Vendi ku transporti publik është falas për të gjithë

25 Qershor 2018, 07:31Politika TEMA

Pesë vjet më parë, kryeqyteti i Estonisë, Talin, votoi në një referendum publik 75% pro futjes së transportit publik falas.

Gjithçka që njerëzit duhet të bënin ishte të regjistroheshin si banor i qytetit dhe të paguanin 2 euro për një “kartë jeshile”.

Megjithatë, vizitorët nga vende të tjera të Estonisë apo turistët duhet të paguanin për të përdorur rrjetin e autobusëve, tramvajëve dhe trenave.

Skema ka rezultuar aq popullore, saqë qeveria e Estonisë po planifikon të prezantojë shërbimin e udhëtimit falas me autobus në të gjithë vendin.

Duke nisur nga 1 korriku, çdo qark i Estonisë mund të zbatojë transportit publik falas për banorët e saj, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Megjithatë jo të gjitha qarqet kanë zgjedhur deri më tani t’i bashkohen sistemit, duke hequr dorë gjithashtu nga buxheti shtesë për transportin publik.

Nëse plani i Estonisë rezulton i suksesshëm, ai mund të bëhet vendi i parë në botë me transportin publik falas.

Shembullin do ta ndjekin në vijim edhe disa qytete të Francës dhe Gjermanisë, për të reduktuar trafikun dhe ndotjen e ajrit.

Pse transporti falas?

Disa argumentojnë se transporti publik duhet të jetë falas, ashtu si shkollat, parqet dhe libraritë.

Kjo është pozitive edhe për vetë qytetet pasi lehtësimi i lëvizjes së njerëzve nxit aktivitetin tregtar.

Sipas Bashkisë së Talinit, transporti publik falas i shërben kryesisht atyre me të ardhura të ulëta, por inkurajon edhe grupet me të ardhurat të larta t’i shpenzojnë paratë që kursejnë nga transporti në restorante, kafene dhe dyqane.

Regjistrimi si banor nënkupton edhe të ardhura shtesë për Talinin, madje një zyrtar i Bashkisë shprehet se skema jo vetëm që mbulon kostot, por sjell edhe një fitim sa dyfishi i humbjeve.

Megjithëse skema është vërtetuar si efektive nga ana financiare, në aspektin ambientalist nuk ka dhënë rezultatin e pritur.

Një analizë e vitit 2016 tregoi se nuk nxiti shumë njerëz të mos t’i jepnin makinave.

Përdorimi i transportit publik u rrit me 14%, por ai i makinave u ul me vetëm 5%.

Ndryshimi më i madh preku qytetarët që lëviznin në këmbë, 40% e të cilëve zgjodhën të përdornin autobusin.

Të rinjtë, të moshuarit dhe personat me të ardhura të pakta ose pa punë u bënë në përdorues më të shpeshtë të transportit publik.

Ndërkohë, personat me të ardhura më të larta zgjodhën të shmangin transportin publik për të evituar mbipopullimin dhe për të ruajtur imazhin e tyre.

Po ashtu nuk dihen as efektet afatgjata të transportit publik falas, pasi disa ekspertë argumentojnë se të ardhurat që vijnë nga regjistrimi i banorëve do të jenë të pamjaftueshme kur të regjistrohen të gjithë.(SCAN)

2 komente në “Vendi ku transporti publik është falas për të gjithë”

  1. Lumturi says:

    A do ta kemi. Ne kete fat pas 15 vitesh.Ndoshta

  2. Zorro says:

    Genjeshtra!
    A kane ata makina elektrike?
    A kane ata bicikleta mobike?
    A kane sta kende lojrash vetem tek liqeni artificial?
    A kane ata mbikalime ne vend te rrethrrotullimeve ku 3 km me urban i ben per 30 minuta,ndersa ne kembe per 15 minuta si ne Tirane?
    A kane ata pedonale vetem ne qender te qytetit ku te kalojne 700 mije banoret ,sikur jane ne burg e dalin per ajrosje te gjithe bashke,ndersa
    pjesa mee madhe e qytetit nuk kane as rruge te shtruara,as trotuare,as lulishte e as kend lojrash per femije?
    E pra me mire eshte Tirana qe i ka te xgjidhura keto probleme me mire se Estonia.
    Ne martim cmime ndersa keta paskan 5 vjet transport publik falas dhe hedhtin e nuk marrin certifikata per vendin e pare ne bote.
    Ndersa Tirana merr cmim te pate ne bote per pazarin e ti,bulevardin e ri,sheshin kupole “Skenderbej” dhe makinat elektrike.
    Se shpejti ( pas 50 vjetesh) fillon ndertimi i teleferikut Vermosh-Konispol,metroja Kinostudio-kombinat,tramvaji Tirane- Shkup,hekurudha Durres-Bari nen det etj.
    Te gjitha nen kujdesin e kryeministrit Erion Veliaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje