Pse Shqipëria ka kaq shumë banditë dhe artistë të shkëlqyer?

9 Maj 2018, 17:54Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Dje, katër të rinj, studentë u lënduan me thikë para Presidencës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dje, e sollën në Shqipëri Izet Haxhinë, ndërsa të shumtë janë ata që presin të çelet kapaku i gjirizit.

Dje, Eugent Bushpepa, një mirditor si gjithë të tjerët çoi Shqipërinë në finalen e Eurosong.

Dje, Skerdjano Keraj, violinist i mirënjohur në Gjermani shkëlqeu në një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit.

Dje, Eleni Foureira, një fierake me fustanin me toka çoi Qipron në finalen e Eurosong. Në këtë festival në finale janë tre shqiptarë si kurrë më parë me asnjë kombësi tjetër. Shqipëria, Italia dhe Qipro janë në garë me të njëjtën racë.

Të gjitha këto ngjanë vetëm dje, por në ditët e shkuara ose ato që do vijnë, kemi dëgjuar ose do të dëgjojmë sërish për tonelata me drogë, banditë që kanë kapur shtetin, rrugaçë që vrasin e presin, skifterë që grabisin, qeveritarë që vjedhin dhe shtojnë taksat të mbushin gropën e hajnisë.

Por ama, kemi për të dëgjuar për shkrimtarë, sportistë, shkenctarë, muzikantë, artistë, aktorë, këngëtarë, piktorë, balerinë që vazhdojnë të shenjojnë në udhën e tyre të lavdisë edhe Shqipërinë.

Në Itali na tregojnë me gisht për Habilajt, por edhe për Saimir Pirgun me zërin kristal. Na tregojnë me gisht për narkotrafikantët dhe vrasësit me pagesë në Angli, por edhe për Ermonela Jahon në Royal Opera House në Londër.

Duket sikur në këtë tokë, trëndafili çel aromëshumë në një kopshtie plot me mut. Prandaj, kam këtë pyetje që më shkakton vramendje prej kohësh: Përse kemi kaq shumë banditë dhe kaq shumë artistë?

Nuk e gjej gjetkë përgjigjen, sepse në vende të tjera, kur e zeza i përpin, këta të mirët numërohen me gishta.

Këtu duket se aty ku lulëzon bari i keq, në kundërshtim me ligjësitë e bujqësisë, hedh shtat më fuqishëm kalliri i grurit. Megjithëse hanë të njëjtën bukë e pijnë të njëjtin ujë, këtu mund të gjesh koka të mendimit dhe artit, ashtu si gjen kriminelë të pamëshirshëm, që aq mirë i ka përshkruar Elvira Dones.

Këtu gjen cubin e politikës që kërkon të prishë shtëpinë e artit dhe skamnorin e artit që e ndan mendjen për vetëflijim.

Gjen shkrimtarë që shkruajnë libra të vërtetë që nuk ua var kush dhe banditë që duan të kthejnë bibliotekat në salla kumari.

Gjen pedofilë që i bëjnë mësues dhe poetë erotikë si Pano Taçi që të ngjethin mishtë. Ke kulla që lartohen me para droge dhe trafikun e mishit të bardhë, kurse në themelet e tyre ka vdekur Frederik Reshpja që e lartoi veten veç në poezi.

Kjo tokë që ka pjellë Enver Hoxhën dhe Gjergj Fishtën, pse vazhdon të mbetet sërish me barrë me vrasës dhe poetë?

31 komente në “Pse Shqipëria ka kaq shumë banditë dhe artistë të shkëlqyer?”

    1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

      teper e thjesht,shikoni se cilet i perkasin krimineleve[vec sunite,shiite,tourkotsame,kosovare,shpellare edhe Enver pederin] ndersa ata qe nderojne shqiperine vec kristiane [katholike e ortho/xe edhe me Fishten] etj.
      kjo eshte e verteta dhe e pa mohueshme…………….

      1. Shigjeta says:

        Shyqyr qe te kemi ty ,ti mban fort pishtarin e kristianizmit ne Shqiperi , pa ty do na kishin perlare myslimanet , a te qifsha trut e kokes , qe ke vite se kujton se thua gjera me vlere , do jesh ndonje rot kari ti qe ske shokun , edhe une ortodoks jshqiptar , po nuk me shqeteson te jetoj me kedo qe beson dike fe tjeter , jane vetite e demokracise fetare qe thote me germa te medha : Zoti eshte nje , dhe cdokush e beson si do …… e more vesh ore palaco , injorant , dhe i pashkolle , na ke vene dhe p!ato , pse trute e tua kish platua??? Se ke fajin ti , fajin e ka Mero Bazja qe te lejon ty pis nmeri te komentosh i lire neper portale shqiptare , ik shko ne radhe per fasule e makarona , ke diten e ndihmave , te lemoshes …….

      2. Pashai says:

        Tani që nuk ka zot ky vënd bëj kakërdhi ti sa të kesh qef por sa jetoi Verua me një fërshëllim ja u iqte rracën e Anadollit.

      3. marko says:

        Ti askush nuk urren me shume se ai qe thote perhere te verteten…(PLATO)

        TI PIDHI SATEME JE NJE KELYSH TURKU NJE QELBESIRE NJE ANADOLLAK QE SHKRUAN KETU ME SHUME PSEUDONIME….EVGJITI GREK TI JE AI (Tourkofagos) Ptuuuuuuuu fare e qelbur mavro sterre i zi grekqir anadolli.!!!!!

  1. IVONI says:

    .. sepse more Enkel Demi , ti besoj se nuk je nga soji i Ali Demit , se patjeter qe do ta dije ..!

  2. vjola says:

    Shiko nga familja jote kush jane vrastare se nuk po merret vesh , ju kriminela po na hiqeni te ndershem . Te them kriminel edhe ty edhe sat shoqe se e keni mbrojtur sali vandalin dhe vazhdoni ta mbroni ,.

  3. MAJAKOVSKI says:

    Ne finale apo mbyllje e ke dhjere. Enveri eshte Hero jo kriminel.

  4. Sander says:

    Qenke nje .oqe kandari ti qe se paske shoqen

  5. BRSS says:

    PSE SE DI TI PSEN MOR RRACE E POSHTER PYET TET SHOQE SE AJO ESHTE ME E POSHTER NGA RRACA JOTE MOR LAMASH MUTI MOR ZAGAR I NGRINI LAPIDAR ENVERIT QE JU QASI KETU SE DO KISHIT VAJTUR NE GOP TE SATEME O DEMOKRATI MADH

  6. Sander says:

    Qenke nje koqe kandari ti qe nuk e paske shoqen

  7. Lani says:

    Ka dhe rembythje si ti qe ne kete shkrim behesh trim duke i permendzr emrin nje te ngordhuri si Pano Taci dhe flet larg e larg pa iu afruar identitetit te ndonjerit nga te fortet e tjere se e njeh mire friken prej tyre si gjithe raca juaj e gazetareve qe beheni trima si jevgjit.

  8. Shqiptar says:

    Po ENVERI ju beri njerez more horra..!

  9. zoga e vodices says:

    Mendoj se eshte nje hartim i klases se tete keto qe parashtron zotrote bota i ka kaluar para me shume se 100 vjetesh ,dhe nje pyetje kame veten ku e fute dhe mendoje tek ata qe u japin mend te tjereve gazeter pa pike shije.

  10. gurbetcari says:

    sa zemren e ngushte dhe sa vetiak je more autor i ketij shkrimi. Eurovisioni mbahet vetem nje here ne vit dhe harrohet, per ti thurur lavrdrata jane Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha keto jane gjigande boterore e jo kengetar vjetor e sezonal. Mos u merr me punet qe nuk i di dhe qe nuk ja ke idene o mjeran.

  11. Devolliu i vertete says:

    Foli Enkel Doda. Mbani shenim

  12. Cobo says:

    Puna dhe kultura jane vijat e ugarit ku mbillet fara e kombit. Neper udhet e pertacise dhe injorances asnje popull nuk kulmoi ne histori. Historia tregon se puna e kultura jane perhere motra qe rrisin kombet. Vobektesia dhe padituria jane motra qe shkaterrojne dhe rrezojne popujt.
    Konstatimi jot eshte I drejte. Kush punon e kulturohet ecen perpara, kush Jo ben krim e vjedhje. Ne jemi te vonuar ne procesin e qytetërimit I cili e përsos njeriun dhe e lumturon në jetë. Frojdi me qytetërim kupton veprat dhe institucionet shoqërore që na largojnë nga kafshëria e stërgjyshërve tane. E kundërta e qytetërimit është barbaria.

  13. Adea says:

    Ore palaco boll fole brockulla. Edhe kur thua nje gje te mire do futesh ndonje te keqe aty. Jeni paguar ta nxini Shqiperine me cdo kusht, plehre

  14. Post says:

    Nuk ekziston raca shqiptare o Enkel. Dhe kur s’e ke kete te qarte krejt te tjerat i ke kot. Pale pastaj kur thua qe ne Itali na tregojne me gisht per Habilajt apo Sajmir Pirgun. Ketu as shqiptaret nuk i njohin e jo me italianet. Nga shqiptaret ketu e shumta njohin Ermalin, Taren dge Strakoshen. Edhe Anbeten me ate Kledin i kane harru krejt.
    P.s. edhe ti nje gazetar si gjithe te tjeret

  15. vlor says:

    Shkrimi me more we kam lexuar ndonjehere.

  16. Dash says:

    Mbrockulla …shkrim i sforcuar me furberi te sfumuar politike, po permende drogen dhe te zezat qe dalin nga kampi i mostres Sali (udheheqsit tuaj per shume vite deri ne shkaterimin e atyre pak vlerave qe kishin mbetur) , duhet te permendesh dhe vete drakulen Sali ,apo sta mban…ik fshi bythen se skemi nevoje per “reflektimet “e tua servile…

  17. Iliria e bashkuar says:

    Sepse eshte popull i talentuar. Por i mungon talenti ne politike dhe ekonomi. Pas kohes ilire ose romake dhe Skenderbeut rezultati eshte i turpshem.

    1. moderni says:

      iliret sna kane lene gje fare…as te shkruar as materiale….ato qe dime i dime nga ckane shkruar te tjeret per iliret se ata vete dhe pasardhesit e tyre nuk e ndjene nevojen per te shkruar deri ne 1555. Iliret kane qen po aq te prapambetur nga pjesa tjeter e europes sac jane shqiptaret sot. Nuk shquhen per asgje. Skenderbeu pom ja vlen te levdohet si hero kombetar dhe figure nderkombetare.

      1. Iliria e bashkuar says:

        Lexoni pak kur te keni kohe, iliret dhe gjermanet kane qene perandoret me te mire te kohes romake

  18. Iliria e bashkuar says:

    Sepse eshte popull i talentuar. Por i mungon talenti ne politike dhe ekonomi. Pas kohes iliro-romake dhe Skenderbeut rezultati eshte i turpshem.

  19. buj says:

    mendimtar i madh ky koncesionari gruas vet

  20. leka i madh says:

    …jane ne gare me te njejten race? Ti qeke druvar i gjuhes shqipe. dhe racist…ne jemi komb e jo race

  21. moderni says:

    Z. Demi ben mire qe shkruan per kete teme..shqiptaret jane mesatarisht shume injorant dhe nuk e njohin veten..shume pak eshte shkruar per tiparet tona si popull, hiq idiotesite nacionaliste te kohes xhaxhit dhe poezite e Pashko Vases. Pse jemi keshtu si jemi? Te pasjellshem, te eger, sbehemi me njeri tjetrin, si bashkesi na bashkon vetem gjuha, nuk respektojme autoritetin, jemi te fundit ne rajon per ekonomi, rend publik etj. Pse pra jemi keshtu?

  22. Epo kjo pune says:

    o enkel, nuk ke pune me Enverin ti se duhet te ngresh koken lart e prape nuk e sheh dot se eshte i madh, dituroi dhe kulturoi kete vend qe ishte citjane dhe brekushe… sa per diktature, ka plot diktatura ne te shkuaren perendimi po ka monumente e buste plot neper sheshe se perendimi u be ai qe u be se kishte diktatura e mbreterira qe nuk te falnin se me demokracine kollaj te drejtat por ka te drejta dhe krimineli dhe gjerat jane gjithnje te tensionuara. Se permend Enverin e madh nuk te ben te madh…

  23. says:

    Serbia 1 pikë
    Slovenia 2 pikë
    Franca 3 pikë
    Australia 4 pikë
    Gjermania 5 pikë
    Anglia 6 pikë
    Italia 7 pikë
    Qipro 8 pikë
    Danimarka 10 pikë
    Hollanda 12 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje