Edi Rama, një tjetër qokë për Lulzim Bashën. I jep të vëllait të kreut të PD-së, liçencën për King’s Kolege

12 Qershor 2018, 18:57Politika TEMA

Pasuria e familjes së Lulzim Bashës është shtuar më një superaset të ri ekonomik që ka marrë bekimin e plotë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Lajmin e bën të ditur një nga portalet e njohura britanike, The Pie News, i cili është rrjeti informativ më i njohur për arsimin.

The Pie News thekson se rrjeti i shkollave të famshme britanike King’s  i ka dhënë franchize-n një kompanie shqiptare, përkatësisht firmës Sapaud,  e cila ka si titullar dhe drejtoreshë, Eda Bashën, bashkëshorten e vëllait të kreut të PD-së, Erlind Bashës.

The Pie News shkruan se King’s Tirana  do të hapë dyert e veta në shtator 2018 dhe do të sigurojë një arsim ndërkombëtar të përqendruar, me një përzierje të kurrikulës shqiptare dhe britanike, për studentët lokalë nga mosha dy deri në 13 vjeç.

Ç’ka do thotë se e ka marrë licencën nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në fillim për shkollë 9 vjeçare e më pas në të mesme, dhe ndoshta edhe universitet.

Pra që liçensa i është dhënë nga Ministria e Arsimit, dhe që sipas gjasave ka pasur edhe OK-in e Edi Ramës.

Erlind Basha, para pak kohësh dha dorëheqjen nga vettingu, duke deklaruar shkëputjen nga sistemi i drejtësisë, ku punonte prej kohësh si këshilltar në Gjykatën e Lartë.

Kjo shkëputje, siç bëhet e ditur nga media britanike, paska pasur si shkak pikërisht hapjen e një biznesi të madh.

King’s Kolege është një emër i madh në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkollohen mjaft të rinj nga Shqipëria.

Marrja e kësaj marke nga familja Basha i garanton sukses në biznes, pasi prindërit do t’i shkollojnë fëmijët tek një shkollë që i siguron akses më të sigurtë në universitetin e famshëm britanik.

Drejtori i shkollave King’s Andrew Hutchinson tha për Pie News se “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim kolegët dhe studentët tanë të rinj në komunitetin global të Mbretërve.

Partneriteti ynë me Sapaud ofron një mundësi për të punuar me një organizatë të re që i ndan vlerat tona dhe ka një vizion për të sjellë mundësi të shkëlqyera arsimore ndërkombëtare për studentët në Shqipëri”.

Ndërkaq, drejtoresha e Sapaud, kompanisë që do të menaxhojë shkollën, Eda Basha, tha se “partneriteti me King’s do të lejojë grupin të përmbushë ambiciet e tij për të rritur imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ne jemi një vend shumë i vogël, dhe ka më shumë arsye  që të kemi një perspektivë globale.

Qëllimi ynë është të pajisim të rinjtë tanë me ndërgjegjësimin, njohuritë dhe aftësitë që duhet të lulëzojnë në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar dhe për t’i ndihmuar ata dhe Shqipërinë që të shfrytëzojnë më shumë mundësitë globale.

Ne jemi të kënaqur që kemi King’s si partnerë – ata janë duke na mundësuar që të realizojmë ambiciet tona”.

Pie News thekson se një ceremoni hapjeje pritet të zhvillohet këto ditë në një performancë me shumë bujë.

Dhënia e licencës nuk është favori i vetëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lulzim Bashës, pasi vetëm disa muaj më parë i dha 13 milionë euro për pallatin e prishur në Vlorë, ndërkohë që një vit më parë i dhuroi drejtimin e disa prej korporatave më të mëdha shtetërore për 6 muaj.

16 komente në “Edi Rama, një tjetër qokë për Lulzim Bashën. I jep të vëllait të kreut të PD-së, liçencën për King’s Kolege”

  1. sapa says:

    Ram kurva qe don te beje shtet!

    1. Artan Lila says:

      NUKMENDOJ KJO ISHTE PJESE E MARREVESHJES NE CADER midis dy mafjozeve!

    2. Evropa says:

      Edi rama nuk eshte mbret as sulltan qe ndan privilegje. Hapja e shkollave private ka kuader rregullator dhe
      Ligjor dhe cdokush qe permbush kerkesat e ketij kuadri hap shkolle private do apo s do kazani mediatik

  2. lora says:

    erlind Basha ka dhene doreheqjen nga sistemi i drejtesise per ti shpetuar vetingut.pa dyshim se rrhethimi eshte shkepure dhe ne radhe po dalin nga v etingu.pO SI DO TE NDESHKOHEN SE ATA MILJONER PO KALOJNE NE AKTIVITETE FITIMPRURESE PA SHKEPUTJE NGA RISIT PER TU BERE TE PASURE DHE NUK JU HYNEASNJE GJEMBE NE KEMBE.gJITHSESIS DUHET TE GJENDEN MENYRA PER TE VERIFIKUAR T4ARDHURAT MARAMENDESE QE KANE SIGURUAR ?GA VEPRIME KORRUPTIVE DHE PASTRIMI I PARAVE E VEPRAVE TE TJERA TE NDESHKUESHME. Keshtu qe edhe ndeshkimi PO RRESHQET NE LLUMIN E KORRUPSIONIT, se mbeshtetet perseri nga politika.Telenovela E DREJTESISE;

  3. lora says:

    erlind Basha ka dhene doreheqjen nga sistemi i drejtesise per ti shpetuar vetingut.pa dyshim se rrhethimi eshte shkepure dhe ne radhe po dalin nga v etingu.pO SI DO TE NDESHKOHEN SE ATA MILJONER PO KALOJNE NE AKTIVITETE FITIMPRURESE PA SHKEPUTJE NGA RISIT PER TU BERE TE PASURE DHE NUK JU HYNEASNJE GJEMBE NE KEMBE.gJITHSESIS DUHET TE GJENDEN MENYRA PER TE VERIFIKUAR T4ARDHURAT MARAMENDESE QE KANE SIGURUAR ?GA VEPRIME KORRUPTIVE DHE PASTRIMI I PARAVE E VEPRAVE TE TJERA TE NDESHKUESHME. Keshtu qe edhe ndeshkimi PO RRESHQET NE LLUMIN E KORRUPSIONIT, se mbeshtetet perseri nga politika.Telenovela E DREJTESISE;
    Nuk esghte thene ndçnjehere por ne dac botojeni ne dac mos e botoni se eshte ne deshiren tuaj Z.mero BAZE DHE STAFIT TE GAZETES;

  4. Gjergji says:

    Eshte King’s Education. Nuk ka lidhjen me minimale me Kings College London. Eshte njesoj si te barazosh kurset e gjuhes qe bejne te huajt ne qytetin e Oxford me Universitetin e Oxford. E vetmja gje e perbashket eshte fjala Kings.

  5. Gri says:

    Kjo eda basha duket zonja! Po, ce do ka burrin genjeshtar dhe ka dhene dorehejen nga sistemi i drejtesise se ka para e pasuri te pajustifikuara! Shkurt ose hajdut ose i korruptuar!

  6. Gri says:

    Kjo eda basha duket e zonja! Po, ce do ka burrin genjeshtar dhe ka dhene dorehejen nga sistemi i drejtesise se ka para e pasuri te pajustifikuara! Shkurt ose hajdut ose i korruptuar!

  7. nardi says:

    popull bythq…r

    1. RT Reporter 2025 says:

      Mos i shaj sum -q i rat shqyptare.

      Pyetja lind: Ku i gjeti milionat per ket biznes, vellai i Lulezim Bashes? A i ka ndare 12 milionat shperblim nga Edi Rama me vellane ,Lulushin?
      RRofsh o Rama, ska King si ty?

  8. Erjon B says:

    Rama nuk ka faj, ai thjesht eshte vazhdimesia e baballareve te vet komunist.Ne cadren para Kryeministrise, u thane shume sekrete dhe premtime te fshehta midis mafjozeve qe kontrollojne Shqiperine me droge dhe krim.


    Nuk e prisja qe pervec 12 milionave shperblim per pallatin e shembur Rama te kishte premtuar edhe leje per”King’s Colllege” ose ne shqyptarisht “King’s Kolege. Dhe enrin po vjedhin shqyptaret pa kuptuar dhe rendesine e ketij emri? I bie qe Kings’Kolege te njihet ndryshe si Kolegji i Ahmet Zogut, mbretit, Kingut.

    =
    Premtimet e Rames shqiptareve:

    Bashkpunim dhe bashkqeverisje me Sali Berishen
    Presidentin me te mire ne bote, FloririnLike
    Rruge dhe trena si plan i Ripljelljes
    Koncesione dhe vetem koncesione
    Plehrat e Italise ne fshatarat e Fierit e Elbasanit
    Droge ne gjithe territorin shqiptar dhe jo vetem ne Lazarat.
    Shitje e detit Greqise
    Shqiperia ne Evrope me 2025.

  9. Ilir says:

    Idiot popull, e donit ne gazete ta besoni?!

  10. Fatos says:

    Po këta rrota kari që japin këto lajme mbajnë përgjegjësi për çfarë thonë?

  11. Emy says:

    Po pse o njerez lufte klasash do beje Edi?! Nese ai ka te gjithe dokumentacionin ligjor nuk duhet penguar te zhvilloje biznesin e tij.

  12. Luli says:

    E moret vesh qe kjo eshte loje o popull Loqe,qe mbushni akoma sheshet duke brohoritur per ata qe po ju pine gjakun çdo dite.

  13. Gus says:

    Ne qofte e vertete ky eshte nje zhgenjim I madhe.
    Por nje gje eshte e vertete haku i popullit mos sot neser ka per te zene.
    Mallkuar qofte kjo klase politike e qelbur qe ka marr penge kete vend.
    Haram vota qe keni marr nga njeriu i paster dhe i drejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje