Një vend i cili 33% të popullatës së tij e ka në emigrim nuk është në gjendje që të presë emigrantë nga vendet me probleme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ndarë ekskluzivisht për TemA TV një draft-raport me gjetjet për emigrantët.
Sipas kryetares së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndajt, bazuar në gjetjet e bëra, Shqipëria nuk është në gjendje që të presë emigrantët.
Në periudhën e studimit 5 vjeccar që ka kryer KSHH-ja, janë vërejtur mangësi të ndryshme të tipit se në në kufi nuk ka pasur qendra pritjeje, nuk ka pasur përkthyes, si dhe nuk ka pasur mjekë.
Në 5 mujorin e parë të 2018 numëri i emigrantëve të jashtligjshëm që kanë hyrë në Shqipëri, i ka kaluar shifrat vjetore të viteve më para.
Në 2018 është rritur edhe numri i azilkërkuesve në shqipëri.
Nga 2275 refugjatë të regjistruar deri në maj, rreth 1406 prej tyre kanë kërkuar azil.
Ndërsa në vitet e mëparshme numri i azilkërkimeve krahasuar me numrin e refugjatëve ka qenë 5%-10%
Një tjetër pikë e rëndësishme e draft-raportit të Komitetit të Helsinkit është se gjykatat shqiptare nuk njohin mirë ligjet për emigrantët, duke bërë që emigrantët e parregullt t’i dënojnë për vepër penale, në vend që t’i trajtojnë për azil apo t’i kthejnë pas në vendin e origjinës
Skëndaj thotë se edhe qendrat aktuale të trajtimit të refugjatëve nuk kanë shumë kapacitet.
Ndërsa shton se nuk respektohen të drejtat për mbrojtjen e fëmijëve të cilët trajtohen në qendrën e pritjes, që sipas ligjit duhet të trajtohen nga qendrat sociale në bashkitë përkatëse.