Rekord, portieri 75 vjeç luan në kategorinë e tretë në Itali…

14 Prill 2018, 19:22Sport TEMA

Lamberto Boranga thjesht nuk njeh fund. Ish-futbollist profesionist dhe mjek në moshën 75 vjeç ka zgjedhur të rikthehet në fushën e lojës si portieri i Marottese në kategorinë e tretë në Itali.

“Nuk kërkoj ndonjë sfidë të rrallë, por më pëlqen jeta e shëndoshë dhe gara sportive. Ajo e deklaruar është vetëm një moshë biologjike.”

Formë fizike e shkëlqyer dhe motivim në qiellin e shtatë e bënë të fitojë një kontratë në mes të sezonit me Marottese, ekipi në vendin e dytë në klasifikim me synimin për t’u ngjitur në kategorinë e dytë.

Në pritje për të vërtetuar nëse do të jetë një rekord botëror, doktori i specializuar në mjekësinë sportive dhe kadiologji ka nisur të ndjek një program të caktuar për të gjetur formën ideale.

Si futbollist ai e kishte kulmin e karrierës kur mbrojti për 6 ndeshje portën e Fiorentina në Serie A, në vitin 1967, ndërsa në kategoritë inferiore ka luajtur me Perugia, Reggiana, Varese, Cesena, Brescia dhe Parma.

1 komente në “Rekord, portieri 75 vjeç luan në kategorinë e tretë në Itali…”

  1. h says:

    E kam njohur personalisht,njeri i mrekullueshem ,mjek i gatshem,sportist legjendar.
    E pabesueshme se si priste ne porte si te ishte 30 vjeç.
    Urimet më te mira te luash deri 85 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje