FOTO: "Al Pazar" në TCH? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt

6 Qershor 2018, 16:10Lifestyle TEMA

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel.

Ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga Dita me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

Nuk dihet nëse aktori i njohur ka planifikuar rikthimin e tij në televizionin ku ishte drejtues i “Portokalli”.

Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.

Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut me një pagë që flitet se shkon në 45 milionë lekë të vjetra në muaj.

4 komente në “FOTO: “Al Pazar” në TCH? Zbulohen bisedimit mes Ben Blushit dhe Agron Llakajt”

  1. Ben says:

    Bo bo,Al Pazar,super injorance me injorantin Agron,paraqitet si kulture.VK

  2. Akoma ka idiota qe shikojne keto emisione pacavure me aktor medioker qe nuk te bejne as per te qare jo per te qeshur.
    Akoma shikojne emisionet politike per trushplarje ku moderatoret paguhen me miliona dhe trushplaret jane gati te vrasin njeri tjetrin per 5 leke.

  3. Ben duduku says:

    Beni Blushi po punon qe ta ktheje TOPCHANAL ne nje kanal te degraduar dhe te pa shikueshem,me keto zgjedhje diletante dhe mediokre.

  4. mik says:

    Thone qe Agron Llaka asht njeri i mire, por asht edhe aktor i mire ( per kete nuk thone, por dihet ).. E keqja asht : I ka dal per zot nje pune voluminoze qe nuk asht ne gjendje me e perballu me kualitetin e duhur. Keshtu qe programi i tij, ka ma teper sasi se cilesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje