Si gënjen Salianji për takimin e Bashës me vëllain e dy të kërkuarve për 3.4 milionë euro

29 Qershor 2018, 15:30Politika TEMA
Si gënjen Salianji për takimin e Bashës me vëllain e dy

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përpjekur sot dëshpërimisht që të mbrojë kryetarin e tij pas fotos së publikuar nga Taulant Balla, ku shfaqej Basha me vëllain e dy të kërkuarve që kishin porositur “Toyota”-t ku u gjetën 3.4 mln euro.

Në një studio televizive Salianji gënjeu, kur tha se fotoja për të cilën flet Balla është realizuar në ditën e 26-vjetorit të themelimit të PD-së.

Ne që jemi në politikë, mund të jemi kudo mes njerëzve.

Ne bëjmë foto me persona që nuk i njeh.

Foto e asaj dite më kujtohet është dita e hapur e PD me rastin e 26 vjetorit të themelimit të partisë.

Të gjithë qytetarët hynin në seli”, tha Salianji.

Por nga një verifikim mjaft i thjeshtë rezulton se vëllai i të kërkuarve nga policia është pritur në zyrë nga Basha më 29 dhjetor 2016 dhe foto është publikuar në facebook nga kryetari i PD në Laprakë, Halit Marku.

Fotoja është realizuar pikërisht në këtë datë, pak minuta përpara se Basha të nisej në Holandë. (TemA)

3 komente në “Si gënjen Salianji për takimin e Bashës me vëllain e dy të kërkuarve për 3.4 milionë euro”

  1. ce says:

    O nga kjo fytyre homo e Salianjit çfarë nuk pret e jo me te fallsifikoje nje date, këta jane bande e uritur per te ardhur ne pushtet dhe japin dhe grate per te arritur qëllimin e jo me te ndryshojnd datën e nje fotoje,,

  2. Lida says:

    Ervina po qenke genjeshtar profesionist motra !
    Mashtrues per montazhe videopergjimesh!
    Pervers ne maredhenie me koleget e partise!
    Perse ka monstra te tilla nga malesia e Maliqit motra ?

  3. Sali-hani says:

    Boobo Salianusi genjeshtar………
    Do ti ritet hunda sa nje kastravec Moglice!
    Po Grida si reagon? Tema na njoftoni sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje