Donald Trump dekoron “mbretëreshën” e këngës shqiptare

6 Maj 2018, 07:40Kulturë TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha.

Sot pritet të zhvillohet ceremonia e dhënies së medaljes “Mirënjohje” e akorduar nga kreu i “Shtëpisë së Bardhë”.

Lajmin e mirë e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artëdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

Njoftimi i plotë

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Tiranë më 6.05.2018

Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:
Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (TemA)

20 komente në “Donald Trump dekoron “mbretëreshën” e këngës shqiptare”

  1. Klodi says:

    Per pjesemarresit,
    Kujdes xhepat se do jete dhe Likja!

    1. artur says:

      Me shume duhet kujdes nga duart dhe qafa se Likja ka shume dobesi floririn

  2. Pedro i ri says:

    Edhe 100 .
    Ka kontribuar ne kultunen mbare shqiptare

  3. Kellira says:

    Po Ambasadori Amerikan do te jete?!

  4. perkthyesi says:

    Ne se do i jepni Likes doren, numeroni gishtat, se me siguri i keni manget! (u a ka vjedhur Like Floriri)!

    1. mik says:

      ajo thanje asht per greket e jo per Like floririn.

  5. Kelmendi says:

    Urime nga zemra

  6. Bushi says:

    Kengetarja e madhe dhe e pakrahasueshmja NEXHMIJE PAGARUSHA e meriton nje nderim ka q te madhe,si organizimi i festes,por edhe dhenja e medaljes nga ana e presidentit amerikan Trump. Zeri saj brilant na ka mberthyer disa here pas ekraneve te televizionit.Ne 85 vjetorin e saj te lindjes,i urojme edhe njeqind vite te tjera te lumtura.

  7. ana says:

    Ceshte ky budallallek? Po cfare pune ka Trump me muziken popullre shqipetare? Pastaj, znj. Nexhmije ka edhe nje moshe te madhe, me shume se Trump; gje qe perjashton mundesine e ndonje filtrimi te mundshem me te. Kjo ose eshte fake news ose ay eshte gomar i madh!

    1. fatja says:

      ANA e mbarove gojoren………………………………

    2. Veterinari says:

      ose ti Ana je nje fake news femer/////dmth gomareshe qe prej se largu duket si femer…..

  8. Nikja says:

    Urime dhe 100 bvite te tjera Pagarushes
    Bilbilit te kenges shqiptare.

  9. Dridhe Like boje trike says:

    Shkelqesia e tij, hajduti ordiner Ilir MUTI

  10. Devolliu says:

    “Shkëlqesia e tij”, Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqipërisë.

  11. vini says:

    Si kot pa lidhje me duket,cne amerika me nexhmijen boh…

  12. IVONI says:

    Eshte nderi i madh per zonjen Pagarusha dhe te gjithe vellezerit shqiptare qe rrojne ne shtetin e Kosoves ..!

  13. Sat says:

    Mos e ndyni kete event me plehrat e politikes

  14. Martin Ph says:

    Gjithmone respekte per Nexhmijen,por…shume,shume princesh mund ta meritoje.Mbreteresha dihet kush ishteedhe pse nuk jeton me…

  15. emigranti says:

    shume kengetare e mire eshte po mbreteresha e muzikes shqiptare tani per tani eshte vace zela qe e perkujtojme me nostalgji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje