Kina nis satelitin për eksplorimin e anës së pazbuluar të Hënës

21 Maj 2018, 13:32Lifestyle TEMA

Kina nis sot një satelit transmetues, përgjegjës për të siguruar komunikimet mes Tokës dhe një roboti të vogël, që pritet të dislokohet mbi faqen e fshehtë të Hënës gjatë vitit 2018, sipas agjencisë hapësinore kineze.

”Raketa ‘Marche-4C’ u nis rreth orës 05:28 sipas orës lokale (21:28 GMT ditën e dielë) nga baza e lëshimit të Xichang (jugperëndim) e cila ka në bordin e saj satelitin ‘Queqiao’, që po vijon aktualisht rrugën në hapësirë”, bëri të ditur Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës, raporton ata.

Në momentin e mbërritjes së robotit të telekomanduar mbi Hënë, sateliti do të poziconohet në një zonë që do t’i mundësojë shkëmbimin e informacioneve me Tokën, duke patur si pamje të drejtëpërdrejtë anën e fshehtë të Hënës.

‘’Lëshimi i këtij sateliti është një etapë e rëndësishme për Kinën në objektivin e saj për t’u renditur shteti i parë në dërgimin e një sonde e aftë për të marrë të dhëna nga Hëna dhe eksploruar faqen e fshehtë të Hënës’’, pohoi i entuziazmuar Zhang Lihua, drejtues i projektit të satelitit, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve, HsinHua.

Ajo është fotografuar që nga viti 1959, por nuk është eksploruar kurrë.

Kina ka investuar miliarda dollarë në programin e saj hapësinor. Vendi shpreson të ketë një stacion hapësinor me kushte të përshtatshme banimi deri në vitin 2022, si dhe të dërgojë në të ardhmen njerëz në Hënë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje