FOTOT: Brenda mega-jahtit super luksoz

Tuhura është një mega-jaht i kohës moderne dhe për ndërtimin e tij inxhinierët janë inspiruar nga dizajni i kanos së lashtë, që është përdorur shumë në Havai, Tonga dhe Samoa.

Dizajneri Achille Salvagni është munduar të bëjë një gërshetim mes tradicionales dhe modernes.

Edhe pse në shikim të parë duket si një anije nga filmat fanta-shkencë, brenda saj ka elemente të anijeve të lashta që janë punuar nga druri.

Mega-jahti Tuhura është 115 metra i gjatë. Brenda tij nuk mungon pothuajse asgjë, kurse sa i përket luksit konsiderohet si një hotel me pesë yje.

Ai është e pajisur me kuzhinë, dhoma gjumi luksoze si një ambient romantik. (TemA)

 

                 Loading...