Përfaqësuesit e televizioneve kryesore private në vend zhvilluan sot një takim konsultativ me kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Takimi kishte në fokus diskutimin paraprak për propozimin e tyre, për një ndryshim në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Ky ndryshim që është përcjellë në AMA, ka për qëllim mbështetjen financiare të subjekteve televizivë përmes krijimit të një fondi të finacimeve të transmetimeve.
Sipas njoftimit të bërë publik nga AMA, gjatë takimit u diskutua për dobishmërinë e këtij propozimi dhe rëndësinë që ka një financim i tillë për mediat private. Më poshtë qëndrimi i mbajtur në takim nga përfaqësuesit e televizioneve.
Aleksandër Frangaj, drejtor i Përgjithshëm i televizionit kombëtar Klan, tha se propozimi vjen nga shoqata e mediave dhe pjesës më të madhe të televizioneve privatë. Kjo ide nuk është e re, por është rikthim i propozimit të bërë në vitin 2012, ku kërkohej krijimi dhe përfshirja e “fondit të transmetimeve” në ligjin 97/2013 “Për mediat audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Fondi që propozohet të përdoret për mbështetjen e TV private, propozohet të përftohet prej tarifës së shërbimit për përdorimin e aparatit marrës televiziv. Aplikimi i teknologjive të avancuara në tregun audioviziv ka rritur kostot dhe ka reduktuar të ardhurat nga reklamat, dhe ky fond pritet të japë impakt në balancimin e tregut.
Irfan Hysenbelliu, president i televizionit News 24, u shpreh se e mbështet tërësisht këtë projektligj dhe se kjo praktikë vjen nga eksperienca evropiane, e cila është tashmë e provuar që funksionon si e suksesshme.
Ilva Tare, drejtore e Informacionit në televizionin Ora News, theksoi se, duke qenë se edhe media private kryen shërbim publik, ky ligj do të sigurojë dhe përmirësojë cilësinë mediatike dhe besueshmërinë tek publiku.
Carlo Bollino nga Report TV vleresoi se ligji është siguri edhe për gazetarinë investigative, duke promovuar lirinë e medias dhe rrit luftën kundër fake neës.
Ben Blushi, drejtor i Përgjithshëm i televizionit kombëtar Top Channel, u shpreh se, ky projektligj është tashmë i konsultuar dhe ai tenton të rregullojë përfundimisht tre aspekte të rëndësishme: raportin e televizioneve në tregun mediatik, raportin e tyre me publikun dhe siguron integrimin e një Bordi Etik pranë çdo medie. Ky bord merr përsipër të luftojë lajmin e rremë. Ky projekt për Blushin rrit pavarësinë mediatike dhe i ka të gjitha arsyet të miratohet sa më shpejt.
Nga ana e tij, Kryetari i AMA-s, Gentian Sala, vlerësoi partneritetin e institucionit me operatorët në treg, duke vlerësuar çdo propozim dhe inciativë që vjen nga grupet e interesit. Ky propozim përfshin disa problematika dhe kërkon angazhimin e sa më shumë aktorëve në konsultime, tha ai duke siguruar se do të ketë vëmendje maksimale gjatë diskutimit dhe vendimarrjes përkatëse nga Bordi i AMA-s.
Shoqeri private qe merr fonde nga shteti!!!!!!!
Kapitalizmi tipik mafioz Shqipetar!!Bravoooooo!
Dmth pronaret e televizioneve private duan edhe ata “pjesen” e tyre nga parate e taksapaguesve shqiptare! Eshte njesoj sikur pronari i nje spitali privat t’i kerkoje para shtetit, meqe shteti mban ne kembe nje spital publik! Pra para nga privati, nga reklamat etj etj, por edhe nga taksapaguesit. Bravo ju qofte. Rripeni mire kete popull. Prandaj here pas here jane te nevojshme revolucionet dhe gijotinat. Pasi peshku fillon e qelbet shume.
Boset duan dhe cingerrimat e fakireve.. jepjani
Taksa publike u jepet sipërmarrjeve private?????Hajde bëjmë ligje për të vjedhur, hajde o burra!
Ore, jeni terei ju ne Shqiperi? Cfare eshte ky lloj televisioni privat me para shteterore! Ky nuk quhet kapitalizem, por forme dictature me shume parti
Une numerova te pakten 5 operatore TV qe filmojne kete mbledhje te rendomte.
Keshtu mendojne ti shpenzojne parate e taksapaguesve televizionet private ?
Hahahaha. (humor i zi).
Sigurisht qe te gjithe privatet do ta levdojne ligjin ku behet fjale per te futur ne xhep lek qyl (hec mo leket e popullit jane).
Behet nje mbledhje me teme mediat, te gjiithe privatet marin pjese vetem televizioni publik nuk merr pjese ?!!!!!!!!!
Nuk kam arritur akoma ta kuptoj si i paska rene ketyre hyrjet publicitare per faj te dixhitalizimit?!!!! Maksimumi shteti mund te financoj aparatet dixhitale por jo me shume
Po keto shushunjezat te tv private sjane ngopur akoma me tarife e larte që i kane vene qytetareve shqipetare brenda e jashte vendit po duan akoma te zhvatin nga taksat tona. Kete e ka mare parasysh e fameshja AMA apo keto se shqetesojne kete organ se me sa duket është bere pjese e ketyre pazare te felliqura qe vetem ne Shqiperi ndodhin. Shekoni ne shtetet perendimore dhe sidomos tek fqinjet e sidomos ne Greqi se cfare po behet me tv private dhe detyrimet qe kane ata ndaj shtetit dhe publikut. Kurese ne Shqiperi tv kane mbire si kerpudhat pas shiut dhe duan te jetojne me parate e taksapagueseve, reklamat e ndrysheme dhe me kryerorja me pastrimin e pareve te pista që kjo AMA dhe shteti ligjor nuk shqetesohet ti kontrolloje e verifikoje nga cfare burimesh vine.
Rilindja e ka strategji te shkaterroje publikun dhe te financoje privatin (sikur ky i fundit nuk di t’i rrjepe vete shqiptaret).
Prandaj e solli kamarierin nga Detroiti qe ta shkaterroje edhe me shume RTSH.
RTSH ka potencial, po te drejtohet mire, qe mos t’i lere te marrin fryme paketat dixhitale.
Viheni re kete muaj, a do ta shohe njeri Supersportin, apo te gjithe do ta mbajne TV te RTSH?
Po keshtu, RTSH mund te beje kanale shume te mire me filma dhe dokumentare te huaj. Por, per fat te keq, shoh qe filmat jane jashte kushteve teknike, ose jane shume te erret, ose me ekran te ngushte, ose s’jane ne HD. Duket qarte qe dikush ne RTSH po e ngjyen nga pak doren ne paret e shqiptareve.
Kaq per sot.
Kam idene qe e gjithe kjo ndodh se RTsH eshte transformuar.
Jo 100% po te pakten shikohet nje fore komplet tjeter. Kanale me kualitet te larte, shume kanale tani jo nje te mbaruar.
Sporte, filma tw huaj e shqiptare, emisione, kanal femijesh, muzike lajme 24 ore etj etj. Keta qe nuk duan nje publik te forte, duan te fusin duart tek rtsh, e cila me fund po na sherben. Boterori jepej falas por pasi kishe bere 12 muak abonim?????
Tani e ke me njeqind leke ne muaj bashke me plot gjera te tjera.
Ta lumsha Rtsh.
Ma rrufsh Beno!
Sa te jete Gentian Sala aty, harrojeni publikun!
Urdherin e ben Sandri, ne karrike e uli Vjollca, kablloret bejne qejf me njerezit. As matje audience nuk ben dot ky Sala po ja ja le ca funderrinave te tallen me agjencite me te mwdha te marketingut.