Shqipëri-Kosovë është miqësorja vllazërore që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.
Një takim miqësor që do t’i vlejë të dy trajnerëve për të parë nga afër gjëndjen e lojtarëve në prag të sfidave të Ligës së Kombeve që do të startojnë në muajin shtator.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje. (TemA)
Formacionet zyrtare.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi
Minuta 80′, Abazaj depërton mirë brenda zonës, por gjuatja e tij është pa rrezikshmëri për portierin Ujkani
GOL! Vjen menjëherë goli i tretë për Kosovën me Zhergovën që trefishoi rezultatin përballë Shqipërisë
Minuta 65′, Zhergova i afrohet shumë pranë golit të tretë për Kosovën duke goditur në mënyrë perfekte nga distanca, por ndalet mrekullisht nga Berisha
GOL! Kosova ka kaluar sërish në epërsi me të njëjtin autor Arbër Zenelin që shënoi një gol mjaft të bukur
GOL! Kosova ka kaluar në avantazh përballë Shqipërisë me anë të Arbër Zenelit që i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë
Minuta 14′, Kosova humbet rastin më të artë për të kaluar në epërsi me anë të Avdiajaj i cili pasi i rrëmbeu majft bukur topin Veselit i vetëm përballë Berishës nuk e dërgon dot topin në fund të rrjetës
Ekzekutohet himni Kombëtar nën një atmosferë emocionuese në stadiumin e Zyrihut
Bravo gazeta tema per kete risi te re qe po beni,,,,
Sa seriozisht po lujne kta bre sikur po fitojne noi finale, skan lon i tp tbi ntoke.
S