FOTOT: Njihuni me "bishën ruse", e aftë të shkaktojë dhe cuname

25 Prill 2018, 13:33Lifestyle TEMA

Ajo quhet ndryshe “makineria e ditës së fundit të botës”, është një nëndetëse e telekomanduar bërthamore, më e reja e arsenalit bërthamor rus, dhe është e aftë të shkaktojë cuname me dallgë 91 metra të larta, mjaftueshëm sa për të zhdukur qytete të tëra bregdetare thonë disa ekspertë.

Ekzistenca e këtij “drone”-i që besohet të jetë një sistem “Status-6”, i njohur edhe “makineria e ditës së fundit të botës në duart e Putinit”, u konfirmua nga vet presidenti rus gjatë fjalimit të përvitshëm përpara kombit, të mbajtur në Moskë muajin e kaluar.

Ekspertët thonë se një bombë bërthamore nënujore prej 50 megatonësh do të mund të krijonte dallgë cunami deri në 97 metra të larta, ndërsa “Status-6” pretendohet të ketë një kokë bërthamore prej 100 megatonësh.

“Status-6” raportohet gjithashtu të ketë një rreze veprimi prej 6.200 miljesh (9.978 km), lëviz me shpejtësi maksimale 56 knots (103.7 km/h) dhe ka aftësi të mbajë koka bërthamore me rreze deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fjalimin e tij të 1 marsit, Putin tha se “drone”-i nënujor i shpejtësisë së lartë ka gjithashtu një rreze “ndërkontinentale” dhe është e aftë të mbajë një kokë bërthamore që mund të shënjestrojë njëherazi transportues avionësh dhe objektiva bregdetare.

Ai tha se gama e gjerë operacionale dhe shpejtësia e lartë e tij mund ta bënë atë imun ndaj interceptimit nga armiqtë, duke shtuar se “është thjesht i mrekullueshëm”.

Fizikani dhe studiuesi i armëve bërthamore, Rex Richardson i tha “Business Insider” se një kokë bërthamore e hedhur nga ky “drone” nënujor mund të shkatërrojë qytetet bregdetare.

“Një armë bërthamore me rendiment në rangun e 20-50 megatonëve pranë një vendi bregdetar do të çlironte mjaftueshëm energji sa për të shkaktuar një cunami të ngjashëm me atë të vitit 2011 në Japoni, ku mbetën të vdekur afro 16 mijë njerëz, e ndoshta edhe më shumë. Dallgët e cunamit mund të arrinin deri në 100 metra”, tha ai.

Richardson shton se, në rast se një bombë e tillë bërthamore nënujore do të hidhej pranë brigjeve detare të Shteteve të Bashkuara do të mund të shkaktonte dëme katastrofike ndaj qyteteve si Los Angeles apo San Diego, për shkak të shirave radioaktivë.

“Status-6” ishte vetëm njëra nga armët e reja bërthamore, që presidenti Putin zgjodhi të njoftonte e të konfirmonte se i kishin kaluar testet gjatë muajve të fundit. Në fjalimin e tij mbi gjendjen e kombit, Putin tha se arsenali përfshinte edhe një raketë “cruise” me mbushje bërthamore, një raketë të re hipersonike, si dhe tregoi pamjet video të lëshimit të një rakete balistike ndërkontinentale në një ekran gjigant pas tij.

Gjatë fjalimit, Putini tha se krijimi i armëve të reja e ka bërë sistemin e mbrojtjes antiraketore të NATO-s së udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara “të padobishme”, duke nënkuptuar kështu fundin e asaj që ai e përshkroi si “përpjekje e Perëndimit për të dëmtuar zhvillimin e Rusisë”./tch/

12 komente në “FOTOT: Njihuni me “bishën ruse”, e aftë të shkaktojë dhe cuname”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Ku është ajo Ministre jonë e Mbrojtjes, të dërgojë “flotën” tonë detare (peshkarexhat e ndryshkura), pa ta shikojë Putin…(???!!!)

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Pa ri urtë ti Putin, se do të të dërgojmë këta politikanët tanë, që “pordhët” që lëshojnë përditë, t’i bëjnë nën ujë dhe … do të shikosh çfarë cunami do të shkaktojnë …! Hahahahahahaaaaaaaaa……. e bukur eeeeee …???!!!

  3. Xheti,KS says:

    Made by ,,Russia Peoples Animation Society” with conduit of our Dear President Putin The Bear.

  4. Mos harroni se putini me rusin perdorin karten e mashtrimit me propaganda frike,si kim jung i kores se veriut,por pse nuk guxoje te pordhi putini me rusin,ne sulmet ne siri,ku disa vite rrejti se kush sguxon ta sulmoj bashar al asadin.
    Rusia ka arme nukleike,por usa e evropa 10 her me shume.
    a teknik aviacioni i ka te kalbura rusia ,se shume shpesh i rrezohen,ne nunges avancimi modern aviacioni.
    qe 40 vite rusi ne te njejtat propaganda.

  5. shqiptari nga Shqiperia says:

    C`fare cunamesh do shkaktoje ?? Si puna e nendetses Kursk ?? Dhe ajo do bente hatane …….. kata Ruset jane vetem per gam gam gam , bile paturpesia e tyre hariti deri atje sa gjeten preteksin , me mire qe eshte e mbytur , mbeten poshte dhe sekretet e nendetses “KURSK “Kur e pane qe presioni publik u be i madh , nuk kishin koqe ta nxirnin nga fundi i detit Barents , mire qe dha kontributin e saj kompania norvegjeze , se po te qe per kete perfaqesuesin e mafies ruse Putin , akoma atje do qe …. dhe tani prape te njejtat , do bejme ate e do bejme kete nje vrim ne uje , e pame kur u rezuan aeroplanin turqit , dhe kur oficeri i sigurimit turk ekzekutoi ambasadorin rus ne konference shtypi . Ne pergjithesi nuk duhet ti maresh seriozisht ruset , ku qellimi i tyre dhe i presidentit te tyre Putin eshte te pasurohet sa me shume , ai mafia qe ai perfaqeson , z. President , per ate fuqi qe ti enderon , ka ikur per te mos u kthyer kure , dhe per kete e ke fajin ti dhe mesuesi yt Jeltcin , tani hidhuni si kaponjt ………….

    1. lymi says:

      kurskun e goditen amerikanet dhe i falen ca borxhe ruseve qe te mbyllnin gojen, nga kto pislliqe mund te pasurohesh jo nga lufta

    2. gjeneral gramafoni says:

      E mbaj mend mbytjen e KURSK-ut dhe masat tipike staliniste per heshtje. Aq sa familjareve te marinareve te shkrete kur kerkonin ndonje informacion neper konferenca shytpi i injektonin qetesues qe “mos merreshin vesh sekretet boterisht”. Po pse sulmi ne teatrin Nord-Ost nuk te duket si ato skenaret famekeqe te KGB-se, me falni se sot quhet FSB. Por mua me cudit fakti perse gazetat shqiptare merren me copy/paste fake news te portaleve allasojshe??? Ku qendron puna more Mero??? Na e sqaroni edhe neve…

  6. Besua says:

    O mjeran qe fryeni kur tregon ndonje perrall pushtini po ai pushtini le te ngopi ruset me buk dh pastaj te tregoj muskujt ose kur te arrij qe europianet ose amerikanet te kerkojn pun ne rusi se deri tani ska ber gje tjeter pervec se ka mbushur boten me kurva ruse dhe kjo tregon forcen e tij

  7. undefined says:

    “Bisha ruse” qe te rruan kkk

  8. Përjetësisht says:

    Na re Ladi .. na re file…
    ,, këto lodra mund ti përdorëç te dhoma jote hë të keqen, pasi të keçë pirë ilaçet e gjumit e të keçë larë dhëmbët..
    Pa merre dhe këtë legenin me ujë ,,,,
    se e di unë…. stë zë gjumi ty po se zhyte nja dy a tre herë atë nëndetsen tënde pordhadore.
    Kujdes ,,mos dirdh ujë në shesh hë tkeqen ,,se do ti vejë kojshiut kinez poshtë dhe po erdhi lartë ai pastaj .. …….
    .ta q,q,q,q iu Kina tëtëmë.

  9. Albani says:

    Ata kishin nendetesen Kursk me te miren,por u veteshperthye ne kohe paqeje,dhe me e keqa ishte qe lane te vdisnin brenda saj ekuipazhin ,sepse Ruset e kishin per ofendim te pranonin qe nuk kishin teknologji qe ti nxirrnin nga 100 metra thellesi,derisa me ne fund djeresine dhe kerkuan ndihme,dhe ishin Norvegjezet qe I nxoren,por te asfiksuar nga fodulleku dhe kryenecesia e Kremlinit.Vetem kjo mjafton per te nxjerre nje perfundim mbi “bishen”Ruso-pordhe.
    Ndersa ana tjeter eshte qe kjo nendetese nuk eshte arme luftarake,por shfarosese,femijesh,grash,pleqsh.

  10. Terxhuman Sumqoku says:

    Po nga e gjetët këtë përkthim o të uruar, nga google e morët? “Nuclear warheads” nuk përkthehet “koka bërthamore” or lum miku. Ndoshta “raketa me mbushje bërthamore”, ose thjesht “armë bërthamore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje