deri tek Kulicaj-Luzha.
    Qendrimi mafjoz, agresiv, antiperendimor che destabilizues i Sali Berishes dhe falimentimi total i Bashes, si reformues, lider apo interlokutor serioz. I korruptuar, tekanjoz, orjental, irritues, siperfaqsor, jo serioz, organizzatori medioker, pa karakter lideri dhe krejtesisht peng i berishes dhe berishizmit.

  3. BE Gazetar says:

    Fredom house e ka shume gabim, ku di gja Freedom House?

    E di Freedom House qe shteti i sotem nuk ka asnje ndryshim nga ai i para 6 viteve me pare nen Sali Berisha, se para 6 vjetesh nen Berisha kishim vetem nje Lazarat kurse nen Rama 28 Lazarate.Pra, Shqiperia mund te krahasohet me Gjermanine si para 6 vjte me pare.

  4. drino says:

    Ketu shahet mbreti Zog pse mori floririn kur u pushtua Shqiperia dhe Ilir Meta akuzohet deri ne Amerike si hajdut i floririt dhe ska asnje reagim nga drejtesia.

  5. Ketij vendi i ka dhene drejtim shkaterrues Ilir Meta dhe bashkeshortja e tij Monika Kryemadhja. Eshte vertet e cuditeshme qe Freedom Huose nuk reagon fuqishem dhe te nxjere te palarat e ketij cifdti te frikshem, i cili po minon nga dita ne dite demokracine shqiptare. Ilir meta, apo Like Floriri sic e therret populli, duhet te jete ne burg si peshk i madh dhe si me i korruptuari. Si mund te kete populli shqiptar nje hajdut s8i ky new krye te vendit? Turp e faqja e zeze.

  6. Saranda says:

    Mua më duket më tepër si një artikull i shkrruar nga dora e Opozitës shqiptare dhe jo një analizë e Organizatës Fredom House!

  7. luka says:

    Ai “Dibrani” shume i squt. Ve Ramen ne nje radhe me Berishen-Bashen-Meten. Inteligjence e vertet!!

  8. taraboshi says:

    Po si mo ky shkerdhate Frangaj dhe Fevziu arrin te kompromentoje te gjithe ato qe vijne ne qeveri si: Berishen Meten Ramen ku ne pamje te fillimit ky gjatoshi nuk u dukte qe shkon mire me klanin tv aq grua te bukur ka ky shkerdhate qe u kthen mendjen .

  9. Gjin Marku says:

    Armiqtë e Shqipërisë duan të na përlyejnë imazhin, duke na e bërë presidentin sikur gjoja qenka symboli i korrupsionit. Por ne presidentin e kemi të pastëtr, Flori fare e kemi (keni inatë?), dhe Floriri edhe në bajgë ta futësh ndriçon e shkëlqen. Prandaj e kemi bërë presidencën stallë me bajga, që të provojmë se si shkëlqen Floriri në bajgë. Të keqen t’ia marrin.

  10. rrace muti says:

    Media eshte e kapur
    ti komenton dhe nuk ta postojne

  11. rrace muti says:

    Media eshte e kapur , e kapur
    ti komenton dhe nuk ta postojne

  12. rrace muti says:

    Media eshte e kapur , e kapur
    ti komenton dhe nuk ta postojne
    ja prap nuk e postojne
    si censura e Enverit

  13. rrace muti says:

    Media eshte e kapur , e kapur
    ti komenton dhe nuk ta postojne
    ja prap nuk e postojne
    si censura e Enverit ttt

  14. Remi says:

    Rama e zgjodhi president Meten per te pase kontroll absolut ne qeveri dhe presideence.Opozita eshte e korruptuar…Si duket SHBAe ka kuptuar qe dyshja RAMA-META duan te sakatojne Shqiperine . Presidenti Nishani edhe pse ishte antipatik,nuk lejonte qe Rama te bente kete qe bene tashe me Meten ne dobi te grekut.

  15. Brittney says:

    Albanians “thay livening great filth and considerable stanch down on the ground, do little, and need little.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje