STUDIMI: Burimet e shkëmbinjve misteriozë në Mars janë shpërthime vullkanike

23 Qershor 2018, 12:47Lifestyle TEMA

Burimet e shkëmbinjve misteriozë në Mars mund të jenë shpërthimet vullkanike që lëshojnë gazra, shkëmbinj dhe hi në ajër, sipas një studimi të publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research: Planets”.

Ky studim është fokusuar në gurët e mëdhenj dhe jashtëzakonisht të butë në afërsi të linjës ekuatoriale në Planetin e Kuq, raporton ata.

Në hulumtim pretendohet se formimi i quajtur Medusae Fossae, është formuar para tre miliardë viteve në Mars gjatë shpërthimeve vullkanike.

Thuhet se ky formim mbulon një të pestat e sipërfaqes së SHBA-ve dhe se është 100 herë më i madh se formimi më i madh vullkanik në botë, ndërsa ky zbulim mund të sigurojë më shumë informacion rreth pjesës së brendshme të Marsit dhe potencialit jetësor në këtë planet.

Lujendra Ojha, shkencëtar në Universitetin Johns Hopkins, në lidhje me Formimin Medusae Fossae tha se, “Ky është një formim pamasë jo vetëm në Mars, por edhe në Sistemin Diellor”.

2 komente në “STUDIMI: Burimet e shkëmbinjve misteriozë në Mars janë shpërthime vullkanike”

  1. says:

    Përmban diamant planeti mars

  2. Leo says:

    Ne rrjetin e internetit kam ndeshur nje teori qe verteton se ne Mars, ne Hene, bile edhe ne Jupiter te mbuluar nga masa gjigante sferocentrike, ne berthame te tyre ndodhin procese djegieje, digjet lende djegese kozmike qe prodhon nxehtesi dhe hi, si zjarri i zakonshem, por hiri kozmik perbehet prej komponenteve qe formojne guret apo shkembonjte magmatik-vullkanik si ne Toke edhe planete. Ne ca planete si ne Mars dhe ne Hene lenda djegese eshte mbaruar apo eshte nje prush i mbuluar nga hiri dmth gure me komponent te ndryshem. Ne Diell lenda djegese eshte super-tej gjogante dhe nxehtesia kolosale e flak hirin ne hapesire. Ne Toke nxehtesia e nxjerre hirin te shkrire si llave vullkanike. Kerkoje ne Google, une e kerkova prap por nuk me doli, se s’e formullova mire kerkimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje