FOTOT: Super jahti 110 metra i gjatë me kazino, sallë vallëzimi, pishinë e pistë helikopteri

15 Maj 2018, 14:05Lifestyle TEMA

Për të gjithë të apasionuarit pas eksplorimit të vendeve të panjohura, super jahti i ri 110 metra i gjatë është vendi i përkryer për të kaluar pushimet.

Kompania e dizajnit Expleo Design nga Rumania ka prezantuar jahtin Elyon, brenda të cilit ka një pistë  për vallëzim, kazino dhe hapësira të mjaftueshme për lojëra.

Jahti posedon pishinë të mbyllur dhe të hapur, xhakuzi dhe lukse të tjera.

Në pjesën e përparme gjendet pista e helikopterit, kurse nën këtë pistë është dizajnuar hapësira e veçantë për vallëzim dhe pishina e mbyllur.

Çmimi dhe detajet tjera për këtë super jaht nuk janë bërë të ditura, për faktin se ai është në fazën e konceptit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje