Herët a vonë njeriu do të shkelë në Mars, nuk ka dyshime për këtë, por para se të vijë ky çast do të jenë të shumtë robotët që do të udhëtojnë për në planetin e kuq dhe një prej këtyre do të jetë në gjendje të prodhojë në mënyrë autonome module të banueshme, njofton faqja në internet që i dedikohet botës së teknologjisë “hdblog.it”.
Për të mbledhur projektet dhe idetë më të mira mbi këtë temë, NASA ka shpallur që në vitin 2015 konkursin “3D-Printed Habitat Challenge”, që sapo ka përfunduar duke vlerësuar pesë projekte, raporton ata.
I pari është projekti i paraqitur nga “Zopherus”, një ide që lidhet me një super sondë të lëvizshme, në gjendje të zbresë në Mars dhe të përdorë këmbët e saj për të analizuar terrenin dhe të stampojë me teknologjinë 3D banesa modulare.
Në vend të dytë është projekti, edhe më ambicioz, i realizuar nga njujorkezja “AI.SpaceFactory”, që paraqet një cilindër me shumë kate dhe një sistem kompleks mbrojtjeje nga kushtet ekstreme të planetit.
Në vend të tretë është ekipi “Khan-Yates” me një model pak të ndryshëm që ka njërën anë krejtësisht të mubuluar nga dritare në formë hoje që mundësojnë të hyjë drita. Ndërsa forma gjatoshe mundëson që të ketë një rezistencë më të lartë nga stuhite e shpeshta dhe të fuqishme.
“SEArch+/Apis Cor” ka imagjinuar module pjesërisht të groposur, pra edhe më të qëndrueshme, të ndarë në dy ambiente kryesore.
Fituesi i fundit është ekipi i “Northwestern University”, nga Ilinois, që mendon një sistem të integruar që vendos fillimisht pjesën e brendshme që fryhet dhe një guaskë të jashtme që stampohet me teknologjinë 3D duke përdorur materialet që gjenden në Mars.
Tani fillon faza e dytë e këtij konkursi, ku fituesit do të përpiqen të realizojnë këto projekte në madhësinë një të tretat duke shfrytëzuar teknologjinë e printimit 3D. (TemA)
Do ishte mirë që 3 miliard njerëz të transferoheshin në mars
Mashtruesit e NASA-s dhe qeverise amerikane vazhdojne te tallen me miletin e SHBA dhe gjithe botes.
Perralla dhe vetem perralla. Astronomia,kjo shkence e teorive,hipotezave dhe fantazive , te pakten qe prej kohes kur u pretendua se njeriu shkoi ne hene, eshte shnderruarr ne shkencen e mashtrimeve turlilloj.
Dynjoja mbulohet nga kupa qiellore dhe njeriu nuk ka asnje shans ta depertoje. Nese do pranomim se toka pertej atmosferes rrethohet jo nga kupa qiellore, por nga vakuumi, ne vakuum nuk mund te kete levizje as me rraketa e as me gje tjeter. Zero mundesi.