Adem Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare

Adem Demaçi, ka nderruar sot jete ne Prishtine në moshën 82 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. 

Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti, që po kryesonte seancën në të cilën po diskutohej për dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, është mbajtur një minutë heshtje. Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.

Demaçi ka ndërruar jetë pas një sëmundjeve të rëndë nga e cila po vuante.

Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vje tnëpër kazamatet e Serbisë për çështjen e Kosovës dhe më pas ka qenë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Adem Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare”

  1. xhemal says:

    dheu i lehte,lamtumire njeri i mire

  2. Baton KITA - Gostivari says:

    I përjetshëm kujtimi dhe respekti pët TY, biri i shtrenjtë i DARDANISË ILIRE-SHQIPTARE!

  3. zaim zajmi says:

    na mbytet me këto klishetë – “për cështjen e Kosovës”.
    ËSHTÊ IDEALI – SHQIPËRI, për të cilën jetoi, vuajti, pati caste ngazëllimi e hidhërimi.

    Mbetsh i paharruar dhe i dashur ndër breza!
    Të ndristë shpirti!

  4. Andrea says:

    U prehte ne paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *