Këta janë 10 tërmetet shkatërrimtarë në Shqipëri: Nga 400 të vdekurit në Berat tek goditja 8 ballë në Shkodër

4 Korrik 2018, 12:35Sociale TEMA

Një tërmet ka goditur sot Shqipërinë duke shkaktuar panik nga Vlora deri në Tiranë. Të dhënat e para nga ‘Emergjencat’ flasin për një epiqendër 30 kilometra larg Tiranës, në Gjirin e Lalëzit.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që vendi është shkundur nga lëkundjet. Në disa raste, tërmeti ka shkaktuar edhe fatkeqësi te shqiptarët.

Por cilët janë 10 tërmetet më të fuqishëm në historinë e vendit tonë? 10 rastet që figurojnë në rekordet e “CatMonitor”. Nuk do ta besoni, por historia nis së paku në vitin 1851…

1851, 17 Tetor

Rajoni i Beratit goditet nga një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda. Mbi 400 të vdekur dhe shkatërrime të shumta në ndërtesa. Plasaritje të mëdha, rrëshqitje toke dhe pluhur me squfur.

1855, Korrik-Gusht

Shkodra ndjen lëkundje të forta që shkaktojnë shkatërrimin e Bushatit, Jubanit, Kozmaçit, Vaut të Dejës dhe fshatra të tjerë në Shkodër, Karme, Dushan, Toplane dhe Bruç. çarje të mëdha në tokë.

1919, Dhjetor 22

Leskovik-Konicë ndihet tërmeti 6.1 ballë i shkallës Rihter. Shumë shtëpi të shkatërruara në kufijtë shqiptarë si dhe në fshatrat grekë Isboros, Plavoli, Belthonsi dhe Kapaztiko. I gjithë rajoni i shkatërruar. Nuk ka të dhëna për viktima.

1920, Dhjetor 18

Elbasanit i shkatërrohen totalisht 173 shtëpi dhe dhjetëra persona plagosen. Pasojat e tërmetit me epiqendër në Elbasan më së shumti u ndjenë në Peqin ku 14 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë.

1921, Mars 30

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz, por dhjetëra shtëpi janë shkatërruar në Peshkopi dhe Dibër (Maqedoni).

1948, Gusht 27

Nënshkodra preket nga tërmeti 5.5 ballë. Dëmtime serioze të shtratit të lumit Buna dhe në qytetin e Shkodrës. Dëmet më të mëdha raportohen në Trush (1 i vdekur dhe 27 të plagosur). Shkatërrime objektesh ka pasur edhe në Oblike e Barbullush.

1959, Shtator 1

Shkatërrime në Lushnjë, Fier, Rrogozhinë, Peqin, Kuçovë dhe Berat. Në total 944 shtëpi të shkatërruara, shkruan Javanews. Kryesisht në Karbunarë të Lushnjës. Dëmtime të mëdha në objekte industriale, shkolla, spitale dhe objektet kulturore. çarje të tokave bujqësore.

1967, Nëntor 30

Librazhd-Dibër, 6.6 ballë. Dëme të mëdha në 13 lokalitete dhe 177 fshatra. Së bashku me Maqedoninë e prekur nga tërmet, raportohen 6,336 ndërtesa të shkatërruara. Raportohet për 12 të vdekur dhe 174 të plagosur.

1976, Prill 15

Tërmeti 8 ballë godet Shkodrën duke shkaktuar viktima dhe dëmtime të mëdha. Fatkeqësisht 40 persona humbën jetën në Shkodër-Lezhë. U dëmtuan 17 118 shtëpi e objekte social-kulturore.

1988, Janar 9

Lëkundje të shpeshta në Tiranë me dëme materiale. Pasojat kryesore në fshatrat Arbanë dhe Petrelë.

16 komente në “Këta janë 10 tërmetet shkatërrimtarë në Shqipëri: Nga 400 të vdekurit në Berat tek goditja 8 ballë në Shkodër”

  1. e verteta says:

    Ra tërmeti në 1976 por ishte gjallë xhaxhi që per një muaj dit nat u ndërtuan 1750 shtëpi. Kemi derdh djers atje e kemi shkri llaçin me zjarr se ngrinte nga i ftohti. Tani duken si përralla kto gjëra por esht e vërtet ishalla nuk bën vaki sot se të ter ngelen rrugve.

    1. Celo.Mezanaj says:

      Termeti ra ne 1979 dhe jo 1976

    2. Toni says:

      Xhaxhi kishte skllever pa pagese. Nuk kishte faj nuk harxhonte asgje nga fondi i shtetit. Pastaj mos ja fut pordhes me 1750 shtepi dite e nate per nje muj. Se nje pallat 5katesh ne kohen e tij merrte 2 vjet per ta ndertuar.

      1. kujtesa says:

        Pirdh se lirohesh!

  2. e verteta says:

    Ra tërmeti në 1976 por ishte gjallë xhaxhi që per një muaj dit nat u ndërtuan 1750 shtëpi. Kemi derdh djers atje e kemi shkri llaçin me zjarr se ngrinte nga i ftohti. Tani duken si përralla kto gjëra por esht e vërtet ishalla nuk bën vaki sot se të ter ngelen rrugve.

    1. Ndue Marku says:

      Termeti nuk ka ra me 15 Prill 1976 por me 15 Prill 1979. Dhe personat qe kan humb jeten kan qene vetem 3 dhe jo 40. Ku i keni lexu kto dokrra?

  3. Sefer Daja says:

    Ne fakt termeti ka rene ne 15 prill 1979 dhe jo me 1976

  4. nga arrdhja e pushtusve turq ne trojet arberore,dhe imponimi i fes mallkuse mw tehun e shpates,eshte Mallkuar Vendi.dhe ndodhin traghedi serike te njepasnjeshme.
    se pari islami nuk eshte nje fe,por nje organizat politike qe ka terrorizuat vet arabet,ku jane ndar ne 3 tre islama politik.sunit,shiite,dhe sufisme.
    shume mire i beri pytje berat buzhala ne t7 imamit.a jane vrar mes veti vet ata qe formuan ket fe politike islame.imami i tha po,por sben te behen keso pytje,bdyshe thene,qe muslamanet nos ta njofin si u krijuan keta 3 islama,qe luftojn njeri tjeterin.
    keni verejtur,ne ato shtete ku shkojn shume ne vendin e malkkuar xhami dhe prejne kurbana,qe ndodhin tragjedi te medha.aksidente e katastrofa natyrale.
    ne avganistan nje koder ka rreshqitur dhe mbulluar nje fsjate te madhe,para 67 viteve,ku tv bbc dhe eurovews e gazeta te evropes treguan pamjet dhe u shokue bota.
    vete arabe qe kane ikur nga islami me kane thene,se islami nuk eshte fe,por vetem nje mallkim,dhe kobe zi,ju kurre nje populle e shtet nuk gjen lumturi e paqe.
    pravat konkrete,qe kurre luftra,masakrra,tortura,aksidente,fukarallak e epidemi si ebola, e x epidemi tjera,su ndalen te ta.
    kujdes nga ato familje qe frekuotojn xhami,prejn kurbana dhe mbajne terrleme e tespi ne dore,se munde tju mallkojn edhe nga distaca e largete,dhe kursesi te hyoni ne nje makine me ta,apo tavoline,restauranti e kafeneje.

  5. Tiktaktiktak says:

    Pamjen e keni nga Shkupi. Stacioni i vjeter i trenit.

  6. e verteta e hidhur says:

    Remeber the way you come up to the light:(Kujtoni menyren se si keni dale ne drite).Pune, pune, nate e dite qe te shohim pakez drite thoshte Naimi i madh,ndersa sot kjo thenie perkthehet.Lloto lloto dhe vetem lloto?O Zot mba doren nga fatekqesi natyrore se shqiptaret jane ne gjume.tek te rinjte vrehet nje inividualizem i semure,lloto dhe disko!Ku po shkojme?Jam kurioz te di :Kush,kur dhe se e motivoi heqjen nga programi i shkolles punen fizike?

  7. Bahcallek 1979 says:

    15 Prill 1979 eshte termeti me epiqender be Bahcallek te Shkodres. Te tjeret kane qene shume me te vegjel

  8. kazani mediatik says:

    Dhe per t’i thene nje te vertete atij me pseudonimin “E verteta”, punimet jane bere gjate stines se veres, prandaj te mos na thote perralla me “beton te ngrire “.

    1. Flutura says:

      Betoni i ” ngrire” ka qene ne termetin e dhjetorit 67 ne zonen e Dibes e Librazhdit.
      Po hajde, me te degjuar e kane dhe hiqen si heronj te kohes.

  9. Bardhi Tolabi says:

    Sic duket,ndonje amator ju ka dhene vetem keto te dhena.
    Verifikoni se,ne rajonin e Korces,jane termete te fuqishme rreth viteve 1900,1930 dhe 26 Maj 1960,te cilet Jan shoqeruar me viktima dhe shkaterime te medha…

  10. debatiku says:

    Ti e verteta me çka i keni zhgul gozhdat ne ate kohë? Te paska keput malli o njeri! E paske dasht shume xhaxhin, mos u merzit burre se ka lene pasardhes te denje per vehte dhe popullin trim shqiptar. Keshtu me ta lumsha. Rrofte Partia o byrazer se ishin dite te bukura.

  11. Abdurahim Ashiku says:

    TËRMETI I 30 NËNTORIT 1967 SIMBOL I SOLIDARITETIT MBARËSHQIPTAR

    Nga Abdurahim Ashiku

    Ai cilësohet si tërmeti më i fortë dhe më shkatërrues në Shqipëri.
    Ndodhi më 30 nëntor 1967 në zonën Librazhd-Dibër. Një tërmet 6.6 ballë sipas shkallës Rihter, tërmet që shkatërroi 177 fshatra, ku humbën jetën 12 vetë dhe 177 të tjerë u plagosën. Toka u ça në një gjatësi mbi 10 kilometra e pati zhvendosje të dheut deri në 50 centimetra…

    Unë nuk e jetova dridhjen. I ndodhur larg Dibre për pushimet e festave kohëlëkundja e madhe më gjeti ulur në ndenjësen e autobusit diku mes Fushë-Krujës e Laçit.
    Jetova vrullin e jashtëzakonshëm për mposhtjen e pasojave të tërmetit, solidaritetin e paparë ndonjëherë për të ndihmuar, solidaritet nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.
    Kam jetuar kudondodhjen e njerëzve kur dikujt i digjej shtëpia dhe lagjja, fshati… nën një traditë të marrë brez pas brezi, në ditë betejash kundër pushtuesish, i vinte çatinë e i dorëzonte çelësat brenda javës.
    Të nesërmen do të zgjohesha herët për të qenë pjesë e një marshimi tri orësh nga Peshkopia në Vojnikë të Maqellarës së bashku me nxënësit e Shkollës së Mesme “Nazmi Rushiti” ku isha pedagog i lëndëve teknike.
    Një odise udhëtimi nga Tirana në Peshkopi, në dimrin e ashpër me dëborë e suferinë, dy net në ndenjësen e ngushtë të autobusit, tre ditë udhëtim nën një kujdes të jashtëzakonshëm që asgjë e keqe të mos na ndodhte, një shkrim i atyre ditëve në “Zërin e rinisë” flenë dhe zgjohen sa herë më vjen në kujtesë ajo fletë e historisë kur e gjithë Shqipëria u bë NJË me Dibrën.
    Por a mposhten Tërmetet?
    Për Hajri Hoxhën ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe ish kryetar i Shtabit për Eliminimin e Pasojave të Tërmetit të 30 nëntorit 1967 në Dibër: “EDHE TËRMETET MPOSHTEN”. Këtë ai e ka shprehur në një libër me këtë titull duke përcjellë përvojën e popullit të Dibrës në ditët tepër të vështira të dhjetorit 1967, solidaritetin e madh të të gjithë popullit shqiptar i cili iu ndodh pranë dibranëve pa u ngrys mbrëmja e 30 nëntorit.
    Një bisedë me të sjell në kujtesë se si mund të mposhten fatkeqësitë e natyrës kur kundër tyre bashkohet i tërë populli.
    Hajri Hoxha! Më 30 nëntor të vitit 1967, në orën 8 e 17 minuta të mëngjesit Dibrën dhe Librazhdin e tundi një tërmet i fuqishëm, tërmet që mori jetë njerëzish, shkatërroi nga themelet shtëpi dhe objekte socialkulturore. Ju keni botuar atëkohë edhe një libër “Edhe tërmetet mposhten” me përvojë të drejtpërdrejtë pune për eliminimin pasojave që rrodhën. Si e mposhtët tërmetin e 30 nëntorit 1967, në atë dimër të ashpër, në ato kushte atmosferike të pa përjetuara ndonjëherë?
    Ajo ishte, për të gjithë popullin shqiptar, por veçanërisht për popullin e Dibrës, një fatkeqësi natyrore. Tërmeti ishte afro shtatë ballësh. Fat ishte se na gjeti jashtë…
    Ishte mëngjes…
    Po, në orën 8 e 17 minuta të mëngjesit. Një pjesë e madhe e njerëzve kishin dalë në punë. Nxënësit, pas pushimit të festave të Nëntorit, kishin shkuar në shkollë. Çasteve të para të hutimit që erdhi nga tronditja e madhe ia zu vendin gjakftohtësia, vendosmëria për t’u qëndruar njerëzve pranë dhe për të kapërcyer çdo vështirësi.
    Tërmeti kishte goditur rëndë Maqellarën, Shupenzën, Ostrenin, Klenjën, Bulqizën, fshatrat rreth Peshkopisë, Librazhdin. Katastrofa natyrore mori jetën e 12 vetëve dhe plagosjen e 129 vetëve. U dëmtuan 3536 shtëpi banimi ose 37 për qind e ndërtesave të 88 fshatrave të prekura nga tërmeti. Prej tyre 436 ishin shembur nga themelet. U dëmtuan 73 shkolla, 16 e të cilave u shembën plotësisht. U dëmtuan rëndë 6 spitale e shtëpi lindjeje, 34 dyqane, 22 magazina, 18 stalla, hangarë etj. Më e rëndë ishte gjendja në fshatrat Sebisht, Zabzun, Steblevë, Klenjë, Ostren i Madh, Ostren i Vogël, Lladomericë, Radovesh, Vojnikë, Çernenë, Kovashicë, Burim, Majtarë ku thuajse 70 për qind e shtëpive ose ishin dëmtuar rëndë ose ishin shembur fare…
    Cilat ishin masat që morët?
    Menjëherë u krijua shtabi. Unë në atë kohë isha kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Menjëherë, si në çdo fatkeqësi, shteti dhe shoqëria na u gjet në krah. Menjëherë erdhën drejtues të partisë e të shtetit por më parë se ata erdhi ajo që quhet solidaritet popullor, të qenit pranë në fatkeqësi, karakteristikë e popullit tonë. Menjëherë, krahas telegrameve të solidaritetit nga Vermoshi në Konispol, u krijuan brigada të posaçme. Brigada e parë erdhi nga Vlora. Erdhën 129 vetë, specialistë të fushave të ndryshme si muratorë, karpentierë, elektricistë, inxhinierë ndërtimi, mekanikë etj. Brenda 3-4 ditëve Dibra u mbush me brigada ndërtimi nga të katër anët e vendit, brigada nga Saranda, Gjirokastra, Konispoli, Durrësi, Tirana, Mati Kukësi… brigada që u vendosën në të gjitha qendrat e banuar, në çadra apo në shtëpi që i kishin qëndruar tërmetit.
    Unë, asokohe kam qenë me nxënësit e shkollës së mesme bujqësore “Nazmi Rushiti” të Peshkopisë dhe kemi fjetur për ditë të tëra në dyshekë kashte shtruar përtokë në vatrën e kulturës të Çernenës në Maqellarë…
    Ashtu është. Mbi të gjitha në dispozicion të punës për eliminimin e pasojave të tërmetit u vunë parqet automobilistike të vendit. Heroizmi i shoferëve të parkut të Laçit, Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Korçës ishte i pa shoq. Ata udhëtuan në dëborë e në akull, rrugë pa rrugë dhe dërguan në çdo fshat, për të mos thënë në çdo shtëpi, materialet e ndërtimit; tulla, tjegulla, çimento, gëlqere, lëndë drusore, dyer, dritare, çdo gjë që duhej.
    Punë të madhe bëri edhe vetë populli i Dibrës. Që nga Lura, Selishta, Reçi e Dardha, Kalaja e Dodës, Sllova, Kastrioti, Muhurri, zona efektivisht të prekura lehtë ose të paprekura nga tërmeti erdhën brigada të posaçme ndërtuesish bashkë me të gjithë bazën materiale ndërtuese dhe u vendosën në zonat e Ostrenit, Klenjës, Steblevës, Okshtunit e deri në Llangë në kufi me Librazhdin ku edhe atje vazhdonte puna për eliminimin e pasojave të tërmetit.
    E shkruar në historinë e kësaj lufte heroike është edhe brigada e kufitarëve të vendit tonë, brigadë e cila veproi në zonën e Lladomericës, atje ku ra në krye të detyrës kufitari Agron Elezi, detyrë të cilën erdhi dhe e mori i vëllai i tij Mehmeti.
    Çfarë vështirësish teknike kaluat duke pasur parasysh se dhjetori i atij viti ishte dhjetori më i ftohtë që mbahet mend, me dëborë, me ngrica, me temperatura që shkonin deri në minus pesëmbëdhjetë gradë?
    Siç e ke jetuar edhe vetë problem ishte lidhja e murit, vendosja e tullave. Llaçi, nga temperaturat e ulëta, ngrinte në vend. Këtu lulëzoi përvoja popullore. Gani Tuçepi, Hero i Punës Socialiste, njeriu që me nivelin e ujit me peplumç dhe me pushkë, me siguri ke dëgjuar për piketimin e tij “me pushkë” të kanalit të Çidhnës, ky njeri i palodhur i kanaleve ujitëse të Dibrës dhe të mbarë Shqipërisë e gatoi llaçin me zjarr e me kripë. Mblodhi dru, ndezi zjarre, shtroi mbi to llamarina e mbi ta gatoi llaç. Për ta bërë llaçin të qëndrueshëm ndaj ngricës ai përzjeu në të kripë të zezë, nga ajo kripa që përdorej për të eliminuar akullin në rrugë. Shumë shtëpi në Dibër, në ato ditë ngricash të mëdha kanë në mure kripën e asaj pune me të vërtetë jo vetëm heroike por edhe të një përvoje të madhe popullore.
    Me sa mbaj mend në atë kohë është elektrifikuar Shupenza dhe disa ditë pas kësaj u shpall aksioni i madh kombëtar për elektrifikimin e gjithë Shqipërisë, elektrifikim që përfundoi më 25 tetor 1971…
    Në Shupenzë na prunë dhuratë një motogjenerator. Me të kishte ardhur edhe një pedagog i fakultetit të inxhinierisë elektrike të Universitetit e Tiranës emrin e të cilit nuk po e kujtoj. U ndërtua një barakë, në të u vu gjeneratori dhe brenda 24 orëve u vunë shtyllat, u shtruan telat dhe drita elektrike hyri në çdo shtëpi në Shupenzë. Më tej linja elektrike u shtri edhe shtëpitë e para në Gjoricë dhe në Boçevë. Ky ishte sinjali i parë i punës së madhe që përfshiu të gjithë Shqipërinë për elektrifikimin e mbarë vendit.
    Atëherë u ndërtua edhe hidrocentrali i Gjoricës…

    * * *

    Përvoja e fituar në eliminimin e pasojave të tërmetit të 30 nëntorit 1967 në kushtet ekstreme të motit, do të shërbente për likuidimin e pasojave të tërmetit të 15 prillit 1979 në Shkodër u brenda pesë muajsh punë vullnetare e strehuan 100 mijë banorë si dhe të fatkeqësive të tjera natyrore të kohës.
    Dy vjet më vonë, më 14 dhjetor 1969, Dibra, nisur nga përvoja e dhjetorit 1967, do të jepte shkëndinë e ndërtimit në një kohë të shkurtër të kanaleve ujitëse aq të domosdoshëm për zhvillimin intensiv të bujqësisë.
    Katër vjet më vonë, më 25 tetor 1971, pas një pune të jashtëzakonshme vullnetare me mbështetje materiale shtetërore, u arrit që edhe në shtëpitë më të veçuara thellë bjeshkëve të ndizeshin llambat elektrike…

    Abdurahim Ashiku
    Gazetar, dëshmitar i kohës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje