Vrasjet pa emër në Tropojë, dhe nevoja për një rigjykim special të tyre

Nga Mero Baze

Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, të vrarë në spiralen e dhunës që shpërtheu për arsye politike në Tropojë, jep një detaj të ri në intervistën e saj për “Shqiptarja.com”, detaj i cili nuk është thënë kurrë më parë në çdo përshkrim të nisjes së konfliktit mes Sali Berishës dhe tyre. Bëhet fjala për skenën e 23 qershorit 1997, kur në udhëtimin e tij për në Tropojë, Berisha, por dhe njerëzit afër tij, e kanë paraqitur si një pritë të bërë nga Haklajt, ndërsa ai zbriti nga trageti, dhe më pas, si antimiting kundër tij, që prodhoi kasetën e famshme që u bë strumbullari i vrasjeve pa fund.

Kaseta e cila është lakuar aq shumë, tregon se si Sali Berisha u kërkon rojeve të tij ta rrëmbenin një prej vëllezërve Haklaj që po protestonte kundër tij, dhe t’ia çonin Berishës në Tiranë. Mbi këtë kasetë pastaj u thurrën shumë legjenda dhe u përdor deri në fund si mekanizëm alibie dhe pabesie, që nga vrasja e Azemit, e deri tek vrasjet e fundit në Tropojë.

Por të gjithë që kanë folur rreth pikënisjes së konfliktit, kanë folur vetëm për vrasjen enigmatike në Milot më 22 qershor, dhe që Haklajt fajësuan Berishën për to, por jo për faktin që Berisha nuk ka lejuar arkivolët e dy të vrarëve të udhëtojnë në një traget me të, duke shkaktuar zemërim dhe duke shpjeguar arsyen, përse njerëzit prisnin përtej tragetit. Pritjen përtej tragetit të kundërshtarëve të tij, Sali Berisha e ka shpjeguar gjithnjë si pritë për atë, duke justifikuar kështu faktin pse shpërtheu ndaj tyre.

Për herë të parë një pjesëtare e familjes zbulon një detaj i cili ndryshon shumë arsyet përse nisi konflikti dhe kalon tërësisht peshën e fajit nga Sali Berisha, jo vetëm si mbështetës i vrasjeve, por dhe si inicues i një konflikti makabër, i cili mes të tjerash i mori jetën dhe një prej politikanëve kryesorë të pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdarit.

Por më tej, në rrëfimin e saj shikon se ka një motiv të madh, që reforma në drejtësi, por sidomos Vettingu, duhet të shkojë në sitë çdo prokuror dhe gjyqtar që ka vepruar në Tropojë nga viti 1997, dhe që ka mbyllur pa autorë shumicën e këtyre vrasjeve.

Sa herë që është shkruar e rishkruar historia e këtyre vrasjeve, gjithmonë është shmangur ky detaj, që ka të bëjë me nisjen e konfliktit të udhëtimit të Berishës drejt Tropojës.

Historia është paraqitur si një kundërvënie politike. Në fakt, ky detaj tregon se kundërvënia ka qenë njerëzore dhe shkak i nxitjes së saj, ka qenë vetë Sali Berisha.

Vendimi i tij për të mos lejuar të transportohen dy viktimat e një vrasjeje, duket se ka brenda jo vetëm kompleksin për autorët e vrasjeve, por dhe përpjekjen për t’iu imponuar atyre në një ditë tragjike për ta.

Kjo do të mjaftonte që dosjet e vrasjeve pa emër në Tropojë të rihapoen nga një gjykatë speciale, dhe të analizohet çdo detaj, larg emocioneve politike të kohës kur kanë ndodhur, dhe të vihet në vend drejtësia.

Shumë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm kanë bërë karrierë nën pushtetin e Berishës, falë përdorimit në këto histori të pista, dhe vetë Berisha është përpjekur të viktimizohet duke e mbajtur të vërtetën larg syve të publikut.

Nëse dosjet e korrupsionit shumica janë parashkruar dhe kanë kaluar afatet, nëse historia e “Rrugës së Kombit” është shamngur nga rigjykimi për shkak të “detyrës” së re të Bashës, nëse historia e Gërdecit po përpiqet të kthehet nga djali i Berishës, në histori pazari për të fituar gjyqin ndaj atyre që e kanë bërë personazh filmi në Hollivud, historia e vrasjeve të Tropojës duhet të bëhet shembull se si drejtësia vonon, por nuk harron.

Vrasjet nuk parashkruhen dhe hapja e tyre një për një, nga një gjykatë speciale, do të ishte ndoshta produkti kryesor i vendosjes së drejtësisë pas reformës.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Vrasjet pa emër në Tropojë, dhe nevoja për një rigjykim special të tyre”

  1. Tropoja H says:

    Mos humbni kohe kot me pallavra! Drejtesia ne kete vend ne 100 vjet shtet, nuk ka zgjidhur asnjehere asnjegje, qe te na vere drejtesise tani mbi krimet e Saliut.
    Jemi komb mesjetar qe drejtesine nuk e kemi ne kulture. Kjo pune zgjidhet vetem me Kanun, ndryshe Saliu do vdese rehat ne dyshekun e tij 99 vjec, me femijet multimiljardere, qe mund te jetojne ku tju doje bytha.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      “Vrasjet pa Emër”
      kanë
      edhe mbiemër
      kanë
      edhe surrat
      po s’kanë
      kush t’i çojë në gjykat!

  2. Kimeti says:

    Mero te pergzoj per komente te paanshme dhe shumher dukesh drejte por per kete radt kjo e Haklajve familja kan qene Enveriste dhe kishe kan qen me Uck por vetem per me shite e blere arme pra per allashvereshe dhe kjo eshte vrasese me prova si mund ti besojsh ato drockulla cka thot aq thashethana te dobeta sa nje femij nuk do te bente kete interviste pra dihet se hakmarrja duhet denuar dhe asnjena pale ketu nuk duhet te qfajsohet por dtejtesia per te gjithe te vihet.

    1. Durimi says:

      Kimet je injorante nga gjykimi dhe logjika. Nuk me vje keq per njerez te tille. Me mire mos te jene

  3. Alboz934 says:

    Po more ti tropoja h , ne qoftese i kan mbetur 2 gram tru Sali Berishes ai afer varrit eshte dhe ben mire ti tregojne te gjithe krimet e tij se ka djal ka niper e mbesa qe do ti lene ne lumej gjaku dhe me mire eshte qe me jeten e tij ti mbyll sa ti mbyll se njathere kur eshte me mire e me rehat njathere i plas bomba se gjaku nuk bahet uje .Lexoje mire dhe me vemendje kete porosi Sali , se me çka po shihet pas veshi e keni veç ne qoftese futeni andej nga keni dale .

  4. Ben says:

    Fiks fare or mik..ky komenti me lart i ka rene pikes

  5. Ben says:

    Fiks fare or mik..ky komenti me lart i ka rene pikes
    Tashme ka zero shprese qe ketu te vihet drejtesia,vetem Ai lart mund te veje drejtesi..ketu pjeses derrmuese te politikes nuk i intereson drejtesia,ne si popull nuk e kemi si kulture,se ky llum politike nga ky gjiriz del.Ne Gjermani koncepti i drejtesise eshte aq i forte sa e hedh ne gjyq komshine per tymin e barbekyse qe del pertej gardhit..A e kuptoni sa larg jemi?
    Ketu prokuroret qe kemi,dhe gjyqtaret duhet te denohen me karrige elektrike,se jane po aq bashkepergjegjes per gjitha vrasjet qe jane bere pas 90 ketu.Sa here qe kane marr leke per te mbyllur syte ose ulur,apo zhdukur denimin e nje krimineli,kane marre mbi vete gjakun e nje jete te nderprere mizorisht..dhe kete e kane bere ne menyre te perseritur..Uroj ta kuptojne vertet se sa tmerresisht pergjegjes jane.Prandaj nuk eshte fare e ashper karrike elektrike per keta.Megjithate,nje dite,cdo njeri do jape llogari,para Perendise,sidomos per vrasje dhe per keta qe kane mbyllur syte kur ke ne dore te vesh drejtesine

  6. Ne rast se nuk ngrihet nje gjykate nderkombetare si ne kihen e pas luftes boterore,nga keta prokurore gjykates e politikan te korruptuar ,ne kete vend nuk do te behet kurre drejtesi dhe zullumi do te shtohet nga dita ne dite.
    Shikoni se cpo ndodh me vetingun:dikush jep doreheqjen dhe gezon placken e vjedhue,te tjereve u faktohet vjedhja dhe plackitja mjaftohen me shkarkime dhe gezojn placken e vjedhur.
    Dhe kjo placke e vjedhur (e deklaruar)eshte maja e ajsbergut sepse mund ti kene dysheket e mbushura me dollar apo llogari bankare te fshehura ne zvicer apo panama(qe u harrua).
    E sa e sa politikane qe akoma hiqen si te virgjer se prokuroret dhe ai Llalla qe duhet ti hetonte u zhduk me gjithe placken e vjedhur…..

  7. MERO KELLIRA GELBAZA JA LEPI QIMET E BYTHES FAHRI BALLIUT says:

    PSE LEH MERO GELBAZA BAZE VETEM SHKO MER ERE NE BYTH TE SALI BERISHES DHR QLIROHU PASTAJ LEPIJA QIMET E BYTHES BUJAR NISHANIT DHE NE FUND SHKO BERJA NJE GOJORE EDI RAMES DHE FUTJA GJUME

  8. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: February 21, 2011 at 9:22:53 AM EST

    MESAZHI I PADEGJUAR I TROPOJES DHE TRAGJEDIA SHQIPTARE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam nje kerkese vellazerore per te gjithe lexuesit e komentuesit e cilesdo gazete e medias shqiptare. Mos e ngaterroni Malesine e Gjakoves, Tropojen me Sali Berishen me asnjerin prej ne tropojaneve. ” Nuk ka pyll pa derra” thote sovrani.
    Ia mori fytyren Malesise se Gjakoves. I shami shan, thone bashkevendasit e tij . E ai vazhdon adetin e te shamit.

    Sa trim eshte Sali Berisha!? Kembet e lehta faqja e bardhe !

    Per me teper ishin populli i Malesise se Gjakoves, bijt e bijat e Tropojes , te paret ne Shqiperi qe organizuan spontanisht protesten e pare mbarepopullore, protesten spontane, protesten uragan kunder Sali Berishes, Azem Hajdarit, Arben Imamit e co. me 9 janar 1991.
    Aty shihet qarte si drita e Diellit edhe trimeria e Sali Berishes dhe kacakeve te tij …
    Si Sali Berisha, edhe Azem Hajdari, edhe Arben Imami… edhe krejt ceta e kacakeve te tij u bene ere para urganait popullor tropojan
    “Heronjt e demokracise” u bene ere perballe sovranit! Ata lane mbrapa vetem hijen e pardesyve te bardha, dhe kembet e shpejta te lepurit te bardhe! Kembet e lehta faqja e bardhe!
    Kjo eshte trimeria e vertete e Sali Berishes! Trimeria e lepuri!

    Me syrin e se vertetes plot 20 vjet mbrapa

    “Kurre ne jeten time nuk kam pare nje uragan te tille popullor… U ndez qyteti i Bajram Currit nga zjarrmia e shpirtit demokratik dhe sic e tregoi koha edhe te parandjenjes se sovranit se cka do te vinte” me thoshte njezet vjet mbrapa vellai im Agim Dega , i cili ne ate kohe udhehiqte opoziten ne Tropoje.
    ” As qe behej fjale per ndonje organizim ose qofte edhe nje gisht e aq me pak dore te fshehte tonen si opozite ne ate proteste”, sic na akuzoi PD-ja ne ate kohe… “Kurre nuk do t’ia arrinim ta organizonim nje uragan te tille te papare ndonjehere ne historine e Tropojes…

    Nese nuk e besoni shikoni filmimet e cunguara te asaj ngjarjeje… Pyeteni edhe korrspondentin e RTSH-se Ilir Bucpapaj e mijera tropojane deshmitare te gjalle te asaj ngjarjeje, qe ka qene te pranishem e ka filmuar apo kane perjetuar ngjarjen.

    Terbimi i Berishes nuk fal as femijet!

    E ate dite nuk u thye asnje xham. Nuk u shkel asnje fije bari. Nuk u rrah as nuk u lendua asnje milingone….”
    E parandjenja e popullit u vertetua…. Asnje rreth si Tropoja nuk e ka paguar aq shtrenjte harxhin e politikes qe do te zbatonte biri i tyre, Sali Berisha. Mbi 165 tropojane, mbi 90 per qind te moshes nen 45 vjec, u vrane ne vitet 1997- 2000 per shkak te kesaj politike, per nje fjale te nje 16 vjecari ndaj Berishes ne qershor 97 . Pra dyfish me shume se sa ishin pushkatuar per gati gjysem shekulli diktature ne Tropoje.

    A e dini pse !? Nje djalosh 16 vjecar , Shkelqim Haklaj kishte thirrur kunder Sali Berishes ne mitingun e mbajtur ne Bajram Curri nga PD-ja per fushaten elektorale ne qershor te vitit 1997. Berisha ishte terbuar kunder nje femije!
    ” E dua gjalle ose vdeke ate djale ne Tirane” u hakerrye edhe ate dite ish- Presidenti shqiptar Berisha para mikrofonave. Eshte e incizuar dhe eshte transmetuar ne kronikat e “ Xhungles” se gazetarit me te mire hulumtues shqiptar te te gjitha kohrave Artan Hoxha.

    Zjarrvenes i Tropojes- Zjarrvenes i Shqiperise

    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte flaken edhe vendlindjes sone , Tropojes… As ato fantazma nuk do ti ndahen regjizorit edhe te kesaj tragjedie tropojane as pertej varrit derisa te zbulohet e verteta cullak ( lakuriq ) e derisa te jepet drejtesia nga shteti ligjor per kete tragjedi tropojane qe do te ishte pjese e tragjedise se madhe shqiptare me te njejtin regjizor, Sali Berishen!

    Zjarrvenesi i Tropojes nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Shqiperise. Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos i vinte zjarrin edhe Tropojes!

    Si njera edhe tjetra jane duke paguar edhe sot haracin e asaj tragjedie, plaget e se ciles do te vazhdojne te kullojne gjak derisa te jete vene ne vend drejtesia nga shteti ligjor, para te ciles duhet te jene te barabarte si Presidenti edhe ai 16 vjecari krejt i pafajshem, si krye- ministri edhe secili prej te ekzekutuarve me urdherat e tij direkte me 21 janar 2011. ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”

    Keshillat qe rane ne veshin e shurdher i Berishes dhe Azem …. ari

    “Tri dite para se te vinte ne Tropoje u takova rastesisht me Berishen tek Pallati i Kultures ne Tirane”, tregon Agimi. “U pershendetem vellazerisht… Me thote se do te vinte ne Tropoje dhe me pyeti per ndonje sugjerim. I uroj paraprakisht mireseardhjen dhe i jap tre keshilla:

    E para, mos merr me vete Azem Hajdarin se tropojanet kane alergji per te.

    E dyta mos merr shume lidere te PD-se me vete se tropojnave u duket sikur po u ben karshillek.

    E treta , mos fol ashper kunder Enver Hoxhes tani per tani sepse akoma nuk eshte krijuar mjedisi per kete hap ne Tropoje…”

    Beri krejt te kunderten per secilen keshille. Cfare mbolli korri!!!

    Te nesermen duke shkuar ne Tirane per te raportuar per ngjarjen ishja ne nje traget me suiten e Berishes, perfshi Azem Hajdarin. Isha ulur prane nje plaku te mencur e shume hokatar nga Puka dhe po pinim kafe. Pak caste me vone afrohet Azem Hajdari dhe fillon te bertase e kercenoje pse gjoja i kishim organizuar antimitingun. Iu pergjigja me qetesi . Ai vazhdoi ne te tijen.

    Ne kete kohe plaku qe kishja prane e keshillon qe te qetesohet se ishim vellezer. Azemi terbohet edhe me keq dhe ofendon plakun quke e quajtur “matuf”.

    -A e di ti mor matuf se une jam Azem Hajdari, i hakerrehet Azemi duke uleritur.

    – Si e kishe emrin si e kishe!?, i thote plaku hokatar.

    – Azem Hajdari dora vete Azem Hajdari , i pergjigjet ai.

    – Manete i thote, ti emrin mund ta kesh Azem Hjadari… Po ti kake ( qenke ) Azem K….ri…, iu pergjigj me gjithe forcen e shpirtit plaku i mencur pukjan.

    Kujtese per cdo shqiptar !

    Malesia e Gjakoves, Tropoja, e dha mesazhin e vete demokratik per krejt Shqiperine. Fatkeqesisht ai mesazh nuk u degjua dhe aq me pak nmuk u kuptua ne kohe… Ndaj mos shani Tropojen. Tropoja nuk ka asnje faj. Tropoja e kishte kryer detyren e vet atdhetare e qytetare.

    Jo vetem ne ato fillime demokracie. Shume me heret. “ Ruaju pabesise se shkaut ( serbo- malazezit ) dhe sherrit te Berishes” e ka thene tash e mbi njeqint vjet.

    Jo vetem kete por edhe filozofine per berishsit. “ Berishsin edhe kur mbytet mos i kerko kufomen teposhte lumit. Kerkoje perpjete. Jo vetem per se gjalli por edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht,

    Nese kini dyshim shihni rrugen e politiken, shihni ecurine e Sali Berishes! Aty keni jo vetem deshmine e mencurise tropojane por edhe nje mesazh per te gjithe shqiptaret. E kur nuk te do katundi tend si mund te doje qyteti, rrethi , krahina, shteti, kombi tend!

    Katrahura 97, Otrantoja, Grushti klasik i shtetit 98, Gerdeci 2008, 21 janari 2011 jane deshmi mjaft tragjike per ti harruar. Kush harron eshte i denuar te perserit te njejten tragjedi.

    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne… Po bien… bien…bien!

    SHENIM: NDAJ MOS E SHANI, MOS E NGATERRONI TROPOJEN ME ASNJE BASTARD TE SAJ….
    ASNJE TROPOJAN KUSHDO QOFTE AI NUK MUND TE FUSE NE THES KETE PERLE, ZANE MALESH E JATAK BURRERIE, TRIMERIE, BESE E MIKPRITJEJE LEGJENDARE…
    ZJARRVENESI I SHQIPERISE SALI BERISHA SE PARI IA VURI FLAKEN, MINAT, RRENIMIN VENDLINDJES SE VET, MALESISE SE GJAKOVES = TROPOJES…
    E GJETI PERLE, E GJETI QYTETIN E ALPEVE, BAJRAM CURRIN, E GJETI NE PUNE KAMIN E KROMIT…
    I LA TOKE TE DJEGUR, KANDAHAR, SKAM…!
    PER 16 VJET PRESIDENT,KRYEMINISTER SALI BERISHA NUK LA NJE KRUA ME EMRIN E TIJ NE VENDLINDJEN ….
    AS RRUGEN E VALBONES NUK E MBAROI … E PAGOI TRI HERE ME TAKSAT E SHQIPTAREVE “KRYEMINISTRI I RRUGEVE” QE ME SHUME SE ASNJE PUSHTUES E DESPOT,UA DHA RRUGET E BOTES, TROPOJANEVE E SHQIPTAREVE, POR KREU VETEM 6 PREJ 20 KILOMETRAVE TE SAJ…
    PARET E SAJ I VODHEN CIFLIGARET E TIJ NE KRYE TE TROPOJES , I KTHYEN NE VILA, HOTELE, ZAPTIME TOKASH ….NE PLACKITJE E KORRUPSION MASIV QE KANE TRIPOJEN E SHQIPERINE RRASE NE DIELL , SIC THEMI NE TROPOJANET!
    SA TE ZBATOHET VETINGU E REFORMA NE DREJTESI DO TI GEZOJNE NE QELITE E BURGJEVE E PRANGAVE…
    SARAJET E DUGAJAT NUK FUTEN NEPER XHEPA E AS NE BANKAT IN E OUTSHORE TE KUSARISE BERISHIANE !
    HAKA DO KTHEHET TEK I ZOTI, TEK POPULLI TROPOJAN E SHQIPTAR!
    ASNJE PARALAJMERIM I FUNDIT ALA KIM JONG UN E ZGJIDHJE PERFUNDIMTARE ALA ADOLF HITLER NUK DO TA SHPETOJE SALI BERISHEN DHE BANDEN E TIJ TE GANGSTEREVE FAMILJARE E POLITIKE NGA DREJTESIA DHE LIGJI !

  9. Autokton says:

    Mero nese ka nje krye pler pa karrakter ne gazetarin Shqiptare ,ai je ti ,si u kruajte pas byth…. se Sales e bera 6 shtepi edhe pse nuk mbulon dot 100 € ne muaj me perfitimet e gazetes gjete Edvinin qe ne kohen e Berishes e nxorre nudo,fatkeqesisht edhe ku nje frikacak e te investon,ti e mbylle jeten o haleja e mediave,aa mendon ndonjeher cfar njolle i ke ven Aldionit e Regit me faforet nga taksapaguesit qe shkollohen?ti je nje kerrm e kalbur bashk me sistemet qe u sherben,ligji i Karmes vepron ,mjer djemt e tu.

  10. Amb... says:

    Edhe un jam per kanun. Po pritem sa te ngihet ne kembe sistemi i drejtesise, kane kaluar 20 vjet te tjera.
    Berisha, Shkelzeni, Argita duhet te paguajn tani, biles eshte shume vone. Ka lene shume te vdekur qe kerkojne hakmarrje. Shume te aferm te viktimave, qe smund te presin me Arta Markun e tredhur. Ne fund te fundit te marresh hak, ne mungese te plote te reagimit te institucioneve te drejtesise edhe perballe fakteve uleritese, nuk eshte krim. Cdo shtet perendimor hakmarrjen ne kushtet tona ku drejtesia eshte inegzistente, e njeh si reagim te justifikuar, jo krim dhe ofron “protezione sussidiaria”, mbrojtje internacionale, zonja Haklaj eshte shembulli me i mire.

  11. 24/24 says:

    Berisha nuk eshte vrases naiv,adolishent apo amator!Ai ka drejtuar makinerine shtetrore vrasese.
    Nuk ka dyshim qe ka ekzistuar,mbase nuk e teproj te them se vepron akoma,nen urdhetat e Berishes,nje grup shtetror vrases,i paguar si punonjes te sherbimit informativo,apo krimit.
    Ka qytetar qe pergjohen 24 ore,per akuza imagjinare,por ne fakt Jane kundershtar politik te Berishes.
    Pikerisht ketu duhet te filloj nga puna nje komision parlamentare ,per verifikimin e njerzve te pergjuar nga koha kur Berisha ishte Presidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *