Pas "Gërdecit" dhe "Baftjarit", del në skenë Fatmir Mediu: Meta, ndaloje Ramën për ISIS! Jemi në rrezik nga ky aventurier

8 Qershor 2018, 18:43Politika TEMA
Pas "Gërdecit" dhe "Baftjarit", del në skenë

Pas kenges dhe lalles nen tingut e kenges se “Baftjarit” ne valles në “Mëngjesin e Lutjeve”, kreu i Partisë Republikanë është rikthyer më një kërkesë për presidentin Ilir Meta.

Duke komentuar idenë e ngritjes së një kampi refugjatësh islamike në Shqipëri, Fatmir Mediu e cilëson një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për këtë arsye, ish-ministri i Mbrojtjes te cilit i shpertheu ne dore punishtja e vdekjes ne Gerdec dhe ku u vrane 26 te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere, i bën thirrje kreut të Shtetit që t’i kërkojë informacione Edi Ramës.

Sipas deputetit të listes se PD, njëheresh edhe kryetar i PR, strukturat e sigurisë dhe rendit në Shqipëri janë të dobëta për të shmangur rrezikun nga terrorizmi.

Komenti i Mediut:

Mediu kundër ngritjes së qendrës për luftëtarët e huaj të ISIS

“Siguria kombëtare nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar”

Pjesëmarja e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend anëtar i NATO-s është domosdoshmëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë. 

Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturave terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend. 

Ndalimi para disa kohesh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar tëë Izraelit tregon qartë qëë strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon.

Finacimet për radikalizimin e fesë Islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente. 

Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për Sigurinë tonë kombëtare.

Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters të ISIS të kthyer nga Siria, apo qendër refugjatësh është një hap shume i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin.

Së pari strukturat e sigurise dhe të rendit në Shqiperi janë të dobëta dhe të korruptueshme.

Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona të Inteligjencës, ato akoma nuk janë në nivelin e shërbimeve të vendeve më të zhvilluara, si nga baza e të dhënave që disponojne (pjesën më të madhe të të dhënave për individë me lidhje terroriste e marrin si informacion nga shërbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik që përdorim dhe për më tepër nga kualifikimi i personelit të sherbimit me gjithe respektin për punën e tyre.

Se katërti, rritja e influencës së krimit të organizuar, trafikut të drogës, korrupsionit lidhjet me qeverinë, krijon një potencial jashtëzakonisht të rrezikshëm të lidhjes së terrorizmit me krimin e organizuar, që do të kishte pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe rajonin.

Qeveria duhet të lerë aventurat për interesa momentale politike.

Sot siguria jonë kombëtare është më e rrezikuar se kurdoherë.

Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influencës Ruse, shqetesimet për rritjen dhe kontrollin e Turqisë, (jo per interesa të partneritetit strtaegjik, por të mirëfillta të kontrollit poltik, siç shprehen liderat evropianë), aktivizkmi i shërbimeve të Iranit edhe për shkak të MEK, trafiku I drogës dhe pastrimit I parave janë kërcënime serioze, me të cilat duhet të merremi seriozisht.

Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Meta duhet që urgjentisht të kërkojë të gjithe informacionin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës. 

6 komente në “Pas “Gërdecit” dhe “Baftjarit”, del në skenë Fatmir Mediu: Meta, ndaloje Ramën për ISIS! Jemi në rrezik nga ky aventurier”

  1. Kris says:

    O Rama te befsha mutin kur e lejon edhe Medi vrasesin te kakarise!

  2. ALBAN DEGA says:

    From: [email protected]
    Date: April 18, 2016 at 6:26:09 PM EDT

    Opinione

    VETDENONCIM SHEMBULLOR I MAFIAS SHQIPTARE… JO VETEM TE GERGECIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje nga kapot e Mafias shqiptare te tregtise se femrave, te narkotrafikut, te kontrabandes se armeve dhe naftes per makinen serbe te luftes dhe per barbaret ruandas, Fatmir Mediu deklaroi sot per
    ” Shih Programin”te TVSH se kishin marre informacione nga sherbimet sekrete amerikane dhe italiane per planet e agjenturave te huaja per destabilizmin e Shqiperise te paktenm nje muaj para katastrofes njereozre te Gerdecit.
    A nuk ishte Minister i Mbrojtjes i Shqiperise ky tregtari i femrave ne kohen kur ndodhi katrahura e Gerdecit !
    A nuk ishte minister i Mbrojtjes i Shqiperise ky tregtar i drogave kur shpertheu katrahura Gerdeci !
    A nuk ishte ai krye-tregtari i municionit dhe armatimit sovjetik, rus… sa frengu pulen qe u tregtonte amerikaneve ato duke u hequr etiketat dhe kutite kineze, cka e ndalonte ligji amerikan!?
    A nuk kishte pikerisht ky qe u shitej amerikaneve me amerikane se vete amerikanet kur u kap ne flagrance nga gazetari i “The New York Tajmsit” per aferen e piste te ” Mafias qe kishte dale krejt jashte kontrollit” !?
    Kur ishte informuar jo pak, por te pakten nje muaj perpara nga sherbimet aleate per synimet e agjentuarave armike ruso-serbo- greke per destabilizmin e Shqiperise, cfare beri ai dhe “qeveria e gangstereve” per te mbrojtur atdheun e tyre qe e ben Gerdec, Otranto, ” Autostrade hajnie kombi”, atdheshitje te 350 kilometrave toke te shenjte shqiptare
    A nuk e bene ata me djersen e gjakun e dlire shqiptar te 97-es, te Gerdecit, Otrantos…me ato para te felliqta korrupsioni mafioz blloqe Lalezi, Farke, Petrele, Tushemishti, Shengjini, Velipoje…. perpara te cileve Blloku e Vila e Enverit duken nje kasolle Galigati ” ,
    Kur nuk qene ne gjendje te mbronin nje Gerdec, qe ashtu si bosi i tyre nuk e dinin se ku binte kete fshat vetem 10- 15 kilometra nga Tirana , si mund ta mbronin Shqiperine keta vrases e kusare te Shqiperise.
    A nuk eshte kjo shkelja me e rende dhe me e denueshme e Kushtetutes se Shqiperise!?
    A nuk eshte ky krimi me i rende dhe tradhetia me e larte ndaj Atdheut qe e kane kthyer ne nje ciflig te tyre dhe Mafias se tyre te pangopur!?
    A nuk jane deklaratat e turpshme te Fatmir Mediut, ish- ministrit te Mbrotjes dhe deputetit te sotem te Kuvendit Popullor te Shqiperise, vetdemaskimi dhe vetdenoncimi me i ndyre i antishqiptarizmit dhe antiamerikanizmit te tyre!?
    Ata as te genjejne nuk dijne! Jane aq cinike sa djallezore e te pangopur me pasurite, djersen e gjakun e shqiptareve….
    Jane ata qe jo vetem e kthyen por edhe orvaten ta mbajne Shqperine nje Gerdec nepermjet kapjes se hallkave kryesore te shtetit Presidentit, KLD-se, Prokurorit te Pergjithshem, kryegjyqtarit te larte, SHISH-it,… cdo hallke kyce te zbatimit te ligjit dhe drejtesise te kapur prej tyre!
    Gerdeci therret, kushtron cdo dite e cdo cast per drejtesi dhe shtet ligjor po aq sa edhe “Autostrada e Kombit, po aq sa edhe Otrantoja , po aq sa dhe nenat, femijet dhe nuset shamizeza te 97, te 21 janarit, qe kjo Mafia i detyroi ti drejtohen Strasburgut dhe pse jo edhe Hages per drejtesine munguar dhe sakatuar nga Mafia politiko- juridike e Tiranes.
    Pa u vendosur e dhene drejtesia e munguar ndaj autoreve dhe regjizoreve te tyre Shqiperia nuk behet as nuk ngrihet!

  3. LIKJA 5-0 says:

    O rob q.. u ngrite nga gjumi letargjik

  4. Treviso says:

    Ah ku nuk qelloi edhe Mediu ne mes te atije shpetthimi?!

  5. Soni says:

    Ah , PIKA QË S’JU BIE! idiotë , të lindur!??

  6. Jimi says:

    Ja edhe Hoxhe Mediu, pas predikimit ne parlament, filloj edhe faljen e namazit ne xhamine e ShQUP-it !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje