Nga Mero Baze
Ka tre zhvillime dramatike në Reformën në Drejtësi që kanë krijuar një gjendje alarmi kryesisht tek ata që nuk besonin se Reforma do të bëhej.
E para ka të bëjë me skualifikimet dramatike nga Vettingu. Sot shumica e Gjykatës së Lartë është rrëzuar nga Komisioni i Vettingut. Po ashtu është asgjësuar dhe Gjykata Kushtetuese.
Ky është me të vërtet një rezultat dramatik, por jo tragjedi. Është një spastrim që i bën mirë sistemit. Kjo tregon se çfarë gjykatash kemi pasur dhe jo çfarë të ardhme të keqe do të kemi në drejtësi.
Skualifikimet e forta tregojnë se hallka kryesore e Reformës në Drejtësi po funksionon dhe kjo është një dramë që i bën mirë Reformës.
Zhvillim i dytë në dukje dramatik, por në thelb propagandistik, është vonesa e ngritjes së institucioneve të Reformës. Është fjala për plotësimin urgjent të dy Gjykatave, asaj të Lartë dhe Kushtetuese, plotësimin e KLGJ dhe KLP, si dhe ngritja e Prokurorisë Speciale.
Boshllëku i momentit që është krijuar nga bllokimet politike të procesit është i tejkalueshëm dhe është më pak i dëmshëm se sa bllokimi i Reformës apo mbajtja në këmbë e insitucioneve të vjetra.
Mungesa e institucioneve mund të vonojë disa muaj drejtësinë, por ekzistenca e sistemit të vjetër e vriste drejtësinë dhe e bënte të pashpresë qytetarin.
Është më mire të presësh disa muaj më vonë për drejtësinë se sa ta humbësh shpresën sot para gjyqtarëve dhe prokurorëve që shisnin drejtësisë siç po shikohet nga procesi i Vettingut.
Ndaj dhe alarmi për boshllëkun e institucioneve është fallco dhe është i fryrë politikisht nga ata që janë të shqetësuar nga funksionimi i Reformës.
Zhvillimi i tretë dramatik real, është mungesa e njerëzve që do të plotësojnë boshllëqet e krijuara bllokimi i Shkollës së Magjistraturës që është një akt politik që dekonspiron gjithë bllokimet e tjera të procesit të Reformës në Drejtësi.
Ata që ankohen se po bllokohet Gjykata e Lartë, apo Kushtetuese, KLP e KLGJ, të vetmen gjë që kanë në dorë të mos e bllokojnë, është hapja e Shkollës së Magjistraturës, për të cilën, jo vetëm që nuk e japin votën, por bllokimin e konsiderojnë triumfalizëm.
Kjo është një shenjë e qartë që ndan, ata që e përdorin votën politike për bllokim të reformës, me ata që duan t’i tejkalojnë ngërçet e reformës. Fatkeqësisht ata që po bllokojnë janë të njëjtët që po qahen se Reforma është bllokuar.
Është thjeshtë shpresa e fundit për ta ndaluar atë që nuk ka më kthim pas. Dhe s’kanë faj kur shikon se “gjeneralët” më të përdorur politik në Drejtësi po dorëzojnë “spaletat”.
Patjeter me mire pa gje se shejtanin ne djep.
Por jo Z Baze! Tosi dhe Andi Bushati kane thene se Vettingu deshtoi! Si mund te hedhesh poshte mendimet e analisteve berishiane! Respekte per ty qe u largove ne kohe! Edhe Blendi u tregua i zgjuar ose dinak u nda nga malecori sali! Saliu dhe idiote e tij po mundohen te thone se Vettingu deshtoi! Kesaj daulle i bie edhe injoranca e tij! Por edhe mercenaret e saliut !
Tani po vdes Enverizmi
Si gjithmone artikull i perkryer Zoti Baze.
Normal qe do i bien ” Spaletat” atyre Plerave te Berishes.Tani do presim deri sa te mbaroje ky “Lavazhi” i pastrimit i ketyre pleravw, shkoi si Helmimi i njeriut qe shkon ne spital dhe do besh “Lavazh” per spastrimin e bakterieve.
Bravo Komplimente.
FIKS FARE!
Reforma nuk mund te quhet e suksesshme, sepse po shkarkon ca gjyqtare e prokurore dhe po emeron disa te tjere. Tek e fundit, te shkarkuarit kane dale te fituar me pasurite e mbledhura, ndersa keta “te tjeret” perseri jane ne doren e politikes. Reforma do te futet ne rruge te mbare kur te filloje dhe te sekuestroje pasurite e pa justifikuara te te gjithe subjekteve, gjyqtare, prokurore, politikane, etj. Sidomos kur vertetohet me fakte, qofte edhe mashtrimi me i vogel, te shohim prangat ne duart e Grabitqareve te Popullit. Por, e gjithe kjo eshte nje utopi, sepse grabitqaret dhe mafiozet e kane privatizuar shtetin dhe nga kjo klase politike nuk ka shanse qe te ndodhe ndonje mrekulli. Sot po vazhdon akoma te vidhet Prona dhe Pasurite Publike, neser do te na kene vjedhur dhe lirine. Atehere do jete vone.
Bravo!
Reforma nuk mund te quhet e suksesshme, sepse po shkarkon ca gjyqtare e prokurore dhe po emeron disa te tjere. Tek e fundit, te shkarkuarit kane dale te fituar me pasurite e mbledhura, ndersa keta “te tjeret” perseri jane ne doren e politikes. Reforma do te futet ne rruge te mbare kur te filloje dhe te sekuestroje pasurite e pa justifikuara te te gjithe subjekteve, gjyqtare, prokurore, politikane, etj. Sidomos kur vertetohet me fakte, qofte edhe mashtrimi me i vogel, te shohim prangat ne duart e Grabitqareve te Popullit. Por, e gjithe kjo eshte nje utopi, sepse grabitqaret dhe mafiozet e kane privatizuar shtetin dhe nga kjo klase politike nuk ka shanse qe te ndodhe ndonje mrekulli. Sot po vazhdon akoma te vidhet Prona dhe Pasurite Publike, neser do te na kene vjedhur dhe lirine. Atehere do jete vone..
Ky far vetingu eshte sikur me lare mute me shurre!
@AUTORI o pallosh…reforma mund te quhet e suksesshme deri ne kete pike te saj dhe per kete mund te thuhet me plot gojen o idiot !! Ato qe thua ti dhe ben si skeptiku madh i dime te gjithe por duhet pare dhe degjuar deri athere nuk duhet paragjykuar si idiot sic sugjeron ti o com mishi planprishes . Deri dje tipa injorant si ty paragjykonin qe keta gjyqtare dhe prokurore eshte e kote te gezohemi sepse nuk i shkarkon njeri dhe ja ku po ndodh ne syte e te gjitheve ajo qe as mund te mendohej o lafshe,, tani do presim dhe do shohim te ndodhin edhe fakte te tjera te pabesueshme deri dje por deri athere …ne kete pike qe jemi, mund te themi qarte dhe paster : REFORMA PO FUNKSIONON ME SE MIRI !!!