"Lulëzim, të këshilloj të dhunosh 80-vjeçarët komunistë që të bënë kryetar bashkie"

6 Maj 2018, 21:40Blog TEMA

Nga Kol Nikollaj

Dhuna ndaj të moshuarve që mbanin pankartat e Enverit ditën e dëshmorëve nga të rinjtë e PD është e papranueshme.

Veprimi i tyre nuk i bën dëm askujt e për ironi të fatit, Lulzim Basha, falë votave të komunistëve të, Hysni Milloshi, pati fatin të “fitojë” zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011.

Nëse ka qenë këshilla e Damës LSI-së dhunimi i 80- vjeçarëve, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë edhe atë elektorat të djathtë që ka mbetur mbështetës fanatik i Partisë Demokratike.

Kjo forcë politikë ka pasur dhe ka në gjirin e saj intelektualë që e nderojnë atë, ndërsa ato çka ndodhën në “5 maj” i vënë një damkë turpi Lulzim Bashës.

PD sot duhet të kthehet në shpresë të këtij populli dhe jo shqiptarët të detyrohen gjithmonë të zgjedhin të keqen më të vogël në çdo zgjedhje

Mbajtja e portreteve të Enverit lëndon shumë njerëz e kjo është normale, un jam mirditor dhe i kam prekur nga afër krimet e atij regjimi madje edhe mbi të afërmit e mi, por kjo nuk e justifikon dhunën ndaj tyre.

Bijtë e komunistëve prej 28 vitesh janë katapultuar herë pas here në PD e shumë prej tyre kanë edhe sot pozicione drejtuese.

Mos të flasim për Lëvizjen e Skraparllinjve të inatosur që i drejton Dama Kryemadhi, që nuk kursejnë goditjet më çizme në parlament e jo me dhunën ndaj të moshuarve, pasi për ta tepsia dhe partia janë të shenjta.

PD të zgjedhë mes skrapit te LSI-së ose demokratëve.

5 komente në ““Lulëzim, të këshilloj të dhunosh 80-vjeçarët komunistë që të bënë kryetar bashkie””

  1. Monda says:

    TURPET E PD-së,S’KANË TÊ SOSUR.
    JANË MARROSUR DHE S’DINË ÇBËJNË TË ÇMENDURIT E BERISHËS,SE LULUSHEN SE PJERDH KUSH !!!????

  2. drino says:

    Turp i madh kur shikon nje kriminel nga ata te PD qe godet nje veteran,kjo vetem ne Shqiperi mund te ndodhe dhe me e keqja policia ne vend te kapi kriminelin kap veteranin.z minister ju lutem merni masa ndaj ketyre veprimeve te turpshme.

  3. nuk kam faj une says:

    Shiko: Lulezimi i thote Monikes: hip ketu e shiko Stambollin!

  4. lulholandezi says:

    keshilloje lulzimen te dhunoj babain e ti shpirteror salikomunistin si frymezusin e enverizmit dhe si varferimin ekonomik dhe shpirteror te nje populli te tere,te ketij hipokriti qe nga nje adhurus i i enverit u be antienverist,ky qe shetiste me epruveten e shurres ,na ben moral antikomunist.
    lulzimja te dhunoj te jatin e farefisin komunist,e pse te mos bej edhe nje adn se mos eshte nipi enverit me ate ngjashmeri si dy pika uji.
    te dhunoj patozin e co qe po mundohen ta perdhunojne lulzimen

  5. USA says:

    KJO PUTANA I KA DITET E NUMURUARA MOS U HABISNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje