FOTOT: Pas deputetëve, Monika Kryemadhin e “tradhton” dhe kryebashkiakja e Gjirokastrës. Shfaqet në krah të Ramës

21 Maj 2018, 19:55Politika TEMA
FOTOT: Pas deputetëve, Monika Kryemadhin e “tradhton” dhe

Në takimin e kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ajo që ra më shumë në sy, ishte fakti se prezente ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami.

Kjo e fundit madje është ngritur dhe ka mbajtur një fjalim.

Për ata që nuk e dinë, Rami vjen nga radhët e LSI-së.

Por, ndryshe nga sa ka ndodhur në qytetet e tjera, ku kryebashkiakët e zgjedhur nga PD apo LSI e kanë braktisur Ramën, ajo është shfaqur krah tij, në turin e llogaridhënies me qytetarët.

Nuk dihet nëse Rami me këtë gjest kërkon mbështetjen e Ramës për një mandat tjetër, duke qenë se zgjedhjet janë në prag, por është fakt se tashmë LSI-në dhe Monika Kryemadhin nuk po e braktisin më vetëm këshilltarët dhe deputetët, por dhe kryebashkiakët.

Rasti i Zamira Ramit është më i fundit. (TemA)

4 komente në “FOTOT: Pas deputetëve, Monika Kryemadhin e “tradhton” dhe kryebashkiakja e Gjirokastrës. Shfaqet në krah të Ramës”

  1. Social demokrat says:

    Monikes I shkon me teper te flitet kryebajga se sa kryemadhi. Ajo me idiotesit e saj prer tu ber object bisedash ka felliqur gjith shqiperin e jo vetem lsin.

  2. selvia says:

    Po kjo eshte me mend ne koke dhe e di cfare mostre eshte Monima FLORIRI…..

  3. lennard says:

    Po mire do te bej.Nuk ia vlen te kesh mbi krye nje Baxhelle te neveritshme.

  4. kazani mediatik says:

    Ne mos gaboj, te njejten gje ka bere edhe Bashkim Fino, po aty ne Gjirokaster, kur doli ne krah te Berishes ne mitingun per Referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje