Lulzim Basha dëbon Flamur Nokën nga Kukësi?

13 Qershor 2018, 11:53Politika TEMA

Në Kukës dje u zhvillua një aktivitet për vendosjen e bustit të poetit Havzi Nela, i cili më 10 gusht të vitit 1988, u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.

Me këtë rast, Partia Demokratike kishte dërguar në Kukës, Ervin Salianjin.

Ajo që të bën përshtypje, ishte mungesa e Flamur Nokës, deputetit demokrat të këtij Qarku.

Lulzim Basha e kishte zëvendësuar atë më Salianjin, që nuk kishte lidhje fare sepse së pari, nuk është deputet i qarkut të Kukësit.

Dhe së dyti, nuk drejton Departamentin e të Përndjekurve Politikë.

Fakt është se Flamur Noka nuk është më i mirëpritur në Kukës.

Kjo, për shkak të pazareve të pista të tij, në kurriz të kuksianëve.

Ai i akuzoi ata se ishin paguar nga Edi Rama, pse dolën të protestonin kundër taksës për “Rrugën e Kombit”.

Ndërkohë që vetë qytetarët thonë se është e kundërta, Noka paguhet nga Kastrati për të penguar protestat e tyre.

Dhe duket se Lulzim Basha tashmë e ka kuptuar që Flamur Noka nuk është më i dashur në Kukës dhe e ka dëbuar me lezet atë.

Ndoshta në zgjedhjet e ardhshme e dërgon në Vlorë, ta shkattërojë sërish PD-në, siç bëri me strukturat e kësaj partie në Himarë dhe zona të tjera të Qarkut të Vlorës.(TemA)

3 komente në “Lulzim Basha dëbon Flamur Nokën nga Kukësi?”

  1. Kellira says:

    Po Kastratin a e ftuan?

  2. suma says:

    Jepi Grigja Suma hypjua te gjitheve.

  3. H says:

    Eshte me terheqese të flasesh per macet e lagjes sesa per këta zgjyrra malesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje