Tirana po nis një erë të re në shfrytëzimin e energjisë së pastër. Pas tarracave të gjelbra në disa prej institucioneve publike, në kryeqytet ka nisur zbatimi i projektit për tarracat me panele fotovoltaike, të cilat jo vetëm që prodhojnë energji të pastër, por njëkohësisht ulin edhe kostot.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi impiantin e parë për prodhimin e energjisë elektrike me panele fotovoltaike në godinën e Zyrave Qendrore të Bankës ProCredit, i projektuar dhe zbatuar nga kompania EuroElektra.
“Kjo është diçka e re në Tiranë. Banka ProCredit fillon e para rikuperimin e energjisë, duke përdorur panelet solare, për të kursyer një pjesë të madhe të energjisë që harxhon. A mundet një tarracë të ndryshojë klimën e Tiranës? Absolutisht jo, por ama, ky investim është baraz me 350 pemë të mbjella dhe kursen 15 ton dioksid karboni. Imagjinoni çfarë klime do të kishte Tirana sikur secila nga 5000 tarracat e Tiranës të shtonte 300 e ca pemë dhe të kursente 15 ton dioksid karboni në ajër”, tha Veliaj.
Ai theksoi se Bashkia e Tiranës po konsideron mundësinë e zbatimit të projektit të impianteve të paneleve diellore dhe në shumë prej tarracave apo hapësirat publike për të përfituar energji të pastër. “Sot kemi një dallëndyshe të parë të diçkaje që mund të kthehet në një revolucion për Tiranën. Jemi duke konsideruar se si edhe në zona të tjera të qytetit, edhe Bashkia të përfshihet aktivisht, qoftë me sheshin “Skënderbej”, me disa nga tarracat publike, ashtu siç kemi bërë me tarracën e gjelbër të Bashkisë, qoftë me liqenin e Bovillës, për të zbatuar edhe aty ato që quhen panele lundruese; pra, duke përdorur tarracat, hapësirat ujore, siç janë liqenet, të cilat janë vende ideale ku mund të marrim energji të pastër, pa zënë më shumë hapësirë në territor”, tha Veliaj.
Duke e cilësuar si mënyrën më të mirë për të siguruar energji, kryebashkiaku Veliaj bëri thirrje që ky shembull të ndiqet jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga bizneset dhe familjarët. “Mezi pres që ashtu si shumë qytetarë apo institucione kopjuan bashkinë me tarracat e gjelbra, ashtu të kopjojnë bankën, për të pasur tarracat solare. Sot kostot kanë rënë, ndaj si për institucionet, si për bizneset, edhe për familjarët, është mënyra më e mirë për të siguruar një pjesë të madhe të energjisë nga ajo diellore”, tha Veliaj.
Energjia e prodhuar nga sistemi fotovoltaik përllogaritet të jetë rreth 25.500 kËh/vit dhe sjell reduktim të CO2 me rreth 15.4 ton/vit. Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e bankës ProCredit, u shpreh se: “Jemi të lumtur që ProCredit Bank Shqipëri është institucioni i parë financiar që ndërmerr këtë nisëm duke treguar angazhimin tonë ndaj mbrojtjes së mjedisit. Këto investime jo vetëm ndikojnë në përmirësimin e efiçencës së
bankës sonë, por edhe në promovimin e këtyre investimeve në komunitetin që na rrethon. Përveç avantazheve të drejtpërdrejta, si reduktimi i ndikimit negativ në mjedis, diversifikimi i burimeve të energjisë dhe rritjes së efikasitetit, ne synojmë të japim edhe një shembull pozitiv tek klientët dhe partnerët tanë. Rritja e ndërgjegjësimit ndaj çështjeve mjedisore dhe nxitja e investimeve efiçente dhe miqësore me mjedisin janë pjesë integrale dhe fokus i institucionit tonë”.
Elton Çekrezi, Drejtor i Përgjithshëm i EuroElektra, kompanisë projektuese dhe zbatuese të projektit fotovoltaik, tha se: “Për vitin 2018, Shqipëria është vendi i dytë pas Suedisë në Europë që ka sjellë në vend panelet me teknologjinë më efiçente në tregun global të energjisë fotovoltaike dhe personalisht mendoj se është një fillim i mirë në një sektor të zhvilluar modestisht, por që ka shumë potenciale reale zhvillimi në të ardhmen e afërt. Jemi besimplotë se projekte fotovoltaike të këtij lloji do të realizohen më shumë në vazhdimësi, duke marrë parasysh potencialin e lartë të shfrytëzimit të energjisë diellore në vendin tonë, gati 40% më shumë se Gjermania, kthimin e shpejtë të investimit dhe impaktin zero që përdorimi i kë teknologjie ka në mjedis”.
Investime të tilla reduktojnë ndjeshëm faturën e energjisë elektrike për familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore, pasi tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie duke siguruar energji elektrike për vetë konsum me kosto shumë herë më të lirë se rrjeti publik duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme.
Janë shkaktare zjarresh impiantet diellore.
Do hapen edhe 3-4 vende pune per ata qe do fshijne panelin nga pluhuri dhe dheu i Tirones.
Se kur te filloje balta nga qielli ne shtator keq i ka punet ky panel.
Nje gje eshte e paqarte.
Vendimin per instalimin e merr pronari i godines ne bashkepunim me kompanine instaluese .
Cdo bashkia ketu?
Prokredit eshte prone e ba#hkise?!
Nese jo, what the fuck …
Liu, merr kredi mbrapsh Liu..
Bravo Pro Credit. Do hapen vende pune per ata qe i instalojne e i mirembajne. Por kur te behen me qindra neper Shqiperi njerezit do interesohen e do fillojne ti instalojne neper catite e shtepive . Institucionet po ashtu qe kane kosto te larte energjie. Nje investim fillestar garanton kosto fikse e jo te luhatshme.
Energjia e prodhuar ne hidrocentrale (uje) i ka ndotjet e ambjentit minimale. Me sa di une, shumica e energjise ne Shqiperi eshte hidro-energji. Prandaj mendoj qe keto jane idiotesira ne nje ambjent si Shqiperia qe ka njemije e nje halle te tjera. Veliaj ben mire te merret me ndonje investim ne transportin publik sic eshte trami elektrik – me rrugen e tij te dedikuar qe te mos ngec ne rruget e mbingarkuara te Tiranes.
Lol duket si ajo puna e autobuzeve ME bateri….Deri tani asgje..
Kompetentet komentuesa behen te padurueshem me mendimet etyre cinike. Energjia diellore eshte e ardhmja e njerezimit. Te tjerat ja gerryejne jeten.
Kete e ka pas ne men me e bo Luli por nuk ariti sepse boni trampin, trapin….
Sa leke kushton per nje familje .