Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!

22 Korrik 2018, 18:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ndërsa Vetingu po jep frytet e para të pastrimit të sistemit dhe po forcon besimin se ata që degjeneruan sistemin e drejtësisë po dalin jashtë saj, ato forca politike që tentuan ta bllokojnë reformën në drejtësi dhe e degraduan sa mundën, me kushtet dhe presionet politike, kanë nisur të vajtojnë se ajo dështoi.

“Lotët e krokodilit”, që po derdhin për reformën, në fakt janë situata më gazmore rreth reformës, tani që ajo sapo ka filluar të funksionojë. Rezultat e para të saj janë mbresëlënëse dhe opinioni publik po shokohet nga ato pak figura që po tentojnë të kapërcejnë pengesat e Vettingut edhe pse e dinë se çfarë kanë bërë.

Në fakt paradoksalisht, këtë muaj kur janë shtuar të qarat e atyre që po pastrohen nga Vettingu prej sistemit, janë shtuar dhe alarmet fallco, se reforma po dështon. Dhe këtu qëndron paradoksi.

Reforma do të dështonte fjala vjen sikur gjyqtari Thanza, edhe pse ishte i dënuar në Itali, edhe pse këtë e ka ditur Sali Berisha dhe Bujar Nishani dhe prap e kanë dekretuar, ky të kalonte përsëri. Por kjo nuk ndodhi. Nuk po ndodh dhe me shumë kolegë të tij dhe këto janë lajmet më të mira për reformën.

Nuk e di çka pritur opozita të quajë sukses në reformë por nëse ka pritur të konfirmohen në detyrë këta që kanë shkatërruar sistemin, ajo do ishte fitore e tyre dhe vdekje e reformës. Në fakt ne tani po përjetojmë suksesin e reformës, edhe pse janë hapat e para të saj. Shqetësimi real vjen pikërisht prej suksesit të reformës dhe jo prej dështimit, se po të dështonte këta do ishin të gëzuar.

Besimi i tyre që reforma do të dështonte ka qenë aq i fortë sa bindja që kanë pasur shumë figura problematike të drejtësisë, se nën garancitë e tyre nuk ja vlente të jepje dorëheqje, por kanë tentuar të kalojne Vettingun edhe pse i kanë dosjet sterrë. Është pikërisht kjo mbështetje politike antireformë që u ka dhënë atyre garanci se mund ta kalojnë lumin pa u lagur. Dhe janë pikërisht këta politikanë që tani po shikojnë si po u asgjësohen ushtarët e tyre në drejtësi dhe po vënë kujën.

Reforma në drejtësi mund të ketë probleme në të ardhmen, mund të ketë ngërçe procedurale apo me cilësinë e figurave të reja që do të emërohen, por ajo është plotësisht e suksesëshme në mënyrën si ka filluar, pasi po dëshmon para syve të shqiptarëve, se çfarë sistemi kemi pasur. Por me sa duket ashtu si ai gjyqtari që ka vjedhur në Itali dhe mendonte se mund ta kalonte Vettingun dhe opozita jonë pasi ka bastarduar drejtësinë, mendon se fitore do të ishte që ajo të mos prekej. Dhe tani ka vënë kujen se reforma ka dështuar. Në fakt ka dështuar përpjekja për ta bllokuar reformën. Dhe ata e kanë të sinqertë vajtimin.

27 komente në “Të zhgënjyer nga suksesi i reformës në drejtësi!”

  1. Azio says:

    Bravo,z.Mero.
    Si gjithmone I skate.
    Asnje gje. per te shtuar.
    Thelbi I suksesit te reformed ka dale o qarte.
    No coment.

  2. Malo says:

    Mero pergjithesishte mendoje se shkrimi juaj ja vlene te lexohet,por une ne fakte dyshoje per dicka,se juve gjithmone i referoheni vetem njerit krahe Politik.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Sepse eshte i vetmi krah politik qe mbron perparimin e reformes.
      PD dhe LSI Jane humbur kaq shumë kapital politik nga kundervenia ndaj reformes dhe ndaj Europes dhe SHBA, sa qe eshte per te ardhur keq. I kane lene Edit Rames dore te lire te beje si te doje, pastaj kane edhe paturpesine ta quajne arrogant. Natyrisht, qe po ta lejosh tjetrin te beje si te doje, ai arrogant do bëhet. Por eshte per te qeshur kur argumentin e arrogances e perdorin edhe disa komentues kafenesh qe nuk e dine as se pse e thone, por vetem e perserisin si papagall.
      Arroganca e Edi Rames nuk me prish pune fare Mua si popull, sepse unë nuk punoj per te.
      Ajo qe na prish pune eshte mos diskutimi i kontratave me privatin, qe PD dhe LSI nuk e bejne. Ka korrupsion te keto kontrata? Ku eshte vjedhja qe bën Gjiknuri dhe ai skuthi Arben Ahmetaj? Pse nuk merret PDja me këtë aspekt por na hapi barkun me nje hipokrizi per nje germadhe, dhe per te cilen humbi edhe mbeshtetjen e Robert Ndrenikes, te cilin e perdori si faktor ne fillim?
      Keto Jane per tu analizuar dhe jo njeanshmeria e Meros.
      Te mos harrojme se Berisha i vuri bomben poshte makines Mero Bazes, ndersa Edi Rama me arrogancen e vet i Ka lejuar te gjithë ta shajne pa patur frike per jeten.

  3. ramadoni says:

    Jane frikesuar e po ulerine o Mero se po mblidhet laku, Sali krimineli kur hyri ne politike kish vetem nje pardesy te bardhe dhe tani ka saraje keshtjella si ajo e gjirit Lalsit me cfar i boni, po Ilir floriri me shome. Nga hundet do tju dalin te gjitheve.

  4. Juristi says:

    Ne fakt, per ate Gjygjtarin qe ka fshehur denimin ne Itali Opozita (qe shpetoi reformen nga kapja e tipavr Nero Baze) ka thene qarte se duhet te denohet. Prandaj Mero, mos merr deshmi qe sjane deshmi dhe ja pervesh Opozites afrofe. Reforma ka deshtuar se Reforma nuk dtth. “Kam inat zanatin e gjykatesit dhe hajd te bastardojme sa ne shume nga keta.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ti po thua qe Reforma ne Drejtesi ka deshtuar.. C’fare ka deshtuar ?!?! Po ben pikerisht ate qe u caktua te bej.. Merua s’po thote gje qe c’fare duhet te thoshte opozita.. Merua po te thote qe opozita e dinte qe kur e kane emeruar gjyqtar dhe jo tani. KA NJE NDRYSHIM THELBESOR SE C’FARE DIJE DHE SI E NGRITE NE DETYRE KETE GJYKATES (NE KOHEN KUR OPOZITA ISHTE NE PUSHTET) KUNDRA ASAJT QE U ZBULUA NE SYTE E PUBLIKUT DHE TANI OPOZITA THOTE TE DENOHET. Opozita nuk e dha kete fakt, OMN-ja e nxorri.. Jurist mos na bej hyjnorin dhe naivin.. Reforma nuk ka inat zanatin, perkundrazi nga 20 veta qe kam pare ne ballafaqim, 19 prej tyre kane dhurata nga kushurinjte e vjerrat mbi 20 mije dollare.. C’jane keto dhurata 20 mije dollareshe ?!?! Ti jurist me kete qendrim ?? Pasuri qe sikur edhe gjykates amerikan te jesh kur del ne pensjon nuk I ke sepse ne jete shpenzon.. Zanati I Gjykatesit eshte te japi verdikt dhe jo ta ktheje seancen e Gerdecit ne nje telenovele me 326 séance.. C’fare seancas paska kur I pandehuri s’shkon ne gjyq sikur te jete gjykata nje kafene .. Eshte kthyer gjykata sikur te jete preference e te akuzuarit ne qofte se ndjehet te shkoj apo jo.. Jurist, thirri mendjes ..

  5. Me gjithe suksesin qe mund te kete!!!!!megjithate eshte gjysmake ne rast se ata nuk denohen(te pakten sekuestrim pasurie).
    Qe te vertetohet se pasuria eshte e pa ligjeshme dhe ti ta gezosh dhe te me shesesh tangerllik apo te behesh avokat eshte absurditet qe mund te ndodh vetem ne albanistan…..
    Gjithashtu tju hapen dosjet e lidhjeve politike dhe se kujt i kane bere favore ose ke kane denuar me te pa drejte.
    Nuk ka reforme pa e hequr te keqen nga rrenjet.
    Sa mire denohen hallexhinjt per gjera te vogla…
    Kurse keta i japin shembullin edhe pasardhesve qe te vjedhin e pastaj te japin doreheqje ose te arratisen si dhalla e thartuar.
    Hetohet thanza se ka vjedhur ne itali dhe nuk hetohet per ato qe ka vjedhur ne Shqiperi…
    Dhe po nuk dolen shkaktaret e kesaj rrumpalle ,po rrumpall do shkoj ky vend

  6. Ajaxi says:

    Kuje korkodili, se po rivendoset stabiliteti, dhe mjegull per ujkun Sali dhe dhelpren Ilir Meta, nuk do te kete me, atmosfera e Shqiptzreve po kthjellohet dhe njerezit po e veshtrojne njeri tjetrin pa mjegjll dhe pa pluhur te hedhur nga klikat politike rreth Berisbes dhe Metes.

  7. M.A says:

    Eshte personale per Mero Bazen mos e botoni.
    kur klonohet ujku me dhelpren lind nje kafshe qe quhet “KOJOKA ” nje kafshe shum shume agresive, me agresive se ujku dhe dhelpra .
    Kur klonohet sistemi i drejtesise me sistemin e hajdutit apo kusarit lind nje njeri shum agresiv, Kete po e shikojme ne fillimet e saj por do ta shikojme shum ne te ardhmen se sa agresive jane> mos u çuditni.!!!!

  8. Lennard says:

    Po hiqet pjesa Kanceroze e Drejtesise.per kete jemi deshmitare dhe po e ndjekim hap pas hapi.Ketyre uleritseve te PD dhe LSI po u del kallai dhe jane realisht ne Alarm te KUQ.Po nuk kane shpetim.Te bejne inventarin e pasurive te vjedhura .le te marrin ca qe ta kene per ditet e ZEZA dhe ta mbyllin Squpin njehere e pergjithmone.le te na duket si nje Perralle e Shpifur: Na ishin njehere ca DELENXHINJ……….. e te tjera e te tjera.

  9. Dr says:

    Sistemi fillon nga puna e policise,eshte ajo qe pergatit denoncimet,,eshte ajo qe ben ndejekjet e subjektit,eshte ajo qe shkruan ” çte doje”.
    Para tre ditesh isha prezent ne nje ndolli,ku çunat nga tropoja shanin policet,i kercenonin dhe njeri i futi dhe nje shpulle policit rrugor.
    “Cunat” u futen gabimisht ne nje kthese,por i ziu “ai” qe ishte ne rruge te drejt.
    Pyeta tek kafrja ne ane te rruges,e me thane qe ” çunat” kane mbrojtje nga lart dhe se çajne trapin per asnje.
    Çfare mund te beje reforma per keta ” te mbrojturit nga lart” ?! Asgje.

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    Pyetje Meros: A do e pushoje stafin e gazetes nga puna duke rrezikuar vazhdimesine e biznesit pa pasur nje plan per zevendesimin e atyre qe do largosh nga puna? Kjo eshte ajo qe po ndodh me Vetingun.
    Problemi me qeverite shqiptare eshte qe ato veprojne sipas instiktit dhe interesit te momentit pa bere nje planifikim te detajuar, dhe kjo si pasoje e menaxhmit te dobet, apo menaxhereve te paafte ne qeveri qe duhet te menaxhojn politikat qeverisese, ato te burimeve njerezore dhe te poltikave te zhvillimit. Sot i kushtohet me shume rendesi nga qeveria nje personi i cili eshte i afte ne propaganden e manipulimit te opinionit apo krijimit realiteteve virtuale te sukseseve te paqena te qeveris sesa personave apo profesionisteve qe kane nje personalitet te pavarur dhe qe mund te sjellin ate ndryshim qe kerkohet. Per sa kohe servilizmi dhe hipokrizia do fitojne mbi meritokracine Shqiperia reale do kete probleme nderkohe qe ajo virtuale do duket si parajse….

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    Pyetje Meros: A do e pushoje stafin e gazetes nga puna duke rrezikuar vazhdimesine e biznesit pa pasur nje plan per zevendesimin e atyre qe do largosh nga puna? Kjo eshte ajo qe po ndodh me Vetingun.
    Problemi me qeverite shqiptare eshte qe ato veprojne sipas instiktit dhe interesit te momentit pa bere nje planifikim te detajuar, dhe kjo si pasoje e menaxhmit te dobet, apo menaxhereve te paafte ne qeveri qe duhet te menaxhojn politikat qeverisese, ato te burimeve njerezore dhe te poltikave te zhvillimit. Sot i kushtohet me shume rendesi nga qeveria nje personi i cili eshte i afte ne propaganden e manipulimit te opinionit apo krijimit realiteteve virtuale te sukseseve te paqena te qeveris sesa personave apo profesionisteve qe kane nje personalitet te pavarur dhe qe mund te sjellin ate ndryshim qe kerkohet. Per sa kohe servilizmi dhe hipokrizia do fitojne mbi meritokracine Shqiperia reale do kete probleme nderkohe qe ajo virtuale do duket si parajse……

  12. Klaudio says:

    Si gjithmone ate qe nuk eshte e vertet

  13. Klaudio says:

    Si gjithmone ate qe nuk eshte e vertet shkruan

  14. Shoku says:

    Kur dikush ne pushtet binte nga karrikja populli thoshte: ” A e pashe nenen pa burre ,pa c’te jete ne kete dynja” Edhe ne sot duke pare keteo dite rezultatet ne drejtesi po thrmi : ” A po i shikojme gjykatesit e prokuroret te shurrozur c’do dite ,pa te behet c’
    te behet!” Shkrimi Juaj Mero eshte shume i Sakte. Shikoni Saliun e BUjar Nishanin se kane hapur gojen te thone nje fjale pse Thansa ka qendruar ne dytyre. PO populi e di. Tere kohen Ky Thansa e Thansata e tjre kane jetuar si lepuri me zemer te ngrire. NUk kane qene kurre njerez,pa le gjyqtar jo e jo. Kur Thanza shioknte Saliun apo Nishanin i merrej buza kur fliste…. Vetingu po jep rezultat.
    Jo vtem jashte drejtesise kete gjakpires te popullit,por se shpejti ti drejtohenburgjeve .
    POshte gjakpiresit e popullit! Poshte drejjtesia Saliniste e Nishaniste!

  15. Artan says:

    Po vetingu po shikon sa para kane harxhuar gjyqtaret me femijet e shkolluar jashte? Sa kushton arredimi ne shtepite e tyre luksoze? Vetingu nuk eshte 100% i sakte dhe shume, shume te korruptuar do ta kalojne. Po behet me teper politik

  16. Servet says:

    Ju rilindasit qe ju qan zemra per popullin kerkoni me cdo kusht te vendosen ne organet drejtuese te drejtesise njerezit e besuar te Rames sepse vetem keta nuk jane perlyer . Ju kerkoni te hetohet Berisha ,Luli,te thighs njerezit e PD_es,qofte dhe nje smpatizant I tyre dhe te gjithe prokuroret dhe gjykatesit qe jane vendosur para eres se re ( dmth para krishtit rama) sepse jane te gjithe te korruptuar por nuk kerkoni kurre te hetohet pasuria e te ndershmeve rilindas me ne krye Ramen qe 5 muaj para se te zgjidhej kryeminister deklaroi 3000 $ pasuri dhe mbas 5 muajsh ngriti dy vila me nga 1000000€ ,nje ne Tirane me leket e Lindes dhe nje ne Surrel me ndihmen e partise. Kjo eshte drejtesia qe ju komentuesit rilindas kerkoni.

  17. orient says:

    …deri tani kane dale majat e plepave ..kur te dale komplet pylli i plepave ka kohe per ridiskutime…

  18. korkodili says:

    Per nje te semure me gangren ne kembe u vendos nga mjeke amerikane dhe europiane qe te shpetoj trupi dhe jeta e pacientit duhet te hiqet ajo pjes e kembes qe eshte gangrenizuar dhe me vone te zevendesohej me nje tjeter, Dhe keshtu u be , u hoq nje pjes e kembes. operacioni doli me sukses njeriu shpetoj dhe filloj te jetoj normalishte ,
    Por pas kesaj komshit dhe shum te afert te tij u mblodhen dhe i than pse e hoqe pjesenh e kembes , si do te besh pa te , me mir ishe ashtu te pakten ishe me kemben tende . Ora tha ish pacenti po mua po me merte jeten . Ehh thon te afermit me mir ashtu se keshtu nuk te shokojme dote , U vinte keq te aferme se pacienti do jetonte gjat pa semundjen .
    Keshtu ngjet edhe me reformen ne drejtesi .

  19. Jimi says:

    Qoftlargu dhe taborri i tij qeshte kur Rama tha: Prisni se nuk keni pare gje akoma! Dhe vertet ata akoma nuk kane pare gje.

  20. Dash says:

    ????…Me sakte ska ku te veje,…

  21. Vons says:

    Po jo more kjo s’ka pike vertetesie brenda. Opozita ka te drejte te beje politiken e vet per te perfituar nga situata. Keta qe futen ne Vetting jane te rritur dhe dine vete si veprojne. Secili ka pergjegjesine e vet. Te dyja palet politike mundohem te perfitojne. Dhe ti mban anen e shumices, se ti perfiton nga shumica. Ata te japin buke. Dhe kaq. Reforma ka deshtuar ne ate se ngelen tani pa anetare disa organe. Po ti qellimisht i ngaterron gjerat.

  22. enter"" says:

    Vettingu eshte makthi I PD e te gjithe te korruptuarve te tjere.
    Skeni pare gje akoma. Eshte provec I veshtire dhe qe kerkon kohe por me ne fund do behet.

  23. Koco piqoni says:

    Reforma ne Drejtesi duhet mbeshtetur dhe duhet me pa tjeter edhe pak Durim , Nuk behet fjale qe kjo reforme do jete e persosur qe ne fillesat e saja , me pa tjeter do kete te meta e boshlleqe te cilat nder kohe do persosen , me kryesorja eshte kursi i ri i percaktuar , Berja e shtetit Ligjor dhe venja ne Giotine e Kokave te Gjyqtareve e Mekatareve Perbindesha te Politikes berjes se shkuar dhe te ketyre te Strofulles se Shqupit e Plehrave qe ju shkojne pas .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje