RTSH merr ekskluzivitetin e Botërorit të Rusisë (dhe disa lajme të mira nga televizioni publik)

21 Maj 2018, 10:55Sport TEMA

Kampionati Botëror i Futbollit Rusi 2018 do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar.

Ekskluziviteti i transmetimit që i ikën kësaj radhe operatorëve privatë, është njoftuar në faqen e RTSH-së që bën me dije edhe investimet e kryera në infrastrukturë e që sigurojnë mbulim në disa zona të Shqipërisë.

“Mjafton një televizor DVB T2 ose një marrës i thjeshte dixhital për aparatet televizive të gjeneratës T1 apo më të hershme dhe bota vjen në shtëpinë e shqiptarëve pa asnjë pagesë në kualitetin më të lartë të figurës Full HD” raporton RTSH.

Transmetimi nga enti publik është një ngjarje që bie në sy në kontekstin e një tradite dhe tregu që dominohet nga operatorë të cilët kanë qenë përherë lobues shumë të fortë pranë qeverive shqiptare.

Diçka ka ndryshuar në këtë drejtim dhe në fakt kompanitë që shpallin se janë edhe përçues të telekombëtarizmës sikur janë më të heshtura së fundmi.

Duhet thënë se RTSH ka qenë mjaft aktive kohët e fundit dhe transmeton evenimente të rëndësishme.

Vetëm pak javë më parë, RTSH siguroi ekskluzivitetin e transmetimit të Formula 1, që për vite me radhë transmetohej nga Top Channel.

RTSH ka ekskulzivitetin gjithashtu edhe të Moto GP dhe transmeton edhe Superligën shqiptare, Europa League, dhe natyrisht, edhe ndeshjet e Kombëtares.

Pas zhgënjimit për mos-transmetimin e Europianit, duket se gjërat në RTSH kanë ndryshuar për mirë.(TemA)

8 komente në “RTSH merr ekskluzivitetin e Botërorit të Rusisë (dhe disa lajme të mira nga televizioni publik)”

  1. Genti says:

    RTVSH si ent publik dhe Kombetar qe perfiton nga taksimi kombetar duhet qe tu ofroje teleshikuesve gjithe evenimentet kombetare dhe nderkombetare. Marrja e eskluzivitetit te Boterorit te Rusise 2018, i Formula 1 dhe Moto Gp ashtu sikurse shtimi i kanaleve dhe frekuencave te kolosittone mediatik jane tregues i frymes se re dhe modernizimit te tij ne funksion te mireinformimit dhe argetimit te shikuesve. Mbetet qe te behet akoma edhe me teper ne drejtim te larmise dhe rritjes se cilesise se programeve sidomos ne paketen Dixhitale ku duhet te ofrohen edhe kanalet kryesore nderkombetare si RAI 1,2 3 ,Italia 1,Cnale 5,Euronews, etj.edhe kundrejt nje tarife me te larte por brenda nje limiti logjik.

  2. Qytetari says:

    Shume mire perfekte , urime.

  3. Une says:

    Po te mos ishte zene mreteresha me ramen…as ne radio sdo i degjonim.

  4. ilir says:

    shuyme mire, por komentatoret i ka medioker dhe te pa aft, me ndonje perjashtim

  5. Fatmiri says:

    RTSHsepse eshte tv. publik dhe e ka detyrim ligjor qe te transmetoje cdo veprimtari kombetare e nderkombetare ne interes te publikut dhe jo pamje perverse si ato te tv.”Klan” apo ndonji tjetri per te cilat AMA mbyll syte;Sepse kemi gati 30 vjet qe paguajme “takse televizori”nji takse fare pa kuptim dhe shohim programe “prove”, sikur marrin ne prove punonjes fillestare per ti punesuar aty , pra shkurt kane shperdoruar tere keto vite “taksen e televizorit ” qe e kemi paguar tere keto vite dhe qe arrin ne qindra milione euro .Tashti pervec takses se tv. une paguaj edhe “dixhital” dhe nuk i kuptoj ” keto formula te reja” qe na serviren tashti gjoja pa pagese duke harruar se ne paguajme dyfish edhe taksen edhe kete “dixhitalin”,sepse ato kabllore nuk vlejne me!Por mos perseritni qe RTSH transmeton falas , qofte edhe ndeshje sportive se ne paguajme dyfish; mos u beni si ai komentatori sportiv qe ne dy-tre fjale per ndeshjen perserit se kjo eshte pa pagese dhe me detyron mua qe ta mbyll zerin per te mos e degjuar me kete shprehje te peshtire
    qe sikur na e falin kur ne kemi kaq vite qe e paguajme : mos na shurdhoni me transmetime falas sepse asgje nuk jepni falas , por e keni detyrim sepse ne e kemi paguar prej vitesh !

  6. Fatmiri says:

    RTSH sepse eshte tv. publik dhe e ka detyrim ligjor qe te transmetoje cdo veprimtari kombetare e nderkombetare ne interes te publikut dhe jo pamje perverse si ato te tv.”Klan” apo ndonji tjetri per te cilat AMA mbyll syte;Sepse kemi gati 30 vjet qe paguajme “takse televizori”nji takse fare pa kuptim dhe shohim programe “prove”, sikur marrin ne prove punonjes fillestare per ti punesuar aty , pra shkurt kane shperdoruar tere keto vite “taksen e televizorit ” qe e kemi paguar tere keto vite dhe qe arrin ne qindra milione euro .Tashti pervec takses se tv. une paguaj edhe “dixhital” dhe nuk i kuptoj ” keto formula te reja” qe na serviren tashti gjoja pa pagese duke harruar se ne paguajme dyfish edhe taksen edhe kete “dixhitalin”,sepse ato kabllore nuk vlejne me!Por mos perseritni qe RTSH transmeton falas , qofte edhe ndeshje sportive se ne paguajme dyfish; mos u beni si ai komentatori sportiv qe ne dy-tre fjale per ndeshjen perserit se kjo eshte pa pagese dhe me detyron mua qe ta mbyll zerin per te mos e degjuar me kete shprehje te peshtire
    qe sikur na e falin kur ne kemi kaq vite qe e paguajme : mos na shurdhoni me transmetime falas sepse asgje nuk jepni falas , por e keni detyrim sepse ne e kemi paguar prej vitesh dhe e paguajme tashti dyfish!

  7. Tin says:

    Bravo. Gellci bravo!

  8. diaspora says:

    TVSHeshte nje tv qe e kemi ndjeke dhe rritur me te.Po ne kohen e fundit shume gjera qalojne.Programin satelitore qe e djekin nje numer i medhe i bshkeatdhetareve, kjo strukture e RTSH e ka reduktuar dhe jepe programe me nderprerje gjhe qe nuk ka ndodhe me pare.Nje gje e tille i ka shtyre shume vete te nderpresin parapagimin ne vendet ku jetojne.Logoja e re eRTSH nje katastrofe ,veshtire per ta lexuar,dalluar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje