Fotot krahasuese, habit deputetja e PD: Në 26 Maj protestë më e madhe se në 27 Janar...

4 Qershor 2018, 23:03Politika TEMA
Fotot krahasuese, habit deputetja e PD: Në 26 Maj protestë më e

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u distancua nga fyerje që deputetë të mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen mes tyre gjatë seancës së sotme dëgjimore me kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, për dhunën e ushtruar në protesën e 26 majit.

E ftuar në intervistën e Ora News, Vokshi tha se kolegët socialistë kishin ardhur me skenar në mbledhje për të provokuar debat.

Albana Vokshi: Distancohem nga fyrjet nga cilado palë, por mund të them se ai ishte një skenar i parapërgatitur që më parë nga deputetët e mazhorancës që më së fundi vendosën të mos bojkotojnë Komisionin ashtu sikundër kanë bërë dhe herët e tjera.

Që një mazhorancë të bojkotojë është një ngjarje që nuk e shihni shpesh.U jepeshin urdhër të ngrinin celularët dhe të shfaqnin një video e cila për fat të keq është e manipuluar dhe tregon vetëm copëza nga ajo çfarë ka ngjarë në protestën e opozitës të 26 majit.

Dhunën ndaj gazetarit, Vokshi e lidh me faktin se Kryeministri kërkonte të provonte turmën për të fajësuar opozitën.

Vokshi: Aty ka pasur aq shumë njerëz sa edhe policia ka refuzuar të japë numrin e plotë të protestuesve. Për herë të parë kjo.Në informacionet që ka PD nga të gjitha raportimet nga degët por edhe nga burime të tjera, na rezulton se ka pasur dhe shumë më tepër protestues sa protesta e 27 janarit.Duke mos dashur të raportohej ashtu siç ishte në të vërtetë, Rama ushtroi dhunë, për të marrë sigurisht dhe vëmendjen për të provokuar protestuesit dhe turmën që të kishte momente dhune. Kjo i interesonte Ramës për t’ia kaluar fajin opozitës.

Vokshi deklaroi se qeveria Rama është pengesë kryesore për integrimin e vendit.

Vokshi: Edi Rama dhe qeverisja e tij rilindase nuk mund ta mbajë peng, asnjë vend europian nuk mund të pranojë një qeveri të lidhur me krimin, nëse drejtësia shërben vetëm për të mbrojtur Ministrat, ish-Ministrat të lidhur me trafikun dhe krimin.

3 komente në “Fotot krahasuese, habit deputetja e PD: Në 26 Maj protestë më e madhe se në 27 Janar…”

  1. Emigranti says:

    Ke te besosh:dronin qe eshte pa goje dhe i pa politizuar,apo kete goje pisen e PD_se,qe akoma ja kam inatin me pisllekun qe nxori ne Morine kunder policise kufitare te Kosoves,pa llogaritur qe gjithmone pislleqe nxjerr nga goja e pa skrupullta……yt femer si mashkull i poshter….?????

  2. Johani says:

    Kjo pseudodemokrate po e deshmon vet se eshte vetem nje pastruese ne bastoren e quajtur PD,pasi vetem be bastore kuotata e vogla llogariten si me te forta,pra per vokshin sa le pak njerez ne PD aq me e madhe eshte dhe mos quditi shqiptar te dashur kur kjo deputete nje dite do kerkoi qe te miratohet nje ligj qe partia qe merr me pak vota ta qeverise vendin sepse vetem keshtu kjo do behet ministre dhe shefat e saj do kene mundesi te vrasin serish e ta rikthejne lazaratin shtet droge,ky eshte qellimi u verem i ksaj gjallese qe quditerisht flet sikur te ishte njeri.

  3. ak47 says:

    me shume pjesmarres ishin police te infiltruar qe mbronin jeten e Bashes nga ndonje dalje ne gjueti e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje