Rama thumbon Erion Veliajn: Ka rritur taksat. Por ai gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ndaj ia vlen

2 Maj 2018, 18:33Politika TEMA
Rama thumbon Erion Veliajn: Ka rritur taksat. Por ai gdhihet duke mbjellë

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një bashkëbisedim me qytetarët.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka rritur taksat për të varfërit, por vetëm për oligarkët.

Rama tha taksat janë rritur vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Dëgjoj shpesh ‘taksa taksa’, dhe me idenë që ne kemi rritur taksat dhe këtë ankesë e bëjmë ata që s’kanë paguar asnjë taksë në jetën e tyre.

Ne kemi rritur vetëm dy taksa, kemi rritur taksën për ata që fitojnë më shumë.

Ishte 10 %, e kemi bërë 15%.

Ne që akuzohemi për pasurimin e një grushti oligarkët, i kemi bërë oligarkët që të paguajnë shumë më tepër.

E kemi rritur taksën e karburantit në atë kohë pasi ishte e vetmja taksë që mund ta rrisim pa rënduar familjet.

Taksat që kemi ulur ne janë shumë, pasi në 2013-ën 15-katshi paguante më pak se furra tek lagja e Ditmirit, meqë sot është këtu, pasi i kemi ardhur afër.

Apo pastruesja e kryeministrisë paguante më shumë sesa bizneset.

Sot furra e bukës paguan më pak, dhe pastruesja e Kryeministrisë.

U shkepën duke gënjyer shtetin dhe konsumatorin.

Ne duam të kapim të mëdhenjtë, s’kemi punë me të vegjlit. Por të vegjlit nuk duam të përdoren nga të mëdhenjtë, apo të mëdhenjtë të bëhen si të vegjël.

Nuk jemi gjëkundi në raport me të vërtetën; qeveria që ka rritur taksat.

Por jemi qeveria që ka ulur taksat.

Ndërkohë që lali Eri i ka rritur taksat.

Lali Eri dhe kryetarët e bashkive, në xhepin e këtyre qytetarëve nuk reflektohet si rritje.

Me taksën e arsimit janë ndërtuar 17 shkolla në Tiranë, në fund të ditës janë kontribute që kthehen pas.

Një kryetar bashkie gdhihet duke mbjell pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ja vlen t’ia japësh ato lekë.

Në fund të fundit patriotizmi nis nga taksa.

Kush i thotë vetes ‘o sa mirë me qenë shqiptar’, çdo gjë është, por jo patriot.

Me ndihëm e kolegëve që folën dhe me begenisjen e lali Erit und t’ju përgjigjemi sa më shumë pyetjeve, ndaj flisni hapur”, tha Rama.

Lali Eri ka rritur taksat, kjo po që është e vërtetë.

Por taksat që janë rritur po shkojnë për punë, se po të rriste  Luli taksat kjo do ishte hata e madhe.

Taksat që janë rritur janë për shkollat, kanë nisur dhe do të ndërtohen 17 shkolla të standardeve më të larta që janë ndërtuar në Tiranë,  që do të zgjidhin problemin e mbingarkesave.

Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen t’ia japësh lekë që të mbjellë pemë”, vijoi Rama.(TemA)

4 komente në “Rama thumbon Erion Veliajn: Ka rritur taksat. Por ai gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ndaj ia vlen”

  1. TIMONIERI says:

    E gjeni dot kush fle me Ajolen ???

  2. Taras Bulba says:

    Ti Timonieri shif me ke fle gruaja jote po pate se me duket se ti je si Toria

  3. Feniks says:

    Zoti kryeminister!
    Me Erion Veliajn te jane errur syte,kur e lavderon se ai gdhihet duke mbjelle peme!
    Ky eshte nje turp dhe skandal kombetar,qe nje kryeminister e vlereson kryebashkiakun e 1 milion banoreve te kryeqytetit jo me shume se sa nje brigadier kooperative malore!
    Kryebashkiaku eshte zgjedhur qe te jete nje organizator,drejtues dhe kontrollues i puneve ne Bashki e jo te marre lopaten per dite e te mbjelle peme!
    Dhenia e shembullit personal eshte nje metode komuniste,pra ky delirant del duke mbjelle peme per dite se eshte i pa afte per t’u perballur me hallet e shumta te qytetareve te Tiranes!
    Kryeministri e lavderon kete sjellje te vartesit te tij se edhe vete kete lloj mentaliteti ka,kaq aftesi ka,qe e drejton shtetin si brigadier!
    Zoti kryeminister!
    Vartesi yt delirant as ia ka haberin se cfare behet ne Bashkine e Tiranes,pervec tenderave,koncesioneve,bredhjeve neper bote dhe reklamave mediatike!
    Populli ka 1 milion halle,por ne Bashki askush nuk merret me ato,se hajdutet dhe te korruptuarit mbrojne njeri tjetrin!
    A e dini ju zoti kryeminister se me ankesat e popullit ne Bashkine e Tiranes dhe kryeministri nuk merret njeri?
    Kjo do te thote se ju keni krijuar nje shtet antipopullor,se ketu vetem per demokraci nuk behet fjale!
    Ju eshte mendja tendera dhe koncesione,qe edhe ato i beni pa transparence dhe atje ku ju intereson imazhi juaj mediatik!
    Ju nuk njihni hallet e zonave te ndryshme te banimit,por investoni atje ku ju behet me shume reklame mediatike!
    Mburret kryebashkiaku i juaj neper bote se gjoja ka ndryshuar Tiranen duke permendur sheshin Skenderbej,qe eshte vetem nje skandak arkitekturor dhe urbanistik,Pazari i Ri,qe e ka cdo fshat europian nje te tille dhe bulevardi i ri,qe krah tij nuk banon asnje njerei,ndersa zona te tera me nga 60-70 mije banore nuk kane as rruge,as infrastrukturen me te nevojshme per nje qender banimi.
    Ju sundoni se populli ka qene i tmerruar nga qeverisja kriminale e Berishes dhe ju votoi juve.
    Por ta dini se ju po veproni me arrogance dhge pa aftesi te tmerreshme!
    Ju e keni injoruar popullin dhe talleni duke bere takime mediatike ku vetem flisni e nuk degjoni!
    Aftesia e nje qeveritari nuk eshte te merret vete me te gjitha punet,por te beje qe vartesit e tij te jene ne krye te puneve!
    Dhe qe ta marresh vesh se si punojne vartesit e tu,duhet te degjosh ankesat e popullit dhe jo servilizmat e servileve te tu!

  4. antonio says:

    Bravo zoti Rama,qe e percaktuar sakte,por pa e kuptuar as vete se Erion Veliaj eshte me i pa afte se sa nje brigadier i komunaleve socialiste se ata vetem mbillnin peme e lule dhe nuk benin pune tjeter!E lavderon se edhe ti aq zotesi ke si kryeminbister,qe harxhon kohe me piktura dhe facebook por as qe do t’ia dish se cfare hallesh kane njerezit qe te votruan,se per ata qe nuk te votuan dihet fundi!
    Te pakten mos i shto kundershtaret e tu nga radhet e antareve te PS-se,se militantet e tu ne pushtet punojne vetem per vete e jo per shtetin!
    Ne kete drejtim une uroj qe kurre te mos hapen negociatat me ne,se ato do te sherbejne vetem qe ju te mburreni se keni punuar shume,por ne fakt ti akoma nuk ke “negociuar” me popullin tend dhe kerkoke nga Europa te negocioje me ty!
    Une nuk takoj dot nje drejtor arrogant te Bashkise se Tiranes ndersa zotrotre na tregon perralla me mbret!
    Jepi urdher Erion Veliajt qe te ule bythet ne karrigen e zyres dhe te drejtoje me koke e jo te bredhe neper Tirane e neper bote duke hareruar se ka nje popull 1 milion banoresh qe kane halle e qe administrata e tij nuk ua zgjidh harbuterisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje