Besnik Prenga zgjidhet trajneri i ri i Laçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pak ditë më parë njoftoi largimin nga pankina e Laçit Gentian Mezani, i cili bëri sezon të shkëlqyer me bardhezinjtë, duke dalë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, madje siguroi dhe një vend komod në tabelën e klasifikimit.

Por, tashmë ora e ndryshimeve ka ardhur. Trajneri i ri i Laçit është Besnik Prenga. Një emër jo pak i njohur në futbollin shqiptar, por edhe atë kroat. Mirditori kthehet në atdhe, këtë herë si trajner.

Ka qenë presidenti Pashk Laska, i cili mes shumë alternativave të ofruara për këtë post ka zgjedhur Prengën për të ardhmen.

Besnik Prenga është jo vetëm babai i lojtarit të kombëtares, Herdi Prenga, i cili luan në Kroaci, por edhe ish-futbollist i Shqipërisë. Megjithatë, në karrierën e tij si trajner ai ka punuar në ekipet e ndryshme në Kroaci. Ka punuar për mbi dhjetë vite te Hrvatski Dragovoljac me skuadrat e moshave, ndërsa më pas mori për dy vite drejtimin e ekipit të parë. Sezonin e shkuar ai drejtoi ekipin e Lucko, që do të thotë se është profili i duhur për një skuadër që ka në përbërje element të rinj cilësor.

Prenga ka drejtuar edhe të rinjtë e Lokomotiv Zagreb, ku në sezonin 2015/16 ai arriti që të shpallej dhe kampion në Kroaci me ekipin U-19, një trofe që i dha tepër emër në këtë shtet.

Ai do të jetë në pankinën e kurbinasve për ndeshjet e Europa League dhe për sezonin 2017/18. Projekti i Laçit pritet të mos ndalet me kaq, pasi janë piketuar futbollistë me cilësi, ku kërkohet që të kalohen disa ture me sukses në Europë. Pritet që të ketë ndryshime në përbërjen e bardhezinjve, por edhe objektiva madhor për të ardhmen në Superiore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *