Eksperti: Luftëtari, ndeshje e dyshimtë, e konfirmojnë koeficientët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përveç kompanive më të mëdha ndërkombëtare, ndeshja e kthimit në Europa League ndërmjet Luftëtarit dhe Ventspils, ndezi sirenat e alarmit edhe në kompanitë e basteve në Letoni. Tomas Piliksis, përfaqësues i kompanisë “11.lv” pohoi për “Sportacentrs.com” se edhe përpara ndeshjes kishin marrë sinjalizime se ndeshja në “Elbasan Arena” dyshohej se ishte e trukuar.

Ndërkohë, një prej ekspertëve të “Betsafe”, Valter Rozmanis, për ndeshjen Luftëtari-Ventspils sinjalet për ndeshje të trukuar ishin të sakta.

“Kompania jonë nuk e kuotoi ndeshjen për pjesën e dytë. Bastet live ishin të hapura deri në pjesën e parë. Koeficientët ishin shumë të çuditshëm dhe ky është një prej treguesve se rezultati i një ndeshje është i paracaktuar”, tha Rozmanis, shkruan “Sport Ekspres”.

Eksperti në Letoni shpjegoi me detaje atë që ndodhi: “Kompania ndërkombëtare ‘Bet365’ e ofronte golin e radhës së Luftëtarit me koeficientin 2.00 në minutën e 88-të, edhe pse skuadra vendase kryesonte 3-2. Normalisht, koeficienti në këtë rast nuk do të ishte më i madh se 1.2. Shpjegimi për këtë mund të jetë se ndeshja ishte e hapur dhe ishin shënuar pesë gola, por në anën tjetër, koeficienti për golin e tretë të Ventspils ishte mjaft i ulët”.

Rozmanis nxorri edhe përfundimin e tij, bazuar në analizën e lëvizjes së çuditshme të koeficientëve. “Unë thjesht po parashtroj faktet. Luhatje të tilla, jo normale në tregun e basteve, janë indicie se ndeshja është e trukuar”, tha eksperti letonez i basteve.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *